PDK në telashe me Tribunalin

PDK-logo8-07Procesi i themelimit të një Gjykate Speciale ku do të gjykoheshin pretendimet e raportit të Dick Martyt, ka hyrë në fazën përfundimtare apo më mirë të thuhet në pjesën më të vështirë. I tërë ky proces pritet të finalizohet me një votim në Kuvendin e Kosovës, ndërsa qysh tash kanë nisur telashet në këtë drejtim.

Shumë deputetë të partisë në pushtet – PDK, hezitojnë të votojnë për këtë çështje, pasi të njëjtën kanë qenë vetë të angazhuar në luftë dhe këtë proces e shohin si goditje ndaj luftës.

Një zyrtar i lartë në PDK i ka thënë gazetës Tribuna, se kreu i saj Hashim Thaçi, po përballet me presion të madh dhe telashe brenda partisë së tij, pasi deputetët e kësaj partie nuk po e presin mirë idenë se duhet votuar për këtë dokument.

“Është shumë vështirë të binden këta deputetë dhe këtë në drejtim kreu i partisë është duke punuar, por ka hezitime të mëdha. Do të presim dhe të shohim se si do rrjedhin gjërat në këtë drejtim”, ka thënë ky burim.

Gazeta ka provuar gjatë tërë ditës së shtunë që të kontaktojë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Tribuna/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit