13.2 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8723

Posti i kryeministrit, i panegociueshëm

0

IsmetBeqiriSekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo parti do të insistojë që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 ose 15 qershor të këtij viti.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë këtyre ditëve do të takohet me liderët e partive opozitare për të diskutuar për çështjen e zgjedhjeve parlamentare.

Beqiri ka deklaruar se nëse LDK-ja do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve, në asnjë rrethanë me partnerët e koalicionit nuk do ta negociojë postin e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai ka përjashtuar një koalicion të mundshëm me PDK-në.

“Mendimi im, besoj edhe i shumicës në LDK, është që me PDK-në nuk dëshirojmë të hyjmë në koalicion. PDK-ja nuk ka lenë gjurmë të mirë në qeverisje. Në këtë drejtim LDK-ja dëshiron të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.”, ka deklaruar Beqiri.

Tribunali synon krerët e UÇK-së

0

Gjykata-qekiqiDisa raste për shkelje të rregullave të luftës nga ish-pjesëtarë të UÇK-së janë hetuar nga Tribunali i Hagës por asnjëherë nuk kanë përfunduar në raste gjyqësore si rezultat i mungesës së provave. Provat, sidomos, kanë munguar në adresimin e përgjegjësisë komanduese brenda ish-gueriles kosovare. Duke mos u dëshmuar se guerilja ka pasur rregull ushtarak, prokurorët kanë dështuar të nxjerrin përgjegjës sidomos komandantët e UÇK-së.

Task Forca Speciale për Hetime, nuk ka gjetur ndonjë pretendim të ri të pahetuar ndonjëherë për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Burime të gazetës kanë shpjeguar se të gjitha rastet që i ka aktualisht SITF, kanë qenë pjesë e hetimeve në një periudhë apo tjetër, ndonëse raporti i Dick Martyt për të cilin është ndërtuar Task Forca, pretendonte për krime të paketuara në Kosovë.

Këto rrethana kanë bërë që drafti i statutit të Tribunalit të kujdeset posaçërisht për adresimin e përgjegjësisë duke përsëritur ingerenca që tashmë i ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe duke e futur një nen të veçantë për përgjegjësitë komanduese, duke e tejkaluar bazën legale mbi të cilën do të funksionojë Tribunali/Tribuna/

Fushata antiarmë nis pa rezultat

0

Policia e KosovesNë kuadër të kësaj fushate të zhvilluar nga policia, janë bërë bastisje të gjashtë autobusëve me udhëtarë, por nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Rastet e krimit në shkolla dhe të rinjtë në Komunën e Pejës ka shtyrë policinë e Pejës që të shtojë masat e sigurisë në vende publike, sidomos në shkolla dhe përreth tyre – shkruan gazeta Zëri.

“Drejtoria rajonale ka ndërmarrë një fushatë për ndërtimin e një strategjie të veprimit në të gjitha rajonin për parandalimin e dhunës në shkolla, akteve të tjera kriminale, qofshin ato të armëmbajtjes pa leje, narkomanisë, kërcënimit, përdorimit të forcës dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, të cilat cenojnë dinjitetin njerëzor, rrezikojnë jetë njerëzish dhe të ardhne e shoqërisë në rajon”, tha zëdhënësi i policisë së Pejës, Xhevat Ibra.

Në këtë drejtim, në kuadër të kësaj fushate të zhvilluar nga policia, janë bërë bastisje të gjashtë autobusëve me udhëtarë, por nuk ka dhënë asnjë rezultat.

Megjithatë, plani që do të vazhdohet ditët në vijim parasheh edhe masa të tjera, thotë policia.

Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum

0

GjykataKushtetuese e KosovesPërfundimi i mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese mund të lërë pa kuorum këtë të fundit.
Gjykata Kushtetuese së shpejti mund të futet në një gjendje paralize, për shkak se pas disa muajsh u skadon mandati tre prej gjyqtarëve ndërkombëtarë. Ata kanë mandat deri më 31 gusht, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ende nuk është njoftuar nga Gjykata për këtë gjë, në mënyrë që më pas të hapen procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kushtetueses – shkruan gazeta Tribuna.

Në fakt, ligji për Gjykatën Kushtetuese e përcakton qartë se Kuvendi duhet të njoftohet të paktën gjashtë muaj më herët.

Pas miratimit të pakos së ligjeve për tejkalimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, ka mbetur e hapur dilema nëse GjK duhet të vazhdojë të ketë në përbërje të saj gjykatës ndërkombëtarë apo nga shtatori duhet të ketë vetëm gjykatës vendorë. Përgjigje për këtë nuk ka as në Kuvendin e Kosovës. Me ndryshimet që qenë bërë në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese vetëm qe përcaktuar se “Mandati i gjykatësve ndërkombëtarë të emëruar në pajtim me Kushtetutën do të vazhdojë sipas kushteve dhe dispozitave të caktuara në vendimin për emërim”.

Dukagjin Gorani: Partitë politike janë kompani private

0

Dukagjin_Gorani1Analisti Dukagjin Gorani thotë se partitë politike në Kosovë janë kompani private.

Ai në emisionin “Click” tha se partitë politike ngjasojnë me firmat private të cilat janë të udhëhequra nga liderët e tyre.

Ai tha se kjo ka qenë e vërtetë që prej kohës së Ibrahim Rugovës e deri sot.

Gorani thotë se për shkak të kësaj, është bankrotuar edhe ideja se këto parti mund ta dërgojnë Kosovën në një nivel tjetër prej këtij që është sot.

“Këpucët e Klatrinës”, ose mrekullia e një romani

0

kerpucetNga MSC. ERMELINDA KASHAHU,

(Pedagoge në Universitetin Eqrem Çabej, Gjirokastër)

(Vrojtim mbi romanin: “Këpucët e Kaltrinës”, të Petrit Palushit)

Në lumin e madh të kulturës, nga një burim tjetër i largët, për ta shtuar freskinë e për të bërë më të gjallë e më të shëndetshme letërsinë, më erdhi në dorë romani: “Këpucët e Kaltrinës”, i Petrit Palushit, njëkohësisht autor i romaneve: “Përroi i Andrrës”, “Tri motra në një qytet”, “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, “Artemisa e mëkatit”, romane këto në vëmendje të lexuesit e kritikës letrare.

Sa herë që më duhet t’i përkushtohem diçkaje, mendoj si kemi ardhë deri tani në organizimin kolosal letrar të shtrirë në trurin e letërsisë gjigande, në trurin e këtyre shkrimtarëvë që iu lodhen gjymtyrët për të sjellë këtë mori dramash, esesh, metodash, romanesh etj. Por kjo botë letrare krahas poezisë, romanit, dramës, tregimit etj, kërkon edhe një vlerësim, një mendim kritik, studimor, estetik, të cilat plotësojnë letërsinë dhe kulturën artistike në përgjithësi. Dhe kjo është e arsyeshme. Romani është cilësor.

Sa herë që shkruaj, më shkojnë në mendje thëniet kuptimplota të Lesingut, i cili shprehet se vlera e njeriut nuk qëndron tek e vërteta që zotëron ai, por tek përpjekjet e çiltëra që bën duke kërkuar atë. Jo çdo gjë që e lexoj, e ndiej. Kuptohet që, vlerësimet janë objektive. Për të gjetur lëndën më detyron të bëj një tip tjetër leximi.Më pëlqen të punojë për njerëz apo për individë të veçantë kur shoh se janë po këta që kanë një bagazh të madh njohurish shkencore dhe, mendoni se sa shumë na i lehtësojnë edhe ne punën tonë që, është padyshim punë intelektuale e jona për t’u shkëputur nga ajo botë e disa veprave të vjetra e meskine e për të ndërtuar një botë të re. Këto mendime i kam të ngulitura në kokë pas leximit të menjëhershëm të këtyre fjalive…

“ Është Dante Aligieri, më kupton? – sikur iu vërsul Dardani dhe nisi t’ia thoshte si ngutas dy vargje prej “Komedisë hyjnore”:

Në mes të shtegtisë së kësaj jete
u gjenda në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë unë rrugën e vërtetë.”

Romani “Këpucët e Kaltrinës” zbulon filozofinë e kësaj jete.
Në të shumtën e rasteve kjo mishërohet nga jeta e atyre njerëzve në momente të veçanta që zgjojnë dhe në jetë një interes. Veprimi është i përcaktuar mirë në kohë dhe në vend. Pavarësisht fakteve që ka në epiqendër të romanit, autori na jep karakteret e personazheve të plota. Madhështia e personazheve nuk përcaktohet nga tiparet fizike, por nga përshkrimet me tipare të plota. Autorit nuk i ka munguar mjedisi, atmosfera, sfondi, madje ka gjetur elementët për t’i dhënë fuqi rrëfimit dhe nota së resë. Thellimi më shumë në të renë e realitetit, kapja dhe trajtimi me ndjenjën e kohës, më shtyn të mendoj plotësish se, shkrimtari meriton vëmendje të plotë, të veçantë, pasi është emblema e inteligjencës dhe barometër i personalitetit në shoqëri. Jo të gjithë kanë art në të shkruar. Duhet sakrificë, mund e djersë për t’i bërë ballë çdo lloj kompleksiteti. Më pëlqen stili i të shkruarit në këtë roman, i cili nuk ngatërrohet me askënd, sepse vendosja e Kaltrinës në fokusin e kësaj vepre, është tipari dallues i personalitetit të tij.

Parasëgjithash, më duhet të pranoj se, jo vetëm tek ky roman, por në krejt prozën romanore të Palushit, personalisht nuk mund të kundërshtoj asgjë nga ana estetike. Shkrimtar kërkues, i pasionuar dhe i rafinuar në mendim, me energji lëvizëse të botës njerëzore, kërkon qëllimin e vetvetes, kërkon qelizën promotore të të gjithë veprës së tij. Mund të thuhet pa frikë se, shkrimtari i ka dhënë komunitetit njerëzor një roman të përmasave bashkëkohore.

Struktura dhe narracioni

Në parametrat strukturorë dhe narrativë romani ruan kontinuitetin e rrëfimit. Me një përkryrje funksionale ështe realist shqiptar, edhe si përvojë krijimi, edhe si vlerë letrare. Subjekti është marrë nga koha e diktaturës komuniste. Liqeni sjell një këpucë, ndërsa këpuca tjetër kërkohet gjatë gjithë kohës. Lumenj të trazuar sillnin çdo gjë. Ngjarjet e romanit shpalosen në Kukës.

Të paktën kështu e kuptojmë ne, një subjekt i cili fillon me një shi të rrëmbyeshëm dhe më kujton romanin “Lumi i vdekur”, jetë mes konflikteve, në kushtet e mjerimit ekonomik dhe të pambrojtur shoqërisht. Polarizimi i skajshëm i disa personazheve apo mungesa e lirisë së individit, shprehet në dialogjet e personazheve si shprehje e përsiatjeve të rrëfimit. Dimë fare mirë që përsiatjet janë një përpunim i përvojës njerëzore, të shfaqura në jetën e përditshme.

Ëndrra dhe frika janë pjesë e jetës së personazhit. Fijet e fabulës janë të shumta. Ato shpërndahen në krejt hapësirën shqiptare pasi përmes tre adoleshentëve, Dardanit, Etnikut dhe Valtonit, ne mësojmë fatin e popullit shqiptar në kohën e diktaturës. Kjo është rruga e përpjekjevë të rënda dhe të pafundme të këtyre personazheve, të vendosur në dilemën çka janë dhe ç’duhet të jenë.

Ngjarjet kanë njëtrajtshmëri, po herë pas here ato marrin kthesa të papritura duke rritur karakterin dramatik. Dëshira e personazheve ishte që të kishin këpucë të reja, qoftë të ndreqeshin edhe nga tapat. Kujtojmë personazhin e Dardanit i cili bëri çmos të gjente edhe këpucën tjetër për të dashurën e tij. Me afinitetin krijues, shkrimtari i mundëson përsiatjen e duhur një realiteti jetësor, i skicuar në horizont, i vështirë deri diku për nga kompleksiteti i ngjarjes.

Kjo ishte vorbulla e jetës së asaj kohe nëpërmjet fabulës ciklike. Kjo ishte filozofia e botës dhe e jetës shqiptare. Këto ishin konfliktet, interesat dhe moralet e kundërta. Por, kreativiteti autorial i shkrimtarit zbërthen shumë çështje, ku fati i personazheve më ngjan me Sizifin i cili e fillon jetën nga stërmundimet e para. E dhimbshme kur mendoj sesi një prej vajzave pranon të shesë trupin “vetëm për një palë tapa”.

Ky personazh është i plotë dhe i shumanshëm, një karakter i cili filloi të dorëzohet, një moral i lartë i cili fillon të bjerë. Edhe pse autori e tregon si një prej femrave më të forta, duket se dëshira e mposhtë arsyen. Përmendet edhe figura e Nënë Terezës. Të mos harrojmë se, në atë kohë kjo figurë nuk përmendej dhe, këtë fakt personazhet e mësuan më vonë. Erërat që fryjnë brenda shpirtit të këtyre personazheve e bëjnë autorin të jetë gjithmonë mes mëdyshjes e të besojë te ëndrra, apo në përplasje të stepeve të durimit.

Megjithatë, shtrëngimi që ndjen dhe vetë autori, nuk arrin t’a çojë kurrsesi në gjëndjen e tjetërsimit, e për këtë të vetmen meritë e ka titulli i romanit. Titulli edhe kur del si jehonë, edhe kur del si artikulim i heshtjes së dhimbshme, është ai që e shpëton shkrimtarin nga tjetërsimi. Të shikosh diskursin letrar nga aspekti i subjektit njerëzor, presupozon një shkrimtar realisht real apo një lexues konkret. Ky është Petrit Palushi. Në momentin ku gjithçka që e rrethon shkrimtarin i duket një kaos i tjetërsuar, hyn fantastikja, herë kthehemi në realitetin e zymtë, herë shkojmë në kohën e Dantes. Kjo më kujton realizmin magjik. Fabula ka rrjedhshmërinë, rregullsinë dhe harmoninë e plotë.

Për pasojë edhe kompozicioni ka thjeshtësinë, simetrinë e kompozicionit të romanit realist – klasik. Në roman ka një sërë personazhesh të gdhendur me realizëm dhe vërtetësi. Secili prej tyre shëmbëllen një tip shoqëror, botëkuptimin, psikologjinë, ndjenjat, mendësitë karakteristike dhe gjuhën e veçantë. Kujtojmë momentin kur marrin Biblën dhe e fshehin. Brilante është mbyllja e romanit. Hapja e ambasadave të huaja në Tiranë, thyen çdo kufi. Marr shkas dhe e përgëzoj autorin si romancier i fuqishëm dhe modern i ditëve të sotme, i cili karakterizon artistikisht karakterizimin e njeriut (personazhit) sipas formulës se Heidegerit, që njeri do të thotë përshtatje në këtë botë. Në aspektin tipologjik, ky roman aplikon në kohën relative, universale apo të çdo kohe.

Shkrimtari parapëlqen një strukuturë jo të ndërlikuar, formën e shkurtër, rrëfimi kombinohet në vetën e parë dhe të tretë, një simestri kompozicionale, përbërë nga disa tip “rrëfenjëzash të shkurtra”. Me dhuntitë e rralla si prozator, me punën krijuese të jashtëzakonshme, është mishërimi më i përsosur i realizmit magjik.

Në gjuhën e përditshmërisë

Duket sikur në roman ka një dramatizëm mes personazheve, por jo. Ato thjesht shfaqin formën e ndjeshjeve jetësore të ashpra. Mbishtresat simbolike janë shenjë e stilit modern, e parashenjave si vijimësi emocionesh. Fjalori është i begatë. Fraza, si e përshkrimit ashtu dhe e rrëfimit, është e shkurtër dhe shpreh shumë kumtime. Një frazë e tillë shenjon shëmbëlltyrën e jetës, krijon gjerësinë e rrëfimit dhe të përshkrimit. Shkrimtari të fut në gjuhën e përditshmërisë dhe kjo është një pasuri e madhe letrare dhe gjuhësore, një shprehje e drejtpërdrejtë e pasurisë së mendimeve, të ndjenjave që janë ndryrë në të. Koha e rrëfyer jep hapësirën dhe mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, krijon ngjyresën historike të atyre viteve. Tani mendimi dhe morali do të jenë të shpenguar nga paragjykimet kohore, tani arti i autorit është më universal dhe human, tani shkrimtari do të besojë se jeta ka si timon lirimin nga paragjykimet, demokracinë dhe lëngun nga është ushqyer romani i tij.

Ky është utopizmi i ndjenjave, kjo është bota qiellore nga ku mund të çlirohen njerëzit.
I uroj përzemërsisht shkrimtarit, të njohë majën e ajzbergut, të ndjejë domosdoshmërinë e individualitetit krijues, të dallueshëm në perandorinë e letrave.

Të ketë si mison ngulitjen në kujtesën e lexuesit, evolucionin në shtresën përjetësuese. Është po ky që më ka mrekulluar, aq sa do bëja një krahasim me mendimin e Fransua Nurrisie, ligjërues në akademinë Gonkur në Francë. Ja si shprehet ai vite më parë gjatë kthimit nga Shqipëria: “Nga aq pak sa qëndrova në Shqipëri, mora me vete sigurinë se midis dy letërsive tona rruga mund të hapet.

Kadare, Agolli: të tjerë shkrimtarë do të ndjekin këta emra. Edhe ju mësoni të na njihni, e së shpejti muret, blloqet, përjashtimet e të gjithave llojeve nuk mund të jenë veçse kujtime të liga”.

I uroj shkrimtarit suksese! I shtrëngoj dorën vëllazërore, që duart e të dyve bashkë, të luftojnë për një jetë me buzëqeshje e bukurie dhe të kemi frymë bashkëpunimi. E kjo s’mund të bëhet nëse nuk do të kemi një përcaktim që i përgjigjet realiteteve të sotme. Ky përcaktim nënkupton një mendësi tjetër, një punë me themel, të shkallëzuar në shumë vite.

Muja përcaktohet për emrat e drejtorëve nga radhët e PDK-së

0

PDK-dega PrizrenEmrat e drejtorëve nga radhët e PDK-së në Qeverinë “Muja III”
Edhe Partia Demokratike(PDK) në Prizren është përcaktuar për drejtorët e Qeverisë “Muja III”. “PrizrenPress” jozyrtarisht ka arritur të mësojë emrat e drejtorëve të rinj të Ekzekutivit.

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj
Drejtor i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu
Drejtor i Shëndetësisë, Nexhip Berisha
Drejtor i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjën të ditur se kryetari Ramadan Muja, tashmë është përcaktuar përë këta emra të drejtorëve.

“ Muja i ka përzgjedhur këta emra dhe nuk besoj se do të ketë ndryshime”,tregon burimi brenda PDK-së./PrizrenPress.com/

Lulëzim Kabashi nënkryetar i Mujës

0

Lulezim KabashiiKoalicioni AAK-LDD në Prizren është përcaktuar për emrat e drejtorëve të Qeverisë “Muja III”. Lulëzim Kabashi është caktuar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.

Drejtor i Administratës do të jetë, Ilir Baldedaj, i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Mensur Bytyçi, ndërsa  Pal Geci, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë.

Ilir Baldedaj ka konfirmuar se është caktuar drejtor i Drejtorisë së Administratës.

” Emërimi ynë është bërë me vota të fsheta”, tha  Baldedaj për “PrizrenPress”.

Ai tregoi se tre emrat janë propozuar nga kryesitë e të dya partive politike. “Ne nuk kemi pasur të drejtë vote. Konfirmimin e mbështetjes sapo e kam marrë edhe zyrtarisht”.

Qeveria “MujaIII”, pritet të formohet nesër në seancën e Asamblesë Komunale. /PrizrenPress.com/

 

Dekanatet propozuan, Senati miratoi kandidatët pa kritere

0

UP-rektoratiSkandali i kandidatëve që regjistruan doktoraturat. Përgjegjësit e Dekanatëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë propozuar në komisionet vlerësuese kandidatë për t`u pranuar në doktoraturë, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në konkurs në bazë të ligjit. Jashtë logjikës normale dhe juridike, ato u miratuan nga Senati I Universitetit të Prishtinës.

Të propozuarit sipaj listave të Dekanateve që i posedon RTK, kanë notë mesatarë nën 8.0, duke shkelur kriterin e konkursit për doktorata, sipas të cilit nota mesatare e kandidatëve duhet të jetë mbi 8.0.
Në listat e siguruara, rezulton se në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Departamentin e Kimisë dhe atë të Biologjisë, janë bërë propozime që të pranohen kandidatët nga numri një deri në tetë, pavarësisht faktit se në këtë radhitje gjenden kandidatë të cilët notën mesatare të studimeve e kanë 7.54 dhe 7.86.
Dekani i këtij fakulteti, Tahir Arbneshi, lidhur me këtë çështje ka një shpjegim.
“Po të pyetem jo si Dekan por unë si Tahir, kosiderojë që procedura nuk ka shkuar në rregull, mirëpo kësaj here përfaqësojë Senatin dhe jam pjesë e Senatit dhe i kam zbatuar vendimet që i kam votuar edhe vet”, tha Tahiri
RTK: Ne kemi parë që kandidatë të cilët kanë grumbulluar më pak pikë janë pranur dhe disa të tjerë me pikë më të shumta kanë mbetur jashtë. Pse?
” Vendimet e Senatit kanë qenë ato që e kanë sjellë këtë gjendje…”, deklaroi Arbneshi për RTK.
Zyrtarët e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës thonë se nuk mund t`u përgjigjen pyetjeve të dërguara nga RTK përmes postës elektronike, me arsyetimin se nuk ka menaxhment në këtë institucion

“Me keqardhje duhet t`ju informojmë se aktualisht nuk mund të themi diçka më tepër rreth kësaj çështjeje, meqë në mungesë të menaxhmentit të UP-së, përkatësisht zyrtarëve të lartë, përgjigjja në këto pyetje kalon kompetencat tona si staf administrative i mbetur në UP.”

Pavarësisht mungesës së menaxhmentit në Rektoratin e UP-së, sekretari i përgjithshëm në këtë institucion, Esat Kelmendi, ende e ka pozitën funksionale dhe në bazë të Statutit të UP-së për të dhënë një përgjigje të tillë, pasi statuti e përcakton qartë se cilat janë detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Rektoratit.

Përkatësisht neni 38, pika 1 thotë se “Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga Rektori.”
Përgjigje për këtë çështje nuk kanë dhënë as ministri i Arsimit, Ramë Buja, e as vartësit e tij.RTK ka kërkuar përgjigje nga të gjithë këta zyrtarë, por ata nuk janë përgjigjur as në thirrjet telefonike, as në sms-të të dërguar tek ta.
Sa i përket problemeve me konkursin e doktoraturave rreth pranimit të kandidatëve dhe ndryshimit të kritereve të konkursit, ministri Ramë Buja, në një deklarim publik, pati thënë se ndryshimet e kritereve brenda konkursit për doktorata përgjatë rrugës, nuk ka asnjë logjikë as normale dhe as juridike.

Krasniqi paralajmëron formimin e Qeverisë “Muja III”

0

MinirKrasniqi-prizrenKryetari i Degës së PDK-së në Prizren Minir Krasniqi ka paralajmëruar se në seancën e Kuvendit Komunal, do të emrohen drejtorët e rinj të Ekzekutivit.Ai ka thënë se është arritur marrëveshja me partnerët e koalicionit.
Marrëveshjen e arritur e kanë konfirmuar edhe në Degën e AAK-së në Prizren. Kryetari i Degës së AAK-së Fatmir Kastrati i ka thënë se është nënshkruar marrëveshja mes PDK-së dhe koalicionit AAK – LDD, sipas të cilës AAK LDD-së do t’i takojnë tri drejtori dhe pozita e nënkryetarit.
As në PDK dhe as në AAK ende nuk flasin për emra, të cilat thuhet se do të bëhen publik në mbledhjen e seancës së të mërkurës.
Në seancën e dytë të përbërjes së re të Kuvendit Komunal, betimin do ta japin dy kuvendarë nga radhët e LDK-së, Nexhat Bytyçi dhe Salajdin Xhaferi, të cilët do të zëvëndësojnë Xhavit Ukajn, respektivisht Eshref Memajn. Xhavit Ukaj, tashmë një kohë është deputet i Parlamentit të Kosovës, ndërsa Eshref Memaj,për shkak të mbajtjes së një posti publik ka heq dorë nga pozita e anëtarit të Kuvendit. Në këtë mbledhje partitë politike të përfaqësuar në Kuvend do t’I paraqesin emrat për Komitetin për politikë dhe financa si dhe Kuvendi do të përcaktihet edhe për Komitetin për Siguri në Bashkësi./TV Opinion/