19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8712

Gravity me 7 çmime, 12 Years a Slave filmi më i mirë, Leo pa Oscar

0

Oscar finaljaËshtë mbajtur mbrëmja më prestigjioze e ndarjes së çmimeve nga Akademia Amerikane e filmit, Oscar.

Mes humorit të prezantueses, Ellen Degeneres dhe seriozitet të mbrëmjës, u ndanë edhe çmimet për artistët më të merituar të filmit. Megjithëse Ellen e bëri mbrëmjen shumë atraktive, edhe performancat e këngëve të nominuara i dhanë një atmosferë të mirë të pranishmëve në Teatrin Koadk.

Pharell, edhepse nuk fitoi, ai me këngën ‘Happy’ dhe me kapelën e tij lumturoi të gjithë dhe bëri aktoret si Meryl Streep, Amy Adams dhe Lupita Nyongo të vallëzojnë bashkë me të.

Çmimi për këngën më të mirë të filmit i shkoi këngës ‘Let it go’ nga filmi Frozen.

Jim Carey, Kevin Spacey, Charlize Theron dhe Chris Hemsworth, Jennifer Lawrence, Kate Hudson, Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin ndër prezantuesit më disponues të mbrëmjes.

Filmi shumë i suksesshëm i Alfonso Cuaron ‘Gravity’ ishte fituesi i mbrëmjes me gjithsej 7 çmime të fituara, duke përfshirë edhe Regjisorin më të mirë, por nuk mundi ta mposhtë ’12 Years a slave’ si filmi më i mirë i vitit.

‘American Hustle’ filmi i David O. Russell, që filloi mbrëmjen me 10 nominime, nuk mori asnjë çmim të vetëm derisa filmi më i mirë i animuar u shpall ‘Frozen’ dhe filmi më i mirë i huaj është filmi Italian ‘The Great Beauty’.

Leonardo DiCaprio nuk arriti as këtë vit të shpërblehet si aktori më i mirë, dhe kjo është e katërta herë me radhë, e oscar nuk mori as ‘sheqeri’ i Oscarëve, Jennifer Lawrence.

Në vend të tyre u shpërblyen Matthew McConaughey për rolin e tij në ‘Dallas Buyers Club’ dhe Lupita Nyong’o si aktorja më e mirë në rol dytësor për performancën në ’12 Years a Slave’.

Jared Letto dhe Cate Blanchet, siç edhe është pritur, janë shpërblyer.

Leto si aktori më i mirë në rol dytësor dhe Blanchet ai aktorja më e mirë në rol kryesor për filimn e Woody Allen ‘Blue Jasmine’.

Mbrëmjen e hijeshoi Ellen, edhe duke thyer rekord në Twitter me foton ‘Selfie’ të bërë me disa nga aktorët, foto e cila për më pak se një orë është bërë ‘retweet’ më se 1 mlion herë.

Ajo poashtu i ka shpërndarë pica aktorëve dhe më pas ka mbledhur para për t’i paguar ato.

Këngëtarja Pink manhniti të gjithë me zërin e saj të mrekullueshëm, duke kënduar këngën e filmit të famshëm ‘The Wizard of Oz’, ku pas performancës i gjithë teatri ishtë në këmbë duke duartrokitur.

Kjo ishte ceremonia e 86 e ndarjes së çmimeve të Aakademisë, Oscar.

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë : 12 Years a Slave

Aktori më i mirë: Matthew McConaughey – Dallas Buyers Club

Aktorja më e mirë: Cate Blanchett – Blue Jasmine

Aktori më i mirë në rol Dytësor: Jared Leto – Dallas Buyers Club

Aktorja më e mrë në rol Dytësor: Lupita Nyong’o – 12 Years a Slave

Drejtori më i mirë: Alfonso Cuaron – Gravity

Skenari më i mirë Origjinal: Spike Jonze – Her

Skenari më i mirë i Adaptuar: John Ridley – 12 Years a Slave

Filmi më i mirë i huaj: The Great Beauty (Italy)

Filmi më i mirë i animuar: Frozen

Kënga më e mirë Origjinale: Let It Go nga Frozen”

Kolona zanore origjinale më e mirë: Steven Price – Gravity

Efektet vizuele më të mira: Gravity

Editimi më i mirë: Gravity

Kinematografia më e mirë: Gravity

Miximi më i mirë i zërit: Gravity

Editimi më i mirë i zërit: Gravity

Dizajni më i mirë i kostumeve: The Great Gatsby

Dizajni më i mirë i produksionit: The Great Gatsby

Grimi dhe Stili më i mirë: Dallas Buyers Club

Filmi më i mirë i shkurtër i animuar: Mr. Hublot

Filmi më i mirë i shkurtër: Helium

Dokumentari më i mirë: 20 Feet from Stardom

Dokumentari më i mirë i shkurtër: The Lady in Number 6: Music Saved My Life

 

Mustafa, opozitari “koordinues”

0

Isa Mustafa LDKKreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, po e luan kohëve të fundit detyrën e koordinatorit të veprimeve ndërpartiake për ta quar vendin në zgjedhje të parakohshme. Në cilësinë e liderit opozitar që nga partia është nominuar për kryeministër të ardhshëm të vendit, ai po punon që zgjedhjet të mbahen në pjesën e parë të këtij viti. Në fakt, për këtë ai është marr vesh me liderin e partisë më të madhe në vend, Hashim Thaçin, në takimin që e kishin më 14 shkurt, ku janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor,shkruan Tribuna.

Por, i sprovuar nga dështimi i një marrëveshje të mëhershme që kishte me Thaçin për zgjedhjet presidenciale, Mustafa krahas ujdisë së arritur me kreun e PDK-së po sigurohet mirë që zgjedhjet të mbahen në qershor. Për këtë qëllim, ai po kërkon mbështetjen edhe të partive tjera opozitare. Pas takimit me Thaçin, kryeopozitari Mustafa i ka takuar edhe krerët e AAK-së dhe të AKR-së, ndërsa ditëve në vijim pritet të takojë edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Zyrtarja e lartë e LDK-së, deputetja Vjosa Osmani, ka thënë se gjendja e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe nevoja për zgjedhje sa më të shpejta për të krijuar institucione të reja e ka shtyrë partinë më të madhe opozitare që të luajë rolin e vet për arritjen e konsensusit politik, një rol të cilin, sipas saj do duhej ta merrte edhe presidentja e vendit

Zgjedhjet në Kosovë, pengesë e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë

0

zgjedhjet5Janë tri pika boshe të Marrëveshjes se 19 prillit që nuk janë zbatuar dhe të cilat mund të presin formimin e qeverive të reja në Prishtinë dhe Beograd.

Themelimi dhe funksionalizimi i gjykatave në veri sipas Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe shuarja e formacionit ilegal :mbrojtja civile”, mbeten tri pika që nuk janë zbatuar nga kjo marrëveshje.

Baronesha Catherine Ashtton në cilësinë e ndërmjetësueses në mes kryeministrit Hashim Thaçi e Ivica Daciq është duke angazhuar edhe një takim në nivel kryeministrash për muajin mars. Si pasojë zgjedhjet në Kosovë janë bërë pengesë e zbatimit të këtyre marrëveshjeve. /Tribuna

Ka nisur ceremonia e çmimeve Oscar në Kaliforni të ShBA-ve.

0

Oscar 2014-aktoret1Edicioni i 86-të u mbush me yjet nga e gjithë bota. Parakalimi në tepihun e kuq është fillimi i çdo edicioni dhe nje ndër pjesët më të mahnitshme të kësaj ceremonie. Yjet si çdo herë ishin përkujdesur që veshjet e tyre të ishin sa më të bukura dhe mbresëlënëse, në veçanti vëreheshin fustanet elegante.

Ajo që la përshtypjen më të madhe ishte Jennifer Lawrence që ka shkëlqyer në tepihun e kuq me një fustan nga marka “Dior”. Ngjyra e kuqe e ndezur me një prerje mjaft tërheqëse e bënte atë të dukej shumë bukur.
Lupita Nyong’o ishte mbresëlënëse me fustanin e bardhë të kompanisë “Prada”.

Sa i përket Brad Pittit dhe Angeline Jolie , janë pamje që lënë të gjithë me gojë hapur sepse gjithmonë janë qifti më shkëlqyes i mbrëmjes.

Shikoni disa prej yjeve me pamjet më të bukura në natën e ceremonisë së çmimeve “Oscar”

Të huajt e duan Tribunalin deri në qershor, madje jashtë Kosovës

0

hashim thaci 3Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë kundër idesë për themelimin e një Tribunali të posaçëm për Kosovën, për të hetuar dhe gjykuar krimet e luftës të kryera në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, sipas burimeve të larta ndërkombëtare, çështja e themelimit të një Tribunali që do të hetonte dhe gjykonte krimet e dyshuara të luftës të kryera në Kosovë tashmë është diskutuar me Prishtinën zyrtare, ndërsa një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare madje vlerëson se ky institucion gjyqësor duhet të themelohet deri në qershor, kur pritet që Task Forca Speciale e krijuar për hetimin e dyshimeve të ngritura nga raporti i Dick Martyt të paraqesë gjetjet e saja dhe eventualisht të përgatisë aktakuzën.

Pos kërkesës që të krijohet një Gjykatë e tillë, është edhe kërkesa që ajo të mos jetë e vendosur në territorin e Kosovës, por jashtë Kosovës

Thaçi kujton Besëlidhjen e Lezhës

0

Thaci14-12Kryeministri Hashim Thaçi, ka kujtuar datën e 2 marsit 1444, kur u mbajt Besëlidhja e Lezhës.

“Sot 570 vite më parë, me 2 mars 1444, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mblodhi Arianitasit, Dukagjinasit, Topiajt, Balshajt, Spanajt, Zahariajt, Muzakajt, Gropajt, etj për ta mbajtur Besëlidhjen e Lezhës.

Familjet fisnike më të rëndësishme shqiptare të tërë Ballkanit, nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë kuvend vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare si dhe ndërmorrën hapat e para të ndërtimit të shtet-kombit shqipëtar”, shkruan Thaçi në Facebook.

Thaçi thotë se ky ishte ndër episodet më të dashura që kujton nga studimet e tij. “Ishte ky ndër episodet më të dashura që i kujtoj gjatë studimeve të historisë”, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Marrëveshja për Presidentin e mbyllur dhe për AKR e Pacollit

0

Thaci, mustafa,pacolliMarrëveshja për Presidentin e mbyllur dhe për AKR e Pacollit
Marrveshja e treshës rreth postit të Presidentcës e arritur në 2011-en, nga partitë politike vlersohet si e vdekur.

Arbën Gashi nga LDK thotë se pas mendimit të Kushtetuesës nuk ka sa cfarë të flitët me rreth marrveshjes në fjalë. Presidentja Jahjaga ka mandat deri në 2016.
Edhe AKR-ja e sheh këtë çështje të mbyllur deri në 2016-en. Sipas Myzejene Selmanit, deklarata e Jeckobson nuk nënkupton influencim në cështjet e brendshme të Kosovës. Sipas saj Jackobson vetëm ua ka rikujtuar partive politike një realitet.

“Ambasadorja e SHBA-së Tracy Jackobson vetëm ua ka rikujtuar partive politike se ata nuk mund të negocojnë për pozitën e Presidentës. Jackobson nuk po përzihet në asnjë proces të brendshëm të Kosovës, ajo vetëm po flet për një realitet që është krijuar nga partitë politike, asgjë më shumë:” tha Selmani.

Sipas saj, edhe pa interpretimin e Kushtetueses e deklaratës së Jackobson, nëse shifet dhe analizohet procesverbali I mbledhjes së Kuvendit të Kosovës kur është zgjedhur Presidentja e vendit, kryeparlamentari Krasniqi qartë e ka thënë se mandati I Presidentës është 5 vjecar.

Gjykata Kushtetuese në korrik të 2012-es ka dhënë shpjegimet përfundimtare pse Atifete Jahjagës nuk mund t’i ndërpritet mandati presidencial me amendamente dhe me marrëveshje politike.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin mbi 40 faqesh që ka lëshuar, qartëson se Jahjaga, më 7 prill të vitit të kaluar, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta drejtuar shtetin në mandat pesëvjeçar.

Begaj: Unë jam shefi

0

RagipBegaj-IQPMI menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të Malishevës Ragip Begaj, ndaj komunikatës për shtyp të lëshuar nga Qendra e Vetëvendosjes në Malishevë, që e akuzonte atë për nepotizëm e keqmenaxhim. Përmes një reagimi, Begaj ka thënë se 3 mujori i qeverisjes nga Iniciativa Qytetare e Malishevës dëshmon për një frymë të mirëqeverisjes.

“Në janar 2014 kemi pas shpenzime për 65 për qind më pak krahasuar me janarin e vitit 2013, jemi në vazhdimësi të projekteve, sivjet do t’i ndërtojmë 5 shkolla, shumë kanalizime e rrugë, për 2 vjet do t’i realizoj premtimet e fushatës, e në kohën e fushatës së ardhme elektorale nuk kam me punu asgjë sa për fushatë”, ka theksuar ai duke e ftuar opozitën ta monitorojë punën e pushtetit, ta ndihmojë e mos ta pengojë atë.

Begaj ka garantuar se të gjitha vendimet do të merren konform kërkesave të qytetarëve me të cilët thotë se po takohet në vazhdimësi. Deri tash thotë të ketë takuar qytetarët e 12 fshatrave.

“Pozitat e rëndësishme për bashkëvendësit e tij nga Banja sipas kryetarit janë të bazuara në meritat dhe profesionalizimin e tyre”, thuhet në reagim teksa është shtuar se krahasuar me numrin e popullatës së Banjës, ata që janë në pozita udhehqëse në Komuna janë pak.

Sa për menaxherin e prokurimit, Begaj ka thënë se e ka ndërruar që të mos punohet si është punuar më herët dhe ka paralajmëruar edhe ndërrime të tjera, që siç i ka quajtur në interes të ndryshimeve për të mirë. “Vetëvendosja po kërkon të qojë pluhur në baltë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Begaj.

Rreth nënshkrimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për 30 vjet për Kompaninë ”Ben-af” nga Suhareka, Begaj ka thënë se e ka nënshkruar vendimin që është votuar me shumicë në kuvend .

“E kam nënshkruar vendimin e votuar me shumicë nga anëtarët e KK-së, kam votuar edhe vet pro atij vendimi sepse konsiderojë se ka qenë në interes të komunës për shkak se është paraparë punësimi i njerëzve si dhe një qira e volitshme”, ka theksuar ai duke deklaruar se as që njihet me pronarët e Ben-af-it.

“Jam i gatshëm për hetime rreth këtij nënshkrimi si dhe për krejt punën time gjatë gjithë jetës sepse kam punuar me ndershmëri tërë jetën”, ka deklaruar Begaj duke mohuar të ketë ndonjë shef në punën e tij si kryetar komune. ”Shefi jam vet këtu”, ka theksuar ai./prizrenPress.com/

Sidonie-Gabrielle Colette: Dua të shkruaj libra të trishtë

0

colette-hultonarchivegettyKur një burrë futej në jetën e saj Sidonie, i kalonte mbrëmjet kur ishte larg tij duke shkruar. Në lokalet ku dëgjohej muzikë ajo zbriste e vetme, për të mirë e për të menduar. Asgjë përveç muzikës nuk mund t’ia hiqte trishtimin kësaj gruaje. Me flokët e gjatë që i binin mbi supe, fustanet e lehta prej mëndafshi, ajo tërhiqte vëmendjen me një stil, ku ishte përzierë moda franceze e gjysmës së parë të shekullit XX dhe talenti i saj natyral, për ta shndërruar gjithçka në art. Jeta e saj qe e ngjashme me romanet që shkroi. Një grua që asnjëherë nuk u dorëzua derisa të gjente lumturinë. Por a e gjeti Sidonie, këtë paqe të brishtë që çdokush e kërkon në jetë? Një lexues i kujdesshëm i librave të saj, do ta kuptojë se lumturia është e përbërë vetëm nga copëza kujtimesh që nëse i bën bashkë nuk bëjnë veçse një pasdite. Por rruga për tek kjo pasdite ishte më e bukur sesa fundi… Rruga ishte ajo çfarë i pëlqente kësaj gruaje, librat e së cilës lexohen ende me ëndje sot. Sidonie –Gabrielle Colette ose ashtu si njihet nga të gjithë me pseudonimin Colette është një nga shkrimtaret franceze më të njohura të shekullit XX. Fituese e një sërë çmimesh ndërkombëtare, ajo është gruaja e parë në historinë e Republikës Franceze funerali i së cilës u krye nga shteti. Përveçse shkrimtare ajo qe dhe një aktore dhe këngëtare e suksesshme, gazetare e drejtuese revistash, kritike e kinemasë, estetiste dhe tregtare kozmetike. Gjithë energjinë e saj në fushën e artit, Colette përjetoi në gjini të ndryshme. Kur ishte fëmijë studioi piano dhe ishte e shkëlqyer në matematikë. Që fëmijë ajo mëson të dojë librat dhe muzikën dhe është e lirë të lexojë gjithçka dëshiron. Në moshën 6-vjeçare kishte lexuar Honoré de Balzac, Alphonse Daudet, Prosper Mérimée dhe William Shakespeare. Colette, edukohet nga e ëma, një grua me një mentalitet modern e deklaruar ateiste dhe antikonformiste. Ajo i mësoi të bijës të vëzhgojë natyrën dhe i transmeton dashurinë për kopshtarinë. Në kujtim të së ëmës, Colette do të shkruajë romanin “Sido”.  E regjistruar në shkollë publike, Colette i kalon shkëlqyeshëm të gjitha provimet. Në vitin 1891, për shkak të problemeve financiare, familja e saj transferohet në një qytet tjetër.

Deri në vitin 1892 Colette i kushtohet thellimit të formimit të saj muzikor dhe teatror, duke u njohur dhe krijuar miqësi me Henri Gauthier-Villars, i quajtur Willy, i cili do të bëhej shumë shpejt edhe bashkëshorti i saj i parë. Në moshën 20-vjeçare ajo dhe Henry Gauthier Vilars, 15 vjet më i madh se ajo u martuan. Henry ishte shkrimtar dhe kritik muzike.

Ai ishte i pari që zbuloi pasionin për të shkruar te Colette. Njohës i mirë i talenteve ai e vuri të shoqen të shkruante libra, të cilat i botoi nën emrin e tij. Kritika letrare do të befasohej nga ky talent i Henryt, gjë e cila do të çonte më pas në hulumtimin e zbulimit të faktit që ishte Colette autorja e vërtetë e atyre librave.

Në vitin 1910, romani i Colette “La vagabonde” për pak fitoi çmimin prestigjioz “Goncourt”. Pak vite më vonë ata divorcohen dhe në vitin 1912 Colette martohet me kryeredaktorin e gazetës “Le Matin” Henri de Jouvenel me të cilën pati dhe një vajzë që e quajtën Colette. Në vitin 1914 gjatë Luftës së Parë Botërore, Colette, u zgjodh të shkruante një balet për Operën e Parisit. Po atë vit Colette shkoi të takonte bashkëshortin në front, në Verdun, për t’i çuar ushqime, por edhe kjo lidhje mes tyre përfundoi. Pak më vonë në jetën e saj hyri edhe djali që kishte lindur nga martesa e parë e Henry. Bertrandi ishte 16 vjeç, ndërsa Colette 47. Lidhja zgjati për pesë vjet dhe u konsumua mes udhëtimeve dhe takimeve klandestine në një apartament të vogël të marrë me qira nga Colette.

Në vitin 1925, Colette u njoh me Maurice Goudeket, që dhjetë vite më pas do të bëhej edhe bashkëshorti i saj i tretë. Ai ishte 15 vjet më i ri se ajo. Colette vazhdonte suksesshëm ndërkaq aktivitetin e saj letrar që jo rrallëherë konsiderohej edhe skandaloz. Në vitin 1932 del në qarkullim romani “I pastri dhe i papastri” që u përcoll me diskutime të shumta. Në vitin 1927, Walter Benjamin e intervistoi për një gazetë gjermane në lidhje me feminizmin dhe ajo tha: “Kur gratë fitojnë pushtet, janë absolutisht të tmerrshme. Janë më keq se burrat dhe jo vetëm kaq. Edhe pse njoh mjaft gra inteligjente, që mund të ishin fantastike si gjykatëse apo ministre, gjithsesi ato kanë ciklin çdo muaj. Dhe dihet që nuk mund të marrin vendime kur janë gjatë atyre ditëve”. Në fund të viteve ’20, e përfshirë nga kriza e përgjithshme nis të interpretojë në skenë nudo, e më pas hap një parfumeri për të cilën kujdesej personalisht. Në vitin 1935 bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore të Belgjikës.

Me Luftën e Dytë Botërore, kur nazistët hynë në Paris dhe nisën të merrnin hebrenjtë për t’i çuar në kampet e përqendrimit, mes tyre ishte edhe Maurice. Colette, megjithatë, arriti ta çlironte të shoqin falë njohjeve të saj edhe pse ai doli nga kjo eksperiencë i rrënuar fizikisht. Në vitin 1943, shkrimtarja franceze nisi të vuajë nga artroza, sëmundje e cila do ta paralizojë tërësisht. Megjithatë, fama e saj ishte gjithnjë e në rritje gjatë këtyre viteve. Ajo u zgjodh unanimisht në akademinë “Goncourt”. “Gigi” është kryevepra e fundit e shkruar nga Colette në letrën e kaltër të cilën e preferonte. Romani u interpretua më pas në ekranin e madh nga aktorja Audrey Hepburn. Ishte një sukses botëror. Ajo ndërroi jetë në 3 gusht të vitit 1954. “Unë dëshiroj… Unë dëshiroj… unë dëshiroj të bëj atë që dua! Dua të interpretoj pantomimat, edhe komedinë. Dua të vallëzoj nudo nëse kostumi im më ngjitet dhe poshtëron plastikën tim, dëshiroj të tërhiqem në një ishull nëse do dua kështu, ose të frekuentoj zonja që jetojnë falë hirit të tyre, mjaft që të jenë të gëzuara, të çuditshme, e deri edhe melankolike dhe të urta siç janë shumë gra në jetë.

Dëshiroj të shkruaj libra të trishtë dhe të thatë ku nuk ka peizazhe, lule, trishtim, krenari, dhe ku të jetë sinqeriteti i kafshëve tërheqëse që tremben nga njeriu… Dëshiroj t’u buzëqesh të gjitha fytyrave miqësore dhe të largohem prej njerëzve të shëmtuar, të pisët dhe që mbajnë erë të keqe. Dëshiroj të dashuroj ëmbëlsisht ata që më duan dhe t’i jap gjithçka kam në këtë botë: trupin tim rebel ndaj fatit, zemrën time kaq të ëmbël dhe lirinë time… unë dëshiroj!”, shkruante Colette. Sot ajo kujtohet si një nga protagonistet më të mëdha të epokës ku jetoi. Edhe pse nuk pati asnjëherë simpati për feministet e kohës së saj, jeta dhe vepra e saj letrare ishin dëshmia e një gruaje të lirë, antikonformiste dhe e emancipuar, që sfidoi bindjet dhe shtrëngimet morale të kohës dhe që kontribuoi në thyerjen e disa tabuve femërore duke nisur qysh prej krijimit të saj të parë letrar.

Demaçi i thotë Fules: Ne JO me “Jugo-sllavinë”, se nuk jemi sllavë!

0

Adem DemaciIsh i burgosuri dhe shkrimtari Adem Demaçi ka reaguar në një prononcim për Agjencinë e Lajmëve Presheva e Jonë pas deklaratave të Fules për një Jugosllavi të dytë.
Pas reagimit të Sali Berishës, për deklartat e Stefan Fules për një “Jugosllavit të re”, ka reaguar edhe veprimtari për çështje kombëtarë, ish burgosuri dhe shkrimtari Adem Demaçi.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, e në të cilën parashihet që në të të bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia.

Pas vdekjes, “Ringjallja” e Jugosllavisë së Re, duke paraqitur planin “Ballkanit Perëndimor” të njohur si G6, çdo ditë e më shumë po vazhdon të spekulohet dhe merr hapësirë në agjencitë e ndryshme të lajmeve, dhe në opinionet e figurave të ndryshme të rëndësishme.

E tërë kjo ka ardhur pas inciativës së Malit të Zi për planin e quajtur Ëest Balkan Six – G6 apo “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor“, pjesë e së cilës do të jenë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, iniciativë kjo përmes së cilës gjoja “synohet integrimi i përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Për Adem Demaçin, Jugosllavia që nga vitet 1945 e deri me 1990, për shqiptarët ka qenë njëra ndër regjimet shtypëse dhe me të egra.

“Neve nuk na intereson çfarë plane bëjnë të huajt, të tjerët. Ata kanë planet e veta, ne tonat. Puna e Jugosllavisë njëherë e përgjithmonë ka mbaruar dhe ne shqiptarët kemi derdhur gjak e më vonë kemi festuar që kemi dalë nga ajo. Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe të tjerët kanë festuar që ishin viktimë e krimeve, masakrave persekutimeve, burgosjeve në atë “Jugosllavi” dhe mezi kanë pritur të dalin nga ajo. Për zhdukjen e asaj “Jugosllavie” nuk kishin punuar vetëm shqiptarët, por edhe komuniteti ndërkombëtarë, sepse ai shtet me gjitha ato të zeza prishte edhe imazhin e Evropës”, ka thënë Adem Demaçi për “Presheva Jonë”.

Më tutje ai ka shtuar se nëse shtetet sllave dëshirojnë që ta ri-jetësojnë këtë planë atëherë le ta bëjnë të vetme pasi që shqiptarët nuk e kanë ndërmend të futen përsëri aty.

“Ne nuk jemi sllavë, kush të dojë le të shkojë me atë farë Jugosllavie. Ne shqiptarët hyjmë në atë Jugosllavi, vetëm atëherë kur qarri do të bëjë dardha”, ka shtuar Demaçi.

Pikërisht nën regjimin e asaj Jugosllavie, Adem Demaçi kishte vuajtur 28 vjet në burg.