17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8516

Partitë në Prizren garojnë më shumë se nga pesë kandidatë

0

Afishet e partive poltikeDegët e partive politike në Prizren, edhe në këto zgjedhje do të garojnë nga 5 e më shumë kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Dy partitë më të mëdha PDK e LDK, përveç deputetëve të cilët edhe deri më tani e kanë përfaqësuar Prizrenin do të e kenë edhe kandidatë të tjerë.
Nait Hasani do të jetë përsëri në listën e PDK-së për deputet ndërsa përveç tij do të jenë edhe, Irfan Fusha, Behar Selimi, Fatmir Shurdha, Luljeta Veselaj, Naser Berisha.

Kandidatët e LDK-së, ndërkaq do të jenë Eqrem Kryeziu, Anton Çuni, Hatim Baxhaku, Xhavit Berisha, Haziz Hodaj, Mybera Mustafa, Hanefi Muharremi dhe Nijazi Ademaj.
Nga Dega e AAK-së e Prizrenit në listën e AAK-së janë: Lulzim Kabashi, Fatmir Kastrati, Valdete Bekteshi dhe Naim Çelaj.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren do të garojë me pesë kandidatë për deputet të Parlamentit të Kosovës.

Kandidatët e VV-së në Prizren që do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit janë: Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Levent Kasemi, Nora Arapi Krasniqi Valizake Tha çi- Celina.
Edhe Nisma për Kosovën bashkë me Bashkimin Demokratik në emëroren e përgjithshme kanë kandditatë nga Prizreni, sic janë: Sejdullah Hoxha, Feim Mazreku,Zafir Berisha…./TV Opinion/

Rita ende nuk beson se Jay Z është bosi i saj

0

Rita Ora-Playboy4Rita Ora, ende nuk mund të besojë se Jay Z është bosi i saj dhe ajo ende s”mund të mësohet me idenë se po punon me reperin shumë të suksesshëm.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” ndjen se ajo është shumë me fat që po punon me Jay Z, që e mori në kompaninë e tij Roc Nation në vitin 2009, por pranon se ajo shpesh e sheh këtë fakt si jo-natyral.

“Unë ende nuk mund të besoj se Jay Z është bosi im, kurrë nuk ndihem mirë kur e kujtoj këtë fakt”, ka thënë Rita.

Ajo shtoi se është ndjerë si amatore në fillimin e karrierës së saj si aktore në filmin “Fifty Shades of Grey”, por shpreson që të ketë role tjera filmike në të ardhmen e që të bëhet një aktore profesioniste.

Nisma sot mban tubim në Malishevë

0

Limaj Nisma rahovecNisma për Kosovë në Malishevë, organizon sot tubim me strukturat dhe simpatizantët e vetë.
Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Dua të ju njoftoj se sot do të jem i pranishëm në tubimin të cilin NISMA për Kosovën në Malishevë do ta mbaj me strukturat dhe simpatizantët e saj”, shkruan Limaj në ‘Facebook’.

Tubimi do të mbahet në ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani”, në Malishevë./PrizrenPress.com/

I dashuri i ri i Cameron Diaz, një “djalë i keq”

0

Cameron DiazKohët e fundit, Cameron Diaz zbuloi për mediat se nuk po kërkonte për djalin perfekt. Por duket se tashmë ajo ka gjetur një të dashur të ri, këngëtarin Benji Madden. Cameron, 41 vjeçe dhe Benji, 35 vjeç, janë parë së bashku të shtunën në Beverly Hills, teksa ajo e shoqëroi me makinë në hotelin Montage.

Një burim i afërt me aktoren ka bërë me dije se asaj po i pëlqen shumë i dashuri i ri, pasi ajo është e dhënë pas “djemve të këqij”.

Cameron, e cila është shprehur se të gjithë tradhtohen një ditë nga partneri, së fundmi ka këmbëngulur se nuk po kërkon për një person me të cilin do të kalojë jetën.

Kaq e fiksuar është bota pas pornos dhe seksit

0

erotikeNjë libër i autorëve Cord Balthasar dhe Thorsten Wiese, sjell disa të dhëna interesante për seksin dhe pornon në botë.

Libri i autorëve gjermanë thekson se çiftet në Gjermani bëjnë mesatarisht 117 herë seks gjatë një viti.

Kjo është mesatarja botërore.

Në krye janë grekët me 164 herë në vit, Brazili me 145 herë dhe Rusia me 145 herë.

Në total në Europë punojnë rreth 700 mijë prostituta, të cilat u shërbejnë çdo ditë rreth 3 milionë meshkujve.

Por jo vetëm kaq, bota është shumë e fiksuar sidomos pas seksit virtual.

Rreth 70 miliardë euro në vit jepen për materialet pornografike.

Në krye të listës janë koreanët, që shpenzojnë 384 euro mesatarisht në vit për materiale pornografike. Më pas vijnë japonezët me 114 euro dhe finlandezët me 83.80 euro.

Në fund të listës është Rusia. Aty paguajnë mesatarisht për materiale porno vetëm 1.29 euro.

Në total, meshkujt që janë në moshë shpenzojnë 1.41 miliard euro në vit për ilaçe që përmirësojnë fuqinë seksuale.

Në botë përdoren 380 prezervativë në sekondë- 1.2 miliardë në total në një vit.

Xhiroja për prezervativët: rreth 4.4 miliardë euro.

Në krye të përdoruesve të prezervativëve janë europianët.

Për krahasim: 100 milionë gra në mbarë botën përdorin pilula kundër shtatzanisë- në total shpenzohen 25.2 miliardë euro për këto pilula.

Magjikja dhe e vërteta tek Garsia Markezi

0

Gabriel Garsia MarkezGabon jeton. Vëmendja e jashtëzakonshme mbarëbotërore që iu kushtua vdekjes së Gabriel Garsia Markezit, dhe trishtimi i sinqertë që ndien lexuesit kudo për ikjen e tij, na thonë se librat janë ende shumë të gjallë. Diku, një “patriark” diktatorial ka urdhëruar që rivali i tij të piqet dhe t’u shërbehet mysafirëve për darkë në një pjatancë të madhe. Një kolonel i moshuar po pret për një letër që nuk vjen kurrë. Një vashë e re dhe shumë e bukur po detyrohet të prostituojë nga gjyshja e saj. Dhe një patriark më i mirë, Hoze Arkadio Buendia, një prej themeluesve të vendbanimit të ri të Makondos, një njeri i interesuar në shkencën dhe alkiminë, po i deklaron bashkëshortes së tij të tmerruar se “toka është e rrumbullaktë, si një portokalle”.

Ne po jetojmë në një kohë botësh alternative të sajuara, Mesjeten e Tolkienit, Hogvartët e Rowlingut, universin antiutopik të “The Hunger Games”, vende ku vampirë dhe zombie i gjen me shumicë: këta janë vendet që po mbizotërojnë sot imagjinatën. Megjithatë, pavarësisht modës për letërsinë e fantazisë, në mikrokozmoset më të rafinuar të letërsisë ka më shumë të vërtetë se sa fantazi. Tek Yoknapatawpha e William Faulknerit, tek Malgudi e R. K. Narayanit dhe po, në Makondon e Gabriel Garsia Markezit, imagjinata përdoret për të pasuruar realitetin, dhe jo për t’u larguar prej tij.

“Njëqind vjet vetmi” mbush tashmë 47 vjet, dhe pavarësisht popullaritetit të tij kolosal dhe të qëndrueshëm, stili i romanit – realizmi magjik – u ka hapur rrugën ne Amerikën latine formave të tjera të rrëfimit, pjesërisht si reagim ndaj përmasës absolute të arritjes së Garsia Markezit. Shkrimtari më i vlerësuar i brezit pasardhës, Roberto Bolanjo bëri deklaratën e famshme se realizmi magjik “kutërbon” dhe u tall me Garsia Markezin dhe famën e tij, duke e quajtur “një njeri që është tmerrësisht shumë i kënaqur që është miqësuar me kaq shumë presidentë dhe peshkopë”. Ishte një shpërthim fëmijënor, por që tregoi se për shumë shkrimtarë amerikano latinë, prania e kolosit të madh në mesin e tyre ishte një barrë jo e vogël. (Carlos Fuentes më ka thënë dikur se “kam ndjesinë që shkrimtarët në Amerikën Latine nuk e përdorin dot më fjalën “solitude” – vetmi, sepse shqetësohen që njerëzit do të mendojnë që i referohen Gabos. Dhe kam frikë se së shpejti nuk do të mundemi të përdorim as frazën 100 vjet”).

Asnjë shkrimtar në botë nuk ka patur një impakt të krahasueshëm gjatë gjysmë shekullit të fundit.

Ian McEwan me saktësi e ka krahasuar famën e tij me atë të Charles Dickensit. Asnjë shkrimtar që nga koha e Dickensit nuk është lexuar kaq shumë, dhe nuk është dashur kaq thellësisht, sa Garsia Markezi.

Vdekja e këtij njeriu të madh mund t’i japë fund ankthit të shkrimtarëve amerikano-latinë për ndikimin e tij, dhe mund të lejojë që vepra e tij të vlerësohet pa patur konkurencë. Fuentes, duke pranuar që Garsia Markezi i detyrohej Faulknerit, e quante Makondon, Kontenë e tij të Yoknapatawphas. Këto janë histori për njerëz realë, jo përralla. Makondo ekziston: kjo nuk është magji.

Problemi me termin “realizmi magjik”, el realismo magico, është se kur njerëzit e thonë apo e dëgjojnë, ata në fakt janë duke thënë apo dëgjuar vetëm gjysmën e tij, “magic”, pa i kushtuar vëmendje gjysmës tjetër “realizmit”. Por nëse realizmi magjik do të kish qenë vetëm magjik, nuk do të kishte rëndësi. Do të kish qenë thjeshtë fantazi – shkrime ku, për arsye se gjithçka mund të ndodhë, asgjë nuk ka efekt. Në fakt, magjikja funksionon, pikërisht sepse realizmi magjik ka rrënjë shumë të thella tek realja, sepse rritet prej reales dhe e ndriçon në mënyra të bukura dhe të papritura. Mendoni pak këtë pasazh të famshëm nga “100 vjet vetmi”: “Sapo Hose Arkadio mbylli derën e dhomës së gjumit, zhurma e një të shtëne me pistoletë ushtoi nëpër shtëpi. Një curril gjaku erdhi nga poshtë derës, përshkoi dhomën e ndenies, doli në rrugë, vazhdoi në një vijë të drejtë përgjatë tarracave të çrregullta, zbriti poshtë shkallëve dhe u ngjit buzë trotuarëve, kaloi nëpër Rrugën e turqve, mori një kthesë në të djathtë më pas një tjetër në të majtë, u kthye djathtas tek shtëpia e Buendiasve, u fut poshtë derës së mbyllur, kaloi nëpër sallon, duke iu qepur mureve me qëllim që të mos ndoste qilimat… dhe doli në kuzhinë, ku Ursula po përgatitej të thyente 36 vezë për të bërë bukë.

“O Perëndia ime! -thirri Ursula.”

Diçka me të vërtetë fantastike po ndodh këtu. Gjaku i një të vdekuri fiton një qëllim, pothuajse një jetë të tijën, dhe lëviz metodikisht nëpër rrugët e Makondos deri kur shkon e ndalet tek këmbët e nënës së tij. Sjellja e gjakut është “e pamundur”, megjithatë, rrugëtimi i tij lexohet si diçka e vërtetë, udhëtimi i gjakut ashtu si udhëtimi i lajmit të vdekjes së tij nga dhoma ku qëlloi vetveten, deri në kuzhinën e të ëmës, dhe mbërritja e tij në këmbët e matriarkes Ursula Iguaran lexohet si një tragjedi e lartë: Një nënë mëson se i biri ka vdekur. Linja e gjakut të Hoze Arkadios mundet dhe duhet të vazhdojë të jetojë deri kur t’i sjellë Ursulës lajmin e trishtë. E vërtetja, duke i shtuar magjiken, fiton forcë dramatike dhe emocionale. Bëhet më shumë reale, jo më pak.

Realizmi magjik nuk ishte shpikje e Garsia Markezit. Braziliani Machado de Assis, argjentinasi Jorge Luis Borges dhe meksikani Juan Rulfo kanë ardhur para tij. Garsia Markezi studioi nga afër kryeveprën e Rulfos “Pedro Paramo”, dhe e krahasoi impaktin që ajo pati mbi të, me ndikimin e “Metamorfozës” së Kafkës. (Tek ky roman, në qytetin fantazmë Komala është e lehtë të dallosh vendlindjen e Makondos së Markezit). Por ndjeshmëria e realistit magjik nuk është e kufizuar në Amerikën Latine. Ajo shfaqet në letërsitë e të gjithë botës herë pas here, dhe Garsia Markezi dihej mirë që ishte njeri që kishte lexuar shumë.

Gjyqi i pafund e Dickensit (Jarndyce vs. Jarndyce) tek “Bleak House” gjen një kushëri tek “Njëqind vjet vetmi”, tek treni i pafund që përshkon Makondon për një javë të tërë. Dickensi dhe Markezi janë të dy mjeshtëra të hiperbolës komike. “Circumlocution Office” e Dickensit, një departament qeveritar që ekziston për të bërë asgjë, zë vend në të njëjtin realitet letrar si dhe guvernatorët dhe tiranët e mefshët, të korruptuar, autoritarë të veprës së Markezit.

Gregor Samsa i Kafkës, që pëson metamorfozë e shndërrohet në një insekt gjigand, nuk do të ndihej i huaj në Makondo, ku metamorfozat trajtohen si gjë e zakonshme. Kovalyovi i Gogolit, hunda e të cilit shkëputet nga fytyra dhe bredh nëpër Shën Petërsburg, do të ndihej gjithashtu si në shtëpinë e tij. Surrealistët francezë dhe fabulistët amerikanë janë po kështu të të njëjtës shoqëri letrare, të frymëzuar nga ideja e sajesës, një ide që i heq prangat letërsisë, ia shemb muret e natyralistikës dhe e lejon t’i qaset të vërtetës përmes rrugëve më të egra dhe ndoshta më interesante. Garsia Markezi e dinte mirë se i përkiste një familjeje letrare të gjerë. William Kennedy e citon të ketë thënë që “në Meksikë, surrealizmi derdhet nëpër rrugë”. Dhe më tej: “Realiteti në Amerikën latine është totalisht Rabelaisian”.

Por për ta përsëritur: Fluturimet e fantazisë kanë nevojë për tokë reale poshtë tyre. Kur takova për herë të parë Garsia Markezin, nuk kisha qenë asnjëherë në një vend të Amerikës Qendrore apo Jugore. Megjithatë, në faqet e tij gjeta një realitet që e njihja mirë, prej eksperiencave të mia në Indi dhe Pakistan. Në të dy vendet ka patur dhe ka një konflikt mes qytetit dhe fshatit, dhe ka hendeqe njësoj të thellë mes të pasurve dhe të varfërve, të pushtetshmëve dhe të pafuqishmëve, të mëdhenjve dhe të vegjëlve.

Të dy janë vende me një histori të fortë koloniale, dhe në të dy vendet feja ka një rëndësi shumë të madhe dhe Zoti është i gjallë, e po të tillë, fatmirësisht, janë edhe besimtarët.

Unë i njihja kolonelët dhe gjeneralët e Garsia Markezit, ose të paktën homologët e tyre indianë dhe pakistanezë. Peshkopët e tij ishin mullahët e mi. Bota e tij ishte bota ime, e përkthyer në spanjisht. Nuk është çudi që rashë në dashuri me të – jo për magjiken (ndonëse për një shkrimtar të rritur me rrëfimet e mrekullueshëm të Lindjes edhe kjo ishte joshëse), por për realizmin e tij. Megjithatë, bota ime ishte më urbane se e tija. Eshtë ndjeshmëria e fshatit që i jep realizmit të Garsia Markezit shijen e veçantë, fshati ku teknologjia është e frikshme, por ku një vajzë e devotshme që ngjitet në qiell është diçka plotësisht e besueshme. Fshatit ku, ashtu si në fshatrat indianë, mrekullia është kudo dhe besohet se jeton me të përditshmen.

Ai ishte një gazetar që nuk i humbi faktet asnjëherë nga sytë. Ai ishte një ëndërrimtar që besonte në të vërtetën e ëndrrave. Ai ishte gjithashtu një shkrimtar, i aftë të përjetonte ndonjëherë momente bukurie delirante dhe komike. Në fillimin e “Dashuria në kohërat e kolerës”: “Aroma e bajameve të hidhura gjithmonë më kujtonte fatin e dashurisë së njëanshme”. Në mesin e “Vjeshtës së Patriarkut”, pasi diktatori ua shet Karaibet amerikanëve, inxhinierët detarë të ambasadorit amerikan e “ngritën në copa të numëruara për ta vendosur larg prej uraganëve, në agimet e kuq si gjaku të Arizonës, ata e morën me gjithçka kishte brenda zoti Gjeneral, me pasqyrimin e qyteteve tanë, njerëzve tanë të druajtur, dragonjve tanë të marrë”. Treni i parë mbërrin në Makondo dhe një grua çmendet nga frika. “Po vjen”, thërret ajo. “Diçka e frikshme, si një kuzhinë që tërheq nga mbrapa një fshat”. Dhe sigurisht, në fund e paharrueshmja:

“Kolonel Aurelio Buendia organizoi 32 kryengritje të armatosura dhe i humbi të gjitha. Ai lindi 17 djem nga 17 gra të ndryshme dhe ato u asgjësuan njëra pas tjetrës në një natë të vetme, përpara se më e madhja të kishte mbushur 35 vjeç. Ai u mbijetoi 14 atentateve, 73 pritave dhe një skuadre pushkatimi. Ai jetonte përmes një doze strikninë në kafen e tij, që do të mjaftonte për të vrarë një kalë”.

Për një madhështi të tillë, reagimi ynë i vetëm mund të jetë mirënjohja. Ai ishte më i madhi ndër të gjithë ne.

*Salman Rushdie është autor i 11 romaneve, i fundit është romani autobiografik: “Joseph Anton”. Përgatiti: Ermal Gjini

 

Krasniqi: Jemi shpresa e veçantë e kombit

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se lista me kandidatët e NISMËS për Kosovën është risia më e madhe e zgjedhjeve parlamentare.
Krasniqi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ka shkruar se te NISMA nuk ka “prurje” jodemokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare. Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:“1. Lista me kandidatët e Nismës për Kosovën është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin e kërkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj.

2. Lista e Nismës në rend të parë është strehë e qytetarëve që dëshirojnë që me përkushtim e përgjegjësi t’ju shërbejnë qytetarëve të Kosovës, të cilët me të drejtë presin ndryshime të thella e përmbajtjesore.

3. Në Listën e Nismës për Kosovën vetëm 5.5% e kandidatëve janë të përbërjes së shkuar ose ish deputet, 94.5% janë kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e legjislativit tonë. Ata zotohen se do të jenë: më transparentet dhe më të përgjegjshmit e politikës kombëtare në Republikën e Kosovës.

4. Lista e Nismës përbëhet nga kandidatet e kandidatët e rinj, politikanë/e, intelektualë/e, atdhetarë/e dhe eksperte/ët që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, në shtetin e mirëqenies, në shtetin e drejtësisë sociale, në shtetin ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para zotit ashtu edhe para ligjit.

5. Dhe më kryesorja, Lista e Nismës përbëhet kryekreje nga prurjet e reja, të cilët Nismën e shohin shpresë ndryshimi në qeverisjen e vendit. Te Nisma nuk ka “prurje” jo demokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare.

Janë këto disa nga çështje që NISMËN e bëjnë shpresën e ndryshimit të madh që i duhet Republikës së Kosovës. Prandaj në këto zgjedhje jemi shpresa e veçantë e kombit! Në popullin tim kam besuar edhe në ditët më të vështira të jetës sime e të popullit tim! Dhe kam pasur të drejtë. Pse mos të kam besim edhe tani? Unë i besoj popullit tim, i besoj edhe vullnetit të tij për ndryshim!:, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Reshitaj: Forumi “Transparenca” ka për qëllim të rrisë transparencën e institucioneve në Prizren

0

Refki Reshitaj, gazetarAnëtari i Forumit “Transparenca”, Refki Reshitaj, e ka vlerësuar pozitive fillimin e debatëve të këtij forumi. Ai tha se ky forum ka për synim të rrisë transparencën e institucioneve në Prizren.

“ Forumi ‘Transparenca’ përbëhet prej aktivistëve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe mediave. Platforma e përbashkët synon që të koordinojë dhe promovojë veprimet e aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve që janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike, të rrisë vizibilitetin e punës së shoqërisë civile përmes prezencës së shtuar në mediat lokale dhe qendrore, pastaj të ngre aftësinë avokuese të shoqërisë civile për qeverisje më transparente dhe llogaridhënëse në Prizren, si dhe të ngre pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe të sigurojë që kërkesat e tyre merren parasysh”, tha Reshitaj.

Ai tha se debati i organizuar me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ka nxjerrë në pah disa probleme në këtë sektor, që deri më tash nuk kanë qenë të njohur.

“Në këtë debat kanë dalë në pah disa probleme që gazetarët tashmë mund t’i hulomtojnë”, tha Reshitaj për TVO .

Pas procesit të konsultimeve ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve, që ka zgjatur për disa muaj dhe në përpjekje të gjetjes së formave për rritjen e transparencës institucionale, në muajin mars në Prizren është themeluar Platforma e përbashkët e veprimit të aktivistëve të shoqërisë civile dhe medias, e titulluar në mënyrë simbolike “Forumi Transparenca”.

Reshitaj tregoi se Forumi “Transparenca” do të organozojë çdo muaj nga një debat.

“Në këto debate do të trajtohen probleme të ndryshme”, tha Reshitaj.
Komuna e Prizrenit, sipas tij, duhet t’i bëjë transparente të gjitha vendimet. “Çdo vendim duhet të bëhet transparent”. /PrizrenPress.com/

 

Më 29 maj mbahen zgjedhjet studentore në UP

0

Provimi-pranus-per studentMë 29 maj, studentët e Universiteti të Prishtinës do të votojnë për të zgjedhur anëtarët e Parlamentit të Studentëve. Janë 15 organizata studentore që do të garojnë për të përfaqësuar studentët në Senat dhe në këshillat e fakulteteve. Komisioni zgjedhor ka bërë të gjitha përgatitjet, ndërkohë studentët kanë filluar fushatën.

Risi nga zgjedhjet e kaluara të studentëve, këtë vit është vendosur që studentët me notë mesatare nën tetë dhe ata që janë përsëritës, të mos kenë të drejtë të konkurrojnë. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, Esat Kelmendi, sekretari i përgjithshëm i Universiteti të Prishtinë si dhe kryesues i Komisionit Zgjedhor. Ai bëri të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se fushata e studentëve ka filluar. Kelmendi bëri të ditur se në krahasim me numrin e studentëve, numri i organizatave studentore është shumë i madh, por një gjë të tillë e lejon ligji.

“Këtë herë kemi kërkuar që t’i përmbahen strikt notës mesatare përfaqësuesit e studentëve në Parlament dhe Senat. Askush nuk guxon të marrë mandat nën notën tetë dhe nuk guxon të jetë përsëritës. Normalisht që numri i organizatave është i madh, duke krahasuar me vitet e paraluftës, por Ligji dhe Rregullorja në fuqi e lejon”, tha Kelmendi.

Ndërkohë, çdo organizatë studentore kërkon votën e studentëve, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në Senat, duke ofruar programin e tyre me aktivitete të ndryshme. Irfan Veseli nga organizata Unioni i Studentëve Proevropian, tha se takohen çdo ditë me studentët për të paraqitur programin e tyre për dy vitet e ardhshme.

“Kemi realizuar aktivitete me tema të ndryshme, kemi pasur bashkëpunime të ndryshme me OJQ-të, si dhe me organizata të tjera jashtë vendi, duke organizuar edhe vizita studimore. Jemi përpjekur gjithmonë që të krijojmë një klimë sa më të përshtatshme për studentët e UP-së”, tha Veseli.

Nga 15 organizata sa janë në garë, pesë prej tyre janë të reja, që më parë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje. Zgjedhjet do të mbahen në 28 vendvotime, përfshirë edhe qendrat jashtë Prishtinës si në: Gjilan, Gjakovë e Mitrovicë. Këto janë zgjedhje të rregullta që mbahen çdo dy vjet. Ndërkohë, për të qenë pjesë e Parlamentit të Studentëve, nevojiten së paku 5 për qind e votave, kurse për këshilla studentorë tre për qind e votave. Mandati i ri i Parlamentit të Studentëve fillon më 1 tetor të këtij viti.

“Legensat” pajtohen

0

legensat-18.5Arditi është mërzitur, që Juliana qan dhe është në atë gjendje. Pak më parë ai u mundua të flasë me Julianën në oborr, por ajo pinte cigare dhe fliste.

Arditi dhe Nevila flasin për Julianën, teksa ai i tregon se i ka thënë Julianës për të folur dhe ajo i është përgjigjur jo. “Akoma nuk e ke kuptuar se sa herë thonë jo, është një po e madhe”, thotë Nevila. Arditi shprehet se ai nuk do të bëjë gjëra, pa dëshirën e Julianës. Ai thotë se Juliana nuk ka pse mërzitet, sepse iu kthye shumë bukur Jonës. Nevila mendon se Juliana është mërzitur edhe me të, apo me Arditin. Arditi thotë se në nerva e sipër, thonë fjalë pa menduar mirë.

Nevila mbron Julianën, pasi thotë se ajo ka duruar shumë dhe ka treguar forcë, duke qëndruar kaq gjatë në shtëpi. Ajo thotë se Juliana dhe Arditi janë keqkuptuar mes tyre dhe duhet të sqarohen. “Xhuli është e brishtë, ka dhembshurinë, dashurinë, nervat dhe kapriçot, por i ka si fëmijë, sepse nuk mban inat”, thotë Nevila. Ajo shton se nuk do të donte kurrë, që Juliana të humbiste finalen.

Teksa Nevila dhe Arditi bisedojnë mes tyre, Juliana vjen në sallon. Nevila qesh dhe e ngacmon. Juliana vjen pranë tyre dhe duke u dhënë dorën u thotë: “Kush i ndan grupin legensat”. Arditi, Juliana dhe Nevila përqafohen të tre bashkë.