11.1 C
Prizren
E hënë, 26 Maj, 2025
Home Blog Page 8696

Opozita: Shpallja e tenderëve për financim të fushatës parazgjedhore të PDK-së

0

Vetëvendosje-LDK-logoLidhja Demokratik e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerësojnë se lejimi i shpalljes të një numri të tenderëve nga Ekzekutivi i Komunës, është bërë me qëllim elektoral dhe për nevoja të financimit të fushatës parazgjedhore të PDK-së. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se tenderët e fundit të qeverisë lokale në Prizren, më shumë kanë efekte elektorale.

“Këto akrobacione të pushtetit lokal në Prizren,janë të fundit, sepse qytetarët e Prizrenit e kanë vendosur me i ndëshkuar me votë të lirë këtë qeveri të korruptuar”, tha Gashi.

Ekzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim që të lejojë shpalljen e tenderëve për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”.

Zëdhënësi i LDK-së, Gashi, tha ndërkaq se jo shumë kohë më parë në rishikimin e buxhetit për vitin 2013 janë anuluar shumë projekte. “Anulimi i këtyre projekteve është bërë me të vetmin motiv për t’i ndëshkuar qytetarët që nuk e votojnë partinë në pushtet”, tha Gashi. Sipas tij, LDK-ja do t’i monitorojë procedurat e tenderëve të fundit të Komunës së Prizrenit.

Kryetarui i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, tha ndërkaq VV-ja nuk është kundër asnjë investimi që pushteti lokal i Prizrenit mund ta bëjë në dobi të qytetarit. “Vetëvendosje! është kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve që bëhen në emër te investimeve”, tha Rexhaj. Sipas tij, pushteti lokal sa herë hapë tenderë me shuma të mëdha në prag të zgjedhjeve.

“Sa herë që jemi në prag të zgjedhjeve, hapen tenderë me shuma të mëdha, ku mundësia për përfitim të kundërligjshëm është e madhe. Si shembull mund ta marrim rastin e rrugës “Tahir Sinani”, ku projekti përveçse është devijuar teknikisht ashtu edhe në aspektin e cilësisë nga mbikëqyrësit e projektit. Dyshojmë se aty kanë ndodhur keqpërdorime të mëdha për qëllime të përfitimit të parave të cilat më pas janë përdorur për fushatën e PDK-së”, tha Rexhaj.

Sipas tij, ngjashëm ka ndodhur edhe me ndërtimin e rrugës “Tirana” në zgjedhjet e vitit 2010. “Njëjtë mendoj se do te ndodh edhe me ndërtimin e rrugës “Transiti i vjetër”, projekt i cili kap vlerën e mbi 3 milion e dyqind mijë euro. Prandaj, ne jemi të bindur se qëllimi dhe logjika e pushtetit aktual është që përmes hapjes së tenderëve në këtë kohë, përkatësisht ekzekutimit të projekteve me vlera të mëdha, krahas qëllimit elektoral qëndron edhe nevoja e financimit të fushatës parazgjedhore të PDK-së përmes keqpërdorimeve”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Vjedhje e rëndë në Suharekë, të dyshuarit lirohen

0

PoliciaKS-prangatTre të dyshuar janë liruar pas arrestimit nga Policia lidhur me një vjedhje të rëndë në fshatin Gelancë të Suharekës.

Siç transmeton RTK-ja, ata dyshohen se në shtëpinë e viktimës kanë vjedhur disa makina motorike (dy gjenerator, dy pompa uji, një elektromotor,një vibratorë dhe një pushkë gjuetie Laurona me 10 fishkë të cal. 12 mm),

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar nga të njëjtit. ndërsa në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

S’ka frikë Serbia se Kosova do ta ndezë Luginën

0

Lugina7-05Përcaktimi për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me dialog dhe bashkëpunimi me forcat ndërkombëtare në Kosovë pakësojnë shpërthimin e tensioneve në Luginën e Preshevës

Shefi e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubisha Dikoviq ka thënë si situata e sigurisë në jugun e Serbisë, siç e quan Beogradi Luginën e Preshevës, tash për tash është stabile.

Ai për gazetën “Novosti” ka deklaruar se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit situata e sigurisë në veri të Kosovës është përmirësuar por ende është e ndjeshme.

Në pyetjen nëse ushtria serbe ka plan për ndonjë destabilitet eventual në veri të Kosovës, Dikoviq ka thënë se në periudhën e ardhshme nuk pret ndryshime esenciale të sigurisë në veri porse Ushtria serbe ka të gjitha planet dhe është e aftë të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë, – citon Koha. Ai ka shtuar se US po i kryen detyrat e veta në Zonën e sigurisë tokësore dhe ka theksuar se ka marrëdhënie të mira me KFOR-in.

Shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë serbe ka thënë se bashkëpunimi me ushtrinë ruse nuk ka qenë në nivelin që ka dashur Beogradi porse tani ai bashkëpunim po shtohet dhe për këtë ai ka marrë shembullin e blerjes së aeroplanëve Migë nga Rusia.

Ivanoviq i kërkon Beogradit t’ua shpjegojë serbëve Marrëveshjen

0

OiverIvanovicDrejtuesit e lartë të Qeverisë së Serbisë duhet që sa më shpejt të shkelin në këmbë pjesën veriore të Kosovës për t’ua shpjeguar edhe një herë në hollësi pozicionin e Beogradit karshi zhvillimeve që po e përcjellin marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka vlerësuar Oliver Ivanoviq, ish-sekretar shtetëror për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai ka deklaruar se u bë një kohë prej se rajonin e ka vizituar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sipas Ivanoviqit, mungesa e informatave të dorës së parë stimulon veprime të ngjashme me krijimin e “Kuvendit të Kosovës dhe të Metohisë”.

“Ata kanë pretenduar që të krijojnë Kuvendin që do të përfaqësojë serbët në të gjithë territorin e Kosovës. Por, problemi është se kuvendi nuk mund të krijohet me anë të marrëveshjeve, por vetëm me anë të zgjedhjeve, të cilat nuk ndodhen. Meqë nuk konsideroj se është e vlefshme, konsideroj se kjo do të jetë joproduktive”, ka thënë Ivanoviq, për Telegrafin.

Ivanoviq ka thënë se partia që ai drejton nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë organizim që se njeh Qeveria e Serbisë.

Ndërkohë, besohet se mbështetës kryesor të “Kuvendit të Kosovës dhe Metohisë” janë partitë e Vojisllav Koshtunicës dhe të Sheshelit.

“Atyre po ju duhen ndoshta organizime të tilla, por neve nuk na duhet që të konfrontohemi me Qeverinë e Serbisë. Por, derisa Qeveria nuk është e qartë për pozicionin e saj, janë të mundshme lloj-lloj perceptimesh’, ka thënë Ivanoviq.

Duke folur për amnistinë e pritur, Oliver Ivanoviq nuk beson se do të amnistohen bartësit e kontrabandës dhe të kriminalitetit që mund të jetë bërë në veri të Kosovës.

“Këtu pritet të përfshihen vetëm ata që kanë punuar në institucionet e Serbisë e të cilat Prishtina i konsideron si institucione paralele”, ka thënë Ivanoviq.

Jahjaga mori pjesë në koncertin e shënimit të 237 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së

0

Jahjaga-4korrikuPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në koncertin e organizuar për nderë të 237 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mbajt në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe nënkryetari i Prishtinës, Avdullah Hoti.

Në një fjalim të mbajtur me këtë rast Presidentja Jahjaga deklaroi se Republika e Kosovës i shpreh falënderimet më të përzemërta popullit amerikan, dhe shtetit amerikan që gjithmonë ka qenë pranë nesh, ka qenë në momentet më të vështira dhe më të rëndësishme të shtetit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Ka qenë dhe vazhdon të jetë, dhe do të jetë gjithmonë në proceset e shtetndërtimit, në proceset e demokracisë, në fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe në avancimin e mëtutjeshëm të rrugës sonë euroatlantike”, deklaroi Jahjaga.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i demokracisë, vend i lirisë, vend i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. SHBA-të janë promotorë i paqes dhe stabilitetit, janë garantues i të drejtave dhe lirive të popujve kudo në botë.

”Pra, në emër timin dhe në emër tuajin, e nderuar Ambasadore, të gjithë qytetarëve të SHBA-së iu urojmë këtë ditë të madhe tuajën, por edhe tonën. Gëzuar!”, tha ajo./PrizrenPress.com/

Gruda: Na duhet kohë për rezultate

0

ZejnullahGrudaDrejtori i Institutit për Krime të Luftës, Zejnullah Gruda, ka thënë se për të sjell rezultate konkrete rreth krimeve të luftës nevojitet kohë e gjatë. Ai ka bërë me dije se koha prej dy vjetësh, prej kur është krijuar ky institut, është fare shkurt dhe e papërfillshme për të sjell ndonjë rezultat konkret.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai është shprehur se detyrë e institutit është t’i publikojë ato krime që Serbia i ka bërë në Kosovë, e jo t’i hetojë ato apo të bëjë akuza. Sipas tij dokumentacioni i këtij instituti do të shërbejë për qëllime shkencore.

Ferati: Zbatimi i marrëveshjes s’ka alternativë

0

Sadri-FeratiIsh-ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë për “Epokën e re” se mund të ketë zhagitje të zbatimit të marrëveshjes, por nuk ka alternativë tjetër.

Sipas tij rezultatet e para të zbatimit të marrëveshjes veçse kanë filluar. Ferati ka shprehur optimizëm se qytetarët e veriut do të dalin në zgjedhje më 3 nëntor dhe do të themelohen institucionet legale dhe legjitime në atë pjesë.

Ferati ka thënë se zbatimi i marrëveshjes garanton avancimin e jetës së qytetarëve në veri, siguron sovranitetin e plotë të Kosovës, integrimin e veriut si dhe ecjen drejt integrimeve evropiane.

Alma Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

0

AlmaLama-VVDeputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Burime të sigurta të Tribunës kanë konfirmuar se deputetja Lama të premten (sot) do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.

Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit.

Kosova

0

PoeziSot Kosovë ke flamur të ri
Që të valon mbi çati.
Ti nuk pate identitet
Me flamur kombëtarë
Nuk të njohën shtet.

Sot Kosovë të njeh historia
Flamurin kombëtar e duam
Me shpirt e me zemër
Flamuri bardh e blu në botë
Të vu emër!
Arbnor Dakaj, kl.V-1
SHFMU “Besim Nrecaj”
Lutogllavë

Basha apo Olldashi?!

0

Blendi FevziuBLENDI FEVZIU
Basha apo Olldashi? Olldashi apo Basha? Ekuilibri i vështirë i forcës kryesore politike të së djathtës, partisë që u themelua si shpresa e madhe e shqiptarëve nën brohoritjet e mijëra studentëve dhe qytetarëve në kapërcyell të 12 dhjetorit 1990, gjendet sot, më shumë se sa te gara mes të dyve; më shumë se sa te një emër fitues, tek ajo që do të ndodhë më pas. Thënë ndryshe, me kontekstin e ri të krijuar nga ikja e liderit historik dhe nën trysninë e një rezultati shokues, PD duhet ta shohë rimëkëmbjen e saj politike jo aq tek emri i kryetarit, se sa garantizmi i një politike që bashkon dhe fuqizon PD në opozitë; që e rikthen atë konkurruese, që në zgjedhjet e ardhshme dhe, mbi të gjitha, në çdo situatë, lë pas struktura dhe filozofi politike që garantojnë edhe të ardhmen.

Nëse dikush shtron pyetjen se cili është rreziku më i madh për PD sot, përgjigjja pa dyshim do të jetë, pa ekuivokë: parcelizimi apo çarja e saj! Pyetja pasuese se çfarë mund ta pengojë një gjë të tillë, ka pa dyshim vetëm një përgjigje: rregulla të qarta loje dhe zbatim korrekt i tyre. Ideja e frenimit të çarjes dhe parcelizimit me një personalitet të fortë është naive, për të mos thënë rrënuese. Sali Berisha, njeriu pa dyshim më i fortë i politikës shqiptare këta 23 vjet, e sanksionoi këtë filozofi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të gushtit 1992. Ai largoi nga partia një seri bashkëthemeluesish me tezën: shkoni në partinë tuaj! 13 vjet më pas ai bëri hapa mbrapa.

Më 2005-n e kuptoi që kjo filozofi mund ta linte gjatë në opozitë, ndaj riktheu në partinë e tyre të ikurit ndër vite dhe doli garant që e shkuara nuk përsëritej më. Bashkimi funksionoi dhe së bashku me një frymë antikorrupsioni që Berisha ngriti në gjithë vendin, falë edhe çarjes të së majtës, PD erdhi në pushtet. Sot Berisha nuk është më, ky është një boshllëk që nuk do të mbushet dot dhe do të kërkojë kohë për t’u kapërcyer në PD. Në atë vend ku gjithçka e bënte Berisha (madje edhe humbjen e mori të gjithën mbi vete), të klonosh një Berishë tjetër është e pamundur. Të zëvendësosh Berishën me kolegjialitet, edhe mund të funksionojë. Ndaj besoj se ka së paku tri gjëra që mund të sjellin një klimë më të shëndoshë për lidershipin e ri!

E para, gara nuk mund të nisë nga konkurrenca Basha – Olldashi, por nga analiza e humbjes. Përgjegjësia që Berisha mori me vete është pa dyshim simbolike. Ajo amnistoi të gjithë drejtuesit e tjerë, por kjo nuk do të thotë se humbja nuk ekziston. Ajo duhet analizuar jo në funksion të gjetjes së fajtorëve, por në funksion të analizës se çfarë realisht ka ndodhur; çfarë duhet korrigjuar dhe çfarë nuk duhet përsëritur në të ardhmen. Nëse kjo nuk bëhet, ose bëhet sa për të thënë, gjasat që PD të përsërisë gabimet e së shkuarës janë më shumë se sa t’i korrigjojë ato.

E dyta, koha e votimit duhet të shihet edhe një herë në funksion të maksimalizimit të kësaj ndërmarrjeje. Një votim brenda korrikut apo fillimit të gushtit i jep fund ankthit, ngjall besim dhe, mbi të gjitha, e dërgon PD si opozitë në Parlament në fillim të shtatorit me një lider të ri, dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Nga ana tjetër, një garë e shtyrë në fillim të shtatorit e bën atë më transparente, më të besueshme, më të ekspozuar në sytë e publikut dhe shërben edhe si kauzë mediatike. Ajo i heq një pjesë të vëmendjes mediatike dhe publike qeverisë së re dhe startimit të saj, dhe kjo për një opozitë në kushte të vështira është e domosdoshme. Nëse starton pa vëmendje, edhe pritshmëria është më e ulët.

Midis këtyre dy dilemave është Kryesia e PD ajo që do të vendosë.E treta dhe e fundit, rregullat e lojës nuk po i nënvizon dhe përmend askush. Duket sikur ka një garë që të mbyllet sa më shpejt kjo histori dhe po ndodh ajo që ka ndodhur gjithnjë në politikën shqiptare: nguti për të gjetur një emër rrënon rregullat. Dhe është kjo mungesë rregullash që e kthen pastaj emrin nga zgjidhje në problem. Askush nuk di të thotë sot nëse kryetari i ri do të sanksionojë dorëheqjen si standard nëse humbet zgjedhjet; nuk di të thotë nëse do të ketë një marrëveshje që fituesi t’i ofrojë atij që humb një nga 2–3 postet kryesore në parti për të ruajtur një bazë të bashkuar? Nëse këto nuk sqarohen që në fillim, rrezikojmë të kemi një kryetar që i pashqetësuar nga trysnia e humbjes, mund të veprojë si Edi Rama në PS. Të spastrojë partinë në zgjedhjet e ardhshme; ta mbushë atë me mbështetës të tij dhe të presë derisa kjo maxhorancë e fryrë e së majtës të konsumohet nga koha. Qoftë 8 apo 12 vjet. Ky do të ishte edhe skenari fatal i së djathtës.

Ndaj, që e nesërmja mos të jetë më e hidhur se e sotmja, PD duhet të nisë procesin post-Berisha me shumë seriozitet dhe rregulla të forta. Me bindjen që personat ikin, ndërsa rregullat vlejnë edhe pas tyre…