14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 8563

Zerina, shkodrania finaliste e Miss Universit

0

zerina(2)Ajo është e gjatë. Ajo është e bukur, ajo është Zerina Derveni. Në faqen zyrtare të Miss Universe Kanada, ajo është konsideruar si një nga 20 vajzat më të bukura të Universit.

Pak përpara zhvillimit të këtij kompeticioni bukurie, shqiptarja ashtu sikurse të gjitha bukuroshet e tjera të këtij konkursi ka dhënë një intervistë ku zbulon një pjesë të jetës së saj dhe disa të dhëna shumë interesante. Bukuroshja Zerina Derveni, e cila ngjan më shumë si latine sesa si shqiptare, tregon se edhe pse është rritur mes Shqipërisë, Kanadasë dhe Gjermanisë ka lidhje të forta me origjinën dhe vendin e saj të lindjes.

“Shekulli” ju përcjell sot një pjesë të intervistës që Zerina Derveni ka dhënë për “Miss Universe Canada” dhe bisedën e të. Ajo rrëfen për gazetën “Shekulli” se është shkodrane dhe se nuk do ta mohojë kurrë origjinën e saj edhe pse është rritur mes tri shteteve të ndryshme. Ambicia e saj më e madhe është të triumfojë në këtë edicion të Miss Universe dhe të bëhet një farë ambasadoreje ndryshe e Shqipërisë.

Tërhiqet Pacolli, nuk e blenë shtëpinë e Jakup Krasniqit

0

Behxhjet pacolliZëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli është rikthyer te çështja e fitimit të pasurisë në mënyrë jo të ligjshme.
Ai në postimin e tij në rrjetin social, Facebook ka thënë se “Nuk kam ndërmend të blej shtëpitë e gjithë atyre që i kanë ndërtuar këto vite pas çlirimit, pa djersë, por duke abuzuar me detyrën”.

Ai tha se ishte vetëm shembull, por që tani është koha kur ligji të veproj ndaj kësaj dukurie.

”Kështu do i binte sikur pastroja paratë e tyre dhe nxija të miat që i kam fituar me djersën time dhe të familjes sime. Unë thjesht bëra shembull dikënd prej tyre dhe do ja blej vetëm atij përkundrejt gjithë procedurave ligjore dhe transparencës. Unë thjesht dua që me paratë nga blerja e një shtëpie të realizojmë një akt drejtësie sociale’,shkroi Pacolli në Facebook.
Nuk thot se nuk do të blene shtëpinë në fjalë.

Reagon Shaqir Cërvadiku: E vërteta për deklaratën për Tunën

0

Shaqir cervadikuKëngëtari i muzikës popullore Shaqir Cërvadiku ka reaguar ndaj shkrimeve në media për një deklaratë të tij në lidhje me këngëtaren Altuna Sejdiu –Tuna.

Shaqir Cërvadiku ka thënë se fjalët e tij janë shtrembëruar dhe janë të pavërteta.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij:

Nëpër disa gazeta e portale po qarkullon një artikull me titull “Shaqir Cërvadiku refuzon Tunën”e në disa “Refuzon Tunen për bashkëpunim”, Këngëtari i muzikës folk refuzon Tunën për bashkëpunim “, etj

Unë e bëj një demantim për të pavërtetat që janë thënë dhe si janë shtrembëruar fjalët e mija gjatë emisionit ” Odeon”në TV 21.

Ata që kanë pa emisionin e dinë të vërtetën por për ata që se kanë pa po e jap këtë sqarim.

E vërteta është se gjatë emisionit humoristi shumë i talentuar Adnan Blaku alias “Sofija”( për të cilin kam shumë respekt) me ngacmoi me pyetje paksa provokuese se “a kishe këndue duete me ndonjë këngëtare”.

Unë i thashë “Po kisha këndue por varet zhanri muzikor a me përgjigjet”. Ai me ngacmoi prapë duke ndërrue kuptimin e pyetjes( qe ju ka hije humoristeve) dhe me pyeti për Tunën. Unë duke kuptue kontekstin dhe ‘kopiline”e pyetjes së “Sofijes”u ndjeva ngushtë dhe i thashë” JO nuk kisha këndue”. Pra kjo ishte e ëertëta e në fakt kjo ishte një interviste humoristike.

Dhe as qe e kam përmend se nuk këndoi me Tunën në koncerte apo turne. Une kam respket për të gjithë kolegët e Estradës muzikore dhe kam bashkëpunim të mirë. Më shumë kolegë kam edhe duete të ndryshme. Po ashtu edhe Tunen e respektoj si këngëtare të zhanrit të saj edhe pse personalisht nuk e njoh. Mbes me shpresë se me keni kuptue drejtë.

400 shqiptarë në luftën e Sirisë, 28 prej tyre u vranë

0

siria kosovaretQë kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial Bashar Al-Asaadit dhe rebelëve sirianë, në fushëbetejat dhe frontet e Sirisë kanë vdekur mëse 150.000 mijë luftëtarë sirianë, përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani, ne mesin e tyre edhe 28 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Presheva. Viktima keto po aq sa ishin vrare ne luftën e fundit mes forcave serbe dhe forcave shqiptare (UCPMB-së) në Luginën e Preshevës, njofton agjencia e lajmeve ‘Presheva jonë’.
Sipas burimeve të njëjta, kundër kësaj diktature të Al-Saad-it janë duke luftuar me rebelët rreth 600 rekrutë nga Ballkani, ku një numër i konsiderueshëm, mbi 400 janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Vetëm nga Kosova janë mbi 150, nga Shqipëria 120 dhe tjerët nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Numrin 400 luftëtarë vullnetarë shqiptare e arrijnë, nëse llogarisim edhe shqiptarët në perendim.
Kur është fjala për perëndimin, sipas qeverive evropiane, numri i luftetarve nga keto vende në Siri arrinë mbi 6000 mijë. Luftëtarë nga vendet e BE-së nuk janë vetëm muslimanë, por edhe kristianë, katolik e ortodoks.
Ja kush janë të rinjët shqiptarë të vrarë në frontet e luftës në Siri këto tri vitet e fundit

SHQIPËRIA (6)
Halit Maliqaj (31) nga Tirana , Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani nga Shqipëria, Edu Samed (40) nga Porgradeci, Bledar Hamza (27) nga Pogradeci, Diamant Rasha nga Tirana

KOSOVA (13)
Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga ish-Avallia Vjetër (Prishtin), Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu ne muajin prill te ketij viti eshte rapruar se janë rarë dy shqiptarë nga Ferizaji në Siri, vitkima e fundit ne Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu)

MAQEDONIA (8)
Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri, Alim Osmani (22) nga Shkup, Egzon Avdyli, Nimetullah Imeri (38), Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec (Shkup) Rasim.S nga Bellovishta (Gostivar)

PRESHEVA (1)
Muaz Ahmeti (23) nga Tërnoca (Bujanoc)

Kadri Veseli shpërndan 150 libreza në Demjan të Hasit

0

kadri veseli ne demjan te hasitNënkryetari PDK-së, Kadri Veseli, ka shpërndarë 150 libreza të anëtarëve të rinj në fshatin Demjen të Hasit.

“Në mesin e një mikpritje siç dijnë Hasjanët ta afrojnë, sot në lagjen Shehu në Demjan konceptit të PDK-së ju bashkangjiten edhe 150 antarë të rinjë. Ata iu bashkuan vizionit të së ardhmes së denjë, ku shteti dhe familja konsiderohen të shejta”, shkruan Veseli në Facebook. /PrizrenPress.com/

Drejtësia maqedonase nuk gjykon shoferin që ia mori jetën Labinot Elshanit nga Suhareka

0

labinot nga suharekaLabinot Elshani nga Suhareka, në vitin 2006 e kishte humbur jetën, pasi ishte goditur nga një veturë në Shkup, raporton KTV.

Mirëpo, pas gjithë kësaj kohe, personi që e kishte goditur asnjëherë nuk është gjykuar. Madje, familja e tij thotë se gjykata e kishte shpallë fajtor Labinotin për së vdekuri, pavarësisht se ai kishte kaluar rrugën në zebra.

Ajo ka shprehë mllefin e saj për gjyqësorin maqedonas, e sidomos për gjykatësin Shpend Devaja, i cili është marrë me këtë rast.

Feridja ka thënë se ka provuar të kontaktojë me këtë gjykatës, por i njëjti asnjëherë nuk i është përgjigjur.

Cliff: Fitorja e Vetëvendosjes do të sillte ndryshime dramatike

0

IanCliff6-12Po që se Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte shumicën në Kuvendin e Kosovës, çështjet si dialogu, gjykata speciale, dhe të tjera do të ndryshonin në mënyrë dramatike.

Kështu ka vlerësuar ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” e cila do të botohet të hënën në gazetë. Ai ka elaboruar edhe çka mund të pritet në lidhje me këto çështje nëse në qeverinë e ardhshme do të ishte një prej kombinimeve mes PDK-së, LDK-së e AAK-së.

Cliff, në intervistë, ka folur edhe për çështjen e Gjykatës Speciale, e cila do të duhet të adresohet sërish në Kuvendin e Kosovës pasi të jenë mbajtur zgjedhjet, ndërsa ka shpjeguar edhe si u bë që përkundër presioneve tri-vjeçare ndërkombëtare për reformë zgjedhore liderët e Kosovës nuk e bënë asnjë hap në atë drejtim.

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Ata që kultivuan shtet policor nuk i nevojiten as Brukselit dhe as Washingtonit

0

Isa Mustafa LDKKreu i LDK’së Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kryeministrit Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se Brukseli dhe Washingtoni presin fitoren e PDK’së.
Ja reagimi i plotë i Mustafës, ku ai veç tjerash thotë se “ata që në këtë vend kultivuan shtet policor, nuk i nevojiten as Brukselit as Washingtonit”.

E përkujtoj z. Thaçi,

Bruksesli dhe Washingtoni presin fitoren e demokracisë në Kosovë. Ata nuk përcaktojnë se kush duhet të jetë fituese, por këtë e përcakton vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar të funksionojë shteti ligjor në Kosovë, të luftohet korrupsioni dhe të sigurohet liria e plotë qytetare.

Qeverisja e PDK-së e ka rrënuar shtetin ligjor e ka kultivuar korrupsionin dhe e ka ngulfat fjalën e lirë. Është vjedhur dhoma e dëshmive në objektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është korruptuar procesi i shtypjes së pasaportave; ekzekutivi vendosë se kush duhet të burgoset e kush të prangoset, e jo shtylla e drejtësisë.

Brukseli dhe Washingtoni kanë kërkuar që të themelohet Gjykata speciale për të trajtuar raste të rënda të krimit në Kosovë.

Në këto zgjedhje do të fitojë demokracia dhe fryma e shtetit ligjor. Ata që e degraduan këtë vend dhe kultivuan shtet policor nuk i nevojiten as Brukselit dhe as Washingtonit.

Ndryshe Mustafa, pak më parë bëri të ditur edhe se Nesër, LDK e voton FAK’un dhe shpërndarjen e Parlamentit.

Jagcilar: Nesër flasim edhe për vendet e rezervuara, votojmë pro FAK’ut

0

MahirJagcilar-ministri MAPKemi pritur të diskutohet më gjatë sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Edhe nesër dhe në ditët në vazhdim do të kërkojmë të realizohet kërkesa jonë për vazhdimin e vendeve të rezervuara. Sidoqoftë, vota e turqve në Parlament është pro themelimit të FAK’ut. Për shkak të procedurave është shumë problem të shpërndahet Parlamenti javën e ardhshme. Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagcilar, flet për Express.
Express: Cili është qëndrimi i KTDP’së sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura dhe vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës?

M. Jagcilar: Janë këto të lidhur pak mes veti por jo edhe aq. Forcat e Armatosura janë çështje shtetërore dhe ne do të veprojmë. Do të jemi pro themelimit të tyre. Por, ne në parim kemi vërejtje sepse kemi pritur që të ketë më shumë biseda dhe koordinime sa i përket veprimeve të ndërmarra në Parlament. Sidoqoftë, ne do të votojmë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Express: E sa u përket vendeve të rezervuara, do të ketë vendim për vazhdimin e tyre apo jo?
M. Jagcilar: Sa na përket neve, kërkesa ende ekziston. Gjithmonë do të parashtrohet kjo kërkesë për shkak se konsiderojmë se këto dy mandate nuk janë përfunduara me kohë dhe sipas Pakos së Ahtisaarit duhet të jetë edhe një mandat. Sidoqoftë, do të shikojmë gjatë ditës së nesërme dhe periudhës së ardhshme t’i realizojmë kërkesat tona.
Express: Kur ka përfunduar pavarësia e mbikëqyru keni pasur premtime sedo të keni edhe për një mandat vendet e rezervuara. A keni marrë ndonjë shpjegim se pse nuk u realizua ky premtim?
M. Jagcilar: Edhe në këtë aspekt ne jemi duke reaguar edhe kur janë në cështje Forcat e Armatosura të Kosovës. Sepse ne menduam se do të bisedohet më gjatë por për fat të keq Ligji për FAK’un e kemi biseduar më shumë përmes mediave se sa drejpërdrjtë. Ne presim në të ardhmen dhe ditën e nesërme edhe në ditët në vijim të bisedohet drejpërdrejtë me një koordnim më të mirë.

Express: A po prisni që nesër të merret vendimi edhe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Parlament?

M. Jagcilar: Nuk mund të parashikoj. Ne do të kërkojmë që për këto cështje të bisedohet sepse ne jemi duke punuar të ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe do të kemi shumë raste kur duhet të koordinohemi.

Express: Kryetari i Listës “Srbska” Vlladeta Kostiv iu ka bërë thirrje sot të gjitha pakicave të votojnë nesër kundër FAK’ut. Cila është përgjigja juaj?
M. Jagcilar: Ne jemi parti e cila ka traditën e vet, strukturat e veta. Si KTDP i kemi përkrahë zhvillimet demokratike në Kosovë, pavarësinë e Kosovës, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe edhe nesër do të veprojmë sipas bindjeve tona.

Express: Por, cila është përgjigja për Listën “Srbska”, e cila po bën thirrje të mos votohet për FAK’un?
M. Jagcilar: Prapë kam të njëjtën përgjigje. Partitë Demokratike Turke e Kosovës ka strukrurën dhe organizimin e vetë dhe gjithmonë ka marrë vendime sipas konsultimeve të brendshme partiake në interes të shtetit të Kosovës.

Express: A prisni të shpërndahet Kuvendi javën e ardhshme dhe të shkohet në zgjedhje gjatë muajit qershor?
M. Jagcilar: Janë çështje teknike. Nevojiten disa veprime, kërkesa dhe nëse realizohen këto atëherë mund të shpërndahet. Është pak kohë e shkurtër por nuk është e pamundshme.

Express: Pra, praktikisht është pak vëshitrë të shpërndahet Parlamenti brenda javës së ardhshme?

M. Jagcilar: Në njëfarë mënyrë në aspektin kohor është shumë vështirë, por ekziston mundësia edhe të ndodh shpërbërja.

Juliana për Valerin: Ai është alamet çuni, nuk është njeri i keq

0

nevi-julard4.5Banorët nisin të përgatisin ‘mëngjesin’ duke qene se jo të gjithë u zgjuan herët. Me ardhjen e ushqimeve ata nisin edhe nga sistemimi i tyre. Juliana, Arditi dhe Nevila dalin sërish në oborr duke diskutuar për zënkat dhe debatet që kanë pasur shpesh, sidomos gjatë vakteve. Juliana u shpjegon se ndryshe nga banorët e tjerë, ata gjithmonë kanë ngrënë bashkë me të tjerët dhe asnjëherë nuk janë munduar të hapin debate, kur banorët kanë qenë duke ngrënë. Gjatë bisedës, ajo e fokuson edhe një herë vëmendjen tek xhelozia e Jonës, duke i premtuar Nevilës se nëse do të hedhin kunja për lidhjen e tyre, ajo do të puthë Arditin gjithmonë në sy të gjithëve.

Duket se Arditit dhe Nevilës u pëlqeu ideja, duke nisur të qeshin me njëri-tjetrin. Bisedën e tyre e ndërpret Mikela, e cila kërkonte ‘tërshërën’ duke pyetur çdo banor në shtëpi dhe duke i vënë në kërkim të saj.

Ata kthehen sërish në oborr, duke vazhduar komentet për Jonën dhe mënyrën si ka reaguar ajo pas ikjes së Matildës. Julianës i duket se ajo nuk ka më forcë pa Matildën dhe kjo gjë është e dukshme, sipas saj.

Ata shohin Valerin nga xhami dhe Juliana e komenton menjëherë duke thënë se ’ai është alamet çuni’, por loja e bën të atillë. Arditi pohon se aty brenda, askush nuk është i keq, ndërkohë që vazhdon të dredhë cigare.