20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8634

Ikë nga PDK-ja, kalon në NISMA për Kosovën

0

Muj krasniqiPDK-ja në Malishevë nuk i ka punët mirë me anëtarët e vetë . Ata po i ikin çdo ditë dhe po “shkrihen’ në Nisma për Kosovën.

Kryetari i nëndegës së PDK-së në fshatin Panorc, dhe anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së Malishevë Mujë Sahitaj, ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ai aktivitetin dhe angazhimin politik, do ta vazhdojë në subjektin NISMA për Kosovën.

“Duke analizuar situaten poltike në Kosovë pas krijimit të subjektit të ri NISMA për Kosovën dhe duke besuar në udhëheqisin e NISMËS si njerëz të përkushtuar për të mirën e vendit ka ardhur në perfundim ta paraqet këtë dorëheqje”.

“Kryesia e NISMA për Kosovën në Malishevë, e ka mirëpritur këtë dorëheqje dhe ka falënderuar për mbështetje në rrugëtimin tonë politik me qellim të ndryshimit të gjendjes në vendin tonë”. /PrizrenPress.com/

 

 

Matoshi: PDK, pësoi dëm kolateral nga NISMA

0

Limaj-KrasniqiLargimi i Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nga Partia Demokratike e Kosovës, thuhet se i ka shkaktuar një dëm kolateral partisë në pushtet, të pakten kështu konsiderojnë njohës të çështjeve politike.
Nga ana tjetër, anëtar të PDK-së, konsiderojnë se largimi i tyre nuk është instrument që e dëmtojnë partinë e Hashim Thaçit.

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se “Nisma” objektivisht synon që ta dëmtojë PDK-në duke i dhënë vetes mundësinë që të akomodohet në Kuvendin e Kosovës.

“PDK edhe zyrtarisht është e ndarë në dy fraksione, i udhehequr nga Limaj dhe Krasniqi, që objektivisht synon që ta dëmtojë PDK-në duke i dhënë mundësi vetvetes për tu akomoduar në Kuvendin e ardshëm”, ka thënë Matoshi për Indeksonline.

Sipas tij, nëse jo nismë e kalon pragun, lidershipi i saj do të jetë i kënaqur.
“Një dëm kolateral ta quaj, i ka shkaktuar me vet faktin që e ka marrë Malishevën me tendencë për tu zgjedhur edhe në zona tjera të vendit, por nuk i ka shkaktuar dëme në përmasa që do të ishin fatale për PDK-në”, ka shtuar Matoshi.

Nga ana tjetër, anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, konsideron se largimi i Limajt dhe Krasniqit nuk janë, instrument që e dëmtojnë PDK-në.
“Jo, largimi i Famir Limajt dhe Jakup Krasniqit, nuk janë instrument që e dëmtojnë Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Mustafa, thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të këtyre liderëve nga PDK.
“Arsyet e largimit të tyre, nuk janë të njohura për mu, nuk i di”, ka shtuar Mustafa.
Ndërkohë që drejtues të “Nisma”, shprehen optimisit për të ardhmen e kësaj partie, duke thënë se pavarësisht se ka një kohë të shkurtër që është themeluar, janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare.

Kuçi: FARK’u ka ekzistuar

0

Blerim KuciBlerim Kuçi, sekretari organizativ i AAK-së, nuk ka mohuar ekzistimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, ndërkaq pranon se Ligji për Veteranët ka mangësi.
Megjithatë ai beson se ky ligj me kohë do të përmirësohet. “Ligji për Veteranët është i mirë, por ai ka mangësi pasi në të nuk u futën edhe propozimet e LDK-së”, u shpreh Kuçi.

I pyetur për ekzistimin e FARK-ut, ai nuk ka mohuar një gjë të tillë, por tha se derisa flitet për ekzistimin e tij, atëherë do të thotë se ka ekzistuar FARK-u.

Këto deklarata Kuçi i bëri të dielën në një konferencë për media, në të cilën ka folur për zhvillimet organizative në AAK.

Duke folur ndërkaq për themelimin e Tribunalit, Kuçi tha se krijimi i tij në Kosovë nuk është i drejtë, por se tani institucionet janë para një akti të kryer.

Ai tha se për themelimin e këtij tribuinali nuk kanë qenë të njoftuar, ndërkaq themelimin e tij e sheh si pasojë të një menaxhimi të keq të qeverisjes së Thaçit./express/

Ëmbëlsia në muzën e zezë të Elinës

0

Elina Duni“Sepse muza e zezë nuk është e zezë, por në këtë album lidhet me errësirën, misterin dhe një lloj melankolie ku ka dritë. Mua po ashtu më pëlqen kjo lidhja z-z-z, tri z-ja, muza e zezë, që dikujt mund ti tingëllojë e çuditshme. Këngët kanë tituj misteriozë, që nuk i japin të gjitha përgjigjjet”, vazhdon Elina Duni.

Jo domosdoshmërisht ka të bëjë me vdekjen, por edhe kjo është e zezë. Emocioni i natës, thellësia dhe zëri i saj vijnë shumë të ëmbla për të qenë të zeza. As skena ku ajo këndon nuk është e tillë. Rregull të parë e ka këndimin këmbëzbathur, ndërsa me një këmishë të bardhë ajo e vulos idenë e një thjeshtësie që për të duket perfeksioni më i madh në imperfeksionin e një personi.

Shqipërinë, bariun, dashurinë i ka përmbledhur mirë me të ardhur në Prishtinë. Të shtunën mbrëma, Elina Duni me disa muza të zeza nga një muzë e madhe e zezë ishte mishërimi i DAM festivalit, i cili këngëtaren shqiptare që jeton tash e sa vite jashtë Shqipërisë e solli në bashkëpunim me po ashtu një artist tjetër shqiptar që jeton në Francë, Vlashent Sata.

Duni, unike, nisi mbrëmjen e së shtunës me meloditë e saj të reja nga albumi që para pak ditësh u promovua në Shqipëri, ndërsa pati një premierë botërore edhe në Prishtinë. Mes “Në Tiranë”, një këngë ku këngëtarja tregon një inercion që shpesh e tërheq drejt këtij qyteti, u zëvendësua “Në Prishtinë” e ku këngëtarja thotë se po ashtu e ndjen veten mirë.

“Prishtina është gjithmonë një emocion që unë kam dëshirë ta përjetoj. Është ndryshe kur publikut i këndon këngë që ai i di, shembull si këngët shqiptare të vjetra, dhe ndryshe si tani që po vij me dicka të re. Megjithatë, e shoh se këngët kanë depërtuar dhe ky është emocioni më i madh për artistin, kur sheh se kënga e tij hyn në dikë tjetër” thotë Elina për KultPlus.

Këngëtarja e tanimë shumë cmimeve pati përkrah në skenë muzikantët si Enes Bajramliqi, Armend Xhaferi, Gent Rushi e Ermal Rodi, ndërsa solli një pjesë të mirë të albumit dhe këngëve disa prej të cilave i ka shkruar vetë ajo. S`kishte si të mos vinte në këtë koncert, muzikalisht, edhe nëna e këngëtares, shkrimtarja Besa Myftiu, kjo në rolin e tekstshkrueses në njërën prej këngëve të Elinës.

“Ishte një koncert pak i brishtë, por cdo premierë e ka këtë gjë. E kaluara dhe e ardhmja shkojnë bashkë dhe këtu nuk ka dilemë” pohon Duni.

“Sepse muza e zezë nuk është e zezë, por në këtë album lidhet me errësirën, misterin dhe një lloj melankolie ku ka dritë. Mua po ashtu më pëlqen kjo lidhja z-z-z, tri z-ja, muza e zezë, që dikujt mund ti tingëllojë e cuditshme. Këngët kanë tituj misteriozë, që nuk i japin të gjitha përgjigjjet” vazhdon Elina Duni.

“Muza e zezë” do të përkthehet edhe në anglisht, sepse këngëtarja thotë se edhe pse është i destinuar si album për shqiptarët kudo, ka interes që këngët të dëgjohen edhe në gjuhën angleze.

E gjatë të njëjtës natë, ëmbëlsisht afër saj erdhi edhe dikush tjetër. Ai është një zë dhe figurë më pak e njohur se Duni, por që nuk ia lë keq kësaj kur vie fjala për emocionin dhe brishtësinë e paraqitjes skenike. Vlashent Sata, artist shqiptar, erdhi për herë të parë në një skenë kosovare.

Ai nisi me “Ëmbël” një nga pjesëmarrjet e tij në festivalin TOP FEST në Shqipëri, ndërsa vazhdoi edhe me pak këngë nga repertori i tij.

“Si mysafir i Elinës, që për mua mbetet një artist dhe një njeri i mirë, nuk pata mundësi të eksploroj shumë prej këngëve të mia, por për mua të jesh në këtë skenë pranë Elinës është kryevepër” pohon Sata për KultPlus.

“Natyrisht që do të vij prapë në Prishtinë sepse e shoh se ka një dashamirësi të publikut dhe një ngrohtësi që ata ditën të ma ipnin sa isha në skenë. Në projekte të tjera më të mëdha do të jemi prapë në Prishtinë” shtoi Sata.
“Në qershor do të mund të jem në Prishtinë” përfundoi Elina Duni.

Thaçi: Vendimi i AP të NATO-s, thelbësor drejt integrimit në Aleancë

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar tej mase vendimit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila vendosi që Kosova të ketë statusin e vendit vëzhgues në AP të NATO-s.

Në një postim të tijin në Facebook, Thaçi thotë se vendimi do të bëhet i plotfuqishëm në fund të majit.

“Lajm i mrekullueshëm nga Asambleja Parlamentare e NATO. Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO AP. Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO AP. Hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, ditën e djeshme, Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues në AP të NATO-s, ndërkaq në të njëjtën kohë është përjashtuar Rusia nga ky organ.

Verifikimi i veteranëve përmbyllet në qershor

0

UCK-veteranetProcesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së pritet të përfundojë deri më 15 qershor. Kështu ka thënë kryeministri, Hashim Thaçi. E, Agim Çeku, që drejton komisionin për verifikimin e statusit të veteranëve, ka thënë se janë duke punuar maksimalisht për ta përmbyllur këtë proces.

“Është një lajmërim prej 60 mijë vetave që kanë konkurruar dhe tash duhet të bëhet verifikimi i të gjithëve. Lista do të bëhet edhe publike që të kemi një listë vërtetë të sakët dhe të pranueshme. Ne mendojmë deri kah 15 qershori të kemi finalizimin dhe pastaj do të bëhet publike dhe natyrisht do të kemi edhe opinionet e të tjerëve. Por shpresoj se më së largu deri në fillim të korrikut do të përmbyllet”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku ka bërë të ditur për “Epokën e re” se janë duke punuar maksimalisht që të përfundojë sa më shpejt ky proces.

“Të gjitha komisionet dhe nënkomisionet janë duke punuar ditë e natë dhe ne do të tentojmë që në një përudhë sa më të shkurtër të përfundojë procesi i verifikimit të veteranëve. Të gjitha nënkomisionet janë duke punuar si dhe të gjithë zinxhirët komandues të zonave operative janë duke e bërë verifikimin”, është shprehur Çeku.

Topi: Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë ngjashmëri

0

BamirTopi-FRDIsh-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, nuk mendon se përkatësia kombëtare e popullatës shumicë ka bërë që Kosova dhe Shqipëria të jenë vendet e vetme në rajon që kanë ngelur shumë mbrapa anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai mendon se politikanët në Kosovë dhe ata në Shqipëri kanë shumë ngjashmëri mes vete.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ish-presidenti që tash ka bërë subjektin e tij politik në Shqipëri, Frymën e Re Demokratike, ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është më e vështirë për shkak të specifikave politike, derisa ajo e Shqipërisë, sipas tij, do të duhej të ishte më e lehtë.

“Nëse në rastin tuaj ka edhe elemente të tjera, në Shqipëri fajtori i vetëm që vendi nuk është kandidat për anëtarësim në BE, janë politikanët shqiptarë. Nëse do të demonstronim një politikë më të matur dhe më të kujdesshme, standardet do të ishin realizuar më shpejt. Duhet ndarë sa i përket integrimit ndonëse fizionomia e politikanëve është deri diku e ngjashme”, ka thënë Topi.

Ngjashmëria e politikanëve në Kosovë e Shqipëri, sipas tij, ka të bëjë me përpjekjen e secilit për të tërhequr gjithçka kah “parcela e tij politike”, shpesh edhe duke harruar se janë disa çështje të interesit kombëtar, që janë më të rëndësishme se këto parcela.

“Në përgjithësi shoh shumë ngjashmëri. Ka dhe elementë pozitivë por ka edhe shumë negativë, thënë të drejtën. Me sa duket, kemi huazuar shumë ndaj njëri-tjetrit kulturën e të bërit politikë dhe të prezantimit të saj në institucione”, ka thënë Topi.

Ai ka folur me rezerva për suksesin e qeverisë Rama dhe nuk ka kursyer kritikat për qeverisjen e kaluar të Sali Berishës.

Institucionet e mirëfillta shpërbërja e problemit

0

Ali HerticaMr.Ali Hertica

Telashet e të rinjëve shpesh kanë një marrëdhënie të dobët me institucione si familja , shkolla dhe xhami apo kishë . Si rezultat , ata nuk i marrin vlerat tradicionale me të, por atë të kulturës se rrugës .Këta janë të prirur nga pak për tu bërë , qenia e fortë dhe dhunues . Elhadioui thotë, se , studente në Universitetin Erasmus . Elhadioui ka disa këshilla për komunat se si ata mund ti trajtojë . Në radhë të parë duhet që komuna të dalë me një përshkrim të duhura realiste të përcaktim dhe se dyti , shkaku duhet të kërkohet në fushën kulturore për të rinjët . Prandaj , komuna duhet të hedhë sy sjelljes së problemit në integrimin e të rinjëve në institucionet tradicionale . Këto organizata të interesit mund të luajnë një rol të rëndësishëm . Ata mund të veprojnë si një tampon midis kulturës së rrugës dhe institucioneve zyrtare . ” Iliass Elhadioui ndihmoi në raportin ‘ midis shëtitësit dhe fyrësit.

Sociologu Elhadioui hulumtoi një sfondë maroken në Maassluise kryetarin e Qarkut ,ku nuk është se të rinjtë janë maroken , por ata janë shumë pak maroken . Ata janë shkëputur nga zonat natyrore ku vlerat tradicionale janë miratuar si familja , xhami dhe shkolla . “Në Maassluis ai dukej në çfarë efekti e” projektit të shoqërimit maroken të rinjve të vetëorganizimit Fondacioni Umeti Wahidah , ka pasur një sjellje të shkurtër . Hulumtimi i tij tregoi se sjellja ngacmuese e të rinjve në rrethin ka rënë . Tridhjetë për qind në dy vitet në studimin e tij Elhadioui thekson faktorët e suksesshëm të qasjes në Maassluis , edhe pse çdo qasje duhet të përshtatet për çdo mjedis dhe Elhadioui grup në bazë të hulumtimit të tij dha një varg këshillash ” Komuna duhet të dalë me një përshkrim dhe përkufizim të caktuar . Në disa komuna dikush në cep të rrugës për të biseduar siç shihet në lartësi më të rinj . Por gjithashtu duhet kohë e pranueshme ata në rrugë , por nuk shkaktojnë një telash . ” Elhadioui Beke përdorur tipologjinë për të dalluar mes grupeve të ndryshme rinore . Dallim së pari , janë edhe grupet e të rinjve mundimshëm , që rri në rrugë , ndonjëherë shumë e zhurmshme dhe nganjëherë të sjelljeve vogla të vandalizmit . Pastaj ka grupe rinore . Ata janë më të përhapura në lagje , nganjëherë sulmojnë kalimtarët, ata shkatërrojnë gjërat dhe janë shpesh vështirë për tu korrigjuar, së fundi janë grupet rinore kriminale . Këto grupe rinore kriminale nuk janë për t’u marrë me të . Metodologjinë e Elhadioui Një qasje e vështirë është e nevojshme për ta.

Komunat duhet të kuptojnë rrënjët e sjelljes së problemit më të mirë . Problemi është së pari shpesh si një problem i integrimit se si njerëzit sillen në Marok , ose sjellja e prindërve të tyre . Ajo duket më shumë si ajo që ju shihni në geto amerikane apo banlieues franceze . Ata janë të integruar në mjedisin e tyre , dhe që nga rritje deri në lagjet e trazuar ata integrohen shtatëdhjetë për qind e të rinjëve marokien janë të rrugës . Prandaj është e gabuar në diskursin publik , se sjellja problemi është kultura . Është se të rinjtë rrugë kanë një ushtrim të dobët bonove , ata nuk shkojnë në xhami . Sjellja është shkaktuar nga ndërprerja e institucioneve tradicionale . ” Elhadioui quan këtë integrim në kulturën rrugë një proces të integrimit në rënie . Problemi i vërtetë është shkyçja nga institucionet tradicionale dhe të shkrihen në një kulturë rrugë që shpesh nxit sjellje të padëshirueshme . ” Të rinjtë që janë brenda institucioneve kryesore janë shpesh të një arsimimi të mirë , një punë dhe ata e bëjnë sportive . Të rinjtë të cilët shkaktojnë probleme shpesh kanë një marrëdhënie të dobët me prindërit e tyre , nuk janë praktikuar në xhami , nuk shkojnë në shkollë , nuk punojnë dhe nuk marrin pjesë në sporte . ”

Që nuk ka ” shpërbërja ” duhet përsëri të jetë çdo të detyrueshme . ” Në komunat përpjekje duhet të bëhen për të punuar për të lidhur të rinjtë . Përsëri ” Kjo është më e lehtë tha se bëhet dhe qasja do të jetë e ndryshme në çdo rreth . E rëndësishmja , sipas Elhadioui gjithmonë ka vepruar që në atë nivel rrethi , se ka një qasje të integruar që përfshin partneritete joortodoks janë të lidhur dhe që komunat të njohin rëndësinë e organizatave të arritshme vetë-ndihmë . Këto mund të përdoret si një stacion mënyrë në mes të rrugës dhe funksionit të institucioneve tradicionale , dhe duke bërë lëvizje për integrimin më të vogël institucional . Elhadioui quan Fondacioni Umetit Wahidahkryetarin e bashkisë së Qarkut në Maassluis si një studim të suksesshëm të rastit . Këtu filloi një hap ku të rinj në projekt ” vullnetar të komunitetit lokal maroken rinjve Udhëzime maroken . Ata kanë zhvilluar aktivitete për të rinjtë . Përveç sporteve Fondacioni i arritshëm ka organizuar edhe aktivitete sociale dhe etike qëFondacioni ka kërkuar për të . Një ndryshim në mentalitet midis shkakut të rinjve Për më tepër , nuk janë ndërmarrë edhe aktivitete funksionale që synojnë integrimin e të rinjve në shkollë ose në tregun e punës . ” Në Maassluis është reduktuar kjo sjellje në dy vjet nga tridhjetë për qind nga vetë- organizimi si një ndarje në mes të rrugës dhe të xhamisë dhe funksioni edukativ . Përmes një ndarje të tillë është një shkallë më pak . Ata janë të joshur nga aktivitetet argëtuese të ulëta , pasi ata kishin filluar aktivitetet arsimore që të rinjtë do të largohet nga vlerat e kulturës rrugë dhe të lirshëm me veten e tyre do të sillen . Mjeshtërisht përsëri në këtë hap mund të bëhen për institucionet tradicionale . ” Është e rëndësishme që në këtë vetë-organizim të ndërmjetëm njerëzit të punojnë ku të rinjtë ndjejnë se ata e kuptojnë botën e tyre . ” Duhet të ketë një identifikim emocional me mbikëqyrësit dhe veçanërisht respektimin e tyre

 

Portretet e të famshmëve me pulla e pirunë

0

Portretet-beckham-ajnshtajnFrizura e futbollistit me nam David Beckham ka marrë formë nga pirunë të plastikës. Hunda e presidentit amerikan Barack Obama e flokët e fizikanit Ajnshtajn janë improvizuar me copa lodrash të fëmijëve.

Por, për t’iu dhënë formë imazheve të tyre, një artiste britanike përdor gjithçka që gjen: prej pullave, rruaza, lugë makiatosh e deri te stolitë jashtë përdorimit e kapëset e perdeve, shkruan Koha Ditore.

Jane Perkins është artistja e cila që nga viti 2008 mbledh materiale të tilla dhe formëson portrete personalitetesh. Baza e tyre janë portrete a foto të tyre që janë realizuar nga artistë të njohur. Në stilin e saj ribën edhe kryevepra. “Mona Lisa” e Leonardo da Vincit apo “Luledielli” i Van Gogh janë vetëm dy prej tyre.

Iu desh një kohë e gjatë për të kuptuar se kjo është ajo që e bën të lumtur. Që nga fëmijëria ajo ishte e pasionuar pas artit. Për 17 vjet kishte punuar si infermiere, e 10 vjet të tjera i kishte kaluar në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët e saj. Ka marrë diplomë për tekstil në “Somerset College of Arts and Technology” në qytetin Taunton të Anglisë.

E për provimin përfundimtar ajo kishte bërë një punim ku kishte përdorur për herë të parë objekte të tilla. Që nga ajo ditë, ajo e kishte kuptuar se kjo është rruga që ajo do të ndjekë.

PDK në telashe me Tribunalin

0

PDK-logo8-07Procesi i themelimit të një Gjykate Speciale ku do të gjykoheshin pretendimet e raportit të Dick Martyt, ka hyrë në fazën përfundimtare apo më mirë të thuhet në pjesën më të vështirë. I tërë ky proces pritet të finalizohet me një votim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa qysh tash kanë nisur telashet në këtë drejtim.

Shumë deputetë të partisë në pushtet – PDK, hezitojnë të votojnë për këtë çështje, pasi të njëjtën kanë qenë vetë të angazhuar në luftë dhe këtë proces e shohin si goditje ndaj luftës.

Një zyrtar i lartë në PDK i ka thënë gazetës Tribuna, se kreu i saj Hashim Thaçi, po përballet me presion të madh dhe telashe brenda partisë së tij, pasi deputetët e kësaj partie nuk po e presin mirë idenë se duhet votuar për këtë dokument.

“Është shumë vështirë të binden këta deputetë dhe këtë në drejtim kreu i partisë është duke punuar, por ka hezitime të mëdha. Do të presim dhe të shohim se si do rrjedhin gjërat në këtë drejtim”, ka thënë ky burim.

Gazeta ka provuar gjatë tërë ditës së shtunë që të kontaktojë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Tribuna/