Verifikimi i veteranëve përmbyllet në qershor

UCK-veteranetProcesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së pritet të përfundojë deri më 15 qershor. Kështu ka thënë kryeministri, Hashim Thaçi. E, Agim Çeku, që drejton komisionin për verifikimin e statusit të veteranëve, ka thënë se janë duke punuar maksimalisht për ta përmbyllur këtë proces.

“Është një lajmërim prej 60 mijë vetave që kanë konkurruar dhe tash duhet të bëhet verifikimi i të gjithëve. Lista do të bëhet edhe publike që të kemi një listë vërtetë të sakët dhe të pranueshme. Ne mendojmë deri kah 15 qershori të kemi finalizimin dhe pastaj do të bëhet publike dhe natyrisht do të kemi edhe opinionet e të tjerëve. Por shpresoj se më së largu deri në fillim të korrikut do të përmbyllet”, ka thënë Thaçi.

Edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku ka bërë të ditur për “Epokën e re” se janë duke punuar maksimalisht që të përfundojë sa më shpejt ky proces.

“Të gjitha komisionet dhe nënkomisionet janë duke punuar ditë e natë dhe ne do të tentojmë që në një përudhë sa më të shkurtër të përfundojë procesi i verifikimit të veteranëve. Të gjitha nënkomisionet janë duke punuar si dhe të gjithë zinxhirët komandues të zonave operative janë duke e bërë verifikimin”, është shprehur Çeku.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit