19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8710

Thaçi e bën FAK, Forcën e Sigurisë

0

FSK12-16Kryeministri Hashim Thaçi, të hënën e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Aty ai ka folur për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për transformimin e Ministrisë së FSK-së. Për të parën ka thënë se do të shndërrohet në Forcën e Armatosur të Kosovës, ndërsa për të dytën ka paralajmëruar se do të bëhet Ministri e Mbrojtjes. Thaçi ka theksuar se gjatë procesit dyvjeçar të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë së Kosovës është bërë hulumtimi i thellë i të gjitha aspekteve të sigurisë, për të identifikuar nevojat reale të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

E gjithë kjo, sipas tij, për të krijuar një sektor efektiv, efikas dhe i bashkërenduar në përballimin e nevojave të sigurisë në vend, i cili do të garantonte marrjen e përgjegjësive për sigurinë e vendit tonë; vazhdimin e integrimit euroatlantik të strukturave të sigurisë të Republikës së Kosovës; dhe sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Duke potencuar se ky është një projekt gjithëpërfshirës dhe transparent, i bërë me investim të konsiderueshëm të kohës dhe burimeve të institucioneve tona dhe të partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Thaçi ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës se bazuar në konkluzionet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë ka marrë vendim që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe rrjedhimisht të ndryshojë misionin, detyrat, strukturën dhe madhësinë, si dhe Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ministria e Mbrojtjes së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës

Dëshmitarët në Kosovë janë të pasigurt, prandaj po prodhohet Tribunali

0

deshmitariDëshmitarët e mbrojtur zakonisht janë kërcënuar, sulmuar dhe përndjekur. Një dëshmitarë i tillë është gjetur i vrarë në Gjermani. Ka edhe rast hetimor për zbulimin e identitetit të tyre në televizionin publik.

Pikërisht paaftësia e institucioneve kosovare të drejtësisë për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme për dëshmitarët, sipas një burimi në Qeveri, ka bërë që evropianët të insistojnë më shumë të krijohet Tribunali ad hoc për të gjykuar pretendimet për krimet e kryera në Kosovë, të evidencuara në raportin e Dick Martit, shkruan Koha Ditore.

Tre vjet më parë tek fliste për pretendimet e tij, Dick Marty kishte implikuar UÇK’në në krime të luftës. Madje ai kishte shprehur një brengë, se si të mbroheshin dëshmitarët. Besim nuk kishte në asnjërin mision ndërkombëtar të vendosura pas luftës në Kosovë, UNMIK dhe EULEX.

“Srpska” po bëhet gati për hise në Qeverinë e Kosovës

0

KuvendiKosoves9-21Analistët politikë e shohin Listën “Srpska” me mjaft peshë në skenën politike, ngaqë fuqia e saj do të demonstrohet si në pushtetin lokal, përmes administrimit në nëntë komuna dhe kontrollit në Asociacionin e Komunave serbe, ashtu edhe në atë qendror.Madje, nuk konsiderohet ende e humbur as beteja e pakicave për ruajtjen e vendeve të rezervuara në Kuvend apo edhe sigurimin e ulëseve shtesë për serbët e veriut, shkruan Tribuna.

Këta analist nuk e përjashtojnë mundësinë që kjo listë edhe të ketë ndonjë vend në Kuvend, pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë.

Shtohen supermenët e Kosovës

0

kravataDikush nuk gjen punë për vite të tëra ndonëse i ka disa diploma në xhep, ndërsa politikanët kosovarë, zyrtarët qeveritarë apo të institucioneve të tjera, vazhdojnë të mbajnë nga dy e më shumë vende pune me orar të rregullt. Madje disa prej tyre, kanë edhe nga pesë vende pune.

Sipas statistikave të vitit 2012 dhe deklarimit publik të pasurisë që bëjnë zyrtarët publikë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve që kanë mbajtur më shumë se një vend punë ka arritur në mbi 800, shkruan Kosova Sot.

Ministrat Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, Ramë Buja, kryetari i LDK’së Isa Mustafa e shumë zëvendësministra e drejtues të institucioneve të tjera mbajnë mbi një vend pune.

Ky nuk është zhvillim,është degradim!

0

LuanSallaukaShkruan: Luan  Sallauka

Një vend i vogël me histori të gjatë e interesante. Thonë se janë trima. Janë të fortë si guri. I bëjnë çdo rrezikut. Nuk vdesin lehtë. Nuk lënë gjë pa thënë të tjerët për këtë popull e këtë vend. Diçka e çuditshme e diçka e pritshme. Diçka e papranueshme e diçka ofenduese. Shumëçka!Të lodhur nga varfëria e skajshme. Të mërzitur nga kjo amulli që fundi s’i dihet. Të nervozuar nga kjo gjendje që nuk të falë asnjë shpresë të vetme. Të hidhëruar në fatin dhe në veten. Nuk kanë asnjë zgjidhje e zgjedhje. Matematikë e panjohur per ne. Tani nuk mund të themi se kjo është e çuditshme, por një realitet i hidhur që shoqëron thuajse çdo kosovar.

Të gjitha fabrikat prodhuese u shitën. Pak vende të punës dhe të gjitha të pasigurta. Varfëri vdekjeprurese. Rini të lajthitur, të prirur për jetë të shthurur. Kufinjtë e këtij realiteti nuk kanë STOP. Dhe, dikush këtë e quan zhvillim, integrim e prosperitet modern!

Analfabetët unik e të pakrahasuar, të konvertuar brenda natës në “Intelektual” sikur këpurdhat pas shiut, prodhojnë e ndjellin ide per “zhvillim”, njëjtë sikur kopenë e qenve pas bushtrës, dhe në fund kuptojnë se jo të gjithë arriten të kurorëzohen me aktin e kënaqësisë. Sa mashtrim. Dikush mbetet në fund tiran, disa mbesin ndërmjetësues e disa mbesin të përndjekur për t’u dënuar kur ngritin zërin për të kundërshtuar këtë mashtrim.

Këtij vendi afro 2 milion banorë i duhen përafërsisht 5 mijë juristë të përgatitur mirë (gjykatës, prokuror, avokat, noter, etj) që ta vendosin drejtësinë në vendin e duhur dhe të merituar. Këtij vendi i duhen jo më shumë se 5 mijë ekonomist, psikolog, politikolog, duke vazhduar proporcionalisht me numrin e përgjithshëm të qytetarëve dhe profesioneve tjera ekzistuese që shumë procese t’i qesin në vendin e duhur. Jo vetëm kaq.

Çka të bëjnë kapacitetet tjera që diplomuan dje, ata që po diplomojnë sot e ata që do të diplomojne neser?! Ku do të punësohen ata?! Si do të çmenden ata?! Si do të vdesin ata?! Partitë politike në opozitë dhe pozitë do të na japin përgjigjjen shumë lehtë: Më mirë ky vend me shumë të shkolluar e të pa punë, sesa të pa shkolluar e me punë.

Menjëherë ta ngritin moralin kombëtar sa të krijojnë përshtypjen se nuk ka më atdhëtarë se këta politikanë. Meqë kështu duket, atëherë është koha që ata të mbesin pa punë dhe këta të rinj t’ua zënë vendin e tyre. Sepse kjo elitë politike është vjetëruar, nuk është produktive dhe është retorike. Zaten, në shumë raste edhe problematike.

Ky vend ka nevojë për fabrika prodhuese, për vende të lira pune, e jo për fjalë të çoroditura. Krijimi në një numër jashtëzakonisht të madh të Intelektualëve në një mënyrë është sukses, por realisht në këtë gjendje është tmerr. Ky vend po prodhon Intelektual të ndejave. Intelektual të bastoreve. Intelektual të papunësisë. Intelektual pa disponim. Intelektual pa vullnet për të jetuar.

Intelektual të rrugaqërisë. Intelektual të asgjësë. Intelektual të stresit. Intelektual të depresionit. Intelektual të vetëvrasjes. Intelektual të vdekjes për së gjalli. Ky është realiteti i këtij vendi të vogël.
Histori e turpshme. Një vend i vogël që presin të vdesin shumë intelektual të pa punë, pa dinjitet, pa vlera, pa mirëqenie, pa ardhmëri dhe pa identitet!

Çdo ditë që po kalon, po bëhet edhe më e vështirë për shoqërinë kosovare. Papunësi ekstreme. Varfëri e skajshme. Krim i organizuar. Korrupsion i shumëllojshëm. Shpëlarje e parasë. Persekutime. Injorancë institucionale. Papërgjegjësi. Amoralitet. Keqpërdorime. Degradim akademik. Rini e dekulturuar. Familje të përçara.

Agresivitet personalitetesh. Jo vetem kaq. Të gjitha këto një ditë do të prodhojnë trazira sociale të cilat do të jenë me përmasa të ashpra, sulmuese, frikësuese dhe më e frikshmja, shkatërruese.
Shoqëria kosovare njihet se nuk disponon kulturë dhe edukatë për trazira të mundshme. Prandaj ky fakt të gjithë njerëzit e ndershëm dhe të moralshëm i shqetëson pa masë.

Çdo efekt negativ që mund të ndodh si rezultat i trazirave sociale të mundshme në Kosovë, dosido do të bie mbi shpinën e vet qytetarit, dhe natyrisht njëra nga partitë politike në opozitë do të përfitojë në shkallën më të lartë për të krijuar një lloj pushteti absolut, lëvizje kjo që përsëri do të sjell ngulfatje qytetare!

Ukraina sjell të papritura edhe për Kosovën

0

Petrit SelimiMe pushtimin e terminalit të trajekteve në lindje të Krimesë nga forcat ruse, situata në Ukrainë është bërë edhe më e ndërlikuar.

Për këtë, Kryeministri rus Vladimir Putin kishte thënë se nuk tërhiqet nga Krimea, ndërsa homologu i tij amerikan, Barack Obama, e kishte konsideruar këtë vendim si të gabuar dhe keqbërës për vetë Rusinë.

Gjendja e tillë jopaqësore në Ukrainë, nuk i konvenon as Kosovës. Kështu është shprehur Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, në InfoMagazinë të Klan Kosovës.

“Momentalisht, në mediat ruse është një propagandë shumë e përhapur se si rusët në Ukrainë po vriten, po shkatërrohen”.

“Po hymë në një situatë që nuk është e mirë as për Kosovën. Neve na konvenon një relaksim i situatës. Fokusi dhe shpërqendrimi Europian i NATO’s kah Ukraina, zhvendosen nga Ballkani, prandaj duhet të përgatitemi që po hymë në njëfarë faze të papritshme”, ka thënë Selimi, në InfoMagazinë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka pohuar se shtimi i konflikteve në botë e lë Kosovën të fundit për t’iu zgjidhur çështja e saj politike.

“Mediat nuk po raportojnë që ka ndonjë situatë të krahasueshme. Ne me kaçikun tonë nuk do të dalim të parët me akuza ndaj Rusisë”.

“Jemi bërë bira e fundit diplomatike, për faktin që ka më shumë situata të rëndësishme. Askush nuk po i përmend shumë sirianë që po vdesin tash e sa vjet. Njerëzit momentalisht janë pa kulm mbi kokë”.

“Asnjë vit s’po vie i njëjtë. Vjet ndodhi Siria, tash Ukraina. Duke hyrë në BE a në NATO, do të afrohet koha kur edhe Kosovës do t’i pritet të japë kontribut në reagime. Atëherë duhet jo më të dërgojmë deklarata me shkrim”, ka thënë Petrit Selimi për Klan Kosova.

Analistët: Nisma do t’ia prish hesapet PDK-së

0

Limaj,nismaNdonëse kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se largimi i dy ish zyrtarëve të lartë të PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nuk do ta dëmtoj partinë që ai udhëheq, të njëjtin mendim nuk e ndajnë edhe analistët kosovarë.Sipas tyre, “Nisma për Kosovën”, formacioni i ri politik i formuar nga ish-nënkryetari dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PDK-së, do të tërheq pas vete më së shumti elektoratin e PDK-së, për shkak të prejardhjes së përbashkët politike.

Analisti Shpend Kursani, ka theksuar se ndikimi i nismës në skenën politike varet nga dy faktorë: nga ajo se kush do të jenë emrat që do t’i bashkohen këtij formacioni, dhe çfarë do të bëj EULEX-i me Fatmir Limajn.

Ai mendon se “Nisma për Kosovën” ka gjasë që t’i prishë punë partive tjera politike në Kosovë. “Nëse nëpër partitë tjera politike nuk ndodhin ndryshime deri në kohën e zgjedhjeve nacionale, partia e Limajt dhe Krasniqi mund të ndikojë në ndryshimin e renditjes së subjekteve politike, duke ia shtuar këtu edhe rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, të cilat dëshmuan vullnetin e qytetarëve për ndryshim”, ka thënë Kursani për Telegrafin.

Analisti Bexhet Shala, mendon se “Nisma për Kosovën” mund ta dëmtoj PDK-në dhe partitë tjera politike, sepse sipas tij, kjo parti synon elektoratin edhe të partive tjera politike.
Sipas tij, “për një gjë të tillë nisma duhet të ketë shtrirje vertikale dhe horizontale, nëse synon t’i marrë votat e grupeve të ndryshme të qytetarëve”.

“Partia e Limajt dhe Krasniqit është formuar në një kohë jo fort të favorshme për Kosovën, në kohën kur janë paraqitur probleme të mëdha për shtetin. Performancat e partive në zgjedhjet nacionale, në këtë rast e nismës, varet edhe nga prokuroria e EULEX-it dhe qendrat e vendosjes ne Bruksel dhe gjetiu”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Vehapi paralajmëron masa ndëshkimore për mësimdhënësit e papërgjegjshëm

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka paraljëmruar se do të marrë masa ndëshkimore për të gjithë mësimdhënësit e papërgjegjshëm.

Ai në debatin e sotëm me prindërit e nxënësve të shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”, iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që të punojnë me përgjegjësinë më të lartë .

“Ne jemi për një sistem shkollor me disiplinë dhe cilësi në mësime. Nuk do të pajtohemi asnjëherë me ata që paraqesin pengesa dhe që nuk i zbatojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi”,ka thënë Vehapi,transmeton RahovecPress.

“Ne jemi për zbatim rigoroz të normave ligjore dhe jemi të interesuar që në shkollat tona të ngrihet niveli i mësimdhënies dhe mësimnxënies”./PrizrenPress.com/

 

KPF në Malishevë me dhjetë rekomandime

0

Enver Hoti malisheveKomiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Malishevë,ka mbajtur mbledhjen e saj të parë.Në këtë mbledhje janë dhënë dhjetë rekomandime të ndryshme për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës. Mbledhja e KPF-së, është udhëhequr nga kryesuesi i KK, Enver Hoti, ndërsa përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtar, kryesuesi plus katër anëtar nga IQM, 3 të PDK-së dhe 3 anëtar të LDK-së.

Në këtë mbledhje, para anëtarëve të KPF-së, sipas rendit të ditës, në disa pika, kanë dhënë sqarimet e tyre, drejtorët e drejtorive për buxhet dhe financa, për arsim dhe edukim dhe ai për mbrojtje dhe shpëtim.

Për rendin e ditës për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, KPF, ka dhënë këto rekomandime:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar, 2. Deklarimi jashtë rendit të ditës,
3. Pyetje nga anëtarët e KK për drejtorët e drejtorive komunale,
4. Formimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB),
5. Prezantimi i qeverisë komunale, prezantimi i programit qeveritar dhe lista e projekteve kapitale,
6. Shqyrtimi i propozim planit të punës së KK për vitin 2014,
7. Shqyrtimi dhe miratimi i draft rregullores për taksa, tarifa dhe gjoba komunale për vitin 2014,
8. Miratimi i kërkesës për destinimin e të hyrave të bartura nga viti 2012 dhe 2013 në vitin fiskal 2014,

9. Raporti i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim

10. Të ndryshme.

UPZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me ADK-në

0

UPZ ADKUniversiteti Publik i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Akademia Diplomatike e Kosovës(ADK),kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të disiplinave të tjera akademike.

Marrëveshjen është nënshkruar nga Prof. dr. Zahadin Shemsidini, u. d. Rektor i UPZ-së dhe Skënder Durmishi, drejtor i ADK-së.
Shemsidini marrëveshjen e arritur e vlerësoi shumë të rëndësishme për të dy institucionet.

“Universiteti i Prizrenit dhe Akademia Diplomatike do të bashkëpunojnë në shkëmbimin e ligjëruesve, ofrimin e ligjëratave në lëmin e diplomacisë, të drejtës ndërkombëtare, historisë moderne politike, si dhe në studimin dhe hulumtimin e temave me interes të përbashkët”,tha Shemsedini.

“Të dy institucionet do të bashkëpunojnë reciprokisht dhe do t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmën e duhur gjatë organizimit të ngjarjeve me interes të përbashkët”.

Ndërkaq, Skender Durmishi, tha se me këtë marrëveshje parashihen disa forma të bashkëpunimit shumë të dobishme në fushën e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare etj..

“Shpresojmë se do të jemi dëshmitar të një dinamike të bashkëpunimit që do të përfitojmë diplomatët dhe stafi i ambasadave dhe në anën tjetër studentët e Universitetit të Prizrenit”./PrizrenPress.com/