17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8518

Bashkësia Islame kundër protestës për tolerancën ndaj LGBT

0

BashksiaIslame-logo“Marshin e sotëm e konsiderojmë fushatë me të cilën po tentohet të promovohet homoseksualiteti si vlerë civilizuese. Bashkësia Islame e Kosovës edhe një herë publikisht distancohet nga kjo dukuri e cila është degjeneruese, denigruese dhe nuk përkon me natyrshmërinë e llojit njerëzor, si dhe është kundër mësimeve të Zotit, parimeve fetare, traditës së shëndoshë të shoqërisë dhe familjes”,

Kështu thuhet në kumtesën që ka dërguar BIK për media.

Kryesia e BIK-ut thekson se mbetet e përkushtuar që të realizojë të drejtën e shkollimit dhe të punësimit “të femrës myslimane” edhe me mbulesë në institucionet publike, si të drejta të panegociueshme.

Për BIK-un, zgjidhja për këtë çështje dhe çështjet të tjera duhet kërkuar në kuadër të Kushtetutës së vendit dhe shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Partitë politike le të merren më punët dhe programet e tyre, ndërsa Bashkësia Islame do të kryejë misionin e saj kushtetues”, thuhet në një kumtesë.

Kryesia e BIK-ut fton të gjitha partitë politike që të mos “provojnë të bëjnë fushatë në xhamitë dhe objektet e tjera të BIK-ut, sepse xhamitë nuk janë vend për platforma politike, por për ibadete e kryerje të obligimeve fetare”.

“Xhemati ynë është heterogjen dhe u përket të gjitha partive politike, pra për ne të gjitha partitë politike janë të barabarta”, vazhdon kumtesa.

Kryesia e BIK-ut, në të njëjtën kohë shpreh shqetësimin dhe mospajtimin e saj për marshin e sotshëm në Prishtinë, kundër homofobisë.

Sabri Fejzullahu: Më duhet vizë ekstra për të kënduar në Zvicër

0

Sabri Fejzullahuu

Këngëtari Sabri Fejzullahu gjatë bisedës për Express ka mohuar kategorikisht të jetë arrestuar nga autoritetet zvicerane, por e ka pranuar se nuk ka mundur të këndojë. Sipas tij, tash e tutje i duhet vizë e veçantë për të kënduar në shtetin helvetik.
( E plotësuar)

Fejzullahu ka rrëfyer për Gazetën Express nëpërmjet telefonit se lajmet për arrestimin e tij në Zvicër e kanë shqetësuar familjen e tij.

” Ermali ish në Strugë t’u këndu për maturantë më thirri babë çka u bo, i thash më kanë lidh me zinxhirë” përgjigjet me humor ai.

Por, ai ka pranuar se shteti zviceran tani kërkon një procedurë tjetër për këngëtarët.

“Unë nuk kam vizë turistike, unë e kam një vizë të punës …por kjo është diçka tjetër… më kanë thënë se nuk mundesh me këndu. Duhet një procedurë tjetër. Kam ardhur në hotel, kthena nesër në shtëpi, këta e kanë bërë prangat…Ku ku për mu, a di qysh më erdhi kjo” ka thënë Fejzullahu.

Por sipas tij gjithcka ka shkuar në mënyrë xhentile me policinë zvicerane ndërsa ka thënë se tash e tutje i duhet një vizë e veçantë për të kënduar.

“Këta janë shtet i kanë rregullat e veta, tash më duhet një ekstra vizë për me këndue. Por pranga nuk më kanë vnue, shnosh e mirë jam, nesër vijë në shtëpi” ka thënë ai.

 

Sabri Fejzullahu: Nuk më kanë arrestuar, jam në hotel

Këngëtari Sabri Fejzullahu në një bisedë për Gazetën Express ka thënë se nuk është arrestuar nga policia zvicerane.

Këngëtari i njohur kosovar në një bisedë telefonike për Express nga Zvicra ka mohuar njoftimet se është arrestuar nga policia zvicerane.

Ai ka thënë se aktualisht ndodhet në hotel dhe se nesër kthehet në shtëpi. Express së shpejti e sjell të plotë rrëfimin e Fejzullahut.

Arrestohet Sabri Fejzullahu në aeroportin e Cyrihut

Sot paradite në aeroportin e Cyrihut këngëtari Sabri Fejzullahu është vënë nën pranga, transmeton Klan Kosova.

Policia mori masa për këngëtarin kur kuptoi që viza e tij turistike nuk kishte për qëllim vizitën në Zvicër por për punë që sipas ligjit të shtetit zviceran është e paligjshme.

Këngëtari është në paraburgim për 24 orë.

Dani sjell ‘Live’ himnin kombëtar në Eurosport

0

Dani në EurosportHymni kombëtar shqiptar i interpretuar live para një audience botërore e i transmetuar drejtpërdrejt në kanalin prestigjioz botëror Eurosport ka ardhur mbrëmë para meçit të kampionit shqiptar Nuri Seferi, në interpretim të këngëtarit të njohur mbarë shqiptar Ramadan Krasniqi-Dani.

Interpretimi në ring i himnit kombëtar, nga Ramadan Krasniqi-Dani, pos që shtangu miliona shikues të këtij kanali ngriti edhe adrenalinën tek çdo familje shqiptare e siç duket më së shumti tek boksieri shqiptar Nuri Seferi i cili më pas në këtë meç ka kthyer titullin e kampionit evropian ne boks.

Për boksierin 37-vjeçar nga Gostivari kjo ishte përballja e 42, nga të cilat i ka fituar 36 dhe i ka humbur gjashtë.

Shpërthejnë përçarjet brenda PDK-së për listën e deputetëve

0

Thaci-qeveriaDoktori Fadil Beka, Zëvendësministri Nuredin Lushtaku e Justina Pula-Shiroka nuk janë në lisën e PDK’së. Beka ka thënë se nuk e di arsyen se pse është vendosur të emri i tij të mos jetë në listën e kandidatëve. Ndërkohë, Agim Çeku nuk është pajtuar me degradimin që i ka bërë PDK’ja me renditjen e emrit të tij si i 58 në listën e deputetëve.

Kirurgu Fadil Beka ka mbetur i habitur kur ka lexuar listën e deputetëve të PDK’së që do të garojnë në zgjedhjet nacionale.

Ai ka thënë se ende nuk e di se pse nuk është në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 8 qershorit.

“Nuk e di pse nuk jam i përfshirë në listën për deputet. Për momentin e di që po thonë se nuk jam në listë. Por, po thonë se lista nuk është definitive dhe ka mundësi të ndryshohet. Tjetër informacion s’kam. I propozuar jam por nuk e di pse ka ndodhur”, ka thënë Beka, për Express.

Pakënaqësi me listën e PDK’së kanë edhe anëtarë të tjerë të kësaj partie.

Kështu, Zëvendësministri Nuredin Lushtaku, po ashtu i propozuar për deputet nuk ndodhet në listën përfundimtare të PDK’së.

Ndërkohë, profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Justina Pula-Shiroka ka konfirmaur se nuk ka dashur të jetë më pjesë e politikës.

“Nuk kam dashur dhe nuk kam qenë e interesuar të vazhdojë në politikë”, ka thënë Pula-Shiroka.

Por, ka edhe të atillë që janë në listë por nuk janë të kënaqur me renditjen që ua ka bërë Hashim Thaçi.

Ish-Kryeministri Agim Çeku ka paralajëmruar mundësinë e largimit nga PDK’ja pasi Thaçi e ka renditur si të 58 në listën për deputet.

Express ka provuar të kontaktoj me Çekun, por ai nuk është përgjigjur.

Arrestohet dy persona në Prizren

0

arrestimi 2Dy persona  janë  arrestuar nga policia në Prizrenm. Arrestimi i tyre  është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren”.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prizren- dega në  Suharekë  është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut të Prizrenit”, njoftoi Policia e Kosovës.

“Po ashtu  në Rr. ‘William Woker në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari  tjetër mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e qarkut të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Hoxhaj në Prizren: Vendimi për vizat merret pas zgjedhjeve për institucionet e BE-së

0

EnverHoxhaj-UPZMinistri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh nënkryetar i PDK-së ka vazhduar me ciklin e ligjëratave në universitetet publike nëpër Kosovë, për qasjen pragmatiste të politikës së jashtme të Kosovës.

Kësaj radhe, Hoxhaj është ndalur në Prizren në Universitetin “Ukshin Hoti” ku para qindra studentëve ka thënë se të arriturat e Kosovës në katër vjetët e fundit në planin ndërkombëtar janë të prekshme dhe shumë domethënëse për një shtet të ri pa traditë të gjatë.

Si shembuj, Hoxhaj ka thënë se për dallim që në vitin 2011 nuk ka pasur kurrfarë procesi negociues të nisur me BE-në, sot kanë përfunduar negociatat për MSA-në; Kosova është anëtarësuar në disa organizata kyçe ndërkombëtare, evropiane dhe rajonale dhe është shtyrë përpara agjenda e formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Të gjitha këto të arritura, dhe të tjera, sipas Hoxhajt, janë bërë të mundura falë qasjes proaktive në politikën e jashtme dhe përdorimit të fuqisë së butë dhe të zgjuar.

Në fund, kryediplomati Hoxhaj është ndalur në prioritetet e Kosovës për politikë të jashtme në katër vjetët e ardhshëm, duke përmendur veçmas kompletimin e njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin e plotë në organizata, ndërsa si synim dhe pritje afatshkurtër është marrja e datës për lëvizjen e lirë të qytetarëve drejt BE-së pas zgjedhjeve të 25 majit për institucionet e BE-s.

“Një nga pritjet afatshkurtra për të cilën kemi punuar shumë si institucione është marrja e datës për liberalizimin e vizave për Evropë, dhe ky vendim do të bëhet e ditur në javët pas zgjedhjeve të 25 majit në Bashkimin Evropian. Ndërsa si prioritete afatgjata është anëtarësimi në BE që do të ndodh brenda një dekade, anëtarësimi në OKB para vitit 2020 dhe në NATO para 2022”, ka thënë Hoxhaj.

Në ciklin e ligjëratave të Hoxhajt nëpër Kosovë, ai ka folur në universitetet publike në Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. /PrizrenPress.com/

Jep dorëheqje kryetarja e AGPK-së, Liridona Lluka-Gashi

0

Liridona Lluka - GashiKryetarja e deritanishme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Liridona Lluka – Gashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ajo, në një deklaratë për media, ka thënë se, jep dorëheqje nga pozita e Kryetares së Bordit të AGPK-së.

“Ka qenë nder për mua të shërbej dhe të përfaqësoj gazetarët në shumicë që më votuan në Kuvendin e fundit zgjedhorë të AGPK-së. Edhe përkundër shpifjeve dhe etiketimeve të pa baza unë do të punoj dhe angazhohem edhe më tej në profesionin që kam zgjedhur dhe për të cilin kamë investuar në kohë dhe shkollim.

Nga ky vendim që po publikoj i bëjë thirrje anëtarëve të AGPK-së që të organizohemi për Kuvendin e ri zgjedhor për Kryetarin/en dhe anëtarët e rinj të AGPK-së, që do të mbahet me datë 29 qershor 2014.

Në aspektin personal, ka qenë një kënaqësi të punoj dhe përfaqësoj komunitetin e gazetarëve gjatë këtyre muajve. Ju faleminderit për miqësinë dhe mundësinë që më dhatë të shërbeja, me aq sa pata mundësi, për ju”, thuhet në deklaratën e Llukës.

Isa Mustafa kërkon debat televiziv me kryeministrin Thaçi

0

HashimThaci-IsaMustafaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka bërë të ditur se është i interesuar për të pasur një debat me kryeministrin Thaci, në televizionin publik ose ato private.

“Shpreh gatishmërinë time dhe konsideroj se është i nevojshëm një debat ndërmjet meje dhe Kryeministrit në largim, z. Thaçi për të prezantuar programet tona qeverisëse në të ardhmen dhe dijen dhe përkushtimin tonë për të përmirësuar qeverisjen në interes të qytetarëve të vendit tonë. Debati mund të organizohet në televizionin publik dhe në televizionet private, duke pasur qasje të barabartë”, ka thënë kryetari i LDK, Isa Mustafa.

Kim Kardashian qorton nënën e saj se e ka veshur keq

0

Kim Kardashian-femij1Ato janë të famshme për stilin e tyre të veshjeve dhe janë ikona të modës. Por motrat Kardashian nuk kanë qënë gjithmonë kaq moderene.

Kim Kardashian ka publikuar në Instagram një foto të vjetër ku duket ajo bashkë me tre motrat të cilat janë veshur gati njësoj.

Ajo bashkë me foton ka shkruar: “#fbf sisters with style! #EvilKourtneyCutMyBangs #EvilMomDressedUsLikeThis”.

Kim Kardashian-femij2

Lista e plotë e kandidatëve të PDK-së për deputetë

0

Thaci-PDK-14Express e ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të PDK-së për deputetë të cilën ky subjekt e ka dorëzuar në KQZ.

Lista e kandidatëve për deputetë e PDK-së

1. Hashim Thaçi

2. Kadri Veseli

3. Flora Brovina

4. Hajredin Kuçi

5. Enver Hoxhaj

6. Vlora Çitaku

7. Avni Klinaku

8. Ferid Agani

9. Margarita Kadriu

10. Arsim Bajrami

11. Azem Syla

12. Aurora Bakalli

13. Rrustem Mustafa

14. Irfan Fusha

15. Edita Tahiri

16. Elmi Reçica

17. Zenun Pajaziti

18. Labinota Ademi-Murtezi

19. Xhavit Haliti

20. Fadil Fazliu

21. Luljeta Vuniqi

22. Rexhep Hoti

23. Gani Koci

24. Safete Hadergjonaj

25. Kurtan Kajtazi

26. Bajram Rexhepi

27. Laura Zherka

28. Gëzim Kelmendi

29. Adem Grabovci

30. Dhurata Hoxha

31. Nait Hasani

32. Fehmi Mujota

33 Sala Berisha-SHala

34. Avdyl Imeri

35. Halit Krasniqi

36. Blerta Deliu Kodra

37. Fadil Demaku

38. Berat Luzha

39. Nergjivane Dauti

40. Agim Aliu

41. Latif Gashi

42. Xhevahire Izmaku

43. Hajdar Beqa

44. Besim Beqaj

45. Salie Mustafa

46. Qemajl Mustafa

47. Fatmir Xhelili

48. Valbona Dibra

49. Memli Krasniqi

50. Ramiz Kelmendi

51. Mexhide Mjaku-Topalli

52. Elvis Pista

53. Blerand Stavileci

54. Selvije Halimi

55. Ramë Vataj

56. Naim Fetahu

57. Fevzije Berisha

58. Agim Çeku

59. Ramiz Rrusta

60. Arbresha Kuqi

61. Bedri Halimi

62. Emin Krasniqi

63. Anila Statovci

64. Lirak Çelaj

65. Muharrem Shabani

66. Sofije Nokaj

67. Mumin Basha

68. Shukri Buja

69. Drita Kadriu

70. Ukë Berisha

71. Behar Selimi

72. Floriana Zymberi

73. Dardan Novosella

74. Beqir Sadikaj

75. Ramadan Hoti

76. Ganimete Musliu

77. Ramiz Lladrofci

78. Nehat Baftiu

79.Vjosa Sheholli

80. Bislim Zogaj

81. Bekim Haxhiu

82. Jeohona Shyti

83. Fatmir Shurdha

84. Sabedin Kadriu

85. Ganimete Visoqi

86.Avni Kastrati

87. Naser Berisha

88. Saranda Krasniqi

89. Ndue Shabanaj

90. Shaip Muja

91. Luljeta Veselaj

92. Janez Frrokaj

93. Njazi Koshi

94. Sanije Ahmeti Dubova

95. Bajram Zejnullahu

96. Emin Musa

97. Nafije Gash

98.Rafet Rama

99. Abdyl Bajrami

100. Syzana Xharra

101. Osman Shahini

102. Agim Kuleta

103. Raif Çela

104.Avni Tafili

105. Abdullah Klinaku

106. Jeton Sfirca

107. Sylejman Çerkezi

108. Muharrem Xhemajli

109. Blerim Rexha

110. Hajredin Hyseni