19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8711

Kristo Frashëri: Akuzat ndaj Qosjes? Fyerje pa argumente

0

Kristo FrashëriArtikulli që kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami ka botuar në mediat kosovare kundër prof. Rexhep Qosjes, ka shkaktuar reagime andej dhe këtej kufirit. Pas 37 profesorëve e akademikëve, reagon edhe akademiku Kristo Frashëri përmes “GSH”.

Dr. Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Prishtinë. Më ra në dorë padija që ju i drejtoni nëpërmjet 55 pyetjeve prof. Rexhep Qosjes, anëtar i Akademisë së Kosovës, i cili është në të njëjtën kohë dhe anëtar i Akademisë së Shqipërisë. Lexova edhe përgjigjen që disa anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë së bashku me disa profesorë të njohur të botës shqiptare jua kanë drejtuar juve në “Gazetën Shqiptare” më 1 mars 2014. Dëshiroj me këtë rast të shfaq edhe unë mendimin tim. Të them të drejtën, leximi i shkrimit tuaj më stepi, për të mos thënë më shqetësoi. Arsyeja është e thjeshtë. Kur njeriu lexon debatin e një akademiku, sidomos kur ai është kryetar i akademisë, qytetari pret të lexojë një bisedë të kulturuar, të arsyetuar, të balancuar, mbi të gjitha të argumentuar. Ajo që më bëri përshtypje të thellë në shkrimin tuaj ka lidhje me fjalorin dhe me stilin. Nuk ka dyshim se shkrimi është i frymëzuar nga një urrejtje e jashtëzakonshme që ju keni ndaj Rexhep Qosjes. Këtë e tregon numri i madh i akuzave që ju numëroni në shkrimin tuaj.

Pa dyshim që fjalori që keni përdorur në shkrimin tuaj, sado që përbëhet nga fjalë të zgjedhura dhe jo banale, është një fjalor krejt i papërshtatshëm i një akademiku. Rëndësia që ka përdorimi i fjalorit në një debat ka vlerë aq të madhe për qarqet intelektuale dhe shkencore sa ai ndikon edhe në vlerësimin e vetë shkrimit. Nga kjo pikë ju e keni dëmtuar shkrimin tuaj në atë masë sa ai shkrim pasi i drejtohet Rexhep Qosjes, vërtitet si një boomerang dhe kthehet kundër jush.

Vijmë te stili. Shkrimi juaj përbëhet nga dy komponentë: nga epitete dhe nga pyetje. Epitetet janë tepër të rënda. Ato janë fyese, aq të ashpra sa vështirë se mund të pranohen pa qenë të argumentuara. Ju numëroni me dhjetëra e dhjetëra pyetje pa u dhënë përgjigje, të cilat nënkuptojnë se pas tyre fshihen akuza të tjera. Por, akuzat për çështje të pasqaruara konsiderohen zakonisht demagogji. Ka midis tyre pyetje, përgjigjet e të cilave duhet që ne t’i marrim me mend se nënkuptojnë akte të pandershme dhe të shëmtuara të Rexhep Qosjes. Ne si lexues nuk kemi aq aftësi të zbërthejmë të vërtetën që mund të fshihet midis këtyre pyetjeve.

Ka midis tyre ngacmime drejtuar R. Qosjes, të cilat nuk të shqetësojnë, mbasi janë fryt i urrejtjes, si të tilla nuk kanë nevojë për përgjigje. Ato që të shqetësojnë janë akuzat e rënda, madje shumë të rënda, të cilat e ulin poshtë personalitetin e çdo njeriu. Në të tilla raste, përpara se t’i japësh të drejtë paditësit, duhet të dëgjosh të akuzuarin. Është parimi i lashtë i Solomonit, i cili thotë: “Tjetrin dëgjoje, pastaj gjykoje”.

Me një fjalë, unë nuk mund t’ju jap të drejtë juve pa dëgjuar Rexhep Qosjen, i cili nuk është qytetar i çfarëdoshëm për ta hedhur me disa pyetje të paargumentuara në kosh të plehrave. Ai është një personalitet akademik, me një bibliotekë të tërë veprash të botuara.
Me nderime – Prof. Dr. Kristo Frashëri, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Haradinaj: Qeveria e meriton të shkarkohet

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e dëmshme të shkohet në zgjedhje pa e shkarkuar qeverinë aktuale.
“Kjo qeveri ka degraduar dhe i ka shkaktuar vetëm dëme vendit, prandaj meriton të shkarkohet dhe vetëm shkarkimi i saj na bën nder”, është shprehur Haradinaj në bashkëbisedimin e sotëm me qytetarë, që po mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ai ka kërkuar nga LDK-ja dhe VV-ja që ta mbështesin mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi, sipas tij, është zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën gjendet Kosova, raporton “Epoka e re”. Haradinaj ka deklaruar se nuk është kundër shpërbërjes së Kuvendit, por ka bërë të qartë se ky institucion para se të shpërbëhet duhet ta shkarkojë qeverinë aktuale.

Lunacek dhe Fajon kërkojnë heqjen e vizave për kosovarët

0

VizatEurodeputetet e Parlametit Evropian Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, i kanë dërguar letër të hapur komesares për çështje të brendshme, Sesiliq Malmstrom duke këkruar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.Në letrën dërguar komesares evropiane për çështje të brendshme, Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek kërkojnë që rekomandimi për heqjen e vizave të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë.
Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, si dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, në lëtrën e nënshkuar tërheqin vërejetjen se përkundër të arrituarve në dialoun politk në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe arritjes së marrëveshjes historike në mes të dy kryeministrave, Kosova, siç u shprehën ato mbeti e papërfillur.

“Çështja e vizave është më e prekshmja për popullatën, ndërsa përparësitë që sjellë lëvizja e lirë nuk kanë çmim, ndërsa populli i Kosovës këtë e meriton”, pohojnë në letrën e tyre Lunacek dhe Fajon.

Ndonëse akuzojnë komisionin për zvarritje të raporteve të ekspertëve, dy eurodeputetet konsiderojnë se edhe autoritetet e Prishtinës duhet të bëjnë edhe më shumë në plotësimin e kritereve për përfshirjen e Kosovës në listën e shteteve që kanë regjim të lirë të vizave pasi që jo të gjitha kushtet janë përmbushur në këtë drejtim.

Tanja Fajon shpjegoi se nga Komisioni kërkohet publikimi i gjetjeve të ekspertëve, mundësisht rekomandimi për heqjen e vizave e më pas konform meritave të kosovarëve të vendoset nëse do të miratohet ky propozim, procedurë kjo që merr kohë.

Raporti i ekspertëve që merren me gjetjen e fakteve nëse Kosova i ka plotësuar kriteret pritet në mesin e këtij muaji. Dy eurodeputetet kërkojnënga Komsioni që të tregoj vullnetin e mirë dhe gjatë këtij mandati i cili skadon në fund të tetorit të del me rekomandim.

Në këtë mënyrë do i mundësohej strukturave të reja evropianesi në Parlament ashtu edhe në Komision e Këshill që të merren me aspektin procedural deri te vendimi formal,shkruan RTK.

Zakonisht procedurat që do pasonin marrin kohë relativisht të gjatë dhe mund të llogaritet në vite, mirëpo në rast të vullnetit politik, gjërat mund të përshpejtohen. Bashkimi Evropian rishtazi ka hequr regjimin e vizave për Republikën e Moldavisë. Ndërsa Tanja Fajon rikujtoi se falë vullnetit politik, vendimarrja për rastin e Moldavisë morri vetëm disa muaj nga momenti i rekomandimit që e bëri Komisioni Evropian.

Policia në Prizren,konfiskon bletët e vjedhura

0

BletatPolicia në Prizren, ka konfiskuar 23 koshare të bletave të vjedhura. Zëdhënësi i PK-së,Hazir Berisha tha se rasti i vjedhjes bletëve,është vrejtur nga një pjesëtar i policisë.

“Pak pas mesnate, një polic i cili po kthehej nga detyra me veturë private, posa kishte arritur në Malishevë dhe ishte nisur në drejtim të fshatit Lubizhdë, kishte lëvizur pas një automjeti të llojit kombi “Ford Transit” ngase kishte dyshuar se në te mund të kishte gjësende të kundërligjshme”.

“Polici pasi kishte informuar policinë e Malishevës dhe kishte kërkuar ndihmë, mirëpo dy të dyshuarit e kanë kuptuar qëllimin e policit dhe me të arritur në Lubizhdë, befasisht e kanë ndalur automjetin dhe kanë ikur në drejtim të pa njohur”.

“Në vendin e ngjarjes, në brendësi të automjetit policia ka gjetur 23 koshere bletësh”

“Ndërkaq pas orës 07:oo të mëngjesit, një qytetar nga Samadraxha e Suharekës ka informuar policinë se automjeti i tij i llojit “Ford Transit” ishte vjedhur gjatë orëve të natës”.

“Ndërsa më vonë në Mamushë është iniciuar rasti i vjedhjes së bletëve të cilat kanë qenë të stacionuara në fushë të hapur në mes Mamushës dhe fshatit Retijë. Mbetet në kompetencë të tri stacioneve policore për t’i koordinuar hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit”. Bletët i janë kthyer pronarit. /PrizrenPress.com/

Prizreni dhe Kyjova e Çekisë, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

0

muja qekiKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe kryetari i Komunës së Kyjov të Çekisë, Frantishek Lukl, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Një delegacion i Komunës së Prizrenit i kryesuar nga kryetari Ramadan Muja dhe drejtorët Minir Krasniqi, Hasan Hasani dhe Nijazi Kryeziu, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në komunën e Kyjovit.

Muja, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Kyjovit, Frantishek Lukl për mikpritjen vëllazërore.Ai ka shprehur gatishmërinë e komunës së Prizrenit dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit, për të bashkëpunuar me qytetarët e Kyjovit në sektor të ndryshëm me interes të përbashkët.

Zhvillimi ekonomik, shkëmbimi i përvojave kulturore dhe mbështetja e Kyjovit për të aplikuar në projektet e përbashkëta në fondet e bashkimit evropian, janë disa nga angazhimet e të dyja komunave në të ardhmen e afërt.
“Memorandumi i nënshkruar sot, i hapë rrugë aktit të binjakëzimit të Komunës sonë dhe Kyjovit dhe kështu të dy komunat do të angazhohen në shkëmbimin e vizitave më qëllim nxitjen e zhvillimeve pozitive në sektor të ndryshëm, si realizimi i projekteve në sektorin e shërbimeve publike, shkëmbimin e përvojave pozitive në avancimin e politikave publike arsimore përmes ekspeditave të nxënësve të të dyja komunave dhe avancimin e jetës kulturore artistike në Prizren dhe Kyjov”.

Kryetari i Komunës së Kyjovit , Frantishek Lukl,ndërkaq vlerësoi lartë vizitën e delegacionit të Komunës së Prizrenit.

“Dy komunat tona kanë mundësi shumë të mira për shkëmbimin e përvojave dhe për të avancuar në stade më të larta lëvizjen e lirë të qytetarëve komunës së Prizrenit në drejtim të komunës së Kyjovit dhe anasjelltas”.

“Mundësitë për bashkëpunime janë ta arta, ndaj në të ardhmen e afërt sigurisht se do t’i bëjmë realitet theksuan të dy delegacionet e komunës së Prizrenit dhe Kyjovit të Çekisë”/PrizrenPress.com/

Të zhdukurit e Prizrenit,shpallen të vdekur!

0

Te pagjeturit nga luftaMë shumë se 350 persona, të zhdukur para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, shumica nga fshati Krushë e Vogël me kërkesë të familjarëve të tyre janë shpallur të vdekur nga Gjykata Themelore në Prizren.

Zyrtarja për Informim në Gjykatën Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, ka konfirmuar për “Zërin” se njëra ndër arsyet çon familjarët në këto kërkesa është zgjidhja e cështjeve të ndryshme trashigimore,pensioneve,statuti martesor etj.

“Sipas të dhënave statistikore  janë 96 persona  të zhdukur  të cilët janë shpallur të vdekur .Prej tyre 50 janë nga Kruesha e Vogël, ndërsa të tjërët janë nga rajoni i Hasit,Randobrava, Kushnini,Pirana etj”.

Opozita dhe shoqëria civile në Prizren, kundër politizimit të Auditit të Brendshëm

0

Shtepia e Bardhe-PrizrenPërfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin  e tyre në lidhje me veprimet  e koalicionit qeverisës lokale në Prizren, ku sipasojë e të cilave Auditi i Brendshëm është bërë pjesë e ujdisë politike për ndarjene pushtetit.

Haziz Hodaj nga LDK-ja ka thënë se veprimet e tilla janë bërë rutinë e pushtetit në Prizren.

“Në këtë rast shkelja e ligjit  është e qartë. Kush është KTAP-ja me ba Auditit të Brendshëm”, ka thënë Hodaj,shkruan KD.

Ndërsa Osman Hajdari i BD-së, ka theksuar se Auditi i Brendshëm është pjesë e shërbimit  civil brenda Komunës.

“Kjo është shkelje flagrante e ligjit”, ka thënë Hajdari.

Koordinatori i KDI-së, Naim Cahanaj i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, që të heq dorë nga marrëveshja politike që ka bërë për Auditin e Brendshëm.

Krasniqi: Jap dorëheqje nëse kërkon PDK-ja

0

JakupKrasniqi10-29Jakup Krasniqi ka thënë se pa e kërkuar PDK-jadorëheqjen e tij nuk do të dorëhiqet që t’i krijoi vendit krizë institucionale. Krasniqi ka thënë se sapo ta zyrtarizoi PDK kërkesën për dorëheqje, ai është i gatshëm në çdo moment të largohet.

Kurse, Adem Grabovci, kryetar i grupit parlamentar te PDK-së ka thënë se nuk e shohin të nevojshme ta kërkojnë dorëheqjen e Krasniqit.
Kuvendi i Kosovës të enjten nuk do të mbajë seancë për shkak të aktiviteteve që do të mbahen për Epopenë e UÇK-së me 5,6 dhe 7 mars./Kosovapress/

Tribunali, çështje e kryer?

0

Gjykata-qekiqiTribunali për krime lufte në Kosovë është tashmë thuajse çështje e kryer. Kështu ka thënë një burim ndërkombëtar i Gazetës Blic, sipas të cilit shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja janë pajtuar që të krijohet një tribunal i tillë. Kjo çështje është diskutuar në nivel të ministrave të jashtëm të këtyre vendeve. Për këtë hap sipas këtij burimi, tashmë janë njoftuar edhe zyrtarët nga Prishtina. “Pos zyrtarëve qeveritarë, edhe një pjesë e opozitës është njoftuar për çështjen e Tribunalit”, ka thënë burimi i gazetës.

Edhe një anëtar i njërës prej partive opozitare e ka konfirmuar këtë gjë. Ky zyrtar opozitar që ka dashur të mbes anonim, ka thënë se zyrtarët e lartë të vendeve të BE-së dhe të SHBA-së, tashmë janë pajtuar për formimin e këtij tribunali, madje në një vend jashtë Kosovës. Ky zyrtar opozitar ka thënë se do të jetë shumë e vështirë që të pengohet krijimi i një tribunali të tillë. “Ne e kemi kundërshtuar krijimin e një Tribunali të tillë, por përfaqësuesit e shteteve të BE-së dhe SHBA-së duket se tashmë kanë vendosur. Duket se kjo çështje tashmë është kryer”, ka thënë ky zyrtar.

Njëjtë sikurse burimet ndërkombëtare, edhe ky zyrtar i njërës prej partive opozitare ka thënë se insistimi i ndërkombëtarëve është që kjo çështje të përfundoj para muajit qershor.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Gazetës Blic se ata e kanë kundërshtuar krijimin e një tribunali të tillë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci ka thënë se krijimi i një tribunali të tillë, jo vetëm që do ta rrënonte sistemin e drejtësisë në Kosovë, por do ta rrënonte edhe imazhin e shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se ka hapësirë që kjo cështje të negociohet me BE-në dhe SHBA-në.

“Unë si ministër i Drejtësisë, ndoshta edhe zyrtari i vetëm publik jam që kam reaguar në këtë vend dhe e kam pas obligim institucional, edhe politik por edhe në kuptimin legal. E para, dua të them se Kosova ka qenë bashkëpunuese për të gjitha veprimet edhe me Tribunalin e Hagës. E dyta, dua të them se nga viti 1999 e deri më sot çështja e krimeve të luftës ka qenë nën autoritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtar, në tërësi, jo një për qind, por qind për qind. E treta, ne edhe sot kemi prezencë ndërkombëtare, EULEX-in, i cili ka kompetenca të veçanta në fushën e krimeve të luftës.

Dhe unë e them, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme që të ballafaqohet me cilindo rast në kuptimin e vendosjes së drejtësisë në vend, dhe në këtë drejtim ka kapacitete, në radhë të parë gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it. Do me thënë, në paanshmëri, në pavarësi e profesionalizëm ata janë që kërkojnë të bëhet një Tribunal i tillë. Ende nuk e kemi trajtuar një gjë të tillë, as në Qeveri, as në Kuvend, sepse veprimet e tilla kërkojnë vendim të Qeverisë, e në veçanti vendim me dy të tretet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kuçi.(Gazeta Blic)

Rritja e numrit të të prekurve me leukemi po paraqet shqetësim

0

Mjeku 2Numri i shumtë i fëmijëve të prekur nga leukemia akute po praqet shqetësim jo vetëm për familjaret por edhe shoqërinë tonë.

Disa nga qytetaret fajësojnë institucionet e vendit, të cilat nuk po ndihmojnë në trajtimin e kësaj sëmundje. Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, thonë se pacientët e tillë mund të mjekohen falas në Klinikën Universitare të Turqisë, por familjarët po preferojnë klinikat private.

Numri i shumtë i të rinjve, të cilët çdo ditë i hasim në qendër të Prishtinës, e të cilët kanë të vetmin qëllim, mbledhjen e të hollave për moshatarët e tyre për shërim jashtë vendit, për shumë kë paraqet një pamje të trishtuar. E dhimbshme, thonë disa nga qytetarët, të cilët fajësojnë institucionet e vendit duke thënë se ata janë të obliguar të kujdesen për qytetaret e vendit, e që po ndodhë e kundërta.

“Shumë raste po qesin në rrugë, e këta në institucione, ose nuk po kanë mundësi, ose nuk po duan. Njerëzi e thjeshtë duan të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi”, thotë një qytetar,shkruan rtk.

Lidhur me numrin e të sëmurëve me leukemi akute, këto ditë u debatua edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputeti Berat Buzhala, tha se Ministria e Shëndetësisë i ka mbyllur sytë para kësaj situate. “Si po munden të jenë indiferentët institucionet e shëndetësisë, përballë kësaj gjendje kur fëmijët po detyrohen të kërkojnë mjete lokal më lokal për shërimin e këtyre fëmijëve jashtë vendit”, ka shprehur shqetësimin deputeti Buzhala.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i pyetur se si e sheh këtë situatë, dhe pse Ministria e Shëndetësisë nuk po i ndihmon në trajtim jashtë vendit këta fëmijë, ai pati këtë përgjigje. “Nuk ndodhë që ndonjë rast i tillë që e shihni ku kërkohet ndihma edhe nga qytetaret, që nuk e ka marr ndihmën maksimale prej 30 mijë euro. Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë u ofron këtyre fëmijëve edhe mundësinë e trajtimit falas në Turqi në kuadër të marrëveshjes qe e kemi me këtë shtet. Shumë herë ndodhë që familjarët nuk e zgjedhin atë opsion dhe kanë dëshirë që shërimin ta vazhdojnë në spitale private”, thotë ministri Agani.

Ndërsa, disa nga familjet që po i trajtojnë fëmijët me këtë sëmundje, e që nuk deshën të identifikohen, thonë se kanë arsye pse i janë drejtuar klinikave private. Sipas tyre, ata kanë kontaktuar me Kliniken Universitare të Turqisë, ku trajtimi është falas, por pritjet e gjata që caktohen deri në katër muaj, po rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.