13.8 C
Prizren
E enjte, 10 Tetor, 2024

Opozita: Shpallja e tenderëve për financim të fushatës parazgjedhore të PDK-së

Vetëvendosje-LDK-logoLidhja Demokratik e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerësojnë se lejimi i shpalljes të një numri të tenderëve nga Ekzekutivi i Komunës, është bërë me qëllim elektoral dhe për nevoja të financimit të fushatës parazgjedhore të PDK-së. Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se tenderët e fundit të qeverisë lokale në Prizren, më shumë kanë efekte elektorale.

“Këto akrobacione të pushtetit lokal në Prizren,janë të fundit, sepse qytetarët e Prizrenit e kanë vendosur me i ndëshkuar me votë të lirë këtë qeveri të korruptuar”, tha Gashi.

Ekzekutivi i Prizrenit, ka marrë vendim që të lejojë shpalljen e tenderëve për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”.

Zëdhënësi i LDK-së, Gashi, tha ndërkaq se jo shumë kohë më parë në rishikimin e buxhetit për vitin 2013 janë anuluar shumë projekte. “Anulimi i këtyre projekteve është bërë me të vetmin motiv për t’i ndëshkuar qytetarët që nuk e votojnë partinë në pushtet”, tha Gashi. Sipas tij, LDK-ja do t’i monitorojë procedurat e tenderëve të fundit të Komunës së Prizrenit.

Kryetarui i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, tha ndërkaq VV-ja nuk është kundër asnjë investimi që pushteti lokal i Prizrenit mund ta bëjë në dobi të qytetarit. “Vetëvendosje! është kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve që bëhen në emër te investimeve”, tha Rexhaj. Sipas tij, pushteti lokal sa herë hapë tenderë me shuma të mëdha në prag të zgjedhjeve.

“Sa herë që jemi në prag të zgjedhjeve, hapen tenderë me shuma të mëdha, ku mundësia për përfitim të kundërligjshëm është e madhe. Si shembull mund ta marrim rastin e rrugës “Tahir Sinani”, ku projekti përveçse është devijuar teknikisht ashtu edhe në aspektin e cilësisë nga mbikëqyrësit e projektit. Dyshojmë se aty kanë ndodhur keqpërdorime të mëdha për qëllime të përfitimit të parave të cilat më pas janë përdorur për fushatën e PDK-së”, tha Rexhaj.

Sipas tij, ngjashëm ka ndodhur edhe me ndërtimin e rrugës “Tirana” në zgjedhjet e vitit 2010. “Njëjtë mendoj se do te ndodh edhe me ndërtimin e rrugës “Transiti i vjetër”, projekt i cili kap vlerën e mbi 3 milion e dyqind mijë euro. Prandaj, ne jemi të bindur se qëllimi dhe logjika e pushtetit aktual është që përmes hapjes së tenderëve në këtë kohë, përkatësisht ekzekutimit të projekteve me vlera të mëdha, krahas qëllimit elektoral qëndron edhe nevoja e financimit të fushatës parazgjedhore të PDK-së përmes keqpërdorimeve”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Vetura e përfshirë në aksident ka përfunduar e ndarë gati në...

Amarildo Bakaj pezullon ndeshjet pas dëmtimit të vëllait të tij

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht pjesëmarrjen në ndeshjet e tij, pas dëmtimit të rëndë të vëllait të tij...

Lajmet e Fundit