Të vendosur në grevë deri në realizim të kërkesave

UP-rektoratiPagat në vitin 2011 ishin rritur vetëm për njerëzit që punonin afër ish-rektorit Mujë Rugova. Pjesa tjetër e administratës nuk e kishte gëzuar të drejtën që u jep ligji.

Kur ishte fuqizuar rregullorja për të ardhura personale më 8 shtator 2011, rektor i Universitetit të Prishtinës ishte Mujë Rugova, kurse sekretar Naser Hyseni – shkruan gazeta Tribuna.

Kjo rregullore prej atëherë nuk është zbatuar për të gjithë Universitetin e Prishtinës, por vetëm për disa zyrtarë të Rektoratit të UP-së, që punoni afër ish-“mbretit” të Universitetit të Prishtinës. Megjithatë, fajtor për mosngritjen e pagave të stafit administrativ të UP-së, organizatorët e protestës e bëjnë ish-Këshillin Drejtues të UP-së, që udhëhiqej nga Basri Qapriqi. Kështu thotë Artan Mjekiqi, anëtarë i Këshillit organizativ të grevës.

Nuk kanë bërë ngritje, për arse se në njëfarë forme janë injoruar administrata prej stafit akademik, edhe nuk kanë pasur vullnet të mirë që ta rregullojnë punën e administratës. Kjo ka qenë. Ndoshta ka prekur edhe në vetë xhepat e stafit akademik”, ka thënë ai.

Kurse sekretari aktual i UP-së, Esat Kelmendi, sipas Mjekiqit, gjatë takimit që kanë zhvilluar gjatë së martës, u ka thënë se janë në bisedime me Ministrinë e Financave, të Arsimit dhe atë të Administratës në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për realizimin e kërkesave të grevistëve.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit