22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Bujar Bukoshi e çon vajzën diplomate në Berlin!

Bujar BukoshiVajza e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit, Shota Bukoshi, është punësuar në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështjeje. Derisa vet zëvendëskryeministri Bukoshi e ka konfirmuar punësimin e vajzës së tij, por e ka mohuar të ketë intervenuar. Duke mos dashur të komentojë më shumë, ai tha se Shota, tash një vit ka konkurruar për këtë post. “Unë nuk merrem me këtë çështje, nuk jam ai tip që bëjë intervenime.

Ajo ka konkuruar para më shumë se një viti, ndërsa është pranuar pas një kohe bukur të gjatë që nga konkurimi, e po të isha më i shkathët në këtë aspekt e kisha shti në punë menjëherë, e nuk do ta lija të priste deri tani”, ka thënë për gazetën “Zëri” Bukoshi.

Ndryshe Bukoshi është zëvendëskryeministër në Qeverinë Thaçi. Për vite ish kryeministër i Kosovës në ekzil, pas kthimit nga Kosova ai u nda nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova duke formuar një subjekt politk që quhej PREK me të cilin dështoi keq. Pas vdekjes së Rugovës, bashkë me Isa Mustafën u kthye në LDK-në e Fatmir Sejdiut e cila e “mëshiroi” dhe i dha në mandat për deputet e mëpas edhe e bëri Ministër shëndetësie ku Bukoshi filloi miqësinë me armikun e tij të madh Hashim Thaçi.

Mëpas ai pati aspirata të futej në garë për t’i marrë postin Sejdiut por Isa Mustafa u tregua më i shkathtë për ta lënë Bukoshin të bënte Listën “Ibrahim Rugova”. Kjo listë, me Ukë Rugovën e Astrit Haraqinë si dhe Dardan Gashin e Bujar Bukoshin u fut në “koalicion” me AAK-në në zgjedhjet e vitit 2010 ku u Ukë Rugova u zgjodh deputet. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve lista në fjalë ia ktheu shpindën AAK-së dhe u hodh në gjiun e Thaçit.

Problemet me drejtësinë e kanë ndjekur listën në fjalë e cila është subjekt talljesh në skenën politike të Kosovës. Njëherë Bukoshi pat probleme me ligjin. Pastaj Haraqia e së fundmi edhe Ukë Rugova i cili është në paraburgim për blerje-shitje vizash. Më i mençuri doli të ishte Dardan Gashi, i cili vazhdon të jetë Ministër besnik i Thaçit. E tash edhe Bukoshi i cili më në fund paska bërë diçka të hajrit: për vete përkatësisht vajzën e tij Shotën. Me profesion regjisore dhe tashti punë si diplomate! Epo edhe nëse këtij s’i thonë nepotizëm!

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit