18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“The Boogiemeisters”, sollën ritmet Boogie Woogie në Prishtinë

The Boogiemeisters“Këtu mes miqve të mi në Prishtinë, në këtë mbrëmje kalova për mrekulli. Me këtë lloj muzike kam performuar mbi pesëdhjetë vende të botës dhe kam vë re që kudo që paraqitem me koncertet e mija, audienca ndahet tejet e kënaqur nga tingujt e pianos time dhe natyrisht mua ky fakt me jep shumë kënaqësi ka deklaruar për KultPlus, pianisti që interpreton muzikë Boogie Woogie, Axel Zwingeberger.

Dyshja e quajtur “The Boogiemeisters”, ka sjell ritme të muzikës blues përmes pianos në koncertin e tyre të parë në Prishtinë, që u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në “Sheshin 21” me ftesë të ambasadës së Gjermanisë në vend. Axel Zwingenberger në piano dhe Vince Weber në interpretim, me meloditë unike të muzikës së tyre të quajtur Boogie Woogie, e kanë ekzaltuar pjesën më të madhe të publikut duke i bërë ata që të vallëzonin ngadalë nga ulëset ku po pinin në tavolinat e tyre së bashku me më të dashurit e tyre.

Për më shumë se dyzet vite, dy artistët nga Gjermania, Zwingenberger dhe Weber, eksplorojnë muzikën e nxehtë nga pianoja bardh e zi. Ky stil që përfshin edhe muzikë folk vjen me origjinë nga pikëtakimi mes harmonikave evropiane dhe ritmit Afrikan, bashkë me Amerikën diku në mes, gati njëqind vjet më përpara.

“Unë luaj ritmet e muzikës blues dhe Boogie Woogie që ka melodi tejet ritmike. Këtu mes miqve të mi në Prishtinë, në këtë mbrëmje kalova për mrekulli. Me këtë lloj muzike kam performuar mbi pesëdhjetë vende të botës dhe kam vë re që kudo që paraqitem me koncertet e mija, audienca ndahet tejet e kënaqur nga tingujt e pianos time dhe natyrisht mua ky fakt me jep shumë kënaqësi.

Boogie Woogie, thjesht është jeta ime të cilën e jetoj çdo ditë”, ka deklaruar për KultPlus, pianisti që interpreton muzikë Boogie Woogie, Axel Zwingeberger, i cili menjëherë pas përfundimit të koncertit të tij në kryeqytet, ka firmosur dhjetëra CD për adhuruesit e shumtë të muzikës së tij këtu në Kosovë.

“Në këtë mbrëmje ambasada e Gjermanisë ka organizuar një koncert me duon “The Boogiemeisters” të cilët interpretojnë muzikën Boogie Woogie, ku është një stil i muzikës që zanafillën e ka nga SHBA-të gjatë viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar.

Ndërkohë, pas tridhjetë vitesh kjo lloj rryme muzikore ka depërtuar edhe në shtetin e Gjermanisë, pra diku në vitet ’60. Kanë qenë pikërisht këta dy artistë gjerman, Axel Zwingenberger dhe Vince Weber, të cilët e kanë popullarizuar këtë muzikë tek qytetarët gjerman”, ka theksuar Milena Tutsch, sekretare për politikë, protokoll, kulturë dhe çështje për media në ambasadën e Gjermanisë në Kosovë.

Grupi “The Boogiemeisters” udhëtimin e tyre e kanë nisur prej cigareve në klubet e xhazit, e deri te performancat e tyre në koncerte të mëdha. Muzika Boogie Woogie ende vazhdon të jetë inspirim i mijëra fansa të dyshes artistike gjermane Axel Zwingenberger dhe Vince Weber, në pesë kontinentet e globit.

Më Shumë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit