20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 8572

KD i UP’së: Ka më shumë kërkesa për bursa se krejt buxheti shtetëror për to, konferencat dhe publikimet shkencore

0

UP-rektorati“Këshilli Drejtues i UP-së, po kërkon mundësitë për zgjidhje përkatëse të kësaj çështjeje. Kërkesat e paraqitura tejkalojnë jo vetëm buxhetin e paraparë për bursa por edhe tërësisht mjetet e destinuara për konferenca dhe publikime shkencore.

Këshilli Drejtues do të rishqyrtojë të gjitha mundësitë në takimin e rregullt të Këshillit Drejtues më 8.5.2014”, thuhet në komunikatën e tyre.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në takimin e sotëm ka trajtuar kërkesat e studentëve lidhur me bursat universitare.

Nga diskutimet doli se zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të kufizimeve buxhetore që ka Universiteti i Prishtinës.

“Këshilli Drejtues i UP-së, po kërkon mundësitë për zgjidhje përkatëse të kësaj çështjeje. Kërkesat e paraqitura tejkalojnë jo vetëm buxhetin e paraparë për bursa por edhe tërësisht mjetet e destinuara për konferenca dhe publikime shkencore. Këshilli Drejtues do të rishqyrtojë të gjitha mundësitë në takimin e rregullt të Këshillit Drejtues më 8.5.2014”, thuhet në komunikatën e tyre.

Këshilli Drejtues i UP-së do të marrë vendim në pajtim me mundësitë financiare dhe gatishmërisë për të bërë kompromis midis kërkesës për rritjen e numrit të bursave dhe fondit të paraparë për publikime shkencore.

Limaj e merr në Nismë edhe një zyrtare të lartë të PDK’së

0

limaj me ajshe matoshiIsh-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj po vazhdon të merr në Nismën për Kosovën edhe zyrtarë të Partisë së Hashim Thaçit.

Limaj ka njoftuar se nga PDK ka kaluar në nismë edhe Ajshe Matoshi, e cila ishte anëtare e Këshillit Drejtues të PDK’së.

“Anëtarja e Këshillit Drejtues të PDK-së znj. Ajshe Matoshi magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, nga sot ka kaluar edhe zyrtarisht në NISMA për Kosovën”, thuhet në fotot e publikuara në Facebook.

Sonte fillon festivali “Hasi Jehon 20014”

0

hasi jehon 214Edicioni i 25-të i Festivalit “Hasi Jehon 20014”, fillon sonte në fshatin Gjonaj të Hasit. Festivali mbahet me 2,3 dhe 4 maj.

Kryetari i ShKA “Malësori” nga Gjonaj, Haziz Hodaj tha se edhe në këtë edicion do të marrin pjesë SHKA-të më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Ai tha se tashmë janë për të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij festivali.

“Të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë pas konfirmimit të pjesëmarrjes së të gjitha trupave artistikë që do të paraqiten në skenën e këtij festivali duke filluar nga ora 18 e 30 minuta të premten në Gjonaj të Hasit”,tha Hodaj.

“Kjo ngjarje e promovimit të ruajtjes së vlerave të begatshme të trashegimisë sonë të pasur kulturore, do të zgjojë kërshërinë e shumë art-dashësve jo vetëm nga komuna e Prizrenit”.

Në këtë edicio do të marrin pjesë 20 shoqëri artistike nga trojet mbarëshqiptare.

Programi

2 maj ( Dita e parë)
1. SHKA Malësori” Gjonaj
2. SHKA “Kemajl Azizi” VITI
4. SHKA “Visaret e Krrabës” Tiranë
5. SHKA “Katarina Josipi” – Zym
6. SHKA “Dardania” B. Curr
7. SHKA”Bresana” – Bresanë

3. maj (Dita e dytë)

1. SHKA “Jehona” Suharekë
2. SHKA “ Pjetër Bogdani” Krumë
3. SHKA nga Obiliqi
4. SHKA “Salih e Feriz Krasniqi”- Malishevë
5. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe
6. SHKA QK “Mati” Mat
7. SHKA “Jahi Hasani” Çegran

4 Maj (Dita e tretë)

1. SHKA Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
2. AKV “Minatori i Ri”& “Lypjani” Kizhnicë&Lypjan
3. SHKA “Shotë Galica” Drenas
5. AKV “Lidhja e Prizrenit”
6. SHKA “Malësori” Gjonaj

 

Ata i bashkon dashuria…

0

Ata-i-bashkon-dashuria-2-320x213Të rrëmbyer nga ankthi i një jete të trazuar, Xheki, Veronika, Ralf, Viktoria dhe Hulio, bëjnë të vetmen gjë që duket se i jep vërtet kuptim kësaj zhurme të pafund. Dashurojnë. Të lumtur, të fyer, të tradhtuar e të rigjetur ata mbërthehen pas njëri-tjetrit për të mos u zhdukur në terr. Një dramë urbane, një komedi e zezë, e cila bërtet qartë e shkoqur: Më mbaj! Një rrëfim i rrëmbyer mbi pesë personazhe të cilët gjenden në caqet e ekzistencës së tyre, shprehur me vërtetësinë dhe ashpërsinë e jetës së përditshme. Një histori e mrekullueshme dhe rraskapitëse mbi dashurinë, e shkruar shkoqur dhe e thënë fort me fjalën, me trupin, ngjyrat dhe tingujt e disa krijuesve skenikë të jashtëzakonshëm. Me një gjuhë skenike të kthjellët, sfiduese e të shpenguar vjen në skenë ajo që prekim me dorë çdo ditë. Me regji të Kled Kapexhiut, nën aktrimin e Marin Orhanasit, Indrit Çobanit, Eglantina Cenos, Ervin Bejlerit dhe Ina Gjoncit, me skenografi të Genc Shkodranit, kostumografi të Gerta Oparakut, muzikën e Delar Turkut, pjesa do të ngjitet sërish këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Sipas regjisorit, vepra është zgjedhur jo për titullin e saj, i cili është parathënie e gjuhës së folur, por për ngjarjen që ngjit në skenë dhe mundësinë që u jep krijuesve për ta rrëfyer atë nëpërmjet një akti artistik, i cili sfidon aftësitë e të gjithëve ne. Nuk duhet të mbetemi pre e etikës së përditshme për të thënë ato që nuk mund të thuhen veçse me emrat që kanë. Kjo shfaqje nuk provokon me fjalën. Dëshiron thjesht të tregojë një histori ndoshta të dëgjuar më parë, por që nuk e ka pasur mundësinë të ngjitet në skenë me një tekst të shkruar me kaq mjeshtri dhe e thënë kaq thjeshtë. Premiera e parë e kësaj pjese ka qenë në Teatrin Broadway të Gerald Schoenfeld, më 11 prill 2011.

Ndërsa më 14 tetor 2011, pjesa shfaqi premierën e saj në Theaterworks, në Hartford, Connecticut. “Wall Street Journal” shkruante se “Ajo çfarë e bën ‘Kapelen’ më shumë se një farsë të shkathët është se subjekti real i z. Guirgis, shndërrohet në relativizëm moral. Ralfi, edhe pse esëll, personazh pa asnjë të metë, i cili në vend të alkoolit pi vetëm pije proteinike dhe predikon ungjillin e të Alkoolizuarve Anonimë, bën atë çfarë do. Xheki nga ana tjetër, duhet të mbajë nën kontroll impulset e tij vetëshkatërruese, por të paktën ai është i vetëdijshëm së qëllimi i të qenët esëll, nuk është të bëhet akoma më eficent në shfrytëzimin e njerëzve. Mos lejoni që titulli idiot t’ju pengojë.

Nëse nuk shkoni, do të humbisni një nga dramat e reja më të bukura që kanë ardhur në Broadway prej kohësh”. Ndërsa “New York Times” shkruante se “drama së cilës nuk guxohet t’i thuhet emri, ka shumë për të treguar.

Komedia e re, vibruese dhe çuditërisht serioze e Stephen Adly Guirgis, u shfaq mbrëmjen e së hënës në teatrin ‘Gerald Schoenfeld’, me një titull që nuk mund të shtypet në shumicën e gazetave apo të përmendet në rrjetet televizive”. Pjesa u prit mirë në premierën që pati një javë më parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo është një vepër për pasionin, i cili na shtyn të veprojmë, të gjejmë kush jemi dhe na tregon se për kë jemi të gatshëm të luftojmë.

Ja kandidatët për të “kënaqur” milioneren seksi

0

25Nina Kristin, 31- vjeçarja seksi, e cila bëri lajm në Gjermani pasi kërkoi një mashkull vetëm për të kaluar pushimet verore në Majorka, tani ka disa mundësi zgjedhjeje.

 

Nina, që njihet edhe si trashëgimtarja e një milioneri, thotë se nuk kërkon angazhim afatgjatë, ndërkohë që mashkulli i verës duhet të jetë më i ri se ajo.

 

Mes aplikantëve ka tipa me muskuj, por edhe një prezantues televiziv.

Terry Richardson arrin të zhveshë edhe Rita Orën

0

RitaOra-tatu i riAi është një fotograf i famshëm, por shumë kontrovers.

Javën e shkuar një modele e akuzoi se i kishte kërkuar seks në këmbim të publikimit të një seti fotosh në një revistë të njohur.

Aftësia e Terry Richardson është se ai arrin të zhveshë yjet.

Njëra prej tyre ësht edhe Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare ka pozuar topless për fotografin e njohur.

Aksident në Rahovec, futet me veturë në garazh

0

vetura ne garazhNjë aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në rrugën Abdullah Bugari në Rahovec, një veture me shpejtësi të madhe është futur në garazhin e pronarit Fidan Dula.

Të aksidentuarit janë nga Rahoveci, fatmirësisht në këtë aksident nuk ka të lënduar, të gjithë personat që ishin në veturë janë në gjendje të mirë shëndetësore,transmeton RahovecPress.

Kamerat e sigurisë në shtëpinë e Fidan Dulës kanë regjistruar momentin e përplasjes së veturës në garazh dhe daljes menjëherë jashtë të personave të aksidentuar në gjendje të mirë.

Ndahet aktorja, i shoqi e tradhtonte me masazhatoren e ‘treshes’

0

Paula PattonPaula Patton është ndarë me bashkeshortin e saj këngëtarin Robin Thicke sepse pretendon se ai kishte një marrëdhënie me një grua tjetër me të cilën cifti kishte pasur një marrëdhënie “treshe”.

Sipas revistës ‘Star’, Paula dhe Robin kishin pasur një marrëdhënie konsensuale me nje masazhatore për dy vjet.
Por Kur Patton, 38 vjeç kuptoi se i shoqi dhe gruaja tjetër, e cila quhet Jasmine, kishin një marrëdhënie dyshe mes tyre të fshehtë nga ajo, aktorja kërkoi divorcin.
Cifti u nda në muajin shkurt por vetëm këto ditë u zbulua shkaku i vërtetë, që paska qenë masazhatorja e treshes.

Teatri i Shekspirit, vjen në Tiranë e Prishtinë

0

teatri i shekspirtiSipas faqes zyrtare të ””Shakespeare””s Globe Theatre”” pas prezantimit në skenën e Teatrit Kombëtar, më datë 10 Qershor do të jetë qyteti i Prishtinës që do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit.

“Globe Teater Shekspir” nga Londra, një nga teatrot më të mëdhenj të botës, më 23 prill shpalli turneun e tij më ambicioz me rastin e 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit. Një turne të jashtëzakonshëm në mbarë globin, pritet të realizohet në një periudhë dy vjeçare me tragjedinë e tij të famshme “Hamlet”. Një aventurë krejtësisht e paparë teatrore e “Hamletit”, i cili do të vizitojë 205 vende, ku do të shfaqet kryevepra e gjeniut të teatrit botëror. Por ky tur botëror i cili zhvillohet në kuadër të 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit, e vendos Shqipërinë në listën e shteteve që “Globe Teater Shekspir” ka menduar të jetë prezent në skenën teatrore dhe shënon një moment të veçantë për teatrin shqiptar. Faqja zyrtare e këtij teatri tregon se një nga kryeqendrat që do kenë fatin të ndjekin “Hamlet” nga “Globe Teater” do jetë dhe Tirana.

Sipas kalendarit të shpallur në faqen zyrtare të “Globe Teater” para pak kohësh vepra “Hamlet” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Tiranë më datë 7 Qershor. E ndërsa ardhja e kësaj trupe të njohur në botë është bërë e ditur se do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin qershor, pas nuk mbeten dhe Kosova apo dhe Mali i Zi. Po sipas faqes zyrtare të “Globe Teater Shekspir” pas prezantimit që është menduar të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar, më datë 10 Qershor do të jetë qyteti i Prishtinës që do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit, për të vazhduar turin botëror edhe në Malin e Zi.

Por pjesë e turit botëror është dhe qyteti i Shkupit, ku aktorët e njohur britanikë do të ndalen më datë 5 qershor, dy ditë para se të mbërrijnë në Tiranë. Para dy vitesh në kuadrin e lojërave Olimpike që u mbajtën në Londër, “Globe Teater” i Shekspirit organizoi për herë të parë në këtë teatër Festivalin Botëror të Shekspirit me të gjitha veprat e gjeniut. Ku një nga 37 trupat pjesëmarrëse në këtë festival botëror ishte dhe trupa e Teatrit tonë Kombëtar me veprën “Henri VI /pjesa e dytë”.
“Hamleti”, e cila është përzgjedhur nga “Globe Teater” për të qenë pjesë e turit botëror, njihet si tragjedia e një princi të rrënuar me pavendosmëri dhe hakmarrje, por që do të flasë me publikun në kultura dhe sistemeve të ndryshme politike. Për këtë shfaqje janë angazhuar 16 aktorë. / KultPlus

Isa Mustafa:Duart në xhepa sepse na vjedh Qeveria

0

Isa Mustafa LDKNe i mbajmë duart në xhepa, sepse i ruajmë që mos të na vjedh kjo qeveri. Kështu i është kundërpërgjigjur kritikave të kryeministrit Thaçi, lideri i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media.

Ndërsa ka pohuar se të gjitha kritikat në adresë të LDK-së po bëhen pasi që kjo parti paraqet fituesin potencial.

Mustafa, po ashtu ka thënë se në takimin me liderë janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor. Ndërsa tha se liderët prapë do të takohen të hënën.

Ai ka folur edhe për arrestimet e fundit në të cilat është i përfshirë deputeti i LDK-së, Naset Osmani, ku tha se drejtësia duhet ta bëjë punën e vet, por nuk guxon të bëjëselektime.

“Drejtësias selektive, nuk i ndihmon drejtësisë në vend dhe se drejtësia nuk duhet të zhvillohet në formë të fushatës”, tha ai.