18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Limaj: Shqiptarëve të Luginës u kemi borxh

Limaj , NISMAKryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë obligim t’i ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk bën të ketë politika të çastit, por politika të qarta e vizionare.

“Mua më vjen tepër keq për qëndrimin indiferent të institucioneve tona karshi problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Institucionet tona u kanë shumë borxh bashkatdhetarëve tanë në Luginë të Preshevës. Gjithçka që është bërë deri tani për shqiptarët në Luginë më tepër ka pasur efekt medial sesa përmbajtjesor. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është serioze ndaj shumë temave në vend e lërë më jashtë territorit. Do të thotë, nga kjo Qeveri nuk duhet të pritet shumë. Shteti i Kosovës nuk bën të ketë politika të çastit, por politika të qarta e vizionare. Vizioni ynë si shqiptarë duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë”, ka thënë Limaj për “Presheva Jonë”.

Duke folur për krahasimet e Krimesë me Luginën e Preshevës, Limaj kategorikisht kundërshton këto paralelizma sepse, sipas tij, Kosova e as Lugina nuk duhen krahasuar me rastin e Krimesë. Madje, sipas tij, krahasimi i Luginës me Krimenë është rrezik i madh për rajonin.

“Veprimin e Rusisë e ka gjykuar e gjithë bota si veprim jo i ligjshëm dhe atij gjykimi duhet t’i rreshtohemi edhe ne si Republikë e Kosovës, por edhe si shqiptarë. Çështja jonë shqiptare nuk guxon të lidhet në asnjë rrethanë me atë të Krimesë, pasi do të shkaktonte telashe edhe më të mëdha me vende të tjera”, ka thënë Limaj.

Më Shumë

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit