17.8 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025
Home Blog Page 8642

Haradinaj pjekë dhe shpërndanë plesakvica në Suharekë

0

Ramushi  me pleskavicaPasi që nominoi edhe zyrtarisht Bali Muharremajn kandidatë të AAK-së për Suharekë, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj u përkujdes për një ‘befasi’ në të mirë të qytetarëve të këtij qyteti.

Bashkë me Muharremajn, Blerim Kuçin kryetarin aktual të Suharekës dhe strukturat tjera të partisë, Haradinaj ‘ndezi skarën’ dhe vuri përparësen. Në parkun “Jeta e Re”, Haradinaj edhe ‘poçi’ kandidaturën e Muharremajt, kurse të pranishmeve iu shpërndau hamburgerë dhe pije, shkruan Orainfo.

Në qytetin që qeverisë AAK-ja, Haradinaj ngazëlleu qytetarët pasi që edhe shërbimin e bëri vet, diçka e pa parë më herët në politikën kosovare.

Në anën tjetër, Muharremja u zotua se do të punojë me të gjithë, derisa tha se AAK-ja sërish do të qeverisë me këtë qytet.

4 shtatori, afati i fundit për certifikimin e partive

0

KQZ kosoveNga 3 korriku deri më 4 shtator është afati për çertifikimin e partive të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, zgjedhje këto që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti. Kështu është bërë e ditur nga KQZ, e cila ka sqaruar se të gjitha partitë, që janë gjobitur ndonjëherë, për çfarëdo lloj arsye, nuk mund të certifikohen pa i paguar ato.

Partitë që duan të marrin pjesë në një komunë duhet të paguajnë 200 euro për certifikim, ndërsa ato që duan të marrin pjesë në të gjitha komunat duhet të paguajnë nga 2 mijë euro.

Sa i përket raportit të shpenzimeve gjatë fushatës, partitë duhet ta dorëzojnë atë në KQZ, më së largu 45 ditë pas zgjedhjeve, pra deri më 18 dhjetor.

Miradije Mavriqi nga KQZ-ja kërkoi nga të gjithë që të mos aplikojnë në ditën e fundit, pra 4 shtator, ngase kjo u paraqet probleme

Kuvendi i Prizrenit diskutoi për gjendjen në Prevallë

0

PrevallaaaKuvendi i Prizrenit, diskutoi  të enjten, për ndërtimet pa leje në Prevallë. Këshilltarët e partive politike janë pajtuar se gjendja  në Prevallë nuk është e mirë . Seanca e Asamblesë Komunale është mbajtur pas kërkesës së këshilltarit të PDK-së, Masar Shala që të diskutohet për gjendjen e krijuar në Prevallë.” Krejt Kosova po flet për Prevallën, kurse ne që kemi miratuar planin për të nuk dimë se çka është ka ndodhë në atë vend ”, tha Shala.

Shefi i GP-së të LDK-së Hazizi Hodaj tha se degradimi në Prevallë ka ndodhur për shkak neglizhencës së institucioneve komunale. “Për shkak neglizhencës së punës tuaj, sot është degraduar Prevalla”, tha Hodaj.

Me kët konstatim ndërkaq nuk është pajtuar kryesuesi i Asamblesë Komunale, Nijazi Kryeziu. Ai tha se degradimi i Prevallës ka nisur në kohën kur ka qenë kryetar Eqrem Kryeziu. ”Puna e Prevallës sa nisë me ideatorin e saj Eqrem Kryeziun”, tha ai.

Drejtori për Urbanizëm, Sadik Paçarizi,në këtë seancë më shumë ka folur për historinë dhe gjendjen e Prevallës. Ai tha se në Prevallë ka shumë probleme duke përfshirë ndërtimet pa leje, tejkalime etj.

Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ndërkaq është ndërlidhur me disa shkrime në media rreth “luftës” me ministrin Dardan Gashin. “Po e them publikisht edhe në këtë kuvend, unë deri më tash asnjëherë nuk jam takuar pë2r të biseduar me ministrin Gashi për Prevallën,sepse këtë nuk e ka kërkuar as ai e as unë”, tha Muja.

Pas diskutimeve të gjata, kryesuesi i AK-së, Njazi Kryeziu ka propozuar që kryetari Muja dhe Drejtoria për Urbanizëm, deri në fund të muajit gusht ta përgatisin një analizë detale për gjendjen në Prevallë, duke propozuar edhe masa konkrete që janë në kompetenca të komunës së Prizrenit. Ky propozim është miratuar njëzëri nga të gjithë kuvendarët prezent. /PrizrenPress.com/

 

“Tirana Jazz and World Music Festival”, rikthehet në edicionin e dytë

0

“Tirana Jazz and World Music Festival” rikthehet në edicionin e tij të dytë, duke plotësuar kështu boshllëkun e aktiviteteve gjatë stinës së verës.

Tirana Jazz and World Music FestivalNë një kohë kur aktivitetet artistike janë të pakta, ky eveniment ndërkombëtar do të bashkojë në Tiranë, artistë nga SHBA, Izraeli, Gjermania, Italia, etj. Këtë vit, festivali do të organizohet në një ambient të hapur, pas Pallatit të Kulturës, me shpresën që ai të ndiqet nga sa më shumë njerëz.

Festivali do të zhvillohet në datat 16, 17, 18 korrik, për t’u zhvendosur më tej në Parkun e Apolonisë, ku hyrja për spektatorët do të jetë e lirë. Disa nga artistët që do performojnë këtë vit në festivalin e xhazit, janë Gjon Guralumi, Ervin Dhimo, Cazova Duo, Enzo Rocco e Carlo Actis Dato, Amir Gëirtzman, Shawn and the Wolf, që vijnë të shoqëruar me bandat e tyre muzikore.

“Keli band” është grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë. Formuar rreth viteve 2002, në përbërjen e këtij grupi performojnë muzikantë profesionistë, të angazhuar në jetën kulturore shqiptare. “Keli band” ka realizuar edhe dy albume.

“Tirana Jazz & World Music Festival” është ideuar nga Besim Petrela si një përqasje e re për publikun artdashës./ata/

Ministria e Kulturës: Gërmoni rrënojat e kalasë së dytë te Elbasanit

0

elbasanPak kohë më parë në afërsi të sheshit të Namazgjasë në Elbasan u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri, që sipas arkeologëve i përket periudhës osmane. Ky zbulim ngjalli interesin e jashtëzakonshëm të arkeologëve, të cilët kanë vendosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve për zbulimin e rastësishëm. Fillimisht, specialistët dyshuan se ato ishin rrënoja të xhamisë së vjetër të Namazgjasë. Por pas verifikimeve të para të tyre, rezultoi se rrënojat janë pjesë e një muri kalaje dhe po studiohet teza e lidhjes së tyre me kalanë në qendër të qytetit të Elbasanit.

Për zbulimin e rrënojave të murit të periudhës osmane u njoftua menjëherë edhe Ministria e Kulturës. Ekspertët e saj pasi e inspektuan së fundi nga afër, kanë vendosur për trajtimin në vazhdim të këtij zbulimi si dhe për mundësinë e vazhdimit të punimeve në rrugën që po rikonstruktohej. Zbulimi në fjalë, që dyshohet se i përket murit të një kalaje të vjetër u bë gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Thoma Kalefi” në qytetin e Elbasanit.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga ana e tij e ka cilësuar atë, një tjetër gjurmë të rëndësishme të lashtësisë së këtij qyteti. Sipas tij, do të bëhet gjithçka e mundur që ky zbulim të jetë sa më i plotë. Nga ana e ekspertëve të fushës së arkeologjisë është gjykuar që në varësi të ecurisë së punimeve të mëtejshme do të merren vendime qoftë për konservimin e zbulimit më të fundit arkeologjik, ose për ruajtjen e tij. Por gjithsesi e rëndësishme është që punimet kanë rinisur dhe gjithçka tjetër që do të mund të zbardhet më tej, do hedhë edhe më shumë dritë rreth mistereve që mban ende në vetvete ky zbulim deri diku i rastësishëm.

Mediat dhe Politika

0

Gezim MekuliGëzim Mekuli

Flamujt, filmat dhe sloganet janë duke u keqpërdorur pa kufi nga partitë politike. Si rrjedhojë e këtij komunikimi politik, hapësira shqiptare është plot zbrazëti, e thatë, jo bindëse dhe fyese.

Në debatin “për” apo “kundër” reklamës politike televizive, shpeshherë është theksuar se natyra dhe forma e shpejtë e reklamës televizive mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e debatit politik. Si rrjedhojë e kësaj, politika është bërë më pak konkrete dhe më shumë e përgjithshme.

Reklama politike (në veçanti në fushatën parazgjedhore) është e orientuar dhe e përqendruar më shumë në individ – person. Para së gjithash, reklama politike televizive është e brumosur dhe e ngjyrosur me slogane. Vetëm për pak sekonda kjo provon dhe synon të jetë mjet – instrument i përkryer i partisë për të komunikuar me opinionin publik para dhe gjatë zgjedhjeve të lira.

Shtrohet pyetja: A është e mundshme që politika e sloganeve, e lëshuar në formë mesazhesh të shkurtra dhe të detyruara, të ketë në përmbajtjen e vet sqarime dhe informacione politike?

Në të gjitha kohët komunikimi politik ka pasur dy qëllime kryesore: të argumentojë dhe të mobilizojë. Procesi i argumentimit realizohet në parlamente, tubime dhe seksione të ndryshme publike. Mobilizimet, në të kundërtën, realizohen në thirrje të shkurtra dhe plot emocion. E gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim që të motivohet dhe të provokohet nënvetëdija e votuesve. Synohet gjithmonë të ushtrohet trysni e tillë mbi votuesit në mënyrë që ata të zgjedhin dhe të votojnë “si duhet”.

Gjatë gjithë historisë, janë përdorur mjete nga më të ndryshmet për të arritur këtë qëllim.

Flamuri: Në lëvizjen e klasës punëtore, për shumë vite flamuri ishte përdorur shumë. Flamuj me ngjyra shumë, e shkronja festive të mëdha e emocionuese, si: ”Mjaft më! Ne nuk durojmë dot”, ”Kapitalizmi shkatërron njerëzimin”, ”Së bashku jemi më të fortë” etj. dominonin në këtë lëvizje politike. Është kjo një formë interesante dhe njëkohësisht artistike e komunikimit nëpërmjet flamujve.

Por, a ishte ky komunikim konkret dhe bindës?

Gjuha e protestës së punëtorëve i përngjante më shumë demagogjisë, sepse kishte një drejtim. Synimi i saj ishte më shumë që të përfitonte përkrahës nga radhët e tyre e më pak që t’i bindte ata me argumente.

Afishet: Afishet janë një formë tjetër e komunikimit politik. Afishet politike janë shumë herë më artistike sesa flamujt. Me shije e përkushtim, afishet politike janë zhvilluar dhe përsosur nga bolshevikët në Rusi. Afishet komuniste janë ”plot jetë”, dramatike dhe me ngjyra që të lënë mbresa. Ato flasin shumë.

Në shtetet sovjetike propaganda agjitative përmbante një komunikim me demagogji të pastër dhe me qëllime të caktuara ideologjike. Thirrjet duhej të bëheshin me ndjenjë të forta, që shpeshherë merrte përmasa brutale. Apelet i drejtoheshin më tepër zemrës sesa mendjes. Kjo ishte e tëra që ofronin afishet politike. Shumë diktatorë, ndër ta Musolini dhe Tito, dëshmuan se kishin njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për ta përdorur këtë medium për mrekulli.

Edhe në mesin e partive politike shqiptare afishet ishte një formë e popullarizuar për mobilizimin dhe provokimin e emocioneve, si për ”të majtët”, ashtu edhe për ”të djathtët”. Në mënyrë shumë sistematike kjo metodë është zbatuar dhe po zbatohet nga politikat dhe dy qeveritë tona.

Vazhdimisht nëpër pllakate shohim përsëritjen e fjalëve shabllon, si: ”Drejt pavarësisë me X partinë”, ”Ne dimë të ndërtojmë shtetin” etj. Kush do të ishte ai bir nëne që do të kundërshtonte këto fjali të shkruara në pllakatet ideologjike e që shoqërisë sonë të varfër, i kushtuan miliona euro? Fjali të ëmbla dhe ”domethënëse”.

Por, a është konkret dhe bindës ky komunikim?

Sloganet: Sloganet janë po ashtu një formë mediale që janë përdorur nga të gjitha partitë. Mjeshtëria ose arti për të formësuar sloganet, që do të mund të përsëriteshin dhe përsëriteshin pandërprerë gjatë një fushate parazgjedhore, është ”vjedhur” nga reklama amerikanë për biznes, që në vitin 1920.
Por, a ishte ky një komunikim konkret dhe bindës?

Filmat politikë: Filmat me karakter politik ishin bërë zakon në politikën shqiptare. Estetika ishte totalitare. Të kopjuara nga regjisorët sovjetikë, si Eisenstein dhe nazistja e re dhe plot elan, Leni Riefenstahl. Shikoni sot se si përdoret efekti i ngjyrave dhe i ndriçimit të fotografisë, vendosja e saktë e kamerës për të fotografuar politikanët ulur në kolltukët e tyre. Këto i ngjajnë shumë teknikës së kamerës, të përdorur në filmin partiak propagandistik të Hitlerit ”Triumf des Willens”.

Duhet ta pranojmë se televizioni na ka dhuruar një formë të re komunikimi politik në debatet tona televizive. Mirëpo, kjo, para së gjithash, është shndërruar në një forum për replika artistike. Fjali të shkurtra dhe ”buzëqeshje dhelpre”. Ky është arti i të folurit që parapëlqehet nga politikanët për të komunikuar me publikun e ”tyre”. Edhe këtu forma shpeshherë na del e bukur.
Po çfarë mund të thuash për përmbajtjen?

Burri dhunon fizikisht gruan e tij në Prizren

0

Dhuna-fizikePolicia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një familje e cila banon në rrugën “Ardianët” ka ndodhur një lëndim trupor. Një patrullë policore i është përgjigjur rastit dhe pas hetimit fillestar ka arrestuar të dyshuarin; mashkull, i cili siç thuhet kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkaq viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor sepse siç thuhet në raportin mjekësor, e njëjta kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Në mbrojtje të viktimës ka dalë mbrojtësi i viktimave.

Ndërsa polici përgjegjës për rastet e dhunës në familje ka kryer intervistën me të dyshuarin dhe pas konsultimit me prokurorin është vendosur që i njëjti të ndalët nën masën e arrestit policor./PrizrenPress.com/

AAK, sot kandidohet Bali Muharremaj për kryetar të Suharekës

0

BaliMuharremaj-AAK-suharekeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega Suharekë, pret kryetarin e kësaj partie Ramush Haradinaj, i cili do ta bëjë nominimin e kandidatit për kryetar të komunës Bali Muharremaj.

Dega e AAK-së në Suharekë, bën të ditur përmes rrjetit social facebook se “të enjtën (sot) në ora 17:00 tek parku afër gjimnazit “Jeta e Re” bëhet zyrtarishtë nominimi i kandidatit për kryetar të komunës në Suharekë (Therandë) Bali Muharremaj, nominimin zyrtar do ta bëj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

LDK-ja në Zhur akuzon Isa Mustafën, për kandidaturën e “Eqës”

0

IsaMustafa-LDKDega Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Zhur është e mllefosur në liderin e tyre, Isa Mustafa. Kryetari i Degës, Shukri Vezaj tha se Isa Mustafa ka emëruar Eqrem Kryeziun për kryetar të Prizrenit, po u konsultuar.

“Jemi shumë të shqetësuar me veprimet e fundit të Kryesisë së Lidhjes Demoratike të Kosovës, si dhe të kryetarit, Isa Mustafa. Mënyra dhe veprimi i nominimit të Eqrem Kryeziu për kryetar të komunës së Prizrenit, Mustafa e ka bër pa konsultime paraprake me Degën e Zhurit dhe me strukturat e Degës së Prizrenit”, tha Vezaj.

Sipas tij, Dega e LDK-së në Zhur, pas emërimit të Kryeziut për kryetar të Prizrenit, ka mbajtur një mbledhje në të cilën ka shqyrtuar situatën e krijuar në LDK. “Dega në Zhur në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur më datë 10.07.2013, shqyrtoi aktualitetin politik si dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të vjeshtës, të cilat pritet të mbahen më 3 nëntor 2013. Pyetja e vetme që ka mbetur pa përgjigje ka qenë se a thua më 03 nëntor 2013 a do të fitojë LDK-ja në Prizren me njerëz të ricikluar dhe të humbur në zgjedhjet e kaluara ?.”, tha Vezaj.

Sipas tij, LDK-ja në Zhur është e mllefosur për veprimet joparimore të Isa Mustafës. “Emërimi është bërë në kundërshtim me vendimet e KP të LDK-së, me normat e Statutit të LDK-së, dhe me vetë me deklaratat zyrtare të kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa”, tha Vezaj.

Ai tha se qytetarët e Prizrenit janë të zhgënjyer me qeverisjen e PDK-së, prandaj LDK-ja është dashur të gjen një mënyrë tjetër të largimit të kësaj qeverie. “Në vazhdën e këtij trendi, jemi të bindur së zgjedhjet e vjeshtës do të sjellin në skenë alternativën tonë qeverisëse, dhe, për t’u arritur kjo, Kryesia konstatoi se zhvillimet e fundit rreth nominimit të kandidaturave për kryetar komunash nuk janë aspak në përputhshmëri me normat statutore të LDK-së”, tha Vezaj.

Kryetari Vezaj ditë më parë ka thënë se LDK-ja në Zhur do të përkrah kandidaturën e Kryeziut, pavarësisht mënyrës së emërimit të tij. /PrizrenPress.com/

Miratohet Projektligji për amnistinë

0

KuvendiKosoves5-27

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota pro dhe 17 kundër para pak çastesh miratuar në parim projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi.

Seanca vazhdon në ora 15:00 ku Ligji për Amnistinë do të votohet edhe në leximin e dytë.

 

Të gjitha partitë ‘pro’ amnistisë, përveç Vetëvendosjes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit janë duke debatuar projektligjin për amnistinë, pas heqjes së nenit 3.

Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen të cilët kanë vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka kërkuar miratimin e Projektligji për Amnisti.

“Kur një ligj nuk i përshtatet popullit duhet të ndryshohet Ligji e jo populli. Në këtë rast këtij Kuvendit nuk i ka ra tamam Ligji andaj ai është ndryshuar”, tha Kuçi, transmeton Orainfo.

Minsitri ndër të tjera ftoj deputetët ta përkrahin duke pasur parasysh tri kritere për një ligj të mirë, cfare sipas tij është ai për Amnistinë.

Përkrahje projektligjit i ka dhënë edhe kryetari i Komisionit funksional për Legjislacion dhe Gjyqësi, Arben Gashi, duke kërkuar nga deputetët votimin pro tij.

“Komisioni ka shqyrtuar projektligjin për Amnisti dhe duke marrë parasysh se është një ligj i ri Komisioni kërkon nga Kuvendi që ta përkrah dhe miratojë”, tha Gashi.

Ndryshe, në leximin e parë, ky projektligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk mblodhi dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.