11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8528

EULEX: Dënimi i Mujës – sinjal se zyrtarët nuk mund ta shkelin ligjin

0

RamadanMuja-makinaTrupi Gjykues i udhëhequr nga gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula, të mërkurën ka dorëzuar aktgjykimin me shkrim te avokatët mbrojtës të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, të cilët në mars të këtij viti qenë shpallur fajtorë për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në 56 faqet e aktgjykimit ku përshkruhet rrjedha e procesit gjyqësor dhe dënimet ndaj 6 të pandehurve, gjykatësi Mikula ka sqaruar se ky proces gjyqësor duhet të jetë një leksion se zyrtarët nuk mund të shkelin ligjin, madje edhe për qëllime të mira.
“Gjykata pret që dënimi i tillë të jetë sinjal për shoqërinë se zyrtarët nuk mund ta injorojnë dhe shkelin ligjin edhe nëse kanë qëllime të mira”, thuhet në aktgjykimin e nënshkruar nga Mikula./Koha Ditore/

Lukaku afër Tottenhamit

0

Romelu LukakuRomelu Lukaku mund të jetë përforcimi i parë veror i Tottenhamit, duke qenë se Evertoni është duke negociuar transferimin e Loic Remy.

Skuadra e Evertonit ka dalë jashtë garës për të nënshkruar me Romelu Lukakun në stinorin e ri.

Ndonëse pikërisht me Evertonin Lukaku shkëlqeu këtë stinor në Premierligë, ai tani është rikthyer te skuadra amë, Chelsea, mirëpo pritet të largohet përsëri gjatë afatit kalimtar veror.

E, skuadra e tij e re e mundshme është Tottenham Hotspur. Krerët e ‘Gjelave’ janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit belg dhe pritet të dërgojnë ofertë zyrtare për të me të filluar afati kalimtar.

Ndryshe, Evertoni është duke menduar ta zëvendësojë Lukakun me anëtarin e QPR-së të huazuar këtë stinor te Newcastle United, Loic Remy.

Misioni i pamundur i Hashim Thaçit

0

thaci me puntoretNë faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës prej vitit 2007 qëndron biografia e njeriut që ka udhëhequr ekzekutivin e vendit që dy mandate. Në biografi është ndërhyrë disa herë, sidomos tek çështja e shkollimit të Hashim Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, qysh prej ekzistencës së këtij subjekti. Por, një detaj i kritikuar që vazhdon të qëndrojë në këtë biografi, është roli i kryeministrit në ikje, në shpalljen e pavarësisë.

“Më 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, thuhet në paragrafin e dytë të biografisë së tij, fill pasi që shpjegohet se ai është zgjedhur kryeministër në zgjedhjet nacionale të vitit 2007.
Aty nuk përshkruhet kontributi real i Thaçit në ditën e pavarësisë e që ka qenë leximi I deklaratës së saj, por thuhet se shefi i ekzekutivit e ka shpallur pavarësinë.

Lideri i PDK-së i kishte fituar zgjedhjet nacionale të vitit 2007 nën moton e PDK-së “Krenohu me Kosovën”, i bindur se gjatë atij mandati Kosova do ta shpallte pavarësinë, pasi që paraprakisht kishin përfunduar bisedimet për statusin./tribuna/

Priten arrestime të reja për skandalin e pasaportave

0

arrestimi 2Kur ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga nisja e hetimeve mbi skandalin e pasaportave, ku rezultojnë të përfshirë shtetasja gjermane Natali Velijaj, së bashku me tetë persona tjerë biznesmenë, ende nga gjykata nuk ka një epilog.
Por, që nga 22 maji i këtij viti pritet të startojnë seanca maratonë rreth këtij skandali, të cilat do të drejtohen nga gjyqtari Malcolm Simons.

Përvec Natali Velijajt nën akuzë janë Fisnik e Betim Blakaj, si dhe biznesmenët Nazmi Thaci, Ergyn Dogani, Jakup Blakqori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala.

Megjithëse këta nuk janë të vetmit persona që janë përfshirë në këtë skandal.

Sipas burimeve të Kosovës Sot, pritet që për pak kohë të ketë edhe arrestime të reja për të njëjtin rast.

Mafia politike e Kosovës

0

mmm_3465Shërbimi Inteligjent i NATO-s e përshkruan Shërbimin Informativ të Kosovës si organizatë të fuqishme kriminale.
Amerikanët dhe britanikët e implikojnë këtë organizatë në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftë dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë, shkruan Koha Ditore.

Shërbim inteligjent kishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që nuk quhej Sigurimi i Atdheut, por Agjencia Inteligjente e Kosovës, që udhëhiqej nga Avdi Behrami.

Thaçi vë agjendën qeveritare në funksion të partisë

0

Thaci-qeveriaQeveria nuk ka mbajtur një mbledhje këtë të mërkurë, ndonëse kjo është dita kur gati gjithherë i ka zhvilluar takimet javore të rregullta. Potencialin kryesor e ka orientuar në parafushatë.

Kryeministri Hashim Thaçi është më aktivi nga qeveritarët në aktivitetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale që do të mbahen më 8 qershor. Agjendën qeveritare e ka vënë në funksion të partisë së tij, PDK. Nën logon e ekzekutivit, gjatë gjithë kësaj jave ka realizuar nga dy aktivitete për ta promovuar platformën e PDK-së, “Misioni i Ri”.

Kësisoj, gjatë ditës ka vizituar Shoqatën e Zejtarëve të Komunës së Prishtinës. Një komunikatë shtypi që tregon për këtë aktivitet, është lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. Aty citohet Thaçi të ketë thënë: “Ne kemi arritur një mirëkuptim të angazhimeve të përbashkëta për Misionin e Ri 2014 që të punojmë bashkërisht, ta përkrahim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, për Misionin e Ri, duke përfshirë fondin prej 1.5 miliardë euro. Zejtarët do të jenë ata që do të jenë përfitues”./Koha Ditore/

Gjermania zgjat mandatin e Bundeswehrit në Kosovë

0

Bundeswehri në KosovëAngazhimi i Bundeswehrit jashtë vendit, në Kosovë, në bregdetin libanez dhe në Mali do të vazhdojë edhe më tej. Këtë vendim e mori sot qeveria e Gjermanisë në Berlin.

Kabineti qeveritar ka vendosur zgjatjen e të tri mandateve edhe me nga një vit në secilin mision, thuhet në qarqet qeveritare. Vendimi përfundimtar do të merret brenda disa javësh në Bundestag.

Në qershor të vitit 1999, pas tërheqjes së ushtrisë serbe nga Kosova, ishin rreth 50.000 ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s dhe Aleancës që u stacionuan aty, por më pas kjo trupë u reduktua në rreth 5500 ushtarë gjithsej. Arsyeja e misionit të KFOR-it është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e 10 qershorit 1999, transmeton DW.

Bundeswehri iu bashkangjit trupës së KFOR-it qysh në ditën e parë të saj. Mandati i tyre u zgjat së fundmi në qershor të 2013.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 700 trupa nga Bundeswehri, si pjesë e trupës së NATO-s për paqe, komandat i saj aktualisht është Koloneli Josef Antonius Jünemann.

Hamdije Thaçi zgjedhet kryetare e Gruas Demokratike në lagjen “Arbana” në Prizren

0

Grat e PDKHamdije Thaçi është zgjedhur kryetare e Gruas Demokratike në lagjen “Arbana” të Prizrenit. Ajo është zgjedhur më shumicë votash në Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur sot në këtë lagje. Kryesia e Nëndegës së GDK-së, ndërkaq për Arbanë përbëhet prej 11 anëtareve.

Në këtë kuvend zgjedhor të  Gruas Demokratike, ka marrë pjesë kryetarja e Gruas Dmokratike Dega në Prizren, Laura Guguli, dhe rreth 50 gra anëtare të PDK-së.

Gërguli në këtë kuvend foli për rëndësinë e përfshirjes dhe angazhimit të gruas në jetën publike, e në veçanti në politikë.

“Politika është një instrument tepër i fuqishëm për të ndikuar drejtëpërdrejnë vendimmarrje”.

Sali Bllaca kryetar i Nëndegës së Arabës, duke përshëndetur Kuvendin e Gruas ndër tjera shtoi se “jetës publike në vendin tonë, nuk i kanë munguar femrat e guximshme dhe intelektuale, të cilat nëse i kthehemi historise, gratë shqiptare kanë qenë një forcë e madhe e jetës sociale në të gjitha periudhat kohore”.

Edhe në këtë takim u pa se gruaja është një forcë e madhe dhe shtyllë e rëndësishme e shtetit të Kosovës me ç’rast prezenca e tyre tregoi se ato tashme janë të gatshme të kontribuojnë në radhët e PDK-së me të gjithë potencialin që kanë, përkundër ngarkesave jetësore dhe barrës që kanë në familjet e tyre./PrizrenPress.com/

 

1 milion e 786 mijë 929 votues në zgjedhjet e 8 qershorit

0

Zgjedhje-kosove-logoNga lista preliminare e cila është krijuar nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë, procesit të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 8 qershor, do t’i nënshtrohen gjithsej 1 milion e 786 mijë 929 votues. Kështu është thënë sot gjatë një mbledhje që ka mbajtur KQZ-ja, ku ndër të tjera ka lajmëruar edhe për procesin e përgjithshëm të përgatitjes për zgjedhjet e 8 qershorit.

Enis Halimi Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, ka thënë se në bazë të planit operacionale për sa i takon shërbimit të votuese, me 9 maj KQZ ka marrë ekstraktin e parë të regjistrit qendrorë civil, me qëllim krijimin e listës preliminare të votuesve.

“Lista preliminare e votuesve për vitin 2014 përmban 1 milion e 786 mijë 929 votues, numri i votuesve të rinj në listën preliminare të votuesve është 32 mijë e 190 nga këta 20 mijë e 759 që kanë mbushur moshën 18 vjeçare pas 3 nëntorit të vitit 2013 apo që do ti mbushin 18 vjet deri më 8 qershor 2014”, ka thënë Halimi, transmeton RTK.

Ai gjithashtu ka pohuar se deri më tani, nuk ka ndonjë problem të identifikuar i cili mund të rrezikonte p rocesin zgjedhorë.

E një problem i vogël me përfaqësuesit e Komisionit Komunalë Zgjedhorë i ka dalë Aleancës Kosova e Re, e cila në KKZ do të përfaqësohet si Koalicioni për Kosovë të Re.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë gjatë kësaj mbledhje se të gjitha partitë duhet të përfaqësohen në KKZ ashtu siç kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Adnan Rrustemi, anëtarë i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për shkak të disa gabimeve teknike që janë përvjedhur, janë ngjallur edhe keqkuptime për përfaqësimin si AKR apo KKR.

“Në këtë rast KKR-së si subjekt politik që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm si e tillë mund të përfaqësohet edhe në Komisionin Komunalë Zgjedhor. Aty si e tillë ne i kemi rekomanduar sekretariatit që në të gjitha rastet të jetë KKR por si duket është përvjedhur ndonjë gabim teknik”, ka thënë Rrustemi.

E Aleancës Kosova e Re e cila në Komisionin Komunalë Zgjedhorë do të përfaqësohet si Koalicion për Kosovën e Re, do ti duhet që përfaqësuesin ta vendosin me marrëveshje.

Koalicioni për Kosovë të Re. Ishte përbërë nga AKR-ja, PD-ja dhe grupi E15.

Në këtë mbledhje të KQZ-së janë miratuar emërimet për komisionet komunale zgjedhore në zgjedhjet 2014, e po ashtu është miratuar edhe çregjistrimi i tri partive politike: Partia e Pensionistëve dhe Invalidëve, Lidhja e Egjiptianëve të Kosovës dhe Partia Socialiste e Kosovës.

Ndërkohë KQZ ka miratuar edhe tingullin, dizajnin dhe sloganin e fushatës për informim publik.

“Fuqia në dorën tënde, VOTO!”, do të jetë slogani i këtij procesi zgjedhorë.

Raste tjera të falsifikimit në Fakultetin e Mjekësisë

0

QKUK5-24Pas një hulumtimi të transmetuar mbrëmë në edicion qendror të lajmeve, RTK sjell edhe temën tjetër e cila po ashtu flet për raste të tjera të falsifikimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Gjatë muajit mars, në një rast profesorë të këtij fakulteti kanë përmendur emrin e të njëjtit person me inicialet A.B, familjar i një personi qeveritar, i cili dyshohet për falsifikime notash nëpër indekset e studentëve.

Kjo është forma të cilen e ka perzgjedhur profesoresha e lëndës së Biokimisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Luljeta Begolli për të paraqitur një rast që asaj i ndodhi gjatë muajit mars. Në këtë dokument të cilin e ka siguruar RTK thuhet se më 17 mars në ordinancën e saj private iI janë paraqitur dy persona të cilët kanë kërkuar nga ajo që të identifikojë notën dhe nënshkrimin e studentit A.A, nga lënda që ajo ligjëron.

E kontaktuar nga RTK profesoresha, Luljeta Begolli ka thënë se të gjitha i ka shkruar në letrën e saj dorëzuar dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ku ndër të tjera thuhet:

“Më kërkuan dy persona për mua të panjohur deri në atë moment. Njëri i cili u prezantua Avdyl Buja dhe tjetri ishte babai i studentit A.A. student i Stomatologjisë. Ata nxorën një index dhe kërkuan që të indetifikoj notën dhe nënshkrimin nga lënda e Biokimisë. Unë ju thashë se nuk është vendi e as mënyra e kontrollit të indexit. E shikova se në atë index as nota 6 e as nënshkrimi nuk janë të shkruar nga unë, ato ishin të falsifikuara”.

Më tej profesoresha Begolli në letrën e saj ka sqaruar se studenti në fjalë në afatin e shkurtit nuk e kishte dhënë provimin në lëndën e Biokimisë. Madje në listen me emra të studentëve që ju nënshtruan provimit në atë afat të shkurtit shihet se studenti A. A nuk kishte arritur pikët më shumë se 50 sa ishin kërkuar për kalim të provimit. Ai kishte arritur vetëm 33 pikë.

Këtë e konfirmon edhe prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e Mjekësisë, Halil Ahmetaj i cili thotë se kjo formë e presionit të personave jashtë fakultetit për vënie të notave të paligjshme është shqetësuese.

Ndërsa në Rektorat thonë se nuk janë në dijeni për një rast të tillë, por siç thanë do të interesohen dhe do ta trajtojn me shumë kujdes.

Në anën tjetër zyrtarë të Fakultetit të Mjekëisë thonë se sa më shumë që po i luftojnë këto dukuri në këtë insitucion të lartë arsimor, ato po lulëzojn më shumë. Sipas tyre organet përgjegjëse duhet që të marin masa për të ndaluar persona të tillë që po tentojnë ta njollosin imazhin e Universitetit të Prishtinës.