13.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8724

Eqrem Kryeziu nuk mund të synojë Parlamentin

0

BesmirHoxhaShkruan: Besmir Hoxha

Unë Besmir Hoxha kryetar i FR LDK-së nëndega e Lidhjes së Prizrenit, gjithashtu antar i Kryesisë në këtë nëndegë kisha kënaqësin që me datën 23.02.2014 në prani të kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa, nënkryetares Teuta Sahatqija, kryetares së FG LDK-së Lirie Kajtazit, kryetarit të FR LDK-së Armend Ibrahimi, si dhe disa nga deputetët e LDK-së në Parlamentin e Kosovës, të jem zëri kritik për situatën aktuale politike në Degën e LDK-së në Prizren.

Së pari në këtë takim morëm garancin e kryetarit Isa Mustafa se LDK-ë nuk ka asnjë marveshje bashkëqeverisje apo kualicioni me PDK-në siç po spekultohet në media, gazetat dhe portalet e ndryshme.

Marveshja me z. Thaçin ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kryetari Isa Mustafa pjesë të këtyre takimeve ka për qëllim mobilizimin e aktiviztëve për rritjen e votës popullore për LDK-në dhe me këtë rritje dhe fitore në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në fillim të muajit qeshor, dhe me votën e shumicës popullore ta dënojë keqqeverisjen e Thaçi dhe ta qojë në opozitë në asnjë mënyrë të ndaj pushtetin me të dhe PDK-në.

Në kët takim i nominuari ditë më parë nga këshilli i përgjithshëm i partisë për kryeministër kryetari Isa Mustafa shpalosi një pjesë të programit të tij dhe LDK-së, për një qeverisje me duar të pastërta, ku në kabinetin e tij nuk do të ketë vënde për njerëz nën akuza për korrupsion apo ndjekje penale, por do të ketë hapësirë veprimi më shumë për kuadrat e reja dhe ekspertë të fushave të ndryshme, me një program të një ekonomie të lirë me shumë mundësi vende pune, për hapësirë të investimeve të huaja etj.

Në këtë hapsirë debati unë kisha për obligim që t’i shtroja pyetje kryetarit të LDK-së Isa Mustafës, për kërkesën e shumicës së delegatëve të degës së LDK-së në Prizren nga 101 sa i ka kjo degë ku 70 prej tyre kanë hedhur nënshkrimin e tyre gjithashtu dhe kërkesa e kryetarve të nëndegve nga 45 sa i ka kjo degë ku 35 prej tyre kanë hedhë gjithashtu nënshkrimin e tyre së bashku dhe dega e LDK-së në Zhur për mbajtjen e një kuvendi pune, ku do të diskutoheshin dhe analizoheshin rezultatet negative të zgjedhjeve të fundit lokale dhe humbja e këtyre zgjedhjeve nga i ricikluari Eqrem Kryeziu.

Sigurisht do duhet të reflektoj me dorheqjen apo shkarkimin e kryetarit të degës së LDK-së Eqrem Kryeziut së bashku me kryesin e tij.

Me dorheqjen apo shkarkimin e tyre sigurisht do fillojë një frym e re e reformave ku do i shërbej pozitivisht LDK-së të organizohet të freskohet me idet e reja me një program të qartë zhvillimi, të dalë me ofertë konkrete për qytetarët dhe elektoratin e Prizrenit me me atë se qfarë ofronë qeverisja e LDK-së për të ardhmen tonë.

Nga ky debat apo takim unë kuptova se kryetari i LDK-së Isa Muatafa po keqinformohet nga kryetari që për shumicën është (jo legjitim) Eqrem Kryeziu se në LDK-në e Prizrenit gjërat po shkojnë në rrugën pozitive, sigurisht Eqrem Kryeziu kryetarit të LDK-së i organizoj takime simbolike në degën e Prizrenit me Forumet e Gruas dhe Rinisë të dy këto forume i ka në derektivat e tij, sikur ti organizonte takime me antarsinë e gjër të partisë me delegatët dhe kryetarët e nëndegëve, kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa atëher do ta kuptonte se ajo kërkes është legjitime dhe jo petecion siç e quan z.Eqrem Kryeziu madje duke i quajtur grupin kërkues për reformë ( puqist, parashutist, klandestin etj ) duke harruar që janë themelues të degës së LDK-së aktivistë, delegatë, kryetarë të nëndegve, intelektual dhe kuadra që ky i injoron dhe i eliminon vetëm pse nuk i binden kërkesave të tija personale.

Prandaj të gjithë antarët, delegatët, kryetarët e nëndegve që përbëjn shumicën, kërkojmë një kuvend të ri pune para zgjedhjeve parlamentare ku nga ai kuvendë të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re që do të filloj me aktivitetet e munguara në teren me aktivistët, strukturat, qytetarët drejt fitores së LDK-së në Prizren, ku kjo fitore do t’i shërbente fitores së madhe të LDK-së për një qeverisje me stabile dhe më të përgjegjshme për Republikën e Kosovës.

Arrestohen tre grabitës në Prizren

0

arrestimi 2Dy grabitje kanë ndodhur në Prizren.Grabitja e parë ka ndodhur në rrugën “Maja e pikëllimit”, ndërkaq e dyta në rrugën “Zara”

“Grabitja e parë është kryer në rrugën “Maja e Pikëllimit” me ç’rast një femre e vitlindjes 1957, e cila ishte ndodhur në rrugë para shtëpisë së saj i është afruar një i dyshuar dhe me forcë e ka përplasur për tokë viktimën dhe ia ka shkëputur një zinxhir të artë nga cafa dhe më pas ka ikur në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia në Prizren.

“Pas paraqitjes së rastit në polici, hetuesit policor shumë shpejt kanë arritur që ta identifikojnë kryerësin e më pas ta arrestojnë të njëjtin. I dyshuari është i moshës 22 vjeçare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor”.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Zara” , në afërsi të stacionit të trenit.

“Sipas raporteve hetimore thuhet se një vajzë e vitlindjes 1990, përderisa po ecte rrugës i është afruar një fëmijë dhe e ka pyetur se në sa ishte ora dhe kur vajza po e shikonte orën i dyshuari e kishte goditur në dorë nga e cila i kishte rënë një telefon i llojit “IPOHN 4S””

“Grabitësi e kishte rrëmbyer telefonin dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Pas paraqitjes së rastit, hetues policorë kanë arritur të përmbyllin hetimin me arrestimin e dy të dyshuarve të moshës në katërmbëdhjetë vjeç të cilët janë intervistuar në prani të prindit. Është informuar prokurori për të mitur i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet sipas procedurës së rregullt”./PrizrenPress.com/

Kosova nis procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës

0

Hoxhaj-Jagland-1-660x400Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur vizitën në Strasburg të Francës, për ta shtyrë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Paradite, Ministri Hoxhaj është takuar me kreun më të lartë të këtij institucioni, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që ka dhënë Këshilli për Kosovën gjatë këtyre viteve.

Ministri Hoxhaj e njoftoi Sekretarin Jagland për zhvillimet në Kosovë, përparimin në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për progresin e arritur në dialogun me Serbinë. Temë diskutimi ndërmjet Hoxhajt dhe Sekretarit të Përgjithshëm ishte dhe fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj e njoftoi Sekretarin Jagland me synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, duke thënë se Kosova është një vend që mishëron parimet e Këshillit të Europës, siç janë demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

“Shumica e vendeve anëtare e Këshillit të Europës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për më shumë, marrëveshja e 19 prillit me Serbinë është argument shtesë pse Kosova duhet të aplikojë dhe të jetë anëtare e Këshillit të Europës pasi ka zgjidhur shumë çështje të hapura me Serbinë”.

“Kjo marrëveshje qartazi thekson se asnjëra palë nuk do të bllokojë rrugëtimin drejt Evropës. Si pjesë e këtij rrugëtimi është anëtarësimi në KiE, që për ne është si hap ndërmjetës drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri Enver Hoxhaj shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit me zyrën e Këshillit të Europës në Kosovë, thuhet në komunikatën e MPJ’së.

Nesër përfundohet reforma zgjedhore

0

Lideret kosovarKomisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër (e mërkurë) për t’ia dhënë dorën e fundit reformës zgjedhore, miratimi i të cilës pritet t’i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Pas dakordimit të dy partive të mëdha, LDK dhe PDK, për shpejtimin e këtij procesi, shumica e çështjeve deri dje të hapura janë harmonizuar dhe ka mbetur ende e pa përmbyllur vetëm çështje e numërimit të votave, pra, se ku do të numërohen votat në vendvotime apo në ndonjë vend tjetër të caktuar.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, pret që në mbledhjen e paraparë për nesër ky komision ta përfundojë punën e tij dhe draftin final ta dorëzojë në Kryesinë e Kuvendit.

Gashi thotë për lajmi.net se tashmë shumica e çështjeve sa i përket reformës zgjedhore mund të konsiderohen të përmbyllura.

“Nesër do të jetë i gatshëm drafti për t’u dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës”.

“Besoj se nëse ka vullnet edhe nga partitë tjera kjo punë do të kryhet nesër”.

“Pothuajse të gjitha çështjet janë përfunduar, përveç çështjes se ku do të bëhet numërimi i votave, a do të bëhet brenda në vendnumërim, apo në qendër të numërimit, ose do të mbetet ashtu siç është”.

“Sa i përket çështjes së votës preferenciale, besoj se komisioni do t`i rekomandojë Kryesisë së Kuvendit që të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, se a konsiderohet shkelje e Kushtetutës fakti që secila votë e partisë i shkon automatikisht edhe bartësit të listës zgjedhore, përkatësisht kryetarëve të partive”.

“Nëse ka vullnet politik prej partive, besoj se brenda dhjetë ditëve është e gatshme reforma”.

Mustafa këmbëngul, zgjedhjet në qershor

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se do të bëjë gjithçka që zgjedhjet parlamentare të mbahen në qershor. Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk e kanë shumicën legjitime.

“LDK-ja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet që zgjedhjet të mbahen deri në qershor, sepse institucionet qeverisëse të vendit janë bërë të paqëndrueshme dhe nuk kanë shumicë legjitime. Do të punojmë që zgjedhjet të jenë mirë të organizuara, të jenë të vëzhguara nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, në mënyrë që të rezultojnë legjitime”, ka thënë Mustafa.

Ai ka deklaruar se LDK-ja do të bëjë koalicione me ato parti politike që sigurojnë ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Koalicionet do t’i bëjmë me ato subjekte me të cilat do të sigurojmë ndryshime pozitive dhe të domosdoshme në zhvillimin ekonomik, në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e nevojshme strukturore. Unë do ta respektoj opinionin e anëtarësisë dhe qytetarëve për qeverisjen që i nevojitet këtij vendi në këto momente. LDK-ja nuk bën marrëveshje të fshehta”, është shprehur Mustafa.

Tre emra për Avokatin e Popullit

0

Avokatin e Popullit-logoTre emra për Avokatin e Popullit do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme për votim. Deputetët kanë mundësi të zgjedhin ndërmjet Gjyljeta Mushkolajt, Hilmi Jasharit dhe Adriana Hoxhiqit, për t’ia besuar detyrën e Avokatit të Popullit për mandatin pesëvjeçar. Këta tre kandidatë janë përzgjedhur nga 22 kandidatë sa kanë qenë gjithsej në garë.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Avokatin e Popullit është drejt fazës përfundimtare. Me votim të fshehtë, paneli intervistues javën e kaluar ka përzgjedhur tre emra, nga 22 kandidatë sa kanë konkurruar. Kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, Suzan Novobërdali thotë se procedura e përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë transparente dhe është monitoruar edhe nga organizata të ndryshme, përfshi edhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Kemi qenë të monitoruar nga ata, janë nda të kënaqur shumë me punën e panelit. E kemi pasur një panel shumë transparent përballë tyre. Tre emrat që kanë marr më së shumti pikë, janë Hilmi Jashari, Gjyljeta Mushkolaj dhe Adriana Hoxhiq”, tha Novobërdali për Radio Kosovën.

Pas kalimit të këtyre emrave edhe në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut që është mbledhur sot, i mbetet Kryesisë së Kuvendit që të procedojë më tej. Novobërdali beson se javën e ardhshme do të votohet në Kuvend për Avokatin e Popullit.

“E hëna ardhshme është takimi i kryesisë dhe kryesia e procedon për në Parlament. Unë besoj se këta do të shkojnë në votim të enjten e ardhshme, pas dhjetë ditësh”, tha ajo.

Mandati i Avokatit të Popullit zgjat pesë vjet pa të drejtë rikandidimi. Avokatit aktual, Sami Kurteshi, mandati i përfundon më 4 qershor.

Blerina Mazreku zgjedhet kryetare e KVRL në Malishevë

0

Pamje gjate punimeve te kuvendit te KVRLKëshilli i Veprimit Rinor Lokal (KVRL) në Malishevë, dje ka mbajtur Kuvendin e tretë zgjedhor, ku edhe ka zgjedhur kryetaren e KVRL-së, si dhe bordin udhëheqës prej shtatë anëtarëve, ka bërë të ditur zyrtari komunal për rini, z.Mehdi Krasniqi. Kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, është zgjedhur Blerina Mazreku.

Në punimet e Kuvendit ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Blerta Krasniqi, e cila i ka përshëndetur të rinjtë, përfaqësues të organizatave rinore në Malishevë. “Në emër të Kryetarit të Komunës, z.Ragip Begaj dhe emrin tim, ju dëshiroj suksese në këtë kuvend dhe uroj që në të ardhmen, të punoni shumë dhe të keni sa më shumë aktivitete”, ka uruar drejtoresha Krasniqi.

Kuvendi i KVRL-së, ka vendosur që bordo udhëheqës, të përbëhet prej shtatë anëtarëve, si dhe pas zgjedhjes së kryetares, janë emëruar edhe dy nënkryetar të KVRL-së. Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, përbëhet nga organizata rinore, si Qendra e Rinisë, Këshillat Rinor, të tri shkollave të mesme dhe organizata tjera rinore, që merren me të rinjtë.

Kuvendi i tertë i KVRL-së, është monitoruar nga OSBE dhe Worldvision.

Shtyhet për mars, verdikti i gjykimit të Mujës

0

Ramadan Muja(E plotësuar)Është shtyrë për muajin e ardhshëm verdikti i procesit gjyqësor i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.

Në seancën gjyqësor, sot fjalën përfundimtare e ka dhënë vetëm avokati i drejtorit të Administratës i Minir Krasniqit, Bashkim Nevzati.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë, që ka bërë ndaj klientit të tij,Krasniqit. Verdikti i procesi gjyqësor i “Mujës dhe të tjerëve” është shtyrë për 14-15 mars.

Muja rrëfehet për herë të fundit në gjykatë 

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e tij, do të rrëfehen sot për hërë të fundit para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren. Fillimisht është planifikuar që në këtë seancë fjalën përfundimtare ta thotë avokati Bashkim Nevzati, ndërkaq pas taj të vazhdohet me deklarimet e fundit të të pandehurëve. Të enjten planifikohet që të shpallet aktgjykimi ndaj tij, dhe pesë drejtorëve të tjerë të Ekzekutivit të Prizrenit.

Muja dhe drejtorët e tij, nga Prokuroria e EULEX-it janë akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Për një vit rresht, ai është përballur me procesin gjyqësor të ngritur nga EULEX-i.

Muja në seancat gjyqësore ka deklaruar se është i pafajshëm,ndonëse ka pranuar se ka bërë shkelje procedurale në dy raste,atë të caktimit të ndërtimit të Fabrikës së Cokollatës “Kamila” dhe shkollës “Mehmet Akif”.

Kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, që nga 25 marsi i vitit të kaluar ka udhëhequr procesin gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit në seancat e mbajtura gjatë javës së kaluar, në dy raste ka përmendur 27 shkurtin si datë të mundshme për shpalljen e aktgjykimit.

“Nëse çdo gjë shkon si duhet dhe nuk ndodhë diçka e paparashikueshme ,mendoj se aktgjykimin mund ë shpallim në mëngjesin e 27 shkurtit”, ka thënë Mikula.

Prokurorja e EULEX-it,Natasha Vicary, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

Paralajmërohen dy marrëveshje për sigurimet e veturave

0

Polisa e SigurimitNga kryesuesi i delegacionit teknik të Kosovës është paralajmërua mundësia për nënshkrimin e dy marrëveshjeve brenda një kohe të shkurtër, marrëveshja me Serbinë për Polisat e Sigurimit dhe mundësinë për anëtarsimin në Byron e Kartonit të Gjelbër.

Kryesuesi i ekipit teknik të Kosovës lidhur me sigurimet, Rrahim Pacolli, e ka përshkruar si të suksesshëm takimin e javës së kaluar në Bruksel me palën serbe. Ai për gazetën Tribuna ka thënë se ka disponim në Bruksel për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim.

“Ne jemi duke punuar shumë dhe jemi shumë pranë zgjedhjes së këtij problemi. Jemi duke negociuar dy momente shumë të rëndësishme, siç janë arritja e marrëveshjes me Serbinë për Policat e Sigurimit dhe bisedimet me Këshillin e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Unë personalisht si kryesues pajtohem me shtyrjen përpara të procesit dhe jetësimin sa më të shpejte të këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Pacolli.

“O sa mirë…”, ose: Shqipëria etnike në një auditor

0

Seriali-o sa mireSeriali televiziv “ O sa mirë…” mbledh për herë të parë rreth 16 artistë nga të gjitha trevat shqipfolëse, për të interpretuar së bashku në një klasë.

Qëllimi që këta artistë të jenë së bashku është që secili prej tyre të shpalosë idetë dhe mënyrën e tij të interpretimit në dialektin e tij. Sipas Fisnik Vejsës, ky projekt ka nisur në euforinë e 100-vjetorit të Shqipërisë për ta bërë mbarëkombëtare. “Filluam me një ide një fletëshe dhe vazhduam ta zgjerojmë në një serial më të madh”, tregon ai për mediet. Ideja e titullit “O sa mirë…” është e Agim Poçarit.

Ky seria, siç shkruan Shekulli, ka larmishmëri botëkuptimesh, ku secili nga personazhet sjell një karakter ndryshe, duke shpalosur edhe traditat e veta krahinore.

Teksti i këtij seriali kalon në duart e producentit Fisnik Vejsa dhe skenaristëve Ard Islami dhe Erion Kame. Ndërsa regjia realizohet nga Ilir Bokshi, i njohur në punën e tij me grupe të mëdha artistësh edhe në Teatrin Kombëtar, së fundmi nëpërmjet realizimit të shfaqjes “Edipi Mbret”.

Në serialin komik interpretojnë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Një shkollë me nxënës nga të gjitha trevat si: Prishtina, Gjakova, Prizreni, Peja, Drenica,Tetova, Tirana, Korça dhe Shkodra. Breza të ndryshëm me tradita të ndryshme prezantojnë para publikut nëpërmjet humorit të zgjedhur edhe keqkuptime të ndryshme.

Disa nga aktorët e këtij seriali tregojnë për “Shekullin”, se si ka lindur ky bashkëpunim, se sa e vështirë ka qenë për ta përshtatja e dialekteve dhe se çfarë eksperience po përfitojnë nga puna që po bëjnë me Ilir Bokshin. Për aktorin nga Kosova, Besnik Krapi, ky bashkëpunim lindi fill pasi e kontaktuan për të interpretuar në rolin e prizrenasit.

“E kam pranuar me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi këtë rol. Për këtë i jam mirënjohës produksionit, për mundësinë që më ka dhënë”. Me disa nga artistët e tjerë në këtë serial, Besniku ka interpretuar edhe më herët në projekte të tjera. Prandaj ai tregon se: “Përsa i përket dialekteve të ndryshme, kjo ka qenë pjesa më e bukur. Në fillim i kemi shkaktuar të qeshura njeri-tjetrit, me ndonjë fjalë ose fjali të ndonjë dialekti të caktuar. Kjo punë tashmë është bërë e zakonshme për ne.

Edi Kastrati është një tjetër artist i kontaktuar nga skenaristi Ard Islami. Pas bisedës që pati me të, për të qenë pjesë e një episodi pilot ai pranoi menjëherë. Edi tregon se përshtatja e dialekteve nuk ka qenë aspak e vështirë për të. “Nuk ka qenë e vështirë përshtatja me kolegët, sepse ne dialektin e përdorim për hatër të karaktereve të personazheve”.

Sipas tij, njeriu mëson nga eksperiencat, sidomos në një ekip, ku secili është shumë i suksesshëm në fushën e artit. Ndërsa puna me Bokshin, sipas tij, është nder për çdo aktor. “Bokshi është një regjisor i përmasave evropiane, pse jo edhe botërore, jo vetëm për faktin se ka përfunduar për regji në Rumani, por edhe për profesionalizmin dhe për qasjen ndaj punës.

Pra aktori me ndihmën e punës së Bokshit, arrin të formojë karakterin e personazhit pa mundim, pra suksesi vjen pa sforcim dhe pa stres”, tregon Edi.

Linda Jarani tregon se në momentin që iu propozua roli në këtë serial ishte studente, ashtu sikurse vazhdon të jetë edhe tani. “Fillimisht më shtruan idenë për të bashkëpunuar me artistë në dialekte të ndryshme. Personalisht nuk kam pasur vështirësi, sepse kam jetuar 3 vjet në Prishtinë dhe nuk kam asnjë mospërshtatje”. Për Lindën është eksperienca e parë në një telefilm. Ajo mendon se ka shumë gjëra për t’u hulumtuar.

Kurse punën me Ilir Bokshin e konsideron si një “Bingo”. Aktorët e tjerë në këtë serial janë: Enver Petrovci, Koço Devole, Olta Daku, Shkëlzen Veseli, Xhevdet Jashari, Jonida Vokshi, Helidon Fino, Eftiola Lacka, Armend Ismajli, Abuela Kryeziu, Besnik Krapi, Kushtrim Qerimi, Linda Jarani, Jeton Zogiani, Edi Kastrati etj.

Kushtrim Qerimi tregon se ndodhej në Tiranë, kur u kontaktua nga producenti Fisnik Vejsa dhe nga skenaristi Ard Islami, për këtë projekt mbarëkombëtar.

“M’u besua një punë që medoemos duhej ta bëja me përkushtim maksimal, me qëllim që ta shndërroja në sukses të gjithanshëm”. Ai thotë se nuk e ka të vështirë përshtatjen me dialektet përkatëse, sepse është rritur në Kosovë dhe e folura e tij nuk dallon shumë nga dialekti gegë. “Përpos kësaj kam parë televizionet e Shqipërisë, që para luftës së Kosovës, kam qëndruar edhe një vit në Tetovë, prandaj kjo ma mundëson që të jem me pranë trevave shqiptare”.

Sipas tij, përpos bashkëpunimit me aktorë me përvojë, po mëson edhe nga ana artistike dhe teknike.

“O sa mirë…”, po më jep përvojën më të mirë përsa i përket anës profesionale në karrierën e deritashme. Ndërsa bashkëpunimin me Ilir Bokshin e konsideron privilegj dhe sfidë. “Të nderon puna me përvojën dhe reputacionin e tij, por sfidohesh nga profesionalizmi që ka, kjo gjë të detyron të japësh nga vetja përherë edhe më shumë”.