13.8 C
Prizren
E martë, 14 Maj, 2024

Krushës së Vogël i dorëzohen mbetjet mortore

Kufomat nga suharekaDuke kërkuar drejtësi për masakrën e Krushës së Vogël të bërë 15 vite më parë, familjarët kanë shkuar sot në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për të marrë mbetjet mortore të 19 familjarëve të tyre të identifikuar. Ata po ndjehen të lënë anash e të parespektuar. Siç thonë ata, qe 15 vite çështja e tyre nuk u diskutua asnjëherë nga institucionet e Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, iu premtoj “se do të vazhdohet puna deri sa çështja e të pagjeturve të marrë zgjidhjen përfundimtare”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj të shpreh përkrahjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm që kjo plagë që e kemi tash 15 vite më në fund të zgjidhet përfundimisht. Kosova është në zi përsëri. Presim edhe hulumtimet në varrezën masive në Rashkë, po edhe të tjerat që do të ringjallim plagët tona, do të kujtojmë historinë tonë tragjike, do të na kujtojë të gjithëve sa shtrenjtë kushtoi kjo liri”, ka thënë ajo.

Sipas saj, sakrifica e tyre e solli lirinë dhe pavarësinë dhe “ndjen obligim që këtë shtet të pavarur ta bëjë të suksesshëm”.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, tha se këta trupa janë të Kosovës, “pasi që ata sakrifikuan për lirinë tonë”.

“Ditën e nesërme do të japim një mesazh të nderimit, përkujtimit, por edhe rikthimit të kujtesës në ngjarje të dhimbshme të para 15 vitesh”, ka thënë ai.

Me këtë rast, Tahiri, së bashku me Gjetajn dhe përfaqësues të EULEX-it, bënë homazhe pranë të gjeturve nga Krusha e Vogël.

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Lajmet e Fundit