12.7 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025
Home Blog Page 8697

Nuk miratohet Projektligji për amnistinë

0

KuvendiKosoves5-27Pas një debati të gjatë dhe në momente edhe të nxehtë, Kuvendi i Kosovës sot nuk e miratoi Projektligjin për amnistinë. Nga gjithsej 91 deputetë të pranishëm në sallë në momentin e votimit, 70 deputetë ishin për miratimin e projektligjit në leximin e parë, 21 kundër dhe dy deputetë u përmbajtën.

Mosmiratimit i këtij projektligji në lexim të parë, i cili u kundërshtua fuqishëm nga shoqëria civile dhe Lëvizja Vetëvendosje, u përshëndet me duartrokitje nga deputetët e kësaj Lëvizje.

Limaj dhe të tjerët, lirohen nga arresti shtëpiak

0

FamtiLimaj6-06Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, janë liruar nga arresti shtëpiak. Këtë lajm e ka konfirmuar për ‘Epokën e re’, Tahir Rrecaj, avokat i Limajt.

Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, janë të obliguar që të lajmërohen rregullisht në stacionin më të afërt policor.

Ndërkohë aktgjykimi në rastin “Kleçka” pritet të shpallet në shtator të këtij viti.

Kilaj premton zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

0

IsniKilaj5-23Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, të enjëten, ka dëgjuar nga afër problemet e qytetarëve. Ai në orët e hershme të mëngjesit, ka hapur dyert për t’i degjuar hallet e qytetarëve më të cilët ballafaqohen çdo ditë.

Shqetësimet e qytetarëve edhe në këtë takim ishin kryesisht të njëjtat si çështja socio-ekonomike, dhe infrastruktura rrugore .

Kryetari Kilaj iu ka ofruar mbështetjen e tij të plotë morale si dhe mbështetjen e mundëshme materiale, që mund të ketë komuna. Ai premtoi se do t’i ndihmojë në zgjidhjen e problemeve sicilit qytetarë. /PrizrenPress.com/

Rama dhe Timoty Orr vizituan urën në Kramovik

0

Kramovik-uraKomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral major Rrahmnan Rama së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës(SHBA), gjeneral major Timoty Orr, qëndruan për vizitë në Kramovik, për të parë nga afër urën mbi lumin Drini i Bardhë, e cila u montua gjatë këtyre ditëve nga FSK, përkatësisht nga Njësiti i Xhenios i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BM0).

Gjeneral Rrahman Rama e njoftoj gjeneralin amerikan, për aktivitetin e FSK-së në fushën e mbështetjes së autoriteteve civile në infrastrukturë. Në Kramovikë, pikërisht tek ura e metaltë( pronë e FSK-së), mbi lumin Drini i Bardhë, ishte rreshtuar Njësiti i Xhenios, i cili me krenari po frekuentonte qarkullimin në mënyrë të sigurt të automjeteve dhe qytetarëve mbi urë, e cila para 15 ditëve ishte e paketuar, ndërsa tani kishe stolisur lumin si xherdan, përderisa kapiten Islam Haliti i njoftonte gjeneralët Rama dhe Orr, mbi procesin e montimit të urës, dhe për punën e pakursyer të cilën e kanë kryer pjesëtarët Xhenios së FSK-së si edhe ata të mbështetjes, mjekësia, logjistika, transporti, etj.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timoty Orr, u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që po sheh në terren vepra të xhenios së FSK-së, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve për lehtësimin e jetës së tyre. Gjenerali amerikan tha gjithashtu se edhe Garda Kombëtare e Aiovës shpesh ftohet nga komuniteti atje për të mbështetur autoritetet civile, dhe se veprat e tilla janë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Gjenerali Orr në shenjë admirimi për punën e shkëlqyer të pjesëtarëve iu ndau atyre nga një shenjë të tij(cofin).

Në vizitë pos gjeneralit Rama dhe gjeneralit Orr ishin të pranishëm edhe Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Derguti, komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zenë Prokshi dhe Atasheu Ushtarak i SHBA-ve në prishtinë, kolonel James Kott. /PrizrenPress.com/

MASHT mbyll “Universitetin Ndërkombëtar të Prizrenit”, arrestohet një person

0

Prizren-UNPZ-policiaMinistria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për mbylljen e institucionit dhe ndalimin e menjëhershëm të punës arsimore–shkencore të institucionit të arsimit të lartë privat “Universitetit Ndërkombëtar të Prizrenit”, me seli në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Mashtrim’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

Me 1 korrik 2013, rreth orës 11:00, Njësia për Krime Ekonomike dhe Korrupsion – Prizren, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar se ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’, njoftoi policia. Hetuesit policorë së bashku me inspektorët e arsimit të lartë, pranë Ministrisë së Arsimit kanë bërë kontrollimin e dokumentacionit në lidhje me licencimin dhe akreditimin e të ashtuquajturit “Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit”.

Gjatë kontrollit ka rezultuar se universiteti në fjalë nuk ka qenë i licencuar as i akredituar dhe që nga viti 2010 ka bërë regjistrimin e parë të 72 studentëve të vitit akademik 2010/2011 për studime bachelor dhe master, duke iu premtuar se studimet do t’i përfundojnë në këtë universitet në Prizren.

Ky universitet fillimisht kishte filluar si filiale e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, e pastaj në vitin 2011 ka bërë regjistrimin e 14 studentëve për vitin akademik 2011/2012, si Universitet Ndërkombëtar i Prizrenit, i cili kishte marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin shtetëror “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Shqipëri.

Të gjithë studentët janë mashtruar dhe në fund i ka detyruar ata që t’i vijojnë studimet në Strugë, Maqedoni, dhe viti i dytë akademik i kryer në Prizren nuk u është njohur studentëve nga Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit, kështu që janë detyruar t’i vijojnë studimet në Elbasan,Shqipëri, ku si pasojë studentët janë mashtruar dhe janë dëmtuar financiarisht.

Vlera e mjeteve (parave) të pranuara nga studentët, që kanë qenë të regjistruar në këtë universitet, arrin shumën prej 255,400.00 (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind) euro, mjete këto të fituara me veprimtari të kundërligjshme, e që bie ndesh me Ligjin mbi arsimin e lartë.

Gjithashtu të hyrat nga regjistrimi i studentëve nuk janë paraqitur pranë ATK-së, gjë që dyshohet edhe për veprën penale ‘Shmangie nga tatimi’.

Për të gjitha veprimet hetimore është informuar Prokuroria Themelore në Prizren, ku me vendim të së njëjtës i dyshuari D. G. është ndalur për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore. /PrizrenPress.com/

Ashton e Fule: Marrëveshja e rëndësishme për tërë Ballkanin

0

Fyle-AshtonPërfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisionari për zgjerim, Shtefan Fule kanë deklaruar se marrveshja për normalizimin e marrdhënjeve mes Kosovës dhe Serbisë është me rendësi të jashtëzakonshme për tërë Ballkanin perëndimor dhe sidomos tani pas anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Në një artikull të përbashkët për gazetën “Dnevni Avaz”, të Sarajevës Ashton dhe Fyle shkruajnë se për këtë arsye BE ka vendosur të hap negociatat me Kosovën për marrëveshjen e stabilizim asoccimit ndërsa me Serbinë për antarsimin e saj në BE.

Ata theksuan se marrëveshja përmban vendosmërinë e Beogradit e të Prishtinës që të ardhmen e shohin në bashkimin Evropian.

”Pranimi i përparimit të cilin Serbia e Kosova e kanë arritur në normalizim të ndërsjellë marrëdhëniesh, BE ka parë rolin e kryeministrave Daçiq e Thaçi me rastin e arritjes kohë më parë të marrëveshjes revolucionare, andaj kjo është arsyeja pse BE ka vendosur të fillojë negociata për anëtarësim me Serbinë dhe negociata e MSA-së me Kosovën”, vlerësojnë ata, citon RTK-ja.

Thaçi largon nga rendi i ditës projektligjin për caktimin e kufijve të komunave në Has

0

Hashim-Thaci1-300x200Projektligji për caktimin e kufijve komunalë për dy komunat e reja në Has, u largua nga rendi i ditës, me propozim të kryeministrit Hashim Thaçi.
Thaçi dhe kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri,kanë zhvilluar një debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës, lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, gjegjësisht Ligjit për caktimin e kufijve komunalë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi që Ligji për caktimin e kufijve komunalë të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tyre pas caktimit të zgjedhjeve lokale më 3 nëntor kjo çështje është kundërligjore.

Debati u ashpërsua kur kryeministri Thaçi deklaroi se Ligji për caktimin e kufijve komunalë ka të bëjë me vendimin për themelimin e dy komunave të reja në Rogovë, në Gjonaj e më pas edhe në Kodër të Trimave.

Por, kjo ngjalli reagimin e deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri i cili iu drejtua Thaçit “ju mund të vendosni për formim komunash në Burojë e Komoran e edhe Tophane, por në këtë votim nuk do të marrë pjesë LDK-ja”, duke shtuar se nëse kalon kjo pikë e rendit të ditës, LDK do ta lëshojë seancën.

Pas insistimit të LDK-së dhe pohimeve se do ta lëshojnë seancën, Projektligji për caktimin e kufijve komunalë u largua nga rendi i ditës, me propozim të Hashim Thaçit.

Në këtë seancë në rend dite është edhe Ligji për amnistinë, që po kundërshtohet ashpër nga shoqëria civile dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Muja uron ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson

0

RamadanMuja-kryetariKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka uruar ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson dhe popullin mik amerikan, me rastin e 237 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Me rastin e 4 Korrikut, përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranoni urimet më të përzemërta në emër të komunës së Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, thuhet në urimin e Mujës drejtuar Jacobson.

Sipas Mujës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i lirisë, demokracisë, barazisë, perspektivës dhe zhvillimit të përgjithshëm në përmasa globale,në dobi të të gjithë njerëzimit.

“Komuna e Prizrenit përmes urimit të 4 korrikut, 237 vjetorit të Pavarësisë suaj, vlerëson lartë ndihmën dhe kontributin e popullit tuaj për të investuar në projekte të ndryshme me interes për qytetarin e komunës sonë dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe jetesës në komunën tonë”.

Kryetari Muja i premton ambasadores Jacobson se qytetarët e komunës së Prizrenit do të jenë përherë përkrahë jush dhe politikave të shtetit tuaj e popullit mik e liridashës amerikan./PrizrenPress.com/

Burns këshillon Serbinë ta njohë Kosovën

0

Nicholas BurnsIsh-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns , që u angazhua intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

”Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë ta pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie tek Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme”, tha Burns për “Zërin e Amerikës”.

Ai shtoi se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NAT0-n është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.

”Padyshim që kjo situatë është më e favorshme se sa ajo që ekzistonte për disa vjet që pas përfundimit të luftës në Kosovë”, tha ish-ndihmës Sekretari amerikan Shtetit.

Kurti: Kosova tash është shtet në rrënim

0

Albin Kurti ne prizrenKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, tha në Prizren se ratifikimi i  marrëveshjes Thaçi-Daçiç, ka ndryshuar për së keqi shteti i Kosovës. “Para një jave ishte tjetër Kosovë, tash është tjetër Kosovë”, tha Kurti.

Sipas tij, kjo marrëveshje e ratifikuar e ka bërë Serbinë hisedare në shtetin e Kosovës.”Kosova tash është shtet në rrënim. Asociacioni i komunave është më i fuqishëm se Kuvendi e Qeveria, karshi Presidentes e Kryeministrit. Ai vetë zgjerohet, dhe me vetëdëshirë shpërbëhet. Tash, në vend se veriu t’i bashkohet Kosovës e komunave tjera në Kosovë, Graçanica po i bashkohet veriut. Ne u përpoqëm me gjitha forcat ta ndalim ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, por deputetët me ndihmën e forcave të sigurisë, e ratifikuan atë. Gjendja ndryshon nëse ne punojmë dhe angazhohemi për të mirën tonë”, tha Kurti në një tubim të organizuar në lgajen “Ortokoll” në Prizren.

Kurti ka folur edhe për alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! Ai tha se Vetëvendosje! ka tri shtylla kryesore: shtetin e së drejtës, shtetin zhvillimor dhe shtetin social. “Kosova nuk është e varfër për shkak të të varfërve që i ka, por për shkak të të pasurve që i ka. Varfëria e masave, nuk është turpi i masave, porturpi i elitave”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimi i vërtetë vjen prej prodhimit dhe fabrikave.“Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë importin me prodhim vendor, si dhe ta rrisim eksportin, për shkak të deficitit të thellë tregtar që kemi”, tha Kurti.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje ! në Prizren, Arbër Rexhaj, në këtë tubim ka folur për organizimin e Lëvizjes në Prizren. Rexhaj përmendi disa nga aktivitetet që i ka organizuar kjo Qendër, duke denoncuar parregullsitë e shumta që janë bërë nga pushtetarët e Prizrenit. “Si Lëvizjes Vetëvendosje ! në Prizren, veprojmë në dy sfera, përmes aksioneve, protestave e demonstrative si dhe përmes rrugës institucionale. Përmes këtyre dy sferave ne kemi denoncuar shumë parregullsi të qeverisjes komunale. Me aktivitete të ndryshme kemi arritur që ta bëjmë një lëvizje të fuqishme siç është sot. Kemi denoncuar e kemi ngritur kallëzime penale, të cilat rrezikojnë të bien poshtë tash, me këtë Ligjin e Amnistisë”, tha Rexhaj.

Ai premtoi për zgjedhjet e ardhshme lokale VV-ja do të përgatit alternativën bashkë me qytetarët e komunës, në mënyrë që të jetë sa më e prekshme dhe sa më e realizushme. /PrizrenPress.com/