11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8558

Nijazi Kryeziu: Nuk kam njohuri për urbanizëm

0

NijaziKryeziu-PDKDrejtori i Urbanizmit në Prizren, Nijazi Kryeziu publikisht  ka pranuar se ka më së paku njohuri për urbanizmin.

Megjithatë pa ngurrim  ka pranuar përgjegjësin  për të udhëhequr një nga sektorët  më të kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Kryeziu ka thekësuar se bëhet fjalë për një emrim politik. “Askund në ligj  nuk thotë se të ndalohet të jesh  drejtor i Urbanizmit nëse nuk je arkitekt  apo inxhinre”, ka thënë ai shkruan Koha Ditore.

Nxënësit e Prizrenit pjesë e jurisë së Akademisë Evropiane të Filmit

0

Nxenesit e Prizrenit ne Akademine Evropiane te FilmitPër herë të parë në Kosovë, 77 të rinj nga tri shkolla të mesme të Prizrenit bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit përmes Çmimit të Jurisë së Re. Për organizimin e edicionit të tretë të kësaj gare Evropiane edhe në Kosovë u punua me muaj të tërë, pasi që shfaqjet e filmave, diskutimet dhe punëtoritë si dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve duhej të zhvillohej në mënyrë të sinkronizuar në 17 qytete anembanë Evropës, njoftojnë përfaqësuesit e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DOKUFEST”.

Nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe Gjimnazi “Loyola” shërbyen si juri e re e Akademisë Evropiane të Filmit. Në program u shfaqën 3 filma të nominuar nga juria profesionale e Akademisë të cilat u vlerësuan nga 1,000 nxënës të shteteve pjesëmarrëse. Filmat “THE CONTEST” në regji të Martin Miehe-Renard nga Danimarka, “REGRET!” në regji të Dave Schram nga Holanda si dhe “WINDSTORM” në regji të Katja von Garnier nga Gjermania u shfaqën me 4 maj në kinemanë e qytetit “DokuKino” në Prizren, raporton KultPlus.

Në Erfurt të Gjermanisë, ku edhe ndodheshin të tre regjisorët e filmave të nominuar, pritnin pyetjet e përzgjedhura nga çdo qytet pjesëmarrës. Për ti ndihmuar nxënësit, 3 regjisorë kosovarë e kaluan tërë ditën së bashku me ta. Pas shfaqjes së çdo filmi u organizuan edhe diskutime me nxënës, për t’i ndihmuar ata në formulimin e pyetjes që do të dërgohej në Gjermani për secilin nga regjisorët e tre filmave, sqaron përmes një komunikate zyrtarja për marrëdhënie me publikun në “DokuFest”, Nita Deda.

Pas shfaqjes së filmave, juria e Prizrenit votoi për filmin më të mirë në lidhjen e drejtpërdrejt me qendrën në Erfurt të Gjermanisë, ku Rita Bekqeli dhe Rrigon Grapci kumtuan rezultatet e votimit të jurisë në Prizren.

Ashtu si Prizreni, edhe 16 qytete të tjera në Evropë i komunikuan rezultatet e votave të tyre, gjë që u mundësoi secilit pjesëmarrës të i shoh bashkëmoshatarët e tyre nga vendet e ndryshme të Evropë.

Pas numërimit të votave nga 17 qytetet, Akademia Evropiane e Filmit shpalli filmin gjerman REGRET! nga Dave Schram si fitues të “Young Audience Award” për vitin 2014.

Kasoruho: Vdekja nuk shuan gjithçka

0

Amik Kasoruho-shkrimtar e perkthyes“Faleminderit, më fal që po të mundoj!”. Këto kanë qenë fjalët e fundme të Amik Kasoruhos thënë mjekut Marsel Haxhia, ndërsa i qe drejtuar urgjencës. Për fat të keq një atak kardiak e goditi, pa ia mbërritur dyerve të spitalit.

Shkrimtari, përkthyesi e publicisti, “Nderi i Kombit”, u shua të dielën në mbrëmje në moshën 82-vjeçare, rreth orës 23:00, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Mjekja që e ka ndjekur prej kohësh, Jola Klosi, u shpreh për “GSH” se sëmundja e tij kronike ishte në stadin e fundit.

Me gjithë kurimin në Shqipëri e Itali, ai iku, duke lënë pas imazhin e njeriut të jashtëzakonshëm, fisnik, të paqtë, të dashur, të thjeshtë e prapë madhështor në modestinë e vet.

Do e mbajmë mend ashtu, me hapin e ngadaltë, me duart e lëmuara, me sytë e qelqtë që shkëlqenin përtej xhamave të syzeve, me qetësinë olimpike, me mirësinë e pakursyer, dhe mbase me shumë brejtje ndërgjegjeje, se nuk e deshëm aq sa e meritoi, se nuk i dhamë aq sa duhej, se nuk i thamë atë që ndjemë, se mbase e lamë vetëm. Iku, pa ia kthyer njeri, “vitet e kaushëve”, siç i thoshte shumë motmote më parë, miku i tij Robert Shvarc, duke nënkuptuar kohët e burgut e internimit. “Vdekja nuk shuan gjithçka”, pat thënë ai pak muaj më parë, e me të drejtë.

Për njerëz si Kasoruho, mosprania nuk është mosqenie, mungesa nuk është harresë, e ikja nuk është ndarje, a në qoftë ashtu, është vetëm fizike (ose veçse e përkohshme). Ka lënë pas një mal me libra të përkthyer (të autorëve: Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj) dhe disa tituj të vetët (“Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”). Mbi të gjitha, ka lënë pas, shembullin e njeriut të urtë. Amik (Përkth: aamik nga persishtja, i thellë), mundi ta përcjellë thellësinë e mendimit, thellësinë e talentit, mundi të përcjellë mbijetesën nga diktatura e nga përndjekja. Pengu i tij? Ato dosjet që nuk u hapën kurrë, sepse Amiku thoshte “ne i dimë të vrarët, por nuk i dimë vrasësit”.

Ai iku, por dikur u nda dhunshëm me të atin. Ekonomisti Qemal Kasoruho, i akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike do të pushkatohej (Amiku do ia gjente eshtrat vetëm në vitin 1993 në Ndroq). Por, vrasjen e tij e pat përjetuar në burg. Atë kohë, vetë Amiku, qe i arrestuar se “Ata” patën menduar se një 17-vjeçar si ai, dëshironte të rrëzonte pushtetin. Adoleshentit iu vunë prangat dhe u burgos, shkolla e tij do të bëhej burgu, qelitë që pikonin lagështirë dhe torturat sistematike. Megjithatë, pothuaj një vit më parë, në fundmajin e 2013- ës, botoi librin “Pa mëri” (Publicistika e jetës sime). Në intervistën për këtë botim, pyetjes së “GSH”, “A do shkruash më?”, iu përgjigj se do ta bënte derisa të kishte frymë e të mos i dridhej dora. Tani që iku, ka lënë pas (siç tregojnë miqtë), 41 poezi të pabotuara dhe një sërë dorëshkrimesh që përmbajnë: përsiatje, ide e mendime mbi ngjarje e kohë, kujtime të papërfshira në botimet e mëparshme dhe “copëza ditari” të cilat kishte ndër mend t’i shihte të shtypura ndonjë ditë.

Së paku, do mundemi të lexojmë ende prej tij. Sot, ai duhej të ishte në Shkodër, në një takim me konsullin italian. “Ishte shumë optimist, por edhe me këmbë në tokë. Dy javë më parë më kërkoi të shkonim sot në Shkodër, i thashë po”, tregon miku i tij, Visar Zhiti, duke nënvizuar se ai nuk qe naiv: “Kur përcollëm Pano Taçin, Amiku më tha: kështu do mblidheni edhe për mua?”.

Së fundmi, Kasoruho, ishte këshilltar i presidentit Bujar Nishani për kulturën.

SHKRIMI

Në fundmars, ai ka hedhur në kompjuter pak radhë. Miqtë e tij na i japin për botim, me merakun se nuk e dinë se kujt i dedikohen, as çfarë e mundoi. Këto fjali, botohen për herë të parë, duke na thënë se ç’mendonte këto kohë, mbi atë që shihte përreth. Më poshtë, shkrimi: “Seç kam një dëshirë të shkruaj diçka, t’i shkruaj dikujt.

Diçka që të më shkundte nga një farë apatie, nuk di çfarë mund të shkruaj dhe as kujt. Nesër ndryshon ora. Do të doja të ndryshonin edhe gjëra të tjera. Shumë të tjera. Po më lodh sherri, njëanshmëria, shpirtligësia, lehtësia me të cilën harrojmë të mirën, mirënjohjen, faktin që i kapërcejmë patëkeq caqet e mirësjelljes. Ka shumë ligësi që do të doja të mbrapseshin nga dëshira për të bërë mirë, për të qenë të mirë, më njerëzorë, më tolerantë. Ndoshta kërkoj shumë. Nuk ua kërkoj këtë gjë të tjerëve. Ky është një shndërrim që duhet të niset e të përfundojë së pari te vetvetja. Është e vështirë. Është e vështirë sepse, në fund të fundit, na kushtëzon jeta rreth nesh. Që të ndryshojë kjo njëmendje duhet të ndryshojmë ne vetë në radhë të parë. Dhe nuk është e lehtë.

Nuk mjaftoka të duash të jetosh në harmoni mes njerëzve. U dashka të heshtësh para gënjeshtrës, të mbyllësh sytë para vrazhdësisë dhe të mjaftohesh vetëm duke simpatizuar atë që vuan, pa qenë i zoti t’i dalësh krah, sepse nuk ke guxim ose sepse qenka më e fortë ndjenja e ruajtjes së vetvetes sesa ajo e solidaritetit. Edhe ata që nuk e kanë pësuar mujshinë e më të fortit them se nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë. Nuk them ta ndiejnë, por ta kuptojnë se është kështu në shumë raste. Nuk ka pse të ndihemi heronj në jetë, mjafton të jemi njerëz. Që mendojnë dhe që ndiejnë. Si e ka dhënë Zoti. Mjafton kaq”.

Alban Nimani, performancë “E Bardhë” në Tiranë

0

AlbaniNimani-e bardh“E Bardhë”, është performanca e artistit, Alban Nimani, që për herë të parë do të paraqitet para publikut shqiptar, më 13 maj në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, pas paraqitjes në Romë, Mexico City, Cape Town…

Alban Nimani ka thënë për KultPlus se “E Bardhë”, është një eksplorim i me?tejshe?m i materies se? tingullit, pe?rmes mediave te reja dhe teknologjise? se? informacionit duke krijuar nje? konstruktim multi-dimensional te “hape?sire?s”.

“Është nje? nde?rlidhje arkitektonike mes mediave te reja, poezise?, dizajnit, instalacioneve, videos dhe baletit bashke?kohor”, ka thënë Nimani.

Alban Nimani e?shte? artist qe? eksperimenton me mediat e reja dhe muzike?n elektronike. Me pe?rvoje? ne? intermedia dhe muzike? alternative, performancat live pe?rmbajne? muzike? minimale elektronike dhe procesim ne? kohe? reale te? efekte vizuale, instalacioneve, audio efekteve dhe baletit modern. “E Bardhë”, do të prezantohet më 13 maj, në ora 20:00 në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

SHBA-ja e demanton deklaratën parazgjedhore të Thaçit

0

Thaci-konferenve per shtypKryeministri Hashim Thaçi, i cili ka kohë që është vënë në kërkim të votës për zgjedhjet nacionale të këtij viti, nuk po kursen as faktorin ndërkombëtar.

Gjatë një aktiviteti parazgjedhor në Gjilan, të dielën, kreu i PDK-s tha se fitoren e partisë së tij po e presin edhe Washingtoni e Brukseli. Kreu i ekzekutivit deklaroi se Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëzit që nuk i duan Brukseli e Washingtoni.

Por përfaqësues të këtyre dy qendrave e kanë bërë të qartë se nuk mbështesin askënd në zgjedhjet nacionale që pritet të mbahen këtë vit, shkruan Koha Ditore.

Zgjedhjet në qershor, rrezik për ripërsëritje të manipulimeve

0

Fadil MalokuShkuarja në zgjedhje parlamentare në qershor mund të mos prodhojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Partitë politike ende nuk e kanë miratuar ligjin e ri, e cila mund të shihet një mundësi që manipulimi i votave të ripërsëritet.

Ish-anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Fadil Maloku mendon se KQZ ka kapacitete politike për të përgatitur zgjedhjet për qershor, por se nuk ka kapacitete teknike. Ai për “Epoka e Re”, ka thënë se nëse zgjedhjet mbahen në qershor, do të ketë dilema “për manipulime dhe mundësi të vjedhjes së votave”.

“KQZ-ja ka kapacitete politike, por nuk ka kapacitete teknike për t’i mbajtur zgjedhjet parlamentare në qershor. Tjetër është që subjekteve politike kryesore në Kosovë u konvenon që në zgjedhje të hyjnë pa ligj të ri dhe pa ndryshime të cilat atyre ua ruajnë edhe më tej privilegjet. Por, përveç privilegjeve, atyre ua mundësohet të hapet sërish mundësia e vjedhjes industriale të votove”, tha ai.

“Kështu që, zgjedhjet parlamentare edhe mund të mbahen në muajin qershor, por do të ketë dilema të mëdha dhe dyshime për ripërsëritje të vjedhjeve, të keqpërdorimeve dhe manipulimeve të ndryshme”, theksoi Maloku.

Edhe, ish-kryeshefi i KQZ-së, Mazllum Bajraliu dyshon se zgjedhjet në qershor mund të prodhojnë zgjedhje të mira. Ai thotë se pa reformë zgjedhore zgjedhjet mund të mos jenë të mira. E për këtë gjë, ja u lë fajin partive politike.

“Unë kam frikë se nuk mund të përgatiten zgjedhjet në qershor, sepse vetë drejtuesit e KQZ-së e kanë pranuar një gjë të tillë dhe për fatin se reforma zgjedhore elektorale nuk është bërë. Subjektet politike e kanë përgjegjësinë që nuk kanë bërë asgjë për të pasur një reformë të mirëfilltë të legjislacionit zgjedhor,të procesit zgjedhor dhe të sistemit zgjedhor, në mënyrë që të kemi zgjedhje të përgatitura mirë dhe të suksesshme”, ka thënë Bajraliu.

Isufi: FAK-u është edhe në dobi të minoriteteve

0

AhmetIsufi-AAKKryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, Ahmet Isufi, thotë se është në dorën e Qeverisë që t’i bind minoritetet që të votojnë pro themelimit të FAK-ut, sepse sipas tij, kjo forcë është “edhe në dobi të minoriteteve”.

Në një bisedë për “Epoka e Re”, Isufi ka thënë se nëse nuk themelohet FAK, Kosova do të humbiste kredibilitetin tek partnerët e saj ndërkombëtarë.

“Duhet të ketë konsultime në mes të partive politike, sidomos të koalicionit qeverisës, që të ndikojnë te serbët, në mënyrë që të mos e kushtëzojnë, por të votojnë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse ngritja e këtyre forcave është edhe në dobi të minoriteteve”.

“Mendoj se do të duhet të komunikohet me minoritetet dhe çdo gjë të shkojë në harmoni të votimit të ndryshimeve kushtetuese për Forcat e Armatosura. Qeveria e Kosovës e ka për obligim të komunikojë me minoritetet, sepse në kuadë të saj janë të përfaqësuara minoritetet. Besojmë se me komunikim të mirë dhe vullnet të dyanshëm mund të arrihet qëllimi”.

“Ju e dini se në rishikimin e Strategjisë së Sigurisë kanë marrë pjesë edhe ndërkombëtarët, konkretisht NATO-ja. Në rast se nuk do të themeloheshin Forcat e Armatosura, Kosova do ta humbiste kredibilitetin”, ka thënë Ahmet Isufi për “Epoka e Re”.

Dështimi i parë për FAK-un

0

FSK-marrshQeveria e Kosovës kishte llogaritur gabimisht te partnerët serbë të koalicionit kur është vënë në pyetje themelimi i Ushtrisë së Kosovës
Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është futur në paqartësi serioze për shkak të dispozitave të Kushtetutës, të cilat parashohin votën e dyfishtë, që nënkupton se amendametimet në aktin më të lartë juridik nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave të pakicave – shkruan gazeta Tribuna.

Ndërsa themelimi i FAK-ut tani është vënë në pikëpyetje, bashkë me të janë shtuar dilemat edhe në lidhje me shpërbërjen e Parlamentit gjatë këtij muaji dhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme për muajin qershor.

/Tribuna

Ministria e Arsimit i shkel vendimet e veta për çerdhet ilegale

0

Ministria e arsimitInspektorët e MASHT-it gjatë muiajit prill dhe maj të vitit të shkuar kishin lëshuar vendime për mbylljen e afër 30 çerdheve private të Prishtinës, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk është mbyllur
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shkelur vendimet e veta ligjore, duke toleruar funksionimin e një numri të madh të institucioneve private parashkollore të palicencuara, ndonëse Inspektorati i Arsimit kishte lëshuar vendime për mbylljen e tyre – shkruan Koha Ditore.

Inspektorati, gjatë muajit prill dhe në fillim të muajit maj të vitit të shkuar, kishte lëshuar vendime për mbylljen e afro 30 çerdheve private të Prishtinës, por pothuajse asnjëra prej tyre nuk është mbyllur.

Vendimet për mbylljen e tyre figurojnë në raportet zyrtare të Ministrisë së Arsimit, në të cilat ka pasur qasje “Koha Ditore”.
I pyetur se përse nuk janë ekzekutuar këto vendime, Arbër Morina, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, i është shmangur përgjigjes.

/Koha Ditore

Elementë të SHIK-ut brenda AKI-së

0

Bashkim SmakajShefi i AKI-së dhe inspektori i përgjithshëm janë ftuara për raportim në Kuvend
Shërbimi inteligjent i KFOR-it kishte të dhëna të shumta për disa prej njerëzve që sot drejtojnë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës – shkruan Koha Ditore.

A. M., zyrtar i lartë i AKI-së, në këto raporte përmendet si anëtar i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës që është drejtuar nga Kadri Veseli për një dekadë. A. M. aktualisht është në sektorin e zbulimit dhe të kundër zbulimit në AKI, derisa Veseli është zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

KFOR-i kishte të dhëna edhe për Isuf Lumin, i arrestuar ditë më parë si i dyshuar për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme. Aktualisht Lumi ndodhet në arrest shtëpiak.

Për këtë arrestim dhe skandale të tjera, të martën, sot, janë ftuar të raportojnë në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, drejtori Bashkim Smakaj dhe inspektori i përgjithshëm Agron Selmanaj.

(Koha Ditore)