11.9 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025
Home Blog Page 8654

Libër në anglisht për gjenocidin grek ndaj çamëve

0

LibriiShtëpia Botuese kanadeze ‘IWOI’, në bashkëpunim me Federatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në këtë vend, ka promovuar romanin e Përparim Kapllanit “The Last Will” (Amaneti i fundit). Është fjala për një vepër letrare, me elementë të qartë historikë nga gjenocidi që u ushtrua ndaj çamëve në Greqi, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton “Tema”.

Libri u promovua pikërisht në ditën e gjenocidit çam. Të ftuar ishin shkrimtarët Faruk Myrtaj dhe Fluturak Gërmenji, historiani Olsi Jazexhi, ndërsa nga Shtëpia Botuese kishin ardhur Cheryl Antao Xavier, Brandon Pitts, redaktor dhe shkrimtar nga Los Anxhelos, Jasmine Da Costa me origjinë nga India dhe Susan Munro, poete. Këtë takim e ka nderuar edhe kryetarja e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, Ruki Kondaj.

Është hera e parë që botohet një vepër e këtij lloji në anglisht me këtë subjekt nga të dyja palët, si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët. Në këtë promovim u vlerësua se ky libër sjell ndërmend thënien e historianit të njohur, anëtarit të Akademisë Mbretërore Britanike, Dr. Noel Malcolm: “Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë bashkëkohore evropiane”.

Trashëgimia e Kosovës e vështruar nga një francez

0

Gilbert GardesPremtimin që e kishte bërë para dy viteve, studiuesi francez Gilbert Gardes e mbajti. Në atë kohë ai kishte thënë se vizitat e tij kanë të bëjnë me mbledhjen e materialit për librin e tij, për të cilin thotë se është një përshkrim i trashëgimisë së Kosovës nëpër shekuj. Tani ai ndodhet prapë në Kosovë, për të cilën mendon se është pasqyrë e civilizimit.

Gilbert Gardes ka lindur në vitin 1942, në Saint Etienne, të Francës. Ka përfunduar studimet për histori të artit dhe ka doktoruar në të njëjtën fushë, në Universitetin Lumiere, në Lion. Ka doktoruar edhe në letërsi, në Universitetin e Sorbonës. Gardes ishte ndër hulumtuesit më të shquar të gjuhës dhe historisë së artit në CNRS (Qendra Nacionale për Hulumtime Shkencore) që nga viti 1975 e deri në vitin 2006,shkruan Tribuna

Shquhet si njohës shumë i mirë i identitetit dhe trashëgimisë. Deri më tani ka botuar mbi 240 tituj në fushën e arkitekturës, artit bashkëkohor, skulpturës, ikonografisë, urbanizmit, pikturës, biografisë, udhëtimeve dhe fushave tjera.

Vetëvendosje para kuvendit, kundër projektligjit për amnisti

0

Vetevendosje, logoDhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë qëndruar gjatë tërë natës para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar miratimin e projektligjit për amnisti.

Ndërkohë, sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ata kanë vendosur shkrime të gazetave dhe fotografi të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve në veri të Mitrovicë, ku shkruan amnistohen.

Ndryshe, në ora 9.00 mediave do t’i drejtohet nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, i cili pritet të flas për këtë aktivitet.

Reeker, sot në Kosovë

0

ReekerZëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Philip T. Reeker sot do ta vizitojë Kosovën, ku pritet që të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve.

Gjatë vizitës në Kosovë, zëvendës-ndihmës sekretari Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.

Vizita e Reeker e cila do të fillojë nesër, do të zgjasë deri më 6 korrik, raporton KP

Veriorët sfidojnë shtetin dhe marrëveshjen

0

Mitrovice-VeriuSerbët e veriut të Kosovës planifikojnë të mblidhen të enjten për ta shpallur kuvendin e përkohshëm autonom të Kosovës në kuadër të Serbisë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesit aktualë të pjesës më problematike të Kosovës do të bëjnë veprimin e parë në terren kundër marrëveshjes së Brukselit dhe përfitimeve që u ka ofruar ajo, si dhe do të vazhdojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës, shkruan “Tribuna”.

Veriorët të cilët asnjëherë nuk janë pajtuar me marrëveshjen e Brukselit, kanë paralajmëruar disa herë shpalljen e një kuvendi të tillë, mirëpo ka qenë vendimi i shteteve anëtare të BE-së për nisjen e dialogut të anëtarësimit me Serbinë, ajo që ka bërë që ata të hezitojnë ta bëjnë këtë veprim deri më tani.

Vendimi do t\’i sfidojë rëndë përpjekjet e Prishtinës zyrtare, Brukselit por në një masë edhe të Beogradit që duke e zbatuar marrëveshjen e Brukselit, të ndryshojnë situatën në pjesën më problematike të Kosovës

Sot amnistohet krimi

0

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë sot Projektligjin për Amnistinë, i cili amniston dhjetëra mijëra vepra penale duke shpërblyer kështu qindra kriminelë. Aq shumë vepra penale amnistohen më këtë ligj saqë krijohet përshtypja se të hënën do të mbyllen të gjitha burgjet e Kosovës.

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë Projektligjin për Amnistinë, ligj ky që sipas shoqërisë civile, do të jetë ndër ligjet më të këqija që ka miratuar legjislatura aktuale.

Ligji që sot do të jetë në dorën e deputetëve rrjedh nga dialogu Prishtinë-Beograd, i zhvilluar në Bruksel nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton. Qëllimi primar i këtij ligji ishte amnistia e kriminelëve të Veriut, por si duket autoritetet e Prishtinës e kanë përshtatur ligjin edhe për njerëz afër tyre të cilët kanë precedente penale.

Burime të Gazetës Express thonë se ligji, sipas gjitha gjasave, do të miratohet pa problem në seancën e sotshme, meqenëse grupet parlamentare tashmë kanë marrë instruksionet e nevojshme – jo vetëm nga liderët e tyre, por edhe nga prezenca ndërkombëtare në vend.

“Përveç Vetëvendosjes, ne besojmë se partitë tjera do ta votojnë ligjin”, ka thënë një zyrtar i Qeverisë për Express, në kushte anonimiteti.

Fillimisht shumë njerëz nuk e kishin kundërshtuar Projektligjin për Amnistinë, të bindur se përmes tij do të arrihet të integroheshin rreth 50 mijë qytetarë serbë të Veriut të Kosovës. Por, gjithçka ndryshoi kur ligji doli në publik dhe njerëzit panë se autoritetet kanë ndërmend t’i falin edhe krime nga më monstruozet e mundshme.

Por çfarë thuhet konkretisht në këtë ligj, i cili ngjalli kaq shumë debate?

“Ky ligj rregullon kushtet dhe procedurën me të cilën jepet amnisti për personat të cilën janë dënuar për një vepër penale, personat të cilët janë nën ndjekje penale për vepra penale, apo personat të cilët mund të jenë objekt i ndjekjes penale për veprat penale të kryera para 20 qershorit 2013 brenda territorit që tani përbën Republikën e Kosovës”, thuhet në Nenin 1 të projektligjit.

“Të gjithë kryesit e veprave penale në vijim, të kryera deri më 20 qershor 2013, përfshirë edhe personat kundër të cilëve akoma nuk është ngritur aktakuzë apo kundër të cilëve nuk ka filluar ndjekja penale, personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji gjenden në mbajtje të dënimit me burgim në Republikën e Kosovës apo ende nuk kanë filluar mbajtjen e dënimit me burgim ose për mbajtjen e atij dënimi janë transferuar jashtë Republikës së Kosovës, e të cilët me vendim të formës së prerë janë dënuar për vepra penale të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës për këto vepra penale, lirohen nga ekzekutimi 20% i dënimit të shqiptuar me burgim”, thuhet më tej në Nenin 3, Pika 1.

Dhe disa prej krimeve që falen janë këto: vrasja e kryer në gjendje të afektit mendor (neni 148); vrasja nga pakujdesia (neni 149); vrasja e foshnjeve gjatë lindjes (neni 150); lëndimi i lehtë trupor (neni 153); pjesëmarrja në rrahje (neni 155); shtrëngimi (neni 160); kanosja (neni 161); keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrave; cënimi i paprekshmërisë së banesave; kontrollimi i kundërligjshëm (neni 167); parandalimi ose pengimi i tubimit publik; parandalimi i ushtrimit të së drejtës për shfrytëzim të mjeteve juridike; parandalimi i shtypjes ose i shpërndarjes së materialeve të shtypura (neni 175); cenimi i të drejtave nga marrëdhëniet e punës (neni 182); cenimi i të drejtave të punësimit apo papunësisë (neni 183); cenimi i të drejtave të punëtorëve në

pjesëmarrjen në qeverisje (neni 184); cenimi i të drejtave nga sigurimi social; rrezikimi i sigurisë në punë (neni 186); fyerja (neni 187); shpifja (neni 188); zbulimi i rrethanave personale dhe familjare (neni 189); vjedhja (neni 252); kontraktimi i përfitimit joproporcional; prodhimi, shitja dhe vënia në qarkullim e materieve të dëmshme për mjekimin e shtazëve (neni 279); dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme (neni 280); mosrespektimi i urdhrave për luftimin e sëmundjeve të shtazëve dhe të bimëve; gjuetia e kundërligjshme (neni 286); shitja ose nxjerrja jashtë Kosovës e trofeve të kafshëve të egra (neni 287); peshkimi i kundërligjshëm (neni 288); mosevitimi i rrezikut (neni 296); mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësitë e trafikut publik; keqpërdorimi i sinjaleve të telekomunikacionit (neni 302); lajmërimet e rrejshme (neni 306); shkelja e fshehtësisë së procedurës; rebelimi i personave të privuar nga liria; mundësimi i kundërligjshëm i ushtrimit të profesionit, aktivitetit ose detyrës mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm (neni 321); heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave (neni 322); marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare (neni 323); prezentimi i rremë (neni 325); ushtrimi arbitrar i të drejtave (neni 326); mosrespektimi i kushteve të lejes për mbajtjen e autorizuar të armëve (neni 329); keqpërdorimi i shenjave të rrezikut dhe të fatkeqësive (neni 331); dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike (neni 336); vrasja e çastit (neni 33); Vrasja nga pakujdesia (neni 34); Vjedhja (neni 134); Vepra e vjedhjes, e shpërdorimit ose e mashtrimit të imtë (neni 142); Kontraktimi i përfitimit pasuror joproporcional (neni 151); Mosmënjanimi i rrezikut (neni 163); Rrezikimi i komunikacionit (neni 165); Veprat e rënda kundër sigurisë së komunikacionit (neni 171); Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë (neni 205)…

Ndërkaq, këto vepra penale lirohen plotësisht nga ndjekja penale apo vuajtja e plotë e dënimit: Sulmi kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës (neni 121), përveçc në rastet kur kryerja e kësaj; vepre penale ka rezultuar në kryerjen e një vepre tjetër penale për të cilën nuk është dhënë amnisti; Kryengritja e armatosur (neni 122); Rrezikimi i tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës (neni 125); Rrezikimi i rendit Kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike; Spiunazhi (neni 131); Bashkimi për veprimtari kundër Kushtetuese (neni 134); Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare (neni 146, paragrafët 1, 2, 3.1 dhe 3.3); Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik (neni 147); Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike (neni 262, paragrafi 1); Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë (neni 333, para 1); Zjarrvënia (neni 334, para 1); Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 374); Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të veprave (neni 386, vetëm ndërlidhur me moslajmërimin e veprave penale për të cilat jepet amnisti me këtë nen); Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale (neni 388, vetëm ndërlidhur me dhënien e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale për të cilat jepet amnisti me këtë nen)….

Neni 6 flet për “përjashtimet nga amnistia”. Lista këtu nuk është aq e gjatë.

Amnistia nga cilado vepër penale e përmendur në këtë ligj nuk do të aplikohet për Veprat kundër akterëve ndërkombëtar dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

“Anëtarët e forcave ndërkombëtare të sigurisë janë gjithmonë nën jurisdiksionin e shtetit dërgues; 3.2 Veprat të cilat përbëjnë shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare përfshirë ato vepra penale të Kapitullit XV të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Kapitullit XIV të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe Kapitullit XVI të Kodit Penal të RSFJ 1976”, thuhet në projektligj.

Neni 8 i Projektligjit përshkruan procedurat që duhet të ndiqen menjëherë pas miratimit të këtij Projektligji.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës është i detyruar që në afat prej shtatëdhjetë e dy (72) orëve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të njoftojë me shkrim gjykatën e cila ka gjykuar në shkallë të parë për personat e dënuar të cilët gjenden në mbajtjen e dënimit dhe që përfshihen me ligjin e amnistisë. Njoftimi duhet të përmbaj përveç informatave tjera, informatat për datën e fillimit të ekzekutimit dhe të skadimit të dënimit. Gjykata kompetente e cila ka urdhëruar lëshimin e letërrreshtimit nga neni 6, paragrafi 2.1 të këtij ligji është e detyruar që në afat prej tre (3) ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të njoftoj me shkrim gjykatën kompetente për zbatimin e amnistisë. Gjykata sipas detyrës zyrtare nxjerr vendim për zbatimin e amnistisë në afat prej shtatë (7) ditësh nga dita e pranimit të njoftimit, ndërsa për personin e dënuar i cili nuk ka filluar mbajtjen e dënimit, vendimin për zbatimin e amnistisë gjykata duhet ta nxjerr në afat prej pesë (5) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. Nëse i dënuari mbanë dënimin në shtetin tjetër njoftimi duhet të bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.

Serbia mbyll stacionet policore në veri

0

PoliciaKosoves6-14Serbia i thotë Kosovës se do të mbyll të gjitha stacionet policore që ka në veri të qytetit të Mitrovicës deri më 5 korrik, kurse nga 15 korriku edhe gjykatat e saja në këtë pjesë, do të ndalojnë se pranuari lëndë të reja.
Njoftimin e ka dërguar vet qeveria e Kosovës në një komunikatë për medie, ku thotë se këto zotime janë dhënë në kuadër të dialogut në Bruksel të grupeve punuese për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë.

Siç thuhet në këtë komunikatë, pas zhbërjes së strukturave të policisë dhe gjyqësorit që Serbia ka në veri, integrimeve i këtyre nëpunësve në sistemin kosovar do të bëhet sipas procedurave që parashohin ligjet e Kosovës, transmeton Rel.

Për integrimin e serbëve në Policinë e Kosovës në veri, pala kosovare ka theksuar se lista e kandidatëve të interesuar duhet të dorëzohet më shpejtë, në mënyrë që procedurat dhe kriteret e integrimit të zhvillohen sipas afateve të parapara në konkluzionet e aprovuara nga grupi punues.

Pala kosovare në këto takime ka ngritur edhe çështjen e shpërbërjes së plotë të ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ka kërkuar largimin e agjencive ilegale serbe të inteligjencës.

Serbia ka paraparë shuarjen e plotë të strukturave gjyqësore në veri, dhe mbylljen e të gjitha lokacioneve ku ato kanë funksionuar, deri më 1 shtator.

Sot po ashtu kanë filluar bisedimet për zgjedhjet me ndërmjetësimin e OSBE-së lidhur me plotësimin e obligimeve për zabtimin e marrëveshjes për normalizim.

Muja i pakënaqur me pagesën e tatimit në pronë

0

RamadanMuja-kryetariKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka filluar debatet me qytetarët për projekt-buxhetin e vitit 2014.

Muja është shprehur i kënaqur me përgjigjen e qytetarëve,që kanë marrë pjesë në tebatin e parë që ëhstë organizuar në Kuvenin Komunal. “ Me fjalën e tyre qytetarët do të marrin pjesë në hartimin e politikave në realizimin e buxhetit për vitin 2014”, tha Muja.

Ai ka shprehur keqardhje që një kategori e qytetarëvë nuk i përgjigjen pagesës së tatimit në pronë dhe taksave komunale.

Qytetarët e pranishëm në debat, ndërkaq kanë paraqitur shqetsimet e banorëve ku ata jetojnë duke propozuar realizimin e projekteve.

Muja të enjtën do të mbajë debat me banorët e fshatrave të Lumëbardhit në fshatin Reçan në Shtëpinë e Kultures, në orën 18, ndërsa të njëjtën dite në në orën 20, organizohet dabat ne lagjen “Kurilla” në shkollën “Motrat Qiriazi”./PrizrenPress.com/

VV: Dërgoni mesazhe (sms) deputetëve që “mos ta votojnë amnistinë”

0

LevizjaVetevendosje-logoLëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate ka apeluar qytetarët e Kosovës, që t’i dërgojnë mesazhe (sms) deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që nesër ta kundërshtojnë dhe mos ta votojnë Ligjin për Amnisti.

Në apelin e Vetëvendosjes thuhet:

Nesër, e enjte, 4 korrik 2013, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë Projektligjin për Amnistinë, ashtu siç e parashikon pika e parë e Planit të Zbatimit të Marrëveshjes Thaçi – Daçiq.

Me këtë projektligj po falen strukturat kriminale të Serbisë dhe krimi i organizuar, korrupsioni dhe shkeljet e tjera të bëra në kurriz të mirëqenies sonë.

Ju bëjmë thirrje të dërgoni këtë mesazh (sms) listës së deputetëve që e kanë votuar Ratifikimin e Marrëveshjes dhe që i hapën rrugë një ligji të tillë (këtë listë e gjeni më poshtë).

“Unë, si qytetar i Republikës së Kosovës kërkoj nga ju ta kundërshtoni dhe mos ta votoni Ligjin për Amnisti. Ky ligj është kundër drejtësisë, barazisë dhe të drejtave të mia themelore si qytetar”

Në komunikatë vetëvendosje ka publikuar edhe numrat e telefonit të pjesës dërmuese të ligjvënësve kosovarë:

Shaip Muja, PDK, Yes: 044 502 887
Azem Syla, PDK, Yes: 044-434-304
Elmi Recica, PDK, Yes: 044 110 878
Latif Gashi, PDK, Yes: 044 506 820
Bekim Haxhiu, PDK, Yes: 045 755 557
Zenun Pajaziti, PDK, Yes: 044 124 414
Behar Selimi, PDK, Yes: 045 998 877
Xhavit Haliti, PDK, Yes: 044 776 776
Fadil Demaku, PDK, Yes: 044 110 876
Idriz Vehapi, PDK, Yes: 044 509 610
Adem Grabovci, PDK, Yes: 049 311 113
Fatmir Xhelili, PDK, Yes: 044 500 739
Halit Krasniqi, PDK, Yes: 044 569 445
Rame Vataj, PDK, Yes: 044 139 763
Ramiz Ladrovci, PDK, Yes: 045 998 999
Flora Brovina, PDK, Yes: 044 167 147
Sala Berisha-Shala, PDK, Yes: 045 247 777
Blerta Deliu-Kodra, PDK, Yes: 044 411 114
Hasime Krasniqi, PDK, Yes: 044 201 316
Lumnije Morina, PDK, Yes: 044 198 739
Salihe Mustafa, PDK, Yes: 044 262 602
Xhevahire Izmaku, PDK, Yes: 044 175 577
Ganimete Musliu, PDK, Yes: 044 196 404
Safete Hadergjonaj, PDK, Yes: 044 126 145
Ismet Beqiri, LDK, Yes: 044 525 525
Arben Gashi, LDK, Yes: 044 138 747
Anton Quni, LDK, Yes: 044 113 441
Bahri Thaqi, LDK, Yes: 044 162 585
Ali Sadriu, LDK, Yes: 044 590 016
Skender Hyseni, LDK, Yes: 044 550 000
Armend Zemaj, LDK, Yes: 044 450 410
Imri Ahmeti, LDK, Yes: 044 505 179
Haki Demolli, LDK, Yes: 044 182 513
Salih Morina, LDK, Yes: 044 182 543
Nazane Breca, LDK, Yes: 044 222 185
Sadri Ferati, LDK, Yes: 044 509 646
Rita Hajzeraj-Beqaj, LDK, Yes: 045 617 503
Lutfi Zharku, LDK, Yes: 044 501 896
Sali Asllanaj, LDK, Yes: 044 506 104
Uke Rugova, AAK, Yes: 044 126 018
Daut Haradinaj, AAK, Yes: 049 505 817
Blerim Shala, AAK, Yes: 044 540 100
Ramiz Kelmendi, AAK, Yes: 044 125 434
Ardian Gjini, AAK, Yes: 044 540 042
Burim Ramadani, AAK, Yes: 044 508 169
Kymete Bajraktari, AAK, Yes: 029 271 282
Time Kadrijaj, AAK, Yes: 044 134 107
Teuta Haxhiu, AAK, Yes: 044 857 870
Myzejene Selmani, AKR, Yes: 044 134 935
Sevdije Lama, AKR, Yes: 044 315 427
Petar Miletic, SLS, Yes: 044 520 032
Goran Marinkovic, ZB, Yes: 044 520 035
Jelena Bontic, SLS, Yes: 045 297 937
Jasmina Zivkovic, SLS, Yes: 044 446 101
Biserka Kostic, ZB, Yes: 049 776 596
Vesna Mikic, ZB, Yes: 045 450 596
Sasa Milosavljevic, SLS, Yes: 045 297 944
Vesimir Savic, ZB, Yes: 045 223 483
Sreten Ivanovic, SLS, Yes: 044 290 833
Enis Kervan, KDTP, Yes: 044 564 539
Mufera Sinik, KDTP, Yes: 044 186 658
Rasim Demiri, VAKAT, Yes: 044 190 495
Duda Balje, VAKAT, Yes: 044 437 386
Sasa Djokic, ZB, Yes: 045 220 413
Danush Ademi , PDAK, Yes: 044 224 485
Etem Arifi, ZB, Yes: 044 206 452
Emilija Redzepi, NDS, Yes: 045 322 033
Hamza Balje, ZB, Yes: 044 113 426
Xhevdet Neziraj, IRDK, Yes: 044 252 148
Murselj Haljilji, GIG, Yes: 044 354 679
Albert Kinolli, PREBK, Yes: 044 336 822
Nijazi Idrizi, PDK, Yes: 044 244 184
Nait Hasani, PDK, Yes: 044 255 554
Arsim Bajrami, PDK, Yes: 044 509 526
Berat Buzhala, PDK, Yes: 049 888 555
Kurtan Kajtazi, PDK, Yes: 044 505 464
Valbona Dibra, PDK, Yes: 044 377 658
Amir Ahmeti, , Yes: 044 110 220
Gezim Kelmendi, AKR, Yes: 044 282 698
Boban Todorovic, ZB, Yes: 049 776 566
Bali Muharremaj, AAK, Yes: 044 501 168
Fikrim Damka, KDTP, Yes: 044 113 130
Milivoje Stojanovic, ZB, Yes: 045 679 155
Jeton Svirca, AKR, Yes: 044 450 763

Thaçi përgëzon Obamën me rastin e 237 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve

0

Thaci7-03Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama dhe popullin amerikan me rastin e 237 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në tekstin e mesazhit thuhet:

I nderuar Shkëlqesi, President Obama,
Me rastin e 4 Korrikut, 237 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranoni urimet më të përzemërta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjithë qyetetarëve të vendit tonë.

Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës na kujton vlerat dhe historinë e vendit tuaj, të cilat kanë ndikim në zhvillimin e demokracisë, humanitetit dhe lirisë të përgjithshme të popujve në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i lirisë, demokracisë, barazisë, perspektivës dhe zhvillimit teknologjik e shkencor në përmasa globale, duke bërë vendin tuaj vend të idealeve dhe rritjes së mirëqenies ekonomike dhe sociale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo periudhë historike kanë mbrojtur popujt liridashës, në mesin e të cilëve edhe popullin e Kosovës, duke na ndihmuar në realizimin e ëndrrës sonë të lirisë dhe pavarësisë.

Edhe në periudhën e tanishme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të luajnë rolin kryesor mbështetës për proceset e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të shtetit të Kosovës.

Pak ditë para përvjetorit të 237-të të SHBA-ve, Kosova mori datën për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, si dhe arriti mbi 100 njohje ndërkombëtare, duke shënuar progres të vazhdueshëm në drejtim të konsolidimit të shtetit tonë të lirë, sovran dhe demokratik.

Shembulli i fuqisë, parimeve dhe rrezatimit global të SHBA-ve është frymëzues dhe udhërrëfyes edhe për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, që me vendosmëri janë orientuar drejt avancimit të vlerave të lirisë, të demokracisë dhe të zhvillimit, vlerave të forcimit të bashkëpunimit rajonal, vlera këto që do të mundësojnë integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Duke uruar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë zhvillim edhe më të hovshëm, më lejoni të shprehë konsideratën time më të lartë për Ju z.President, me premtimin se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj do të jenë përherë përkrahë jush dhe popullit liridashës amerikan. /PrizrenPress.com/