Thaçi largon nga rendi i ditës projektligjin për caktimin e kufijve të komunave në Has

Hashim-Thaci1-300x200Projektligji për caktimin e kufijve komunalë për dy komunat e reja në Has, u largua nga rendi i ditës, me propozim të kryeministrit Hashim Thaçi.
Thaçi dhe kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri,kanë zhvilluar një debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës, lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, gjegjësisht Ligjit për caktimin e kufijve komunalë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi që Ligji për caktimin e kufijve komunalë të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tyre pas caktimit të zgjedhjeve lokale më 3 nëntor kjo çështje është kundërligjore.

Debati u ashpërsua kur kryeministri Thaçi deklaroi se Ligji për caktimin e kufijve komunalë ka të bëjë me vendimin për themelimin e dy komunave të reja në Rogovë, në Gjonaj e më pas edhe në Kodër të Trimave.

Por, kjo ngjalli reagimin e deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri i cili iu drejtua Thaçit “ju mund të vendosni për formim komunash në Burojë e Komoran e edhe Tophane, por në këtë votim nuk do të marrë pjesë LDK-ja”, duke shtuar se nëse kalon kjo pikë e rendit të ditës, LDK do ta lëshojë seancën.

Pas insistimit të LDK-së dhe pohimeve se do ta lëshojnë seancën, Projektligji për caktimin e kufijve komunalë u largua nga rendi i ditës, me propozim të Hashim Thaçit.

Në këtë seancë në rend dite është edhe Ligji për amnistinë, që po kundërshtohet ashpër nga shoqëria civile dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Më Shumë

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit