18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Jagcilar: Nesër flasim edhe për vendet e rezervuara, votojmë pro FAK’ut

MahirJagcilar-ministri MAPKemi pritur të diskutohet më gjatë sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Edhe nesër dhe në ditët në vazhdim do të kërkojmë të realizohet kërkesa jonë për vazhdimin e vendeve të rezervuara. Sidoqoftë, vota e turqve në Parlament është pro themelimit të FAK’ut. Për shkak të procedurave është shumë problem të shpërndahet Parlamenti javën e ardhshme. Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagcilar, flet për Express.
Express: Cili është qëndrimi i KTDP’së sa i përket themelimit të Forcave të Armatosura dhe vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës?

M. Jagcilar: Janë këto të lidhur pak mes veti por jo edhe aq. Forcat e Armatosura janë çështje shtetërore dhe ne do të veprojmë. Do të jemi pro themelimit të tyre. Por, ne në parim kemi vërejtje sepse kemi pritur që të ketë më shumë biseda dhe koordinime sa i përket veprimeve të ndërmarra në Parlament. Sidoqoftë, ne do të votojmë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Express: E sa u përket vendeve të rezervuara, do të ketë vendim për vazhdimin e tyre apo jo?
M. Jagcilar: Sa na përket neve, kërkesa ende ekziston. Gjithmonë do të parashtrohet kjo kërkesë për shkak se konsiderojmë se këto dy mandate nuk janë përfunduara me kohë dhe sipas Pakos së Ahtisaarit duhet të jetë edhe një mandat. Sidoqoftë, do të shikojmë gjatë ditës së nesërme dhe periudhës së ardhshme t’i realizojmë kërkesat tona.
Express: Kur ka përfunduar pavarësia e mbikëqyru keni pasur premtime sedo të keni edhe për një mandat vendet e rezervuara. A keni marrë ndonjë shpjegim se pse nuk u realizua ky premtim?
M. Jagcilar: Edhe në këtë aspekt ne jemi duke reaguar edhe kur janë në cështje Forcat e Armatosura të Kosovës. Sepse ne menduam se do të bisedohet më gjatë por për fat të keq Ligji për FAK’un e kemi biseduar më shumë përmes mediave se sa drejpërdrjtë. Ne presim në të ardhmen dhe ditën e nesërme edhe në ditët në vijim të bisedohet drejpërdrejtë me një koordnim më të mirë.

Express: A po prisni që nesër të merret vendimi edhe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Parlament?

M. Jagcilar: Nuk mund të parashikoj. Ne do të kërkojmë që për këto cështje të bisedohet sepse ne jemi duke punuar të ndërtojmë shtetin e Kosovës dhe do të kemi shumë raste kur duhet të koordinohemi.

Express: Kryetari i Listës “Srbska” Vlladeta Kostiv iu ka bërë thirrje sot të gjitha pakicave të votojnë nesër kundër FAK’ut. Cila është përgjigja juaj?
M. Jagcilar: Ne jemi parti e cila ka traditën e vet, strukturat e veta. Si KTDP i kemi përkrahë zhvillimet demokratike në Kosovë, pavarësinë e Kosovës, përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe edhe nesër do të veprojmë sipas bindjeve tona.

Express: Por, cila është përgjigja për Listën “Srbska”, e cila po bën thirrje të mos votohet për FAK’un?
M. Jagcilar: Prapë kam të njëjtën përgjigje. Partitë Demokratike Turke e Kosovës ka strukrurën dhe organizimin e vetë dhe gjithmonë ka marrë vendime sipas konsultimeve të brendshme partiake në interes të shtetit të Kosovës.

Express: A prisni të shpërndahet Kuvendi javën e ardhshme dhe të shkohet në zgjedhje gjatë muajit qershor?
M. Jagcilar: Janë çështje teknike. Nevojiten disa veprime, kërkesa dhe nëse realizohen këto atëherë mund të shpërndahet. Është pak kohë e shkurtër por nuk është e pamundshme.

Express: Pra, praktikisht është pak vëshitrë të shpërndahet Parlamenti brenda javës së ardhshme?

M. Jagcilar: Në njëfarë mënyrë në aspektin kohor është shumë vështirë, por ekziston mundësia edhe të ndodh shpërbërja.

Më Shumë

Fitore e ngushtë: Liria mposht Prizrenin me gol të Bashës

Në një përballje miqësore në fushën e lojës, FC Liria doli fituese me rezultatin 1:0 kundër FC Prizrenit. Goli i vetëm dhe vendimtar për...

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva – e njëjta ishte shtatzënë

Një grua e moshës rreth 32 vjeçare, nga komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që e...

Lajmet e Fundit