I dështon shfuqizimi i vendimit, për të cilin është paditur

SalimJonuziKuvendi i Komunës së Dragashit, në mbledhjen e fundit nuk e ka shfuqizuar vendimin e marrë nga legjislatura e kaluar, e për të cilin janë paditur kryetari aktual i Komunës, Salim Jenuzi, si dhe ish-kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj. Në pikën e tretë të rendit të ditës ishte paraparë që të shfuqizohej Vendimi, me të cilin i merren pronat Ndërmarrjes Bujqësore “Sharrprodhimi”, për t’i kthyer ato në pronësi të Komunës. Por, kjo pikë u kundërshtua, fillimisht nga këshilltari i PDK-së, Granit Rifaj, për tu pasuar edhe nga këshilltarët e LDK-së dhe shumë të tjerë. Si rezultat, për trajtimin e kësaj pike votuan vetëm 11 këshilltarë, ndërkohë që për largimin e saj nga rendi i ditës, votuan 15 këshilltarë.

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka gjithsej 27 këshilltarë, prej të cilëve PDK-ja, me 8 këshilltarë, rezulton e para, ndërkohë që pushtetin e ndanë në koalicion me partitë tjera, përpos LDK-së rivale, e cila ka 7 këshilltarë dhe ndodhet në opozitë. Përkundër kësaj, sot u pa se diçka nuk funksionon brenda këtij koalicioni, madje edhe brenda vetë PDK-së. Anulimi i këtij vendimi do ta hiqte barrën që bie mbi kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, i cili po gjykohet pikërisht për këtë vendim, për të cilin u konstatua se është marrë jashtëligjshëm dhe kryetari Jenuzi nuk është dashur të jap urdhër që organet komunale ta bartin pronën, nga ndërmarrja “Sharrprodhimi” tek Komuna./Radio Sharri/

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit