18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjykata për UÇK-në votohet pa debat

Gjykata-qekiqiJanë marrë të gjitha masat që votimi i Gjykatës Speciale të rezultojë i suksesshëm. Thirrja për votë pro ka ardhur edhe nga Shtëpia e Bardhë. Në Kosovë, liderët partiakë, përjashtuar Vetëvendosjen, u kanë kërkuar deputetëve të tyre të jenë prezentë në Seancë
Deputetët janë vënë nën presionin e brendshëm e ndërkombëtar për të përmbushur një detyrë të mërkurën paradite: të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale me mandat trajtimin e aktakuzave të mundshme për krimet e luftës që pretendohet se i ka kryer UÇK-ja. Madje atyre do t’u mohohet e drejta për debat, para votimit – shkruan Koha Ditore.

Seanca plenare që do të nisë në orën 10:00, nuk do të zgjasë shumë. Dy pika të rendit të ditës do t’i ketë në agjendë.

E para ka të bëje me votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mbi Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, dhe e dyta me votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e këtij misioni.

Të dyja projektligjet përmbajnë dispozita për themelimin e Gjykatës që do të trajtojë aktakuzat e mundshme që dalin nga një hetim i bazuar në raportin e senatorit Dick Marty, në të cilin, midis tjerash, flitet edhe për trafikim organesh të pengjeve të luftës.

Sipas burimit të gazetës, deputetëve, midis të cilëve një numër i madh që kanë qenë pjesë e UÇK-së, nuk do t’u jepet rasti të shprehin pikëpamjet për këtë gjykatë.

/Koha Ditore

Më Shumë

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Moti sot me temperatura në rënie, priten reshje shiu

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe...

Lajmet e Fundit