18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Teatri i Shekspirit, vjen në Tiranë e Prishtinë

teatri i shekspirtiSipas faqes zyrtare të ””Shakespeare””s Globe Theatre”” pas prezantimit në skenën e Teatrit Kombëtar, më datë 10 Qershor do të jetë qyteti i Prishtinës që do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit.

“Globe Teater Shekspir” nga Londra, një nga teatrot më të mëdhenj të botës, më 23 prill shpalli turneun e tij më ambicioz me rastin e 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit. Një turne të jashtëzakonshëm në mbarë globin, pritet të realizohet në një periudhë dy vjeçare me tragjedinë e tij të famshme “Hamlet”. Një aventurë krejtësisht e paparë teatrore e “Hamletit”, i cili do të vizitojë 205 vende, ku do të shfaqet kryevepra e gjeniut të teatrit botëror. Por ky tur botëror i cili zhvillohet në kuadër të 450 vjetorit të lindjes së Shekspirit, e vendos Shqipërinë në listën e shteteve që “Globe Teater Shekspir” ka menduar të jetë prezent në skenën teatrore dhe shënon një moment të veçantë për teatrin shqiptar. Faqja zyrtare e këtij teatri tregon se një nga kryeqendrat që do kenë fatin të ndjekin “Hamlet” nga “Globe Teater” do jetë dhe Tirana.

Sipas kalendarit të shpallur në faqen zyrtare të “Globe Teater” para pak kohësh vepra “Hamlet” do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Tiranë më datë 7 Qershor. E ndërsa ardhja e kësaj trupe të njohur në botë është bërë e ditur se do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar në muajin qershor, pas nuk mbeten dhe Kosova apo dhe Mali i Zi. Po sipas faqes zyrtare të “Globe Teater Shekspir” pas prezantimit që është menduar të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar, më datë 10 Qershor do të jetë qyteti i Prishtinës që do të presë një nga trupat më të njohura në botë, që do të sjellë në skenë tragjedinë e Shekspirit, për të vazhduar turin botëror edhe në Malin e Zi.

Por pjesë e turit botëror është dhe qyteti i Shkupit, ku aktorët e njohur britanikë do të ndalen më datë 5 qershor, dy ditë para se të mbërrijnë në Tiranë. Para dy vitesh në kuadrin e lojërave Olimpike që u mbajtën në Londër, “Globe Teater” i Shekspirit organizoi për herë të parë në këtë teatër Festivalin Botëror të Shekspirit me të gjitha veprat e gjeniut. Ku një nga 37 trupat pjesëmarrëse në këtë festival botëror ishte dhe trupa e Teatrit tonë Kombëtar me veprën “Henri VI /pjesa e dytë”.
“Hamleti”, e cila është përzgjedhur nga “Globe Teater” për të qenë pjesë e turit botëror, njihet si tragjedia e një princi të rrënuar me pavendosmëri dhe hakmarrje, por që do të flasë me publikun në kultura dhe sistemeve të ndryshme politike. Për këtë shfaqje janë angazhuar 16 aktorë. / KultPlus

Më Shumë

Shpërthimi në Ujman, Kurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti...

Motoçiklisti lëndohet rëndë pasi u godit nga vetura

Një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur sot në Prizren, në rrugën “Beteja e Kabashit”. Lajmin...

Lajmet e Fundit