15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8728

MASHT-i shpërfilli kërkesat qenësore për ndryshime në Ligjin për arsimin e lartë

0

UP-rektoratiKrijimi i tre mekanizmave të rinj për arsimin e lartë nuk po shihet si zgjidhje e problemeve dhe përgjigje e kërkesave për ndryshime në arsimin e lartë publik, pas zhvillimeve të fundit në UP, shkruan sot Koha Ditore.
Shoqëria civile dhe ekspertët kanë kërkuar të bëhen reforma radikale në UP, nisur që nga mënyra e zgjedhjes së rektorit, dekanëve, këshillave të fakulteteve, përbërjes së Këshillit Drejtues e Senatit, por asnjëra nga to rezulton të mos jenë pjesë e ndryshimeve të deritashme në aktet ligjore,shkruan Koha ditore.

Njohës të çështjeve të arsimit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës janë shprehur skeptikë, nëse këto janë ndryshimet e duhura që do të reflektojnë në përmirësimin e imazhit dhe vetë situatës së krijuar në UP.

NATO nuk mund të ndihmojë në krijimin e ndonjë ushtrie të Kosovës

0

FSK12-16Diplomatët në NATO i quajnë paralajmërimet për krijimin e ndonjë ushtrie të Kosovës si një retorikë parazgjedhore për konsum të brendshëm
Në NATO janë mësuar me deklaratat e disa liderëve politikë të Kosovës, sidomos me ato që kanë të bëjnë me premtimet për anëtarësim të shpejtë në NATO dhe me ato për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të Kosovës – shkruan Koha Ditore.

Tash kur në Kosovë është hapur debati për ndryshimin e FSK-së dhe për shndërrimin e saj në një formacion që do të quhej Forcë e Armatosur e Kosovës, në NATO dëshirojnë të besojnë se edhe kjo është vetëm një retorikë parazgjedhore dhe rikujtojnë se çfarëdo ndryshimi në mandatin e NATO-s dhe në rolin e raporteve me FSK-në do të duhej të miratohej me unanimitet vendimi në Këshillin e NATO-s.

E për një vendim me të cilin do të përkrahej krijimi i ushtrisë së Kosovës në NATO nuk ka gjasa në kohën kur disa shtete, jo vetëm ato që nuk e kanë njohur Kosovës, por edhe disa që e kanë njohur, nuk do të ishin në favor të një hapi të tillë./Koha Ditore/

Buja: Jap dorëheqje nëse kjo kërkohet

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja, ka thënë se këtë javë funksionalizohet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili më pas do ta caktojë një ushtrues detyre të rektorit.
Ai ka treguar se ky do të jetë këshill i përkohshëm deri në veprimet e tjera të mëtutjeshme në universitet.

Ministrit Buja nuk i kanë bërë përshtypje adresat nga kanë ardhur kërkesat e fundit për dorëheqjen e tij. Ai ka thënë se nëse do të bëhej një analizë se kush është fajtori do të jepte dorëheqje pa asnjë problem. “Nëse dorëheqja ime shkon për të mirë të rrjedhave të ngjarjeve që kanë ndodhur në universitet unë do ta bëj pa pikë problemi dhe ngarkese. Por, në një gjë duhet të jemi të qartë, për të cilën duhet ta analizojmë mirë, nëse është adresa e saktë tek unë apo nuk është. Përndryshe, ky është problem i vogël”, ka thënë Buja në një intervistë për “Epokën e re”.

Sipas tij, gjendja e krijuar në universitet ka trazuar gjithë opinionin dhe, padyshim, kreun e Ministrisë së Arsimit.

Buja ka thënë se shumë shpejt Këshilli Drejtues i UP-së do të plotësohet me katër përfaqësuesit e MASHT-it, ndërkaq pesë të zgjedhurit e Senatit në këtë këshill kanë marrë besimin nga kjo trupë që të vazhdojnë edhe më tutje punën. Buja ka deklaruar se në Këshillin Drejtues nuk do t’i dërgojë katër anëtarët e dorëhequr, por ata do të jenë emra të ri. Ai nuk ka dashur të komentojë se cilët janë emrat që i ka në kombinim, por është shprehur se po mundohet të jenë njerëz meritorë.

I pari i Arsimit nuk ka dashur të flasë as për kohën se kur do të shpallet konkursi për rektorin e universitetit të parë publik në vend. Buja ka treguar se pas procedimit në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Arsimin e Lartë ka takuar kryeartin e Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe shumicën e shefave të grupeve parlamentare, nga të cilët ka marrë premtime se Ligji për Arsimin e Lartë do të miratohet sa më shpejt që është e mundshme. Buja ka thënë se ky Ligj do të kalojë edhe nëpër një debat publik nga ku do të merren sugjerimet e të gjithë faktorëve të implikuar në këtë çështje.

Parlamenti shpërbëhet në mars?!

0

KuvendiKosoves9-21Në pjesën e dytë të muajit mars, Kosova mund të mbetet pa legjislativ dhe pa qeveri. Me një marrëveshje të partive kryesore në vend, fill pas miratimit të ligjit të ri të zgjedhjeve mund të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës.

Ashtu siç e parasheh ligji, zgjedhjet nacionale do të mbaheshin 45 ditë prej ditës së shpërbërjes së parlamentit. E diela e fundit e muajit prill, ose ajo e para e muajit maj janë dy data, që burime të gazetës i kanë përmendur si opsione.

Deri tek ky zhvillim do të çojnë dy vendime të mëdha që duhet t`i marrë legjislativi gjatë muajit mars, e që në përbërjen aktuale është e pamundshme që të votohen.

Parlamenti duhet të votojë pakon e sundimit të ligjit, ku përfshihet themelimi i Tribunalit për UÇK-në dhe mandati i ri për EULEX-in, si dhe duhet të votojë statutin e asociacionit/bashkësisë së komunave serbe, ku përfshihet edhe ndryshimi i ligjit për vetëqeverisje lokale, pa të cilën nuk mund të zbatohet marrëveshja e 19 prillit/tribuna/

Eulexi dhe rasti “Muja&Co.”

0

OpinionLirim Krasniqi2Lirim KrasniqiLirim Krasniqi

EULEX-i e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve më të mëdha Evropiane në fushën e sundimit të ligjit. EULEX-i, po ashtu, e përkrah dialogun e strukturuar mbi sundimin e ligjit, të udhëhequr nga Brukseli. EULEX-i është duke e vazhduar përkushtimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me kolegët vendas për ta arritur qëndrueshmërinë dhe praktikat më të mira të BE-së në Kosovë.

Sic mund ta shihni edhe në përshkrimin e punës dhe synimeve të misionit të BE-së në Kosovë,sundimi i ligjit dhe funksionalizimi i sistemit te drejtesise jane gjera prioritare. Kosova është test shumë i rëndësishëm për dy pika kryesore për te cilat BE-ja ka investuar më së shumti,ajo e aspektit teknik dhe administrativ,që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe funksionalizimin e sistemit të drejtësisë,dhe në anën tjetër ajo që lidhet me politikën e jashtme e udhëhequr nga baronesha Ashton me anë të procësit të negociatave me Serbinë.Këto edhe pse dy komponentë të rëndësishëm për të ardhmen unionit,e dyta përkatësisht ajo e politikës së jashtme dhe të sigurisë shpeshherë është shfaqur më prioritare,duke e dominuar të parën.
Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP)e cila udhëheq me procesin e negociateve, tashmë ka arritur në një pikë pothuajse përfundimtare,edhe pse qysh në fillim suksesi i dialogut është varur nga lojaliteti i politikanëve kosovarë dhe atyre serb.

Nga pala kosovare lojaliteti i Hashim Thaqit karshi synimeve të BE-së nuk ka qenë pengesë asnjëherë përderisa nuk i është rrezikuar pushteti,dhe kontestuar legjitimiteti i qeverisjes.
Zgjedhjet lokale ishin momenti kur kryeminstrit i duhej “me çdo kusht” të mbante nën kontroll pjesën më të madhe të vendit,dhe të forconte legjitimitetin e kontestuar të pushtetit që nga “fitorja” ne zgjedhjet parlamentare e 2010-ës,për të vazhduar të qenurit figura më e “pranueshme” për perendimin që do të mund të finalizonte procesin negociator me palën Serbe.

Duke e nuhatur pak a shumë humbjen e qyteteve të mëdha për shkak edhe të “çarjeve” brenda partisë,shefi i “pakontestueshëm” i PDK-së u koncentrua në qytetin më të madh që e kishte,dhe njëkohësisht “halën” më të madhe e cila në rast të humbjes mund ti mbeste ne fyt.

Pengesa e parë në këtë drejtim ishte kryetari i komunes,i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare sepse kandidati i ardhshëm për kryetar komune do të duhej të ishte një figurë që do t’ia siguronte fitoren në zgjedhje dhe shuarjen e “trazirave” potenciale mbrenda degës.Për shkak se dikush i “ri” nuk do të mund t’i realizonte këto dy pika,do të ishte përsëri ai,kandidati dhe kryetari i akuzuar i komunës Ramadan Muja.

Për shumëkë kjo zgjedhje e Thaqit u konsiderua si e gabuar,mirpo në rrethanat në të cilat gjendej ai,kryetari Muja ishte “Kali i Trojes”, që me një investim maksimal t’a mbante Prizrenin,t’i shuante “kryengritjet” brenda deges se PDK-së në Prizren,dhe përmes këtyre dyjave t’ jepte një alibi të fortë për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion dhe shperdorim të detyres zyrtare në rastet e “faljes” së tokës publike kompanive turke, në të cilat kishte gisht edhe Kryeministri.

Me fitoren ne zgjedhje për të cilën nuk mjaftoj as zhvendosja e përkohshme e qeverisë së Kosovës në Prizren,por u desht që të vinin edhe dy kryeministra për të bërë fushatë në këtë rast për Rama(z)dan Mujën,Thaqi do të mund të mbulonte të palarat e ndërhyrjëve të tij dhe qeverisjes se PDK-së ne Prizren.Dhe në anën tjetër “ri-legjitimimi” i pushtetit në Prizren t’i shërbente për t’ë fituar procesin gjyqësor kundër “parisë së Prizrenit”,të cilës i qëndron prapa Kryeministri. Humbja potenciale e Prizrenit,për Thaqin do të ishte e trefishtë,që do t’i kushtonte atij shumë,duke filluar me denimin e “piunëve” të tij,e deri te nxjerrja në shesh e të gjitha direktivave,që çuan zyrtarët komunale deri në shkeljet procedurale dhe ligjore(sepse në rast të dënimit “Muja&Co.” nuk do të hezitonin të tregonin se kush ua jepte urdhërat).

S’paku keto arsye po rikonfirmohen edhe nga avokatët mbrojtes të rastit “Muja&Co.”,të cilët arsyen kryesore për t’i mbrojtur klientet e tyre e shohin te fitorja e zgjedhjeve dhe “ri-legjitimimi” siç thonë ata i një qeverisje që ka punuar në interes të qytetarëve.

Nësë rasti “Limaj” në akuzat për krime lufte na ka lënë dyshime se EULEX-i vetem se i shërben nevojave te politikes se jashtme se BE-së(atëhere për eliminimin e kundërshtarëve të Thaqit),e tani për t’ë mos ia humbur legjitimitetin njeriut me të “përshtatshëm” për përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Rasti “Muja&Co.”do të na konfirmojë përfundimisht ose jo një gjë të tillë.BE-ja tani më shumë se kurrë duhet të na tregojë se permes EULEX-it ka dashur të vendosë standarde afatgjate në sistemin e drejtësisë,dhe në luftimin e korrupsionit,përmes misionit që është pjesë e një prej shtyllave të funksionimit të vetë BE-së,dhe që është i ndarë si pushtet nga komponenta tjetër e politikës së jashtme.Ky rast do ta na heq të gjitha dyshimet dhe do të na bëjë të kuptojmë nese EULEX është këtu për të ndarë drejtësi,apo për t’i shërbyer politikave të jashtmë të perendimit duke shpërfaqur edhe konfliktin e interesit të misioneve të BE-së në Kosovë.

(Autori është  absolvent i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës?

Lirim Krasniqi

FSK-ja në Turqi, ‘si të mbijetojnë në dimër të ashpër’

0

FSK12-1623 pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë me gradën nëntoger-ushtar, të FSK-së, kanë udhëtuar për një trajnim të specializuar në Turqi.

Në njoftimin e ministrisë për FSK-në, thuhet se qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, në mënyrë sa më profesionale, për përballjen me dimër të ftohtë dhe me acar.

Për të përcjellë ushtarët e FSK-së, ishte shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të Brigadës për Reagim të Shpejtë, (BRSH) nënkolonel Jeton Dreshaj, si dhe përfaqësuesi i Ushtrisë së Turqisë.

Me këtë rast, koloneli Naim Haziri u shprehë se ndjehet tejet i lumtur që kjo po ndodh pikërisht në repartet dhe pilogonet ushtarake të Ushtrisë së Turqisë.

Ai u shpreh i bindur se gjatë këtij trajnimi pjesëtarët e FSK-së, do arrijnë që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në.

Në fund, kolonel Haziri kërkoi nga ushtarët e FSK-së, që gjatë trajnimit të përfitojnë sa më shumë njohuri nga Ushtria e Republikës së Turqisë, si dhe këto njohuri t’i zbatojnë, pastaj, në përpikmëri në njësitet e tyre në FSK.

Ky trajnim si dhe trajnimet e më hershme që janë zhvilluar në Republikën e Turqisë janë rezultat i bashkëpunimit bilateral në mes FSK-së dhe Ushtrisë së Republikës së Turqisë.

Trajnimi në poligonet ushtarake të Turqisë, “Mbijetesa në dimër të ftohtit dhe të ashpër” fillon sot, ( 23 shkurt 2014), dhe do të zgjatë deri më 08 mars 2014.

Ky trajnim dhe trajnimet e mëparshme të pjesëtarëve të FSK-së, në poligonet e Ushtrisë së Turqisë, po realizohen në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit bilateral në mes MFSK-FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë dhe Ushtrisë së Turqisë.

Votuan 20.72 për qind e qytetarëve

0

Zgjedhjet-ksKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë dije se procesi zgjedhor i së dielës në veri të Mitrovicës ka përfunduar pa incidente. Ajo ka thënë se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5 mijë e 890 qytetarë apo 20.72 për qind e tyre.

Votimi është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku përreth qendrave të votimit kanë qëndruar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Farina, ka vizituar sot në mëngjes ushtarët e KFOR-it të angazhuar për të përcjellur dhe siguruar votimet në veri të Mitrovicës.

Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në Kosovë, provokim irritues

0

Gjykata-qekiqiIdeja e themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte të kryera në Kosovë është provokim irritues për Kosovën.

Kështu vlerëson eksperti kushtetues, Riza Smaka, i cili thotë për KTV-në se themelimi i një tribunali të tillë do të rrënonte imazhin dhe reputacionin e Kosovës. Smaka thotë se Qeveria me rezistencë do të duhej të kundërshtonte atë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin. Por, Smaka ka frikë se institucionet e Kosovës do të lëshojnë pe dhe për këtë thotë se i ka për bazë kompromiset e mëdha që i kanë bërë deri tash.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, thotë se krijimi i një tribunali të tillë do ta bënte Kosovën të vetmin vend në rajon me një nivel të lartë të gjyqësorit. Ai tha se argumentet që vijnë për këtë, se ka dështuar gjyqësori kosovar, janë të papranueshme sepse kompetencat ekzekutive në gjykimet e këtyre rasteve i ka pasur prania ndërkombëtare.

Në mesin e kësaj jave, kundër themelimit të tribunalit ishte deklaruar edhe vetë ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputet i PDK-së, Xhavit Haliti.

Luftë pa fund

0

81209Titulli i librit më të fundit të Pëllumb Kullës është “Luftë pa fund, shtegtime nëpër qiellin politik”. Ka të përmbledhur artikuj, krijime, përsiatje, fjalime dhe intervista të tij. Me pak fjalë, gati të gjithë publicistikën e botuar në ShBA në organet e shqiptarëve dhe në median e Tiranës, ku ai shpaloset me të gjithë përmasën e tij, si një pamfletist i këndshëm, krijues, por nga ana tjetër edhe si një njeri shumë i tërhequr dhe i angazhuar me problematikën e kohës ku jeton. Është interesant tek ai mënyra sesi e trajton politikën, edhe pse personalisht, s’duhet të harrojë se ja ka parë leverdinë. Prej saj shkoi në Amerikë dhe mu prej atyre që i anatemon më shumë në faqet e tij. UET press ka bërë një zgjedhje shumë të mençur dhe është për tu vlerësuar që në morinë e gjërave që boton (në fakt për një pjesë duhej të ishin pak më të kujdesshëm), ka bërë vend edhe për të.
Stili i tij pothuaj nuk ka ndryshuar shumë, përveçse është përmirësuar kurse arma më e fortë e tij, humori, gjendet si diktuese e vazhdueshme në atë që ai shkruan. Por, ajo që e veçon nga të tjerët është se në shumicën e rasteve di të kërkojë dhe të vërteta te vetja që shumë i kanë të varrosura dhe madje ua kanë fshehur edhe indikacionet më të largëta. Kullën nuk e shqetëson e shkuara. Ai e shpotit dhe pret edhe shpotinë e saj. Ai e do atë, sepse do jetën dhe punën e tij. Kemi qeshur shumë në atë kohë, thotë diku dhe shumë më tepër sesa tani. Dhe e vërteta është se humorin më të bukur ai e shikon në vendet që e kanë vuajtur më shumë diktaturën dhe shtypjen, madje edhe di të heqë shumë paralele. Është interesant ky njeri primat i humorit shqiptar dhe për mënyrën sesi shtjellon idenë e vet. Nuk e mbyt frazën, kurse paragrafin e liron, kur i lë vend shumë më tepër skenave të relaksimit. E trajton auditorin që e lexon si auditor shfaqje dhe e di mirë se kur duhet të pushojë dhe kur duhet të prehet dhe kur i duhet gjatë shkrimit pika kulmore, që ti tërheqë vëmendjen e fjetur atij.
Por, libri ka pafund dhe pjesë humori me të cilat mund të argëtohesh dhe të shikosh atë frymën e tij dhe inspirimin e tij më të madh.
“Dihet mirë tani se qendrat më të rëndësishme të formimit në Shqipëri janë Instituti i Kulturës Sportive dhe Fakulteti i Mjekësisë, Pranimi i studentëve atje sot bëhet me shoshë të hollë. Tashmë është kuptuar se studenntët nuk shkojnë atje për tu bërë trajnerë, pediatër, kardiologë, por deputetë, ministra dhe kryeministra. Pas vitesh, fatet e vendit do jenë në dorën e mundësve!-e mbaron ai diku epigramin e vet për një kapitull.
Kuptohet se më i ashpër ka qenë dhe mbetet sidomos me politikën. “Në grupimet politike të vendit mungojnë krejtësisht idealistët. Shqipëria ka nevojë për Rilindasit e radhës”.

Interesant është stili fejtonist i tij dhe mënyra sesi e torturon shpesh atë që ka si objekt. Në një rast, përshembull është një debat me Abdi Baletën, që kush e mban mënd si personazh u bë si makth për shumë intelektualë që i sulmonte thjesht duke u marrë fraza të shkëputura nga konteksti dhe pastaj i paraqiste si të donte vetë ai. Në një rast të tillë, pas një shkrimi me autorin e librit, ai i bën një përgjigje Baletës, duke e krahasuar me kohën, ku në fakt të dy kanë shërbyer me shumë devotshmëri dhe e baltos ironikisht me vetë mjetet e veta.

Interesant, sërish duket edhe në polemikën me një autor që merret me shumë të larguarit nga vendi. “Absolutisht, i ke rënë pikës!-e shpotit.
A nuk ishte Shqipëria diktaturë, ngaqë ne nuk bëmë asnjë përpjekje që ajo të mos ishte diktaturë? Absolutisht ne! Bile edhe ata që pushkatoheshin, me shtatë vrima dhe rrëke gjaku në gjoks rrëzoheshin mu përpara këmbëve të skuadrës së pushkatimit e nuk bënin asnjë përpjekje të qëndronin në këmbë! Ishte lodër e madhe kjo, o zoti gazetar!” Dhe në fund i shton në vend të merresh me shkaqet e zjarrit, qorton të përvuajturit se venë të mjekojnë plagët!…

Libri është i tillë që të grish edhe pse patosi i tij shpesh mund të mos na pëlqejë dhe të mos jemi në rrugën e tij sepse edhe ai vetë është pjesë e kësaj Shqipërie me të mirat dhe të këqijat e veta, ku edhe pse qesëndis dhe revoltohet i duhet ta shikojë pak me më shumë kujdes veten. Por, këtu çalon pak, sepse shqiptarët shikojnë vetëm të tjerët…
Anipse ky botim i UET Press mund të quhet gjithsesi si një nga botimet më të arrira dhe urojmë të këtë përcjellje të mira në treg…

Zgjedhjet në Serbi dhe Kosovë shtyjnë zbatimin e marrëveshjes

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselZgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në Serbi në fund të marsit dhe në Kosovë në qershor, do të shkaktojnë vonesa dhe pengesa si në procesin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit, ashtu edhe në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kështu të paktën vlerësojnë përfaqësuesit e partive politike dhe analistët kosovarë.

Sipas tyre, megjithëse do të ketë vonesa, procesi nuk do të ndalet, pasi që kjo tashmë është në agjendën edhe të vetë Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se zgjedhjet do të ndikojnë dukshëm si në dinamikën e zbatimit të marrëveshjes, po ashtu edhe në vazhdimin e dialogut.

“Është një zotim i palëve që të mos ndalet dialogu, por me siguri që ndikon në dinamikën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve”, ka deklaruar Kuçi, transmeton Zëri.