12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

“Bordeline” i Skënder Sherifit Promovohet Në Tiranë

SkenderSherifi-shkrimtarNë një atmosferë të ngrohtë dhe shumë miqësore, në prani të një numri të madh artistësh të zhanreve të ndryshme, si: shkrimtarë, aktorë, kompozitorë, përkthyes etj. u promovua libri me poezi e prozë në frëngjisht, i autorit Skënder Sherifi, me titull: “Bordeline”.

Libër të cilin autori e kishte shkruar në kohën e adoleshencës e të rinisë së tij të hershme, d.m.th rreth viteve : shtatëdhjetë – shtatëdhjetë e gjashtë, kur autori i kishte jo më shumë se 22 vjeç.

Për librin në fjalë dhe veprimtarinë letrare të Skënder Sherifit, foli shkrimtari e publicisti i njohur Mujë Buçpapa. Ai theksoi se autori në fjalë, që në rininë e hershme dëshmoi se është një artist i lindur dhe i vërtetë, për të mos thënë unik dhe i papërsëritshëm, jo vetëm në poezi, por edhe në prozë.

Skënder Sherifi, theksoi më tej folësi, që në librin e tij të parë, pretendoi të jetë unik dhe origjinal, gjë që e u dëshmua në librat e tij të mëvonshëm.

Ai është po aq i thellë dhe njëkohësisht po aq i hapur, theksoi ai, sa që me mjeshtërinë e tij artistike të magnetizon. Kjo tregon se Skënder Sherifi është një artist i pavarur dhe autentik, me një horizont të gjerë dhe universal.

Pastaj e mori fjalën Prof. i filozofisë i Universiteteve franceze “Paris x-Naterre” dhe “Paris II – Asses”. Artan Fuga, një figurë intelektuale e prestigjioze e jetës shqiptare.

Ai në fjalën e tij të rastit u ndal në figurën artistike të Skënder Sherifit, i cili sipas tij, është një artist i intuitës, i shijeve dhe ndjesive të holla artistike që nuk i përket shkollave puro racionale, por është një artist që të befason me universin e tij letrar e intelektual, intuitën e tij të thellë e meditative si dhe me imagjinatën e bujshme dhe shumë interesante.

Pas tyre e morën fjalën dhe disa artistë të tjerë të cilët e çmuan lart artin poetik të Skënder Sherifit dhe figurën e tij prej artisti e intelektuali.

Ndërkohë që katër aktorë të shoqëruar me muzikë klasike, (ekzekutuar nga dy artistë të rinj në piano dhe violë), i lexuan më se 20 poezi nga libri në fjalë, të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyesi Albert Nikolla, si dhe disa poezi në gjuhën frënge.
Me pak fjalë, promovimi i librit me titull: “Bordeline”, i autorit Skënder Sherifi, në Akademinë e Arteve në Tiranë, ishte një ngjarje me rëndësi kulturore, dhe si e tillë ajo nga të pranishmit u prit me shumë entuziazëm dhe dashamirësi.

Këtë rast për lexuesit e “Zëri”-it, është e rëndësishme të theksohet me pak fjalë se autori Skënder Sherifi, është lindur në Viti të Kosovës, më 1954, në një familje me origjinë nga Tropoja. Më 1956 bashkë me familjen, emigron në Belgjikë ku dhe rritet e shkollohet. Për afro 14 vjet qëndron në Paris, ndërsa përreth 6 muaj qëndroi tek poeti e botuesi francez Piere Segers.

Nga viti 1976 – 1980, me qëllim që të njihet me gjuhën dhe kulturën shqiptare qëndroi në Prishtinë, ku falë përkrahjes së disa personaliteteve të njohura të kulturës shqiptare, botoi librin e tij “Lojë e kundërlojë”, kurse më 1989, botoi dhe librin tjetër me titull: “Oksigjen”, (botim i shtëpisë botuese “Faik Konica”).

Pos librave të përmendur më lart, ai ka botuar në frëngjisht dhe: “Pssion”, “Trio e përjetshme (dramë) etj.

Skënder Sherifi është një poet i njohur në Europën frankofone, sidomos me librin e tij të titulluar: “LOVE”, botuar më 2008, libër ky i cili ka një vëllim prej 500 faqesh, i ndërtuar me një strukturë mjaft interesante dhe komplekse, (kushtuar dashurisë së femrave). U mirëprit mjaft mirë nga kritika frankofone dhe si i tillë sipas gazetarëve të seksioneve të kulturës së shtypit belg, radhitet ndër 10 librat më të mirë të shkruar e të botuar në gjuhë frënge për atë vit.

Më Shumë

Vullnetari amerikan synon sistem të qëndrueshëm të financimit për Parkun Kombëtar “Sharri”

Michael Crane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur në Kosovë në nëntor të vitit të shkuar si vullnetar i Korpusit të Paqes....

Presidentja bën nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël

Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të bëjë...

Lajmet e Fundit