Daut Haradinaj: Ushtria e Kosovës, veprim historik

DautHaradinaj-AKKDeputeti i AAK-së, Daut Haradinaj thotë se votimi për krijimin e Ushtrisë së Kosovës është veprim historik. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se që nga përfundimi i luftës e deri më sot, shumë burra të këtij vendi e kanë pasur një qëllim të madh – themelimin e ushtrisë së vërtetë të Kosovës.

“Arritja deri te krijimi i Ushtrisë së Kosovës është rruga nëpër të cilën ranë dhe sakrifikuan breza e breza. Po që se sot i themi po themelimit të kësaj ushtrie, do t’i themi po të ardhmes sonë euroatlantike. Me këtë veprim historik, do të jemi në rrugën e drejtë të sigurisë kombëtare, si faktorë stabiliteti jo vetëm në vend, por edhe më gjerë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo forcë, e përgatitur mirë, me të gjitha standardet e NATO-s, do të jetë shtyllë e fortë e shtet-formimit, duke demonstruar përherë paanshmëri politike dhe etnike, duke demonstruar aftësi të jashtëzakonshme ushtarake, gjithsesi se rrugën drejt NATO-s nga sot do ta ketë shumë më të lehtë.

“Puna e deritashme ekipore e oficerëve dhe ushtarëve në FSK dhe mbështetja e pakursyer e oficerëve të NATO-s, kanë krijuar kushte të mjaftueshme që kjo forcë të marrë edhe legjitimitetin juridiko-kushtetues tonin. Sot dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë ata që, në një formë ose tjetër, punuan për FSK-në dhe në FS K. Oficerët e shumtë të NATO-s janë dhe gjithmonë do të mbeten model i të ardhmes së Forcës së Armatosur të Kosovës (FAK). Andaj, kjo votë e merituar për këtë institucion, po e dëshmon edhe njëherë gatishmërinë tonë të përbashkët për një shtet pro vlerave perëndimore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit