11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8559

Ban kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe

0

BanKiMoonSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka thënë se ende mbesin disa sfida në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë punën e tyre, në besim të ndërsjellë për zbatimin e marrëveshjes dhe që ta krijojnë Asociacionin në vullnet të mirë. Megjithatë, moszgjidhja e problemeve për zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit, nuk duhet të minimizojnë përparimin e bërë që nga fillimi i dialogut”, ka thënë Ban në raportin e tij më të ri për Kosovën, raporton RTK.

Raporti për periudhën 21 janar deri më 15 prill do të prezantohet më 27 maj në New York.

Daut Haradinaj: Ushtria e Kosovës, veprim historik

0

DautHaradinaj-AKKDeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës është veprim historik. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se që nga përfundimi i luftës e deri më sot, shumë burra të këtij vendi e kanë pasur një qëllim të madh – themelimin e ushtrisë së vërtetë të Kosovës.

“Arritja deri te krijimi i Ushtrisë së Kosovës është rruga nëpër të cilën ranë dhe sakrifikuan breza e breza. Po që se sot i themi po themelimit të kësaj ushtrie, do t’i themi po të ardhmes sonë euroatlantike. Me këtë veprim historik, do të jemi në rrugën e drejtë të sigurisë kombëtare, si faktorë stabiliteti jo vetëm në vend, por edhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo forcë, e përgatitur mirë, me të gjitha standardet e NATO-s, do të jetë shtyllë e fortë e shtet-formimit, duke demonstruar përherë paanshmëri politike dhe etnike, duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme ushtarake, gjithsesi se rrugën drejt NATO-s nga sot do ta ketë shumë më të lehtë.

“Puna e deritashme ekipore e oficerëve dhe ushtarëve në FSK dhe mbështetja e pakursyer e oficerëve të NATO-s, kanë krijuar kushte të mjaftueshme që kjo forcë të marrë edhe legjitimitetin juridiko-kushtetues tonin. Sot dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë ata që, në një formë ose tjetër, punuan për FSK-në dhe në FS K. Oficerët e shumtë të NATO-s janë dhe gjithmonë do të mbeten model i të ardhmes së Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK). Andaj, kjo votë e merituar për këtë institucion, po e dëshmon edhe njëherë gatishmërinë tonë të përbashkët për një shtet pro vlerave perëndimore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Itali në fushën e mbrojtjes

0

FSK-marrshËshtë forcuar edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Kosovës, sa i përket fuqizimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe forcës së sigurisë në bazë të vlerave dhe të drejtave fundamentale të qytetarëve.

Kjo u bë e ditur gjatë vizitës së ministres së mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinoti, me krerët e shtetit të Kosovës. Madje ministrat Pinoti e Çeku e zyrtarizuan këtë bashkëpunim përmes nënshkrimit të një memorandumi.

Me këtë rast dy ministrat kanë nënshkruar një letër për shprehjen e qëllimit të zbatimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve për bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në fund të takimit, Ministrat kanë shprehë vullnetin për forcimin e marrëdhënieve dhe konsultimeve në mes të ministrave dhe po ashtu të definimit të detajeve specifike të bashkëpunimit për projektet e ardhshme.

Pas Tunës, Nora paneliste e jurisë së ‘X Factor’

0

NoraIstrefi14Këngëtarja Nora Istrefi, nëpërmjet profilit të saj në “Instagram” ka konfirmuar se së shpejti do të jetë pjesë e jurisë në “X Factor Albania”.

Sharmantja Istrefi mbante të veshur një fustan të kaltër të shkurtër dhe për këtë, ajo është komentuar mjaft.

Lidhur me këtë stilim është marë Valdrin Sahiti, me të cilin këngëtarja bashkëpunon prej një kohe të gjatë.

Këngëtarja ka zgjedhur të heshtë dhe ti surprizojë të gjithë fansat e saj sa i takon projekteve gjatë sezonit veror. Ajo çka mbetet e sigurtë është pjesëmarrja e saj në spektaklin “X Factor Albania”.

Haradinaj u intervistua nga Haga para se të bëhej kryeministër

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinaj e ka ditur se Gjykata e Hagës po heton për veprimtarinë e tij gjatë luftës para se të bëhej kryeministër i Kosovës. LDK dhe AAK në fund të vitit 2004 vendosën që Haradinajt t’ia besojnë qeverinë me gjithë faktin se e dinin për mundësinë që puna e tij do të mundë të ndërpritej si pasojë e një aktakuze për krime lufte.

Këtë fakt e zbulon Soren Jesen Petersen, ish-shefi i UNMIK-ut në parathënien që e ka shkruar në librin për Haradinajn, i cili do të publikohet sot nga autori, Michael O’Reilly, “Haga e Ramush Haradinajt”. Ky i fundit ka qenë avokati mbrojtës i Haradinajt në Tribunalin e Hagës.

Tre muaj pas emërimit, Haradinaj jep dorëheqje pasi edhe zyrtarisht u bë aktpadi ndaj tij për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

“Kur u informova për herë të parë për emërimin e tij si kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2004, i thashë se isha informuar se ai, ashtu si të tjerë kosovarë, ishte marrë në pyetje nga Gjykata mbi aktivitetet e kryera gjatë luftës dhe se, nëse do të akuzohej apo paditej për këto aktivitete, edhe pse në kohën e emërimit të tij në detyrë kjo dukej një perspektivë krejt e largët, atëherë duhej të jepte menjëherë dorëheqjen e të shkonte në Hagë”, shkruan diplomati danez.

Peterson gjithashtu flet edhe për ish-kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte, të cilën e quan të papërgjegjshme dhe e cila bënte edhe politikë.

Del Ponte bënte thirrje të mos njihej Kosova se zemërohej Serbia

Diplomati danez thotë se ka pasur raste kur del Ponte ndërhynte në proceset integruese në BE të vendeve të Ballkanit, por më e rënda është se ka bërë thirrje edhe për mosnjohjen e Kosovës nga OKB-ja pasi kjo do t’ia ndërlikonte punën asaj me Serbinë.

“Respekti dhe mbështetja ime për Gjykatën është dobësuar disi me kalimin e kohës, sidomos për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Karla Del Pontes. Qysh në krye të herës, ajo e trajtoi Gjykatën si çifligun e saj, duke injoruar këshillat e kolegëve mbi nevojën dhe mënyrën e zhvillimit të padive dhe aktakuzave për krime lufte. Edhe më shqetësues është fakti se ajo fuste vazhdimisht hundët në proceset politike, si për shembull duke u bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian të mos fillonin ose të ndërprisnin negociatat për anëtarësim me shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk po “hidhnin vallen me ritmin e saj”, si dhe duke i bërë drejtpërdrejt thirrje Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të mos njihte pavarësinë e Kosovës pasi kjo do t’ia ndërlikonte asaj përpjekjet për të arritur bashkëpunimin me autoritetet e Serbisë për dorëzimin e serbëve të akuzuar për krime lufte”, shkruan ndër të tjera Soren Jesen Petersen.

Veteranët e Rahovecit “harrojnë” Ditën e Dëshmorëve të Kombit

0

Veteranet therandEdhe pse me vetë propozimin e shoqatave të dala nga UÇK kohë më parë është vendosur që “Java e Dëshmorëve” të fillojë më 5 maj dhe të përmbyllet më 12 maj, megjithatë sot në Ditën e Dëshmorëve të Kombit nuk pati asnjë aktivitet përkujtimor të këtyre shoqatave.

Në vitet e kaluara në këtë ditë kombëtare autoritetet lokale dhe shoqatat e dala nga UÇK, zakonisht bënin homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit nga komuna e Rahovecit, mirëpo sot nuk u pa të zhvillohet asgjë e ngjashme,transmeton RahovecPress.

Madje shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec nuk kanë paralajmëruar asnjë aktivitet tjetër përkujtimor e kulturor, përveç garave në futboll të vogël që mbahen tradicionalisht në Rahovec dhe Çifllak.

Disa veteranë kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me mosfunksionimin e rregullt të shoqatave të UÇK-së, si dhe me mos përmbushjen e obligimeve ndaj kësaj kategorie.

Dita e Shëngjergjit – një festë pagane që asnjëherë s’u shua

0

shengjergjMë 6 maj bie dita e Shën Gjergjit, kur kremtohet festa e madhe popullore pranverore, që hyn në kategorinë e festave të motmotit, ka origjinë pagane dhe është relikt i ndërrimit të hyjnive dhe demonëve të natyrës në lashtësi.

Sipas kalendarit gregorian, dita e Shëngjergjit bie më 23 prill, por shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Perëndimore dhe të Malit të Zi, si dhe disa popuj të Ballkanit e kremtojnë më 6 maj sipas kalendarit Julian.

Në mitologjinë popullore, Shën Gjergji është një trim i cili gjuan nëpër male, ndërsa në njërën nga legjendat që kanë të bëjnë me të, ai shpëton vajzën e mbretit duke e vrarë kuçedrën.

Si relikt i mitologjisë pagane, çdo vit më 6 maj, në mënyra të ndryshme anembanë Kosovës e të trojeve tjera shqiptare kremtohet festa e Shëngjergjit,shkruan Rahovecpress.

Festën e Shëngjergjit, të cilët e festojnë edhe besimtarët e fesë katolike, ortodokse dhe romët, në vendin tonë e festojnë në mënyra të ndryshme, në Gjilan, Pejë, Opojë, ndërkaq në Rahovec, dita e Shëngjergjit kremtohet në tyrben e Pataqanit, të cilën ditë, ky fshat është vend pelegrinazhi të qytetarëve të të gjitha moshave.

Meqë e nderojnë edhe myslimanët edhe të krishterë (kroatët e quajnë “Jurjevo”), Shëngjergji konsiderohet si festë sinkretike, ku njeriu e falënderon natyrën dhe forcat hyjnore, për faktin që shpëtoi, “doli nga dimri”, dhe nga të njëjtat forca kërkon shëndet dhe mbarësi për anëtarë të familjes në të ardhmen.
Elementet e lashta pagane të kësaj feste i bashkojnë njerëzit të përkatësive të ndryshme etnike dhe ithtarët e besimeve të ndryshme rreth saj.

Rusia qëndron prapa bllokimit të FAK-ut

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se është pro të drejtave të pakicave, por është kundër asaj ta bllokojnë shumicën në Kuvend. Ai ka thënë se Rusia po ua kërkon pakicave ta bllokojnë procesin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

“Unë jam për të drejtat e pakicave, pa diskutim, por nuk jam që pakica ta bllokojë shumicën. Një grusht serb ta bllokojë një vendim të një Kuvendi, sepse dikush nga Rusia u ka thënë, ‘shiko, mos lejoni ta bëjnë shqiptarët armatën atje, sepse me armatë ata hyjnë në NATO’.

Ahtisaari ua dha dy mandate këtyre, hyri në Kushtetutë, u përdor ajo punë, e në qoftë se, edhe një herë bëhet një lëshim, atëherë do të bëhen lëshime për çdo gjë. Do të detyrohemi prapë të presim dhe t’jua zgjasim mandatin edhe një herë që ata të munden me vota të na kalojnë ose të mos na kalojnë”, ka deklaruar Demaçi të hënën në akademinë përkujtimore të dëshmorëve të kombit.

Demaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se vazhdojmë të jemi në një luftë të pabarabartë dhe se me këtë po kërkohet të “heqim dorë nga vetja”.

Ish-rektori Gashi heq nga CV-ja punimet e dyshimta

0

avancimi_543278Përveç ish-rektorit Ibrahim Gashi, edhe dy profesorë tjerë-Isa Elezaj e Skënder Ahmeti nuk kanë shënuar në CV-të e tyre edhe publikimet që i kanë bërë në revista me bazë në Indi. Ndërkohë, Bujar Dugolli nuk e ka shënuar në CV një publikim në revistën “Fokus” të Rasim Selmanajt. CV-të e të gjithë profesorëve të Universitetit të Prishtinës janë publikuar me kërkesë të u.d të rektorit Anton Berishaj.

Ish-rektori Ibrahim Gashi nuk i ka përfshirë në CV-në e tij të publikuar online në faqen zyrtare të Fakultetit Filozofik edhe punimet që dyshohet se i janë botuar në revista false indiane.

Publikimi i CV-së është bërë me kërkesën e ushtruesit të detyrës së rektorit Anton Berishajt që obligoi të gjithë njësitë akademike të bëjnë publike biografitë e profesorëve universitarë.

Berishaj pati premtuar publikisht në emisionin Jeta në Kosovë më 16 prill të këtij viti se do të obligojë njësitë akademike që të bëjnë publike CV-të e profesorëve. Ai pati dhënë edhe një premtim tjetër-publikimin e emrave të profesorëve që nuk sjellin për publikim kopjet e doktoratave dhe magjistraturave. Premtimi ende nuk është realizuar.

Ndërkaq Gashi i ka thënë gazetës se qëllimisht nuk i kishte përshkruar këto punime në CV-në e publikuar nga fakulteti, përkundër që ato i ndihmuan për t’u avancuar në gradën profesor i rregullt.

“Nuk bëhet fjalë për fshehje. Tashmë ato ekzistojnë si publikime, por në CV kam përfshirë vetëm shkrimet ku jam autor i parë”, ka thënë Gashi për Gazetën Jeta në Kosovë.

Pikërisht avancimi i tij në profesor të rregullt nëpërmjet këtyre punimeve kishte çuar deri aty sa Gashi të jepte dorëheqje më 8 shkurt të këtij viti .

Ishte gjendur nën presion të protestave të studentëve e shoqërisë civile, të cilat i kishte quajtur të politizuara.

Ndërkohë të tri punimet e tij nuk kishin të bënin me historinë, lëminë të cilën ish-rektori Gashi e kishte studiuar.

Njëra trajtonte mineralet dhe menaxhimin e tyre, një tjetër privatizimin dhe sfidat e ardhshme në ekonominë e tregut të lirë dhe punimi i tretë trajtonte sfidat e menaxhimit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të gjitha ishin publikuar në revistën “International Journal of Enginering and Management Sciences”, me seli në Indi.

Për thirrjen akademike të profesorit të rregullt, të cilën e mban Gashi, Statuti i UP-së kërkon që ai të ketë së paku pesë punime, në revista me recension ndërkombëtar.

Në seksionin e CV-së ku kërkohet të vendosen punimet shkencore, Gashi ka renditur shtatë punime shkencore.

Por vetëm një prej tyre është e publikuar jashtë Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerat në Buletinin e Fakultetit Filozofik dhe në dy revista të kolegjeve private “Iliria” dhe “Dardani”.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës do të bëjë shqyrtimin e CV-ve të publikuara të profesorëve.

Në një përgjigje të shkruar, Zyra për Informim e këtij institucioni konfirmoi se është krijuar një ekip –i cili do të zgjerohet edhe me profesorë e ekspertë jashtë Kosovës-të cilët do të ekzaminojnë CV-të dhe do të japin rekomandime për rektoratin.

“Do të shqyrtohen me kujdes të gjitha gjetjet dhe rekomandimet dhe mbi këto baza do të parashihen veprimet dhe vendimet e organeve kompetente të Universitetit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Rektoratit.

Në të njëjtën revistë-“International Journal of Enginering and Management Sciences”, në bashkautorësi me ish-rektorin, ka publikuar edhe dekani i Ekonomikut, Skënder Ahmeti.

Ngjashëm si profesori Gashi, edhe dekani Ahmeti nuk e ka përfshirë këtë punim në CV.

Ahmeti i ka thënë gazetës se nuk e ka listuar punimin e tij në CV për shkak të “zhurmës mediale” që është bërë.

“Nuk e kam vendosë se sa zhurma u bë në media për punimet dhe revistën edhe nuk e vendosa”, ka thënë shkurt Ahmeti.

Bujar Dugolli fsheh punimin në revistën Fokusi

Nuk është i vetmi ish-rektori ai që ka fshehur për publikun punimet kontestuese.

Bujar Dugolli, dekan në Fakultetin Filozofik, ka lënë anash në CV-në e tij një punim të cilin e kishte përdorur për t’u avancuar në gradën e profesorit të asociuar.

Në muajin shkurt Gazeta Jeta në Kosovë kishte raportuar se si një punim i tij i publikuar në vitin 2005 në revistën javore informative “Fokusi” , i ishte llogaritur si publikim me impakt faktor, nga ana e komisionit recensues. Por kjo revistë nuk është pjesë e listës së revistave me impact factor (IF) të publikuara në faqen zyrtare të Thomson Reuters Journal Citation.

Bëhej fjalë për një fejton, të botuar në këtë revistë javore e cila drejtohej nga Rasim Selmanaj i AAK-së. Atëkohë edhe Dugolli ishte personalitet me pozitë në këtë parti. I ishte besuar drejtimi i Ministrisë së Tregtisë e Industrisë në qeverisjen e përbashkët LDK-AAK.

Dekani i Filozofikut ka dhënë dy arsye se pse nuk e ka vendosur këtë punim në CV-në e publikuar se fundmi. Arsyen e parë e ka lidhur me mediat, ndërsa të dytën me qejfet e tij.

“E para, nuk e kam vendosur pasi kam dashur të shikoj a po e kontrolloni ju. Ndërsa arsyeja e dytë është se CV-në time e shkruaj ashtu si dua unë. Vetë vendosi çka të përfshij aty, e çka jo”, i ka thënë gazetës Dugolli.

Zhushi: “Nuk kam dashtë të fshihem nga askush”

Ka edhe të tillë që nuk i kanë fshehur punimet e publikuara në revista që dyshohen të jenë false.

Ferdie Zhushi është profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore dhe ajo e ka shënuar në CV-në e saj edhe punimin “Testimi i indeksit Efi tek lumenjtë e vegjël malorë në vlerësimin e cilësisë në Kosovë”, ku është bashkautore.

Punimi qe publikuar në revistën “International Journal of Scientific and Research Publications” të Indisë”.

“Çfarëdoqoftë revista, unë nuk kam dashtë të fshihem nga askush, sepse rezultatet e publikuara janë origjinale dhe kjo është e rëndësishme për mua”, ka deklaruar Zhushi për Gazetën Jeta në Kosovë .

Ajo njëherit është edhe kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ky organ ka statusin e trupit drejtues të Agjencisë së Akreditimit që është përgjegjëse për të kontrolluar cilësinë në universitete e kolegje.

Por nuk ka vepruar ngjashëm edhe profesori tjetër i shkencave matematiko-natyre Isa Elezaj, që është prorektor në Universitetin e Gjakovës dhe ish-dekan i FSHMN-së.

Ai nuk ka prezantuar në CV-në e tij punimin e publikuar në këtë revistë indiane.

Ai është bashkautor në një punim dyfaqësh që ka bërë pikë studimi efektin vitro të plumbit dhe temperaturës në gjakun e zogut të pulës.

Elezaj ende nuk ka dhënë përgjigje për Gazetën Jeta në Kosovë lidhur me këtë.

Vdes ylli i kinemasë sovjetike, Tatiana Samoilova

0

Tatiana SamoilovaYlli i kinemasë sovjetike, Tatiana Samoilova, heroina e dramës ”Kur shtegtojne lejlekët”, fituese e Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 1958, vdiq dje në mbrëmje në Moskë, ditën e 80 vjetorit të saj. 

Lindur në vitin 1934 në Leningrad, sot Shën Petersburg, në familjen e aktorit sovjetik, Evgueni Samoilov, ajo u arsimua për balet para se të fillonte karrierën në teatër, ashtu si babai i saj. 

Në vitin 1957, ajo luajti rolin e Veronikës në dramën e Mikhail Kalatozov, “Kur shtegtojnë lejlekët”, përshëndetur nga kritika ndërkombëtare, sa u bë filmi i vetëm rus dhe sovjetik që mori Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 1958. 
Pas këtij suksesi, ajo bëhet komediane në trupën e teatrit Majakovski të Moskës dhe më pas në trupën e teatrit Vakhtangov. 
Në vitin 1967, ajo bën një rikthim duke debutuar Anna Kareninën në përshtatjen e romanit të Leon Tolstoit nga Alexandre Zarkhi. 
Aktorja e njohur për shkrirjen kulturore të viteve 1950-1960 në ish-Bashkimin Sovjetik, Tatiana Samoilova ishte e ftuar nderi në edicionin e 43-të të Festivalit të Kanës në vitin 1990, ku mori shumë duartrokitje.