Portretet e të famshmëve me pulla e pirunë

Portretet-beckham-ajnshtajnFrizura e futbollistit me nam David Beckham ka marrë formë nga pirunë të plastikës. Hunda e presidentit amerikan Barack Obama e flokët e fizikanit Ajnshtajn janë improvizuar me copa lodrash të fëmijëve.

Por, për t’iu dhënë formë imazheve të tyre, një artiste britanike përdor gjithçka që gjen: prej pullave, rruaza, lugë makiatosh e deri te stolitë jashtë përdorimit e kapëset e perdeve, shkruan Koha Ditore.

Jane Perkins është artistja e cila që nga viti 2008 mbledh materiale të tilla dhe formëson portrete personalitetesh. Baza e tyre janë portrete a foto të tyre që janë realizuar nga artistë të njohur. Në stilin e saj ribën edhe kryevepra. “Mona Lisa” e Leonardo da Vincit apo “Luledielli” i Van Gogh janë vetëm dy prej tyre.

Iu desh një kohë e gjatë për të kuptuar se kjo është ajo që e bën të lumtur. Që nga fëmijëria ajo ishte e pasionuar pas artit. Për 17 vjet kishte punuar si infermiere, e 10 vjet të tjera i kishte kaluar në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët e saj. Ka marrë diplomë për tekstil në “Somerset College of Arts and Technology” në qytetin Taunton të Anglisë.

E për provimin përfundimtar ajo kishte bërë një punim ku kishte përdorur për herë të parë objekte të tilla. Që nga ajo ditë, ajo e kishte kuptuar se kjo është rruga që ajo do të ndjekë.

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit