11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Gramozi: Kjo nuk është Kosova që e kemi pritur

Suharek varrimetKa pritur gjatë kthimin e trupave të familjarëve, por 15 vjet pas, Gramoz Berisha, mashkulli i vetëm i mbijetuar në masakrën ndaj familjes Berisha në Suharekë, ka thënë se nuk e ka menduar kështu këtë ditë.
Në ceremoninë ku ka varrosur vetëm gjysmën e familjarëve, Gramoz Berisha, ka thënë se kjo nuk është Kosova që e deshën familjarët e tij.

“Unë nuk e kam pritur që kjo ditë të jetë kështu. Nuk kam pritur që të jetë e përgjysmuar. Pas 15 vjetësh ne ende jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Në gjysmë të rrugës për të ndërtuar Kosovën që e deshën familjarët tanë që nuk janë më, në gjysmën e rrugës për të ndërtuar mirëqenien tonë. Për ironi, sot po rivarrosim vetëm gjysmën e familjarëve tanë’, ka thënë Gramozi.

Më 26 mars të vitit 1999, forcat serbe shkaktuan ndaj familjes Berisha njërën nga padrejtësitë më të madhe kundër njerëzimit. Në këtë masakër u vranë 48 burra, gra fëmijë e pleq. 15 vjet pas, vetëm trupat e 24 anëtarëve të kësaj familje janë gjetur. Trupat e të tjerëve ende mungojnë.

Gramoz Berisha ka folur me tone pozitive për të ardhmen. Ai ka thënë se kohëzgjatja nuk do t`i ligështojë, sepse ai dhe familjarët e tjerë do të qëndrojnë për ta zbardhur të vërtetën, të vërtetën, që sipas Gramozit, po i frikësohen shkaktarët e tragjedisë.

“Ky është fati ynë. Drejtësia vonon por ajo do të vijë. Nuk do të jetë përgjysmë por do të jetë e plotë. Ne nuk duhet të ligështohemi nga pritja që ndoshta është pak më e gjatë. Ne jemi mjaftueshëm të fuqishëm të përballemi me këtë fat. Ata që e shkaktuan padrejtësinë duhet t’i frikësohen të ardhmes. Ne duhet t`i gëzohemi të ardhmes”, ka thënë Gramozi. /Tribuna/

Më Shumë

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit