15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Dekanatet propozuan, Senati miratoi kandidatët pa kritere

UP-rektoratiSkandali i kandidatëve që regjistruan doktoraturat. Përgjegjësit e Dekanatëve të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë propozuar në komisionet vlerësuese kandidatë për t`u pranuar në doktoraturë, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në konkurs në bazë të ligjit. Jashtë logjikës normale dhe juridike, ato u miratuan nga Senati I Universitetit të Prishtinës.

Të propozuarit sipaj listave të Dekanateve që i posedon RTK, kanë notë mesatarë nën 8.0, duke shkelur kriterin e konkursit për doktorata, sipas të cilit nota mesatare e kandidatëve duhet të jetë mbi 8.0.
Në listat e siguruara, rezulton se në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Departamentin e Kimisë dhe atë të Biologjisë, janë bërë propozime që të pranohen kandidatët nga numri një deri në tetë, pavarësisht faktit se në këtë radhitje gjenden kandidatë të cilët notën mesatare të studimeve e kanë 7.54 dhe 7.86.
Dekani i këtij fakulteti, Tahir Arbneshi, lidhur me këtë çështje ka një shpjegim.
“Po të pyetem jo si Dekan por unë si Tahir, kosiderojë që procedura nuk ka shkuar në rregull, mirëpo kësaj here përfaqësojë Senatin dhe jam pjesë e Senatit dhe i kam zbatuar vendimet që i kam votuar edhe vet”, tha Tahiri
RTK: Ne kemi parë që kandidatë të cilët kanë grumbulluar më pak pikë janë pranur dhe disa të tjerë me pikë më të shumta kanë mbetur jashtë. Pse?
” Vendimet e Senatit kanë qenë ato që e kanë sjellë këtë gjendje…”, deklaroi Arbneshi për RTK.
Zyrtarët e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës thonë se nuk mund t`u përgjigjen pyetjeve të dërguara nga RTK përmes postës elektronike, me arsyetimin se nuk ka menaxhment në këtë institucion

“Me keqardhje duhet t`ju informojmë se aktualisht nuk mund të themi diçka më tepër rreth kësaj çështjeje, meqë në mungesë të menaxhmentit të UP-së, përkatësisht zyrtarëve të lartë, përgjigjja në këto pyetje kalon kompetencat tona si staf administrative i mbetur në UP.”

Pavarësisht mungesës së menaxhmentit në Rektoratin e UP-së, sekretari i përgjithshëm në këtë institucion, Esat Kelmendi, ende e ka pozitën funksionale dhe në bazë të Statutit të UP-së për të dhënë një përgjigje të tillë, pasi statuti e përcakton qartë se cilat janë detyrat e Sekretarit të Përgjithshëm të Rektoratit.

Përkatësisht neni 38, pika 1 thotë se “Sekretari është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga Rektori.”
Përgjigje për këtë çështje nuk kanë dhënë as ministri i Arsimit, Ramë Buja, e as vartësit e tij.RTK ka kërkuar përgjigje nga të gjithë këta zyrtarë, por ata nuk janë përgjigjur as në thirrjet telefonike, as në sms-të të dërguar tek ta.
Sa i përket problemeve me konkursin e doktoraturave rreth pranimit të kandidatëve dhe ndryshimit të kritereve të konkursit, ministri Ramë Buja, në një deklarim publik, pati thënë se ndryshimet e kritereve brenda konkursit për doktorata përgjatë rrugës, nuk ka asnjë logjikë as normale dhe as juridike.

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Lajmet e Fundit