17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8517

Juliana: “Jona është materialiste, unë nuk vë shoqërinë para 100 milionëve”

0

julina me fustan BBJuliana dhe Nevila flasin për Jonën.Nevila i tregon Julianës se Jona ka thënë se jashtë do jenë shoqe me të, por në shtëpi e sulmon sepse ka ardhur për të fituar. Juliana thotë se jashtë Jona nuk do ketë shansin më të vogël të rrijë me të. “S’kam punë tjetër unë, të mbaj shoqëri me Jonën”, thotë ajo. Juliana ndjehet keq që Jona i transformon sipas dëshirës fjalët e saj. Ajo thotë se sigurisht që ka hyrë në shtëpi për të fituar, por mendon se nëse përballet Arditi dhe Nevila e meritojnë më shumë se ajo.

Juliana mendon se Jona është shumë materialiste dhe këtë gjë e ka kuptuar nga mënyra sesi flet. Nevila e pyet sesi e ka kuptuar këtë gjë. Juliana thotë se kështu mendon, duke parë mënyrën sesi flet për lekët, edhe pse të gjithë atë qëllim kanë të fitojnë. Juliana prano se ka ndryshuar shumë gjatë qëndrimit në shtëpi. “Shoqërinë që kam krijuar këtu, nuk e vë para 100 milionëve”, thotë ajo. Juliana mendon se Jona po bëhet e keqe vetëm për të fituar çmimin, por ajo vetë nuk bëhet dot e keqe.

Nevila thotë se do apo nuk do bëhet e keqe, sepse nuk duhet të lejojë të tjerët ta shkelin me këmbë. Ajo shprehet se Jona ka arsyet e veta që po sulmon Julianën, por ka edhe zili. Juliana thotë se me mënyrën sesi sillet Jona është xheloze dhe ziliqare. Ajo shton se Jona ka qenë ziliqare për të gjitha gocat, për Lorin, për Violën. Juliana thotë se të gjithë banorët janë fallco dhe bëjnë si të mirë, me ata që kanë pranë. Ajo thotë se Meridiani trembet nga Jona, sepse sa ngre zërin ajo, Meridiani pushon.

Bleonës i pëlqen të notojë nudo

0

bleona qerreti nudoooMe rastin e ditëlindjes, Bleona Qereti i ka dhënë kohë vetes dhe familjes së saj për të kaluar disa ditë pushimi në një prej destinacioneve më të preferuara turistike, në St Bart’s. 

Mes fotove të publikuara, Bleona ka zbuluar edhe që i pëlqen të notojë e zhveshur. “Kur pishina është e gjitha e jotja, ti mund të notosh nudo”, ka shkruar këngëtarja. Mes dhjetëra postimeve në ditën e lindjes, Bleona ka falënderuar fansat e saj, duke thënë veç të tjerash se, është e bekuar nga Zoti që ka adhurues aq të mirë.

Shqipëria e dikurshme dhe e sotme e Montanelit

0

86573Është afër mendjes se shumë nga vështrimet të cilat i bëri ai më shumë se shtatëdhjetë vjet përpara të mos qëndrojnë ashtu si janë thënë. Por, nga ana tjetër, nuk mund të mos thuhet se pikëvështrimet e tij smbeten interesante. Indro Montanelli, atëherë një gazetar i ri, erdhi shumë i entuziazmuar të shikonte një aneks të vendit të vet sesi po merrte udhën nën hijen e civilizimit roman. Italia e kohës së ardhjes së tij në Shqipëri është e jashtëzakonshme sa i përket ambicieve të saj ekspansioniste. Gazetari i ri nuk i shpëton tundimit ta shikojë në lëkurë vendin, të cilin e ka dëgjuar deri më atëherë thjesht në konceptin ekzotik. Nuk ka njohuri aq të mira të Shqipërisë, por duket nga shkrimi dhe konkluzionet e tij se ka pasur në dorë material jo të vogël për të. Libri është më shumë një udhëtim reportazhor mbi Shqipërinë sesa një histori e dedikuar për të.

I bën më shumë përshtypje Shqipëria e Veriut dhe kullat e saj sesa fillimi i urbanizimit modern të qyteteve shqiptare. Tek e fundit e di se Shqipëria po merr vërtet fytyrën e ndërtimeve italiane, por fryma e saj gjendet ende thellw brenda vetë trupit të saj. Në këtë rast mrekullohet aq shumë, saqë shpesh do të thotë se harron edhe të shënojë detaje më të imta. Historia e vendit që paraqet është disi në dukje naive, por gjithsesi e shikon Shqipërinë në mënyrën më të përmbledhur të mundshme duke na dhënë me këtë rast një përshkrim të historisë së vendit, që mëton se ka histori më të madhe edhe sesa vetë perandoritë! Është shumë interesant në një moment kur shprehet se gjërat që e pengojnë këtë vend janë më shumë problemet e brendshme.

Të kujtohet që e sotmja është gati njësoj. “Lypset të saktësojmë se problemet më të rëndësishme të këtij shteti të ri, problemet e vërteta, ato që kushtëzojnë jetën e tij, janë problemet e brendshme, jo të jashtmet”. Mbështet planin nacionalist, të cilin e sheh si lëvizje interesante sa i përket ndarjeve, por edhe krijon idenë e një Shqipërie të bashkuar me vullnet e me dije…Por kujdes, a ka në vetvete shumë logjikë? Kjo është asgjë, thotë, pasi vendit i duhet të bëjë bonifikimin (të kujtojmë se në kohën kur shkruhet ka këneta pa fund dhe vdekje masive nga malarja). Problemet si atëherë kur i shikon Montanelli , janë pothuaj njësoj me të sotmet, që do të thotë se fillojnë nga problemet ekonomike dhe sociale, kombëtare, e jo problemet ndërkombëtare, që dërdëllisin ata që takon në Tiranë e Shkodër. Pasi “politika e jashtme, duke mos llogaritur këtu mbrojtjen e të drejtës për pavarësi dhe përkujdesjen për prestigjin e vet, është një luks që mund tia lejojnë vetes vetëm kombet e pjekur, me gjendje të brendshme të konsoliduar, të afta të mbështesin kërkesat e tyre të jashtme mbi forcën e bashkuar të një vendi të shkrirë e të bërë një në të territorin e vet, me institucione të sprovuara, me ushtri, marinë, shkolla, drejtësi, me klasa shoqërore të sheshuara, me një pasuri materiale dhe morale të kristalizuar”, shton ai.

Interesante është ajo që përshkruan për zhvillimin e këtij vendi dhe mënyra sesi ai e shtron problemin. Etapat mund të digjen por nuk mund të kapërcehen, thotë diku. Është optimist nga të rinjtë shqiptarë, por e lodhin llafologët e qytetit. Ndërsa në Tiranë i flasin për projekte dhe sajesa të ndërlikuara ndërkombëtare për Shqipërinë, fshatarët i flasin thjesht atë që duhet në vend. Në Tiranë, me sa duket italofilët, i flasin për ideologjia, kufizime, sisteme, kushtetuta, por fshatarët i flasin thjesht dhe ata janë masa e këtij populli. Ata i shprehen thjesht se: “Duam që paratë të mos vidhen, që kjo tokë të kthehet nga moçalishte në tokë buke, që rruga të vijë deri këtu, që të kemi një shkollë ku të shpiem fëmijët tanë, që buka të jetë e siguruar e të mos varet nga moti me shi apo me diell, që malaria të zhduket, që qetë tona të jenë më të shëndosha, që shtëpitë tona të jenë të vërteta dhe jo kasolle plot lagështirë”.

Ata nuk kërkojnë parti apo ideologji, duan të jetojnë shumë qetë dhe thjeshtë, thotë pak më poshtë. Kjo, sot, duket një aspiratë që i është afruar sërish vendit dhe nuk është ajo që prezantohet pas matricave të vështira të zhvillimit nga politikanët, ajo përbën thjesht një kërkesë për zhvillim të zakonshëm. Shqipëria është e përçarë në tarafe për të cilat duhet bërë ujdi dhe jo shtuar parti pa fund, shton sërish. Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, tregoi një energji të rrallë. Por Indro Montanelli spati mundësi ta shikonte më. Do të rrotullohej në andralla pa fund në Itali, kurse dalëngadalë edhe do ngjitej në një nga gazetarët më të mirë të historisë së vendit të vet. Dy të tretat e librit përfshijnë historinë e vendit por edhe problematikën e saj, që ai e plazmon përmes bisedave dhe njohjes reale të vendit në praktikë.

Në pjesën e mbetur, ai na përshfaq tokën dhe ndarjen e saj, tregtinë e jashtme, pasuritë pyjore, pasuritë blegtorale, financat, qarkullimin dhe tregtimin, çështjet fetare, gjuhën, si edhe letërsinë dhe arsimin. Libri lexohet me një frymë edhe pse duhet të themi se botimi ka kohë që është realizuar, ndërsa gjatë këtyre kohëve ka pasur edhe shumë e shumë botime të tjera të këtij lloji. Botimi i UEGEN është tepër i thjeshtë po i saktë dhe shumë për të vlerësuar. Libri përmban të vërteta të hidhura, që duke u përsëritur dhe në kohën tonë na bën të mendojnë se janë gjëra të futura thellë tek ne që nuk funksionojnë si duhet. Indro Montanelli ka një jetë të jashtëzakonshme, e cila nisi në periudhën mes dy Luftrave Botërore. Udhwtoi shumw, por më shumë se kaq, do vlerësohet për frymën e tij të papajtueshme që tregoi ngado.

E quajmë me fat ardhjen e tij në Shqipëri pasi ka lënë një trashëgimi të mrekullueshme, e cila duhet vlerësuar në të gjitha aspektet e saj. Edhe pse me kufizime të arsyeshme vëzhgimet dhe analizat e tij duhet jo vetëm të merren në konsideratë, por shërbejnë dhe si fillesë për një diagnostikim të mirë të vendit. Të dy përkthyesit kanë punuar shumë mirë dhe me kujdes. Grafikisht, libri lë shumë për të dëshiruar.

Qendra klinike e zorit

0

QKUK5-24Arditi çdo të katërtën ditë merr rrugën për Prishtinë. Ka shtatë vjet që sjell nënën në hemodializë në qendrën më të madhe spitalore në vend. Në fillim e sillnin bashkë me babanë çdo të dytën ditë, kur nëna ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan sot E diela me Koha Ditore.

Zeshkani nga një fshat i thellë i Therandës tani është pjekur dhe po i merr vetë përgjegjësitë e familjes.

Nëna zakonisht kryen terapinë mjekësore gjatë orëve të paradites në katin e pestë të Klinikës Interne. Në korridorin e ngushtë Arditi prej dy deri në katër orë shoqërohet me njerëz të moshave të ndryshme.

E përbashkëta e tyre është pritja e familjarëve të shtrirë nëpër dy sallat e gjera të pacientëve.

I rastis të takojë përcjellës pacientësh të të gjitha rajoneve të Kosovës.

Të hënën, Arditi po dëgjonte rrëfime të ndryshme prej Isak H. nga Barileva e Prishtinës.

Isaku, ulur në karrocën e invalidëve të bashkëshortes, e cila po qëndronte shtrirë bashkë me nënën e Arditit, po i rrëfente nipit të tij dhe rioshit therandas për spitalet e ish-Jugosllavisë.

Fletëvotimet shtypen jashtë, kushtojnë 180 mijë euro

0

zgjedhjet5Mbi 1.7 milionë fletëvotime pritet të shtypen për zgjedhjet e 8 qershorit. Organizatorët e zgjedhjeve edhe kësaj radhe kanë vendosur që këtë punë t’ia besojnë një kompanie sllovene
Organizatorët e zgjedhjeve të parakohshme të 8 qershorit edhe kësaj radhe kanë anashkaluar operatorët vendorë, duke kontraktuar ata të jashtëm – shkruan gazeta Tribuna.

Mirëpo, ky veprim është bërë vetëm për materiale të ndjeshme, ndërsa kompanitë kosovare janë të angazhuara sidomos në pjesën që ka të bëjë me informimin publik.

Ajo që llogaritet si pjesa më e ndjeshme është fletëvotimi, ndërsa shtypja e tyre do të bëhet sërish në Slloveni, konkretisht nga kompania ‘Cetis’, me seli në Celje, e cila ka bërë shtypjen e fletëvotimeve edhe në zgjedhjet e kaluara lokale.

/Tribuna

Ekspozitë me motive nga legjendat shqiptare

0

Destan Gashi-SkulptorSkulptori i njohur nga Kosova, me banim në Austri, Destan Gashi, ka hapur në Shkodër ekspozitën “Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gur”.

Skulptori Gashi thotë se, gjithnjë e më shumë, atë po e tërheqin motivet kombëtare, si një nevojë për ta njohur botën me shpirtin shqiptar.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur 20 skulptura nga mermeri.

Reagon Kisha Katolike: Homoseksualizmi është sëmundje

0

Don Shan ZefiKancelari Ipeshkvisë së Kosovës Don Shan Zefi ka komentuar rreth marshit kundër homofobisë që u mbajt të shtunën në Prishtinë. Ai ka thënë se homoseksualizmi është sëmundje dhe se përpjekjet për ta legalizuar janë mëkate kundër Zotit.

Don Shan Zefi Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës ka thënë për Klan Kosovën se nga pikëpamjet e Biblës homoseksualizmi është mëkat i rëndë sepse ai kundërshton Zotin dhe ligjin e natyrës, transmeton Express.

Kjo sëmundje e natyrës morale, siç tha ai, nuk mundet me asnjë ligj të aprovohet sepse ligjet kundër natyrës sipas tij, nuk janë të vlefshme në shoqëri.

“Kisha Katolike e kupton një sëmundje të tillë apo personin por e dënon mëkatin prandaj përpjekjet për ta legalizuar homoseksualizimin apo martesat e gjinisë së njëjtë do të mbeten gjithnjë mëkate kundër Zotit”, ka thënë Zefi.

“The Boogiemeisters”, sollën ritmet Boogie Woogie në Prishtinë

0

The Boogiemeisters“Këtu mes miqve të mi në Prishtinë, në këtë mbrëmje kalova për mrekulli. Me këtë lloj muzike kam performuar mbi pesëdhjetë vende të botës dhe kam vë re që kudo që paraqitem me koncertet e mija, audienca ndahet tejet e kënaqur nga tingujt e pianos time dhe natyrisht mua ky fakt me jep shumë kënaqësi ka deklaruar për KultPlus, pianisti që interpreton muzikë Boogie Woogie, Axel Zwingeberger.

Dyshja e quajtur “The Boogiemeisters”, ka sjell ritme të muzikës blues përmes pianos në koncertin e tyre të parë në Prishtinë, që u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në “Sheshin 21” me ftesë të ambasadës së Gjermanisë në vend. Axel Zwingenberger në piano dhe Vince Weber në interpretim, me meloditë unike të muzikës së tyre të quajtur Boogie Woogie, e kanë ekzaltuar pjesën më të madhe të publikut duke i bërë ata që të vallëzonin ngadalë nga ulëset ku po pinin në tavolinat e tyre së bashku me më të dashurit e tyre.

Për më shumë se dyzet vite, dy artistët nga Gjermania, Zwingenberger dhe Weber, eksplorojnë muzikën e nxehtë nga pianoja bardh e zi. Ky stil që përfshin edhe muzikë folk vjen me origjinë nga pikëtakimi mes harmonikave evropiane dhe ritmit Afrikan, bashkë me Amerikën diku në mes, gati njëqind vjet më përpara.

“Unë luaj ritmet e muzikës blues dhe Boogie Woogie që ka melodi tejet ritmike. Këtu mes miqve të mi në Prishtinë, në këtë mbrëmje kalova për mrekulli. Me këtë lloj muzike kam performuar mbi pesëdhjetë vende të botës dhe kam vë re që kudo që paraqitem me koncertet e mija, audienca ndahet tejet e kënaqur nga tingujt e pianos time dhe natyrisht mua ky fakt me jep shumë kënaqësi.

Boogie Woogie, thjesht është jeta ime të cilën e jetoj çdo ditë”, ka deklaruar për KultPlus, pianisti që interpreton muzikë Boogie Woogie, Axel Zwingeberger, i cili menjëherë pas përfundimit të koncertit të tij në kryeqytet, ka firmosur dhjetëra CD për adhuruesit e shumtë të muzikës së tij këtu në Kosovë.

“Në këtë mbrëmje ambasada e Gjermanisë ka organizuar një koncert me duon “The Boogiemeisters” të cilët interpretojnë muzikën Boogie Woogie, ku është një stil i muzikës që zanafillën e ka nga SHBA-të gjatë viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Ndërkohë, pas tridhjetë vitesh kjo lloj rryme muzikore ka depërtuar edhe në shtetin e Gjermanisë, pra diku në vitet ’60. Kanë qenë pikërisht këta dy artistë gjerman, Axel Zwingenberger dhe Vince Weber, të cilët e kanë popullarizuar këtë muzikë tek qytetarët gjerman”, ka theksuar Milena Tutsch, sekretare për politikë, protokoll, kulturë dhe çështje për media në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Grupi “The Boogiemeisters” udhëtimin e tyre e kanë nisur prej cigareve në klubet e xhazit, e deri te performancat e tyre në koncerte të mëdha. Muzika Boogie Woogie ende vazhdon të jetë inspirim i mijëra fansa të dyshes artistike gjermane Axel Zwingenberger dhe Vince Weber, në pesë kontinentet e globit.

OVL e UÇK-së kërkon pezullimin e procesit të verifikimit të veteranëve për shkak të zgjedhjeve

0

UCK-rreshtPartitë politike po synojnë të manipulojnë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato po tentojnë të bëjnë për vete këtë kategori në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Këtë tendencë thotë se e ka vërejtur OVL e UÇK-së e cila ka kërkuar pezullimin e procesit të verifikimit të veteranëve.

Por me këtë kërkesë nuk pajtohen të gjithë anëtarët e komisionit si dhe disa organizata të tjera.

Xhavit Jashari i cili është pjesë e komisionit për verifikim e quan të pakuptimt kërkesën për pezullim të procesit. Ai thotë se komisioni nuk është politik dhe se askush nuk mund të manipuloj me këtë proces.

“Ata që duan të jenë të jenë të politizum pavarësisht prej komisionit, pavarësisht prej fushatës do të jenë të politizum”, tha Jashari për KTV.

Edhe organizatat tjera janë kundër ndërprerjes së procesit të verifikimit.

Procesi i verifikimit të veteranëve ka nisur muaj më parë dhe ende nuk ka arritur të përfundoj as gjysmën e punës.

Kosova, me 1 milion e 787 mijë votues

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKosova është në prag të fillimit të fushatës zyrtare për zgjedhjet parlamentare të 8 Qershorit, por puna më e madhe është në Komisionin Qendror të zgjedhjeve që do të merret me përgatitjen e të gjithë procesit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ishte e ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në TCH. Daka tha se të gjitha subjektet politike tashmë kanë dorëzuar listat e kandidatëve dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare po ecin normalisht.

Sipas kryetares së KQZ-së, në listat zgjedhore janë të regjistruar 1 milion e 787 mijë votues.

“Afatet e shkurtra janë një sfidë dhe të gjithë kanë qenë nën presion. Na është dashur të punojmë 24 orë. Këtë radhë nuk besojë se veriu do të jetë një sfidë më e madhe se herën e kaluar, pasi tani nuk e kemi më atë barrën politike. Subjektet politike nga veriu janë të interesuara të garojnë për Parlamentin e Kosovës dhe e gjithë kjo ka sjell që situata politike të jetë më pak e tensionuar”, ka thënë Daka, transmeton TCH.

KQZ ka kërkuar asistencë nga OSBE-ja, meqenëse situata e sigurisë është ende e brishtë.

“Asistenca e OSBE-së do të jetë e fokusuar vetëm në katërfusha të veprimtarisë tonë dhe nuk do të jetë aq e gjerë sa ka qenë edhe në zgjedhjet lokale”, shton Daka.

Kur është fjala për votimin e emigrantëve, ajo tha se votimi jashtë Kosovës është paksa i komplikuar.

“Së pari këta persona duhet të aplikojnë që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe nëse i plotësojnë kushtet, Komisioni dërgon fletën e votimit dhe më pas ata këtë fletvotim, me anë të postës, e kthejnë në KQZ”, thekson Daka.