15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8729

Mustafa: Nuk jam marrë vesh për bashkëqeverisje me Thaçin

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa ka mohuar se ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin.
“LDK-ja nuk ka arritur asnjë marrëveshje për koalicion me asnjë subjekt politik”, tha Mustafa në Prizren.

Thaçi e Mustafa është raportuar sot nga mediat se janë pajtuar në parim se mund të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm. Kanë folur edhe për poste. Në kalkulim, kanë futur edhe postin e presidentit.
“Është arritur një pajtueshmëri me kreun e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale në qershor,por zyrtarisht ende nuk është marrë vendim”, tha Mustafa./PrizrenPress.com/

Fati i Qeverisë “Muja III”, varet nga epilogu i gjykimit të Mujës

0

Ramadan Muja 2Qeveria “Muja III” në Prizren nuk do të formohet para përmbylljes së procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Partitë në koalicion me PDK-në kanë kërkuar që bisedimet për formimin e qeverisë së re të fillojnë,pas përfundimit të procesit gjyqësor të Mujës.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se procesi gjyqësor ndaj Mujës ka bllokuar deri më tash formimin e qeverisë së re në Prizren.

“Ka ekzistuar një hezitim nga partitë në koalicion që të formohet qeveria e re para përmbylljes së procesit gjyqësor të Mujës”,tregon burimi brenda PDK-së.

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja pritet të përfundojë me 27 shkurt të javës së ardhshme. Sipas burimeve brenda PDK-së fati i formimit të Qeverisë “Muja III”, do të varet nga verdikti përfundimtar i gjykimit të Mujës.

“Partitë e minoriteteve kanë qenë ato që kanë hezituar të formohet qeveria e re para përfundimit të procesit gjyqësore të Mujës. Por,ka pasur edhe brenda PDK-së që kanë kërkuar të pritet përfundimi i procesit gjyqësor ndaj Mujës”.

Sipas të njëjtit burim nëse Muja shpallet i pafajshëm,menjëherë do të formohet edhe qeveria e re.”Nëse shpallet i pafajshëm menjëherë do të formohet qeveria e re,por nëse ndodhë e kundërta atëherë sigurisht që duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Dega e PDK-së në Prizren ditë më parë ka propozuar emrat për drejtorë të Ekzekutivit. Për shtatë drejtori janë propozuar mbi 20 kandidatë./PrizrePress.com/

Fatmir Limaj synon të bëhet avokat

0

fatmirLimaj-tomGashiNjë prej figurave më me ndikim të politikës në dekadën e fundit, i cili që nga paslufta është përballur me së paku katër procese gjyqësore, i mbrojtur nga avokatë vendorë e ndërkombëtarë, synon ta bëhet vetë në të ardhmën.

Fatmir Limaj, ka kaluar pjesën me shkrim të provimit të jurispundencës, që ia mundëson atij të drejtën të ushtrojë profesionin e avokatit.

Lista me emrat e kandidatëve që kanë kaluar provimin e parë me shkrim është publikuar më 21 shkurt në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Deputeti Limaj është renditur si i gjashti në këtë listë ku shënon “Fatmir Limaj nga Malisheva” dhe ka kod identifikues numër 77.

Limaj mund të licensohet në Odën e Avokatëve dhe të përfaqësojë palë në gjykatë nëse e kalon edhe provimim me gojë i cili do të organizohet më 1 mars.

Lista e kandidatëve që kanë kaluar provimin e jurispundencës me shkrim është e nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani që njëkohësisht është edhe kryetar i komisionit për provimin e jurispundencës.

Gazeta Jeta në Kosovë ka kontaktuar deputetin Fatmir Limaj, për të mësuar se cilat janë arsyet e tij, që synon të bëhet avokat, por ai ende nuk ka dhënë përgjigje.

Endrit Shala personi kontaktues për media i ish-ministrit të transportit, i pyetur nga gazeta rreth kësaj çështjeje ka thënë shkurt se “kjo është një çështje shumë private dhe personale e z. Limaj”.

Limaj ka përfunduar studimet në fakultetin jurudik në Prishtinë, është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe është i përfshirë në dy aktakuza për korrupsion gjatë kohës sa ishte Ministiër i Telekomunikacionit dhe në një rast gjyqësor për krime lufte. Limaj vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat. /Gazeta Jeta ne Kosove/

Filmi i parë i metrazhit të gjatë në Luginë të Preshevës

0

20140223092903518646Edhe pse Presheva dhe Bujanoci kanë aktorë të shumtë, nuk kanë teatër, në Luginë ka kohë që nuk është xhiruar as edhe një film i metrazhit të shkurtë.
Në një intervistë për Rrokum TV, regjisori preshevar, Kastriot Saqipi – Kaqa, ka thënë se janë në përgatitje e sipër që për herë të parë në Luginë të xhirohet edhe një film me metrazh të gjatë.

“Në Luginë të Preshevës duam që të startojmë me një film të metrazhit të gjatë, jemi duke punuar, duke përgatitur skenarin, ku producenti Gani Veseli po bën përgatitjet e duhura që të fillojmë punën në Preshevë. Dhashtë Zoti t’ia arrijmë qëllimit, duke shpresuar që në pranverë të bëhemi gati dhe të fillojmë”, ka thënë Kaqa për Rrrokum TV.

Në pyetjen e gazetares, se sa është e zhvilluar kultura në Preshevë, ai ka thënë se gjithçka është mangu në Preshevë, duke paralajmëruar që në një të ardhme të afërt, falë bashkëpunimit me aktorët nga Kosova e Maqedonia, në Luginë të ketë sa më shumë shfaqje dhe filma të ndryshëm. /presheva.com/

Gjykata e Krimeve në Kosovë

0

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Institucionet e drejtësisë në Kosovë duhet të gjejnë modele, mundësi dhe forcën si dhe rrugën e krijimit të Gjykatës për krimet e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Në vendin tonë janë kryer një numër krimesh të luftës, veçmas nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe dhe të tjerë.

Krijimi i kësaj Gjykate po ashtu përmbyllë ciklin e Unifikimit të Sistemit Gjyqësor në Kosovë. Kjo gjykatë duhet të merret më të gjitha rastet dhe nuk guxon të ngutët dhe të veprojë në asnjë rast për interesa të ngushta.
Në pamundësi dhe pa-fuqi të Kuvendit dhe Qeverise sonë për krijimin e kësaj gjykate, vendet e Bashkimit Evropian detyrohen që të krijojnë vet Gjykatën për Krime; madje ia shtojnë edhe pasthirrmën të UÇK-së.
Pse duhet ta lemë BE-në të marr vendimet tona, për punët tona? Serbia tashmë e ka Gjykatën për Krime të Luftës që nga 1 korriku 2003 dhe po merret me rastet veç e veç. Njësoi do të duhej të veprojnë edhe institucionet e Kosovës.

Kosova është në një situatë edhe më të mirë. Kur në vendin tonë janë prezent edhe Gjykatës dhe Prokuror ndërkombëtarë dhe vetë misioni i EULEX-it që udhëhiqet nga z. Bernd Borchardt, i cili ka qenë njeriu i dytë pas William Walker.

Të dy ishin dëshmitar të krimeve në Kosovë. Nëse nuk e bëjmë sot këtë gjykatë, e bëjmë nesër në kushte edhe më të vështira dhe më të komplikuara.

Gatishmëria e institucioneve të BE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare nuk mungon; kështu që mbetët vetëm gatishmëria jonë që t’i marrim punët në duar tona. Ndihmë shtesë del edhe nga takimi i 22 janarit 2014 dhe propozimet e dala nga Bordi i Përbashkët për Sundimin e Ligjit i udhëhequr nga z. Kuçi, z. Zbogar dhe z. Borchardt.

As unë nuk jam që të jetë një Gjykatë vetëm për UÇK-në, por kjo varet nga vendimet që të zgjedhurit tanë i marrin. Është obligim Kushtetues që të punohet në interes të Sovranit, ndërtimit të institucioneve dhe fuqisë së shtetit. Interes i të gjithë vendit është forcimi i rendit dhe ligjit dhe ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë. Për të gjitha ngecjet dhe pengesat mund të mbështetemi tek aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas SHBA-ja. Ka ardhë koha që ndërhyrjet politike në drejtësi të marrin fund.

Në shumicën e rasteve, shqiptarët kanë humbur sepse punët e veta, i kanë lënë në duar të tjerëve. Ka ardhë koha që të marrim përgjegjësi dhe vendime vet për punët dhe interesat tanë.

 

 

Forca e Armatosur, ëndërr e të rinjve

0

FSK9-30Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, kanë paralajmëruar që në 7-vjetorin e pavarësisë, në vitin 2015, Kosova do ta ketë Forcën e Armatosur me kapacitete mbrojtëse. Këtë njoftim qytetarët e Kosovës e kanë mirëpritur dhe thonë se edhe Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 6-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, deklaroi se forca e re e Kosovës, do t’i ketë kapacitetet e mbrojtjes dhe do të ketë një mandat të ri, madhësi dhe strukturë të re.

Këtë njoftim qytetarët e Kosovës e kanë mirëpritur dhe thonë se edhe Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Kurse, të rinjtë në rubrikën e përjavshme ”VOX”, të Radios Evropa e Lirë shprehen optimistë se në të ardhmen, Kosova nuk do të ketë nevojë për forca të huaja, si KFOR-i, pasi shteti do ta ketë ushtrinë e vet.

Nazim Fazliu, një kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, mendon se deri te shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës, do të ketë shumë sfida.

“FSK-ja tashmë pritet të jetë ushtri dhe t’i ketë kapacitetet e plota. Standardet për të qenë ushtar apo një gradë më e lartë, kanë për të qenë shumë më të lartë, sepse do të jenë standarde evropiane, të SHBA-së, ose ushtrive të tjera të NATO-s. Nuk mendoj se është e vështirë jeta ushtarake. Ky profesion ka disiplinë shumë të madhe dhe unë ua preferoj të gjithë të rinjve ta provojnë jetën ushtarake”, thotë Nazim Fazliu.

Edhe kadeti tjetër, Bardhyl Dugolli është optimist se Kosova shumë shpejt do ta ketë ushtrinë e vet.

“Po presim tash, po dëgjojmë që do të kemi Forca të Armatosura të Kosovës. Jam optimist se do të bëhet më mirë. Po shpresojmë, të parët tanë dhe më vonë të tjerët që kanë derdhur gjak, e kanë bërë për këtë ushtri që shpresojmë se do të bëhet. Shpresojmë që gjeneratat tonë që po shkollohen do të thotë kadetët po shkollohen në mënyrë profesionale dhe ushtria do të jetë më perfeksionuar”, pohon Bardhyli.

Kurse, Ardit Zogaj, nxënës i shkollës së mesme, shpreh dëshirën që në të ardhmen të jetë pjesëtar i ushtrisë së Kosovës, në mënyrë që, siç shprehet ai, ta mbrojë atdheun.

“Më pëlqen jeta ushtarake dhe kam dëshirë që në të ardhmen të jem një ushtar profesionist i Kosovës”, shprehet Arditi.

Edhe studenti Granit Ademi, i cili studion në Fakultetin Ekonomik, mendon ngjashëm:

“Po, kjo është e rëndësishëm, pra që ushtria të formohet dhe ta mbrojë shtetin. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem pjesë e ushtrisë së Kosovës, për ta mbrojtur vendin”.

Kurse, Egzon Berisha, po ashtu student, thotë se është krenari e madhe që në të ardhmen, të rinjtë të kenë mundësi të jenë ushtarë të Republikës së Kosovës.

“Formimi i ushtrisë është diçka shumë e mirë. Çdo shtet duhet ta ketë dhe e ka ushtrinë e vet. Gjithkush, ka dëshirë të jetë ushtar i shtetit dhe jeta ushtarake është e mirë dhe pak edhe e vështirë”, thekson Egzon Berisha.

Por, Fitim Gashi për dallim nga të rinjtë e tjerë shprehet krejt ndryshe lidhur me këtë:

“Nuk më pëlqen, as jeta në Kosovë, e as jeta ushtarake. Nuk ia vlen sepse ka pasur shumë persona që kanë qenë ushtarë të Kosovës, kanë humbur jetën dhe asgjë nuk ka ndryshuar, asgjë. Kosova është e njëjtë, për atë nuk më pëlqen”.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përbën rrumbullakimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Ndërsa, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, parashohin se Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen gradualisht brenda një periudhe prej 5 deri në 10 vjetët e ardhshëm.

Me rritjen e tyre graduale, këto forca do ta zëvendësojnë KFOR-in në momentin kur NATO të vendosë për largimin e trupave paqeruajtëse nga Kosova. /REL/

Gashi: S’ka marrëveshje për bashkëqeverisje LDK-PDK

0

ArbenGashi-LDKDeputeti Arben Gashi, pjesëmarrës në takimin e fundit të zhvilluar mes Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, mohon pajtimin e këtyre dy liderëve për një bashkëqeverisje të mundshme pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Gashi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë këtij takimi është biseduar vetëm për reformën zgjedhore dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Unë isha pjesëmarrës në takimin Isa Mustafa – LDK dhe Hashim Thaçi- PDK dhe deklaroj se nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje LDK me PDK”.

“Mediat të ndalin spekulimet e pabaze lidhur me takimin e Mustafës me Thaçin lidhur me datën e zgjedhjeve dhe reformën zgjedhore”.

“Nuk ka kurrfarë marrëveshje me Thaçin për bashkëqeverisje. Biseda ka qene për të dakorduar hapat për reformë zgjedhore dhe afatin e zgjedhjeve, asgjë tjetër”.

“A mendoni se Thaçi do ishte takuar me opozitën nëse do ishte i sigurt se nuk do të shkarkohet me mocionin e votëbesimit?”, pyet deputeti Gashi ndërsa thekson nevojën e shkuarjes në zgjedhje sa më të përgatitur.

“Është në interesin e Kosovës që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, sepse LDK dëshiron të ofrojë qeveri kredibile të pakontestuar për mandat të plotë. Prandaj duhen bërë përgatitjet e duhura dhe me kohë, përfshirë vëzhguesit ndërkombëtarë në çdo qendëvotimi”.

Arisa fituese e festivalit “San Remo” në Itali

0

Arisa-San RemoKa pëfunduar edicioni i i 64-të i festivalit të këngës italiane “San Remo”. Mes tre finalistëve Raphael Gualazzi me hitin “The Bloody Betroots” dhe Renzo Rubino juria fituese shpall këngëtaren Arisa me këngën ” Controvento ‘”.

Edhe sivjet festivali u përcoll nga një numër simbolik spektatorësh , sipas të dhënave flitet për një rrënie të shikueshmërisë diku tre milon spektator më pak se vitin e kaluar.

Për 5 netë me rradhë edhe sivjet nuk munguan surprizat dhe mysafirët në San Remo si Beppe Grillo, Kasia Smutniak, Ligabue, Maurizio Crozza , Claudia Cardinale etj .

Festivali u mbajt në teatin Ariston në qytezën San Remo nën udhëheqje të Fabio Fazio e Luciana Littizzeto.

Musmurati: Largimi i Limajt e Krasniqit do ta dëmtojë PDK-në

0

BasriMusmurati6-06Kërkesa e Këshillit Drejtues të PDK-së për ndëshkimin e humbësve të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, nuk pritet të merret parasysh nga drejtuesit e PDK-së. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bastri Musmurati, ka thënë se askush nuk do të ndëshkohet për humbjen e zgjedhjeve në disa komuna. “A pak është që kanë humbur, por edhe të ndëshkohen. Nuk ka ndëshkim. Nuk ka ‘prerje kokash’ te ne si parti demokratike”, ka thënë ai

Partia Demokratike e Kosovës nuk pritet të kërkojnë shkarkimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, edhe nëse ky i fundit themelon subjekt te ri politik. PDK nuk ka menduar as për pasuesin e Krasniqit në rast se ai jep dorëheqje ashtu siç ka paralajmëruar me të themeluar partinë. “Presim çfarë eventualisht do të ndodhë. Tash zgjedhjet janë afër edhe pse ende nuk është caktuar data, por mendoj se nuk është e udhës që tani të merremi me këtë punë, pavarësisht a do të jetë Krasniqi kryetar i Kuvendit apo do të japë dorëheqje”, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati. Ai ka thënë se largimi i Limajt e Krasniqit do ta dëmtojë PDK-në, por kjo parti prapë do të dalë e para në zgjedhjet nacionale. “Normalisht kur prej një subjekti politik ndahet edhe vetëm një votë, atëherë ajo votë është minus, por në këtë kontekst duhet parë se sa largohen, e sa po vijnë”, ka shtuar ai.
Duke folur rreth thirrjeve të Këshillit Drejtues për ndëshkimin e kandidatëve të cilët kanë humbur në zgjedhjet e 3 nëntorit, Musmurati ka thënë se PDK nuk është parti që humbësit i dënon me ‘prerje të kokës’. “A pak është që kanë humbur, por edhe të ndëshkohen. Nuk ka ndëshkim. Nuk ka ‘prerje kokash’ te ne si parti demokratike”, ka thënë ai.
Musmurati ka shtuar se PDK është e gatshme të hyjë në zgjedhje nacionale qysh nesër, mirëpo kjo parti preferon që zgjedhjet nacionale të mbahen në muajin qershor ose shtator, por jo pa përfunduar reforma zgjedhore.

Tribuna: Këshilli Drejtues i PDK-së është shprehur i pakënaqur me humbjen e disa komunave. Sa do të merren parasysh shqetësimet e tyre?

Musmurati: Nuk ka ndonjë shqetësim që është për t’u potencuar, sepse ne kemi bërë një analizë dhe kemi parë se ku kemi pas sukses të plotë, ku kemi pas më pak sukses dhe ku nuk kemi pas aspak sukses. Dhe në këtë çështje e kemi shtruar në mënyrë parimore dhe kemi hartuar një program të punës që të takohemi nëpër degë dhe të bëjmë mobilizimin komplet të strukturave të degëve për zgjedhjet e ardhshme.

Tribuna: Çfarë keni vlerësuar përparim e çfarë ngecje në zgjedhjet e fundit lokale të 3 nëntorit?

Musmurati: Ne nuk jemi marrë drejtë për së drejti me secilën komunë veç e veç, por i kemi thënë të gjitha në mënyrë të përgjithshme, duke i përmendur edhe rastet ku jemi ndarë më keq, siç është Gjilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Lipjani. Tani këto degë kryesisht e kanë bërë mobilizimin e tyre. E sa i përket votave si subjekt politik ne nuk jemi ndarë keq. Në Mitrovicë kemi qenë shumë përpara LDK-së e AKR-së, në Lipjan e Ferizaj gjithashtu kemi qenë përpara, ndërsa në Gjilan e kemi pas pak një dallim të vogël me LDK-në.

Tribuna: A pritet ndonjë ndëshkim për kandidatët të cilët i kanë humbur zgjedhjet?

Musmurati: A pak është që kanë humbur dhe të ndëshkohen. Nuk ka ndëshkim, nuk ka ‘prerje kokash’ te ne si parti demokratike. Ne bashkërisht edhe me ata që kanë qenë kandidatë për kryetarë sepse kanë qenë njerëz të cilët në një periudhë të caktuar i kanë udhëhequr komunat mjaftë mirë, edhe pse nuk është se këta kandidatë kanë humbur, por janë bërë disa matematika në mes të subjekteve të ndryshme politike për të eliminuar njëri-tjetrin dhe në këtë drejtim nuk kemi pse të merremi me ata më shumë, por duhet të mobilizohemi që në zgjedhjet e ardhshme të jemi sa më të përgatitur.

Tribuna: Do të pranoni që pjesë e listës për deputetë të Kuvendit të jenë edhe kandidatët të cilët i kanë humbur zgjedhjet e fundit lokale?

Musmurati: Është herët të flitet për kandidatët për deputetë, megjithatë ne e kemi një rregull si subjekt politik, që paraprakisht i bëjmë disa kritere se kush do të mund të kandidojë për deputet dhe kush do të jenë përfaqësuesit prej një komune dhe kush do të kishte vota më shumë e kush do të kishte ndikim më shumë. Kjo do të shikohet mirë, megjithatë këto janë çështje e të gjitha strukturave të partisë gjegjësisht e këshillit drejtues të strukturave të partisë.

Tribuna: Ish drejtuesit e PDK-së, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, kanë paralajmëruar se më 28 shkurt edhe zyrtarisht do të formojnë partinë e tyre të re. Sa mund ta dëmtojë PDK-në kjo?

Musmurati: Ata ishin figura të rëndësishme në PDK, por nuk janë më. Sepse janë tërhequr me vetëdëshirë. Përhajr ju qoftë dhe është punë e tyre se sa do të kenë sukses. Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë qysh e kemi vazhduar deri me tani me një riorganizim më të madh. Normalisht kur prej një subjekti politik ndahet edhe vetëm një votë, atëherë ajo votë është minus, por në këtë kontekst duhet parë se sa largohen e sa po vijnë. Në këtë kontekst ne kemi numër më të madh të njerëzve të cilët aderojnë në PDK, sesa ata të cilët pretendojnë se do të tërheqin ndonjë elektorat tonin me vete.

Tribuna: A do të ishte PDK e gatshme të bashkëpunonte me partinë e Limajt e Krasniqit?

Musmurati: Ne do t’i fitojmë zgjedhjet sepse të gjitha parashikimet janë për të fituar dhe pas kësaj shohim më vonë. Këta ende nuk kanë formuar subjekt dhe nuk mund të flas paraprakisht se çfarë do të ndodhë.

Tribuna: Jakup Krasniqi ka paralajmëruar dorëheqjen nga pozita e kryeparlamentarit pas themelimit të partisë. A keni menduar se kush do të jetë pasuesi i tij?

Musmurati: Nuk dua të merrem me thashetheme, presim çfarë eventualisht do të ndodhë. Tash zgjedhjet janë afër edhe pse ende nuk është caktuar data nuk është e udhës që tani të merremi me këtë punë, pavarësisht a do të jetë Krasniqi kryetar i Kuvendit apo do të japë dorëheqje. Është një kohë shumë e shkurt.

Tribuna: I përmendet përgatitjet që janë duke u bërë për zgjedhjet nacionale. Kryeministri Thaçi ka filluar takimet me disa drejtues të subjekteve politike për t’u dakorduar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Janë përmendur muaji, prill, qershor dhe shtator. Cila është koha optimale për zgjedhjet nacionale sipas PDK-së?

Musmurati: Në prill është e pamundur që të mbahen zgjedhjet sepse janë disa procedura ligjore të cilat duhet të respektohen. Ndërsa sa i përket muajve që janë përmendur, qershori apo shtatori, po e shpreh mendimin tim se ne nuk kemi ndonjë qëndrim të prerë në parti, edhe pse përgatitjet i kemi që zgjedhjet të mbahen qysh nesër, por jam i mendimit që pasi që është bërë gjithë kjo punë rreth reformës zgjedhore dhe kanë mbetur pa u harmonizuar një numër i çështjeve të vogla, atëherë është krejt normale dhe e domosdoshme që duhet të harmonizohen edhe këto çështje dhe në momentin që harmonizohen këto qëndrime sigurisht që liderët do të gjejnë një datë të përshtatshme që shumicës i konvenon dhe do t’i shpallin zgjedhjet.

Atelieja e pikturave, armëve dhe uniformave ushtarake

0

Idriz Berisha-piktorGjithçka do të fillonte nga një shëtitje buzë lumit Klina. Duke ecur në një ditë shkurti të vitit 1998, piktori Idriz Berisha (61) nga Ujmiri i Klinës, do të haste në një kapelë që në shikim të parë nuk dukej e tillë. Lumi e kishte nxjerrë në breg.

“Ishte krejt me baltë”, tregon Berisha për Kohën Ditore. E kishte marrë në shtëpinë e tij. Kureshtja do ta bënte atë që ta pastronte kapelën që ishte jo e zakontë, sepse ngjante në helmetë ushtarake, por nuk ishte e tillë. Berisha thotë se i kishte shkuar mendja që t’i përdorte shkathtësitë artistike në këtë rast.

“Thash me vete pse nuk e shndërroj në helmetë ushtarake edhe ashtu ushtarët e UÇK-së, kishin nevojë për të tilla”, rrëfen ai. Brenda ditës helmetës ia “veshi” uniformën e kamufluar. Pa pasur asnjë skicë, në ballë të saj do të “qëndiste” me brushë emblemën e UÇK-së.

“Edhe me pas modele plus shabllone është problem të punohet një helmetë e tillë po vullneti po të futke në çdo punë”, tregon piktori i diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në vitet ’70.