Rama dhe Timoty Orr vizituan urën në Kramovik

Kramovik-uraKomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral major Rrahmnan Rama së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të Aiovës(SHBA), gjeneral major Timoty Orr, qëndruan për vizitë në Kramovik, për të parë nga afër urën mbi lumin Drini i Bardhë, e cila u montua gjatë këtyre ditëve nga FSK, përkatësisht nga Njësiti i Xhenios i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BM0).

Gjeneral Rrahman Rama e njoftoj gjeneralin amerikan, për aktivitetin e FSK-së në fushën e mbështetjes së autoriteteve civile në infrastrukturë. Në Kramovikë, pikërisht tek ura e metaltë( pronë e FSK-së), mbi lumin Drini i Bardhë, ishte rreshtuar Njësiti i Xhenios, i cili me krenari po frekuentonte qarkullimin në mënyrë të sigurt të automjeteve dhe qytetarëve mbi urë, e cila para 15 ditëve ishte e paketuar, ndërsa tani kishe stolisur lumin si xherdan, përderisa kapiten Islam Haliti i njoftonte gjeneralët Rama dhe Orr, mbi procesin e montimit të urës, dhe për punën e pakursyer të cilën e kanë kryer pjesëtarët Xhenios së FSK-së si edhe ata të mbështetjes, mjekësia, logjistika, transporti, etj.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Aiovës, gjeneral Timoty Orr, u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që po sheh në terren vepra të xhenios së FSK-së, të cilat do t’u shërbejnë qytetarëve për lehtësimin e jetës së tyre. Gjenerali amerikan tha gjithashtu se edhe Garda Kombëtare e Aiovës shpesh ftohet nga komuniteti atje për të mbështetur autoritetet civile, dhe se veprat e tilla janë në të mirë të të gjithë qytetarëve. Gjenerali Orr në shenjë admirimi për punën e shkëlqyer të pjesëtarëve iu ndau atyre nga një shenjë të tij(cofin).

Në vizitë pos gjeneralit Rama dhe gjeneralit Orr ishin të pranishëm edhe Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Derguti, komandanti i Batalionit të Xhenios, nënkolonel Zenë Prokshi dhe Atasheu Ushtarak i SHBA-ve në prishtinë, kolonel James Kott. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit