4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Fati i Qeverisë “Muja III”, varet nga epilogu i gjykimit të Mujës

Ramadan Muja 2Qeveria “Muja III” në Prizren nuk do të formohet para përmbylljes së procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Partitë në koalicion me PDK-në kanë kërkuar që bisedimet për formimin e qeverisë së re të fillojnë,pas përfundimit të procesit gjyqësor të Mujës.

Burimet e PrizrenPress-it bëjnë të ditur se procesi gjyqësor ndaj Mujës ka bllokuar deri më tash formimin e qeverisë së re në Prizren.

“Ka ekzistuar një hezitim nga partitë në koalicion që të formohet qeveria e re para përmbylljes së procesit gjyqësor të Mujës”,tregon burimi brenda PDK-së.

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja pritet të përfundojë me 27 shkurt të javës së ardhshme. Sipas burimeve brenda PDK-së fati i formimit të Qeverisë “Muja III”, do të varet nga verdikti përfundimtar i gjykimit të Mujës.

“Partitë e minoriteteve kanë qenë ato që kanë hezituar të formohet qeveria e re para përfundimit të procesit gjyqësore të Mujës. Por,ka pasur edhe brenda PDK-së që kanë kërkuar të pritet përfundimi i procesit gjyqësor ndaj Mujës”.

Sipas të njëjtit burim nëse Muja shpallet i pafajshëm,menjëherë do të formohet edhe qeveria e re.”Nëse shpallet i pafajshëm menjëherë do të formohet qeveria e re,por nëse ndodhë e kundërta atëherë sigurisht që duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Dega e PDK-së në Prizren ditë më parë ka propozuar emrat për drejtorë të Ekzekutivit. Për shtatë drejtori janë propozuar mbi 20 kandidatë./PrizrePress.com/

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit