18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8730

Mustafa del në Prizren

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të dalë sot në Prizren. Ai ka paralajmëruar pjesëmarrjen në takimin e Forumit të Gruas së LDK-së, Dega në Prizren.

“Forumit të Gruas së LDK-së, Dega ne Prizren mbanë takim me strukturat e saja. Në ketë takim pritet të marrin pjesë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa”, njofton LDK në Prizren.

Në këtë takm do të marrë pjesë edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu dhe kryetarja e FG te LDK-së, Lirie Kajtazi .

Takimi do te mbahet në zyret e LDK-së në Prizren, në ora 16.oo./PrizrenPress.com/

 

Vdiq anëtarja e fundit e ‘Sound of Music’

0

Von TrappAnëtarja e fundit e gjallë e Trapp Family Singers, grupit, storja e të cilit inspiroi The Sound of Music, ka vdekur në moshën 99 vjeçare, ka njoftuar familja e saj.

Maria von Trapp ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Vermont, ka thënë për Associated Press, vëllai i saj Johannes von Trapp.

“Ajo ishte grua e dashur dhe njerëzit e paktë, vërtetë të mirë”, ka thënë ai.

Von Trapp dhe familja e saj, i ikën okupimit nazist në Austri në vitin 1938 dhe përfunduan duke performuar në mbarë SHBA-të.

Ngjarja e tyre inspiroi mjuzikëllin e vitit 1959 të Rodgers dhe Hammerstein, The Sound of Music, dhe pasues i filmit të vitit 1965.

Kërcënime për “pranverë kosovare”

0

Protesta , nuk don hajanQeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, pak para përfundimit të mandatit i kërkohet dorëheqja. Lëvizja më e re qytetare kërkon rrëzimin e qeverisë.

Me disa kërkesa për një Kosovë ndryshe, lëvizja e quajtur “Ik Hashim”, ka paralajmëruar më 21 mars në ora 14.00, në Prishtinë, një protestë gjithëpopullore./Zëri/

Koktejet zgjedhore

0

zgjedhjete123Data e zgjedhjeve dhe ambicia për pushtet janë bërë politikë ditore e partive. Ato kanë nisur edhe të flasin me vetveten, thonë analistët. Disa për taktizime, disa për leverdi partiake e disa për marketing politik.

Ani pse nuk ka një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, partitë ka kohë që kanë nisur flirtin me njëra -tjetrën për t’u ngjitur disi në pushtet, ndonëse pa programe konkrete për qytetarët, vota e të cilëve do të ishte dashur ta kryente punën,shkruan Koha Ditore.

Analistët shohin vend për ndryshime te secila parti. PDK-ja ia ka siguruar vetes një pozitë më të favorshme për manovrim duke i sistemuar kudo militantët e vet partiakë, por kjo nuk do të thotë që ka stabilitet të brendshëm

Koalicioni PDK-LDK, imponim matematikor

0

Leon MalazoguDuke refuzuar mocionin e votëbesimit, Lidhja Demokratike e Kosovës e kurseu PDK-në prej pasojave që do të mund t’i kishte si “fajtori” kryesor për zgjedhjet e parakohshme, ka thënë Leon Malazogu, drejtor i institutit “Demokraci për Zhvillim”.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka deklaruar se nëse lista qytetare “Srpska” mban qëndrim refuzues ndaj shtetit të Kosovës edhe pas fitimit të ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe nuk bëhet pjesë e votimit për Qeverinë, atëherë do të imponohej një koalicion i gjerë mes partive shqiptare.

Ai parashikon edhe një imponim matematikor që koalicioni të bëhet gjithsesi mes LDK-së dhe PDK-së. Sa u përket ofertave të partive, sipas Malazogut, qëllimi i tyre në mënyrë konsistente ka qenë që t’i fusin militantët e tyre në punë dhe t’i ruajnë votuesit tradicionalë.

Ai ka thënë se partitë e etabluara po tregojnë se nuk kanë ndryshuar në mendësinë e tyre dhe nuk kanë oferta e platforma konkrete për çështje të ndryshme. Kurse oferta e Jakup Krasniqit dhe e Fatmir Limajt nuk është aq e fortë për shkak të mungesës së kontrollit, ka potencuar Malazogu. /Koha Ditore/

Nisma Krasniqi-Limaj

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj tashmë e kanë ndarë mendjen se me çfarë oferte do të dalin para qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo nuk do të jetë parti politike, por thjeshtë një nismë qytetare. Këtë e ka konfirmuar një nga ish-anëtarët e PDK-së, që tash është pjesë e ekipeve përgatitore të krijimit të nismës së re. “Është menduar gjatë se me çfarë oferte të dilet dhe përfundimi është nxjerrë se në rrethanat e tanishme, më së miri do të ishte të dilet me nismë”, ka thënë ky zyrtar. Nisma, sipas tij, do të jetë si një lloj bërthame e krijimit të partisë së re.

“Pasi kanë mbetur vetëm pak muaj deri në zgjedhje të parakohshme, është konsideruar se në aspektin procedural të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ishte mirë sikur të dilnim me nismë. Pastaj, në fazat e mëvonshme, kur veç do të jenë të konsoliduara radhët në terren, të shpallim partinë”, ka shtuar ai. I njëjti, ka mohuar që të jetë vendosur për emrin e nismës, ndonëse sipas tij, ka disa propozime për të,shkruan Tribuna.

Me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, KQZ-ja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj. Në kuadër të kësaj, secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare bëhet personalisht përgjegjës për ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. Nisma qytetare, në bazë të të njëjtit ligj përkufizohet si “grup i personave të cilët bashkohen vullnetarisht mbi bazën e një ideje, interesi ose pikëpamje të përbashkët, me qëllim zgjedhjen e kandidatëve të tyre, por që nuk dëshirojnë të formojnë parti politike”

Ujdia Thaçi- Mustafa!

0

HashimThaci-IsaMustafaHashim Thaçi e Isa Mustafa, janë ndarë të kënaqur nga takimi që kanë zhvilluar më 14 shkurt në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Jo pse aty janë marrë vesh që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në qershor, e aq më pak që janë dokorduar për përshpejtimin e reformës zgjedhore, por për një arsye krejt tjetër.

Një nga të pranishmit në atë takim, ka konfirmuar për Tribunën se krerët e dy partive janë pajtuar në parim se mund të bashkëqeverisin në mandatin e ardhshëm. Kanë folur edhe për poste. Në kalkulim, sipas tij, e kanë futur edhe postin e presidentit.

“Ata (Thaçi e Mustafa v.j) janë pajtuar që cilido që del fitues në zgjedhje, të këtë mundësinë e zgjedhjes mes dy pozicioneve- kryeministër apo president”, ka thënë ky zyrtar i lartë. Fakti, që presidentja Atifete Jahjaga ka mandat kushtetues deri në vitin 2016, sipas tij, nuk paraqet ndonjë problem. “Ajo, do të largohet ‘vullnetshëm’ për hir të krijimit të një stabiliteti institucional”, ka thënë ky zyrtar./tribuna/

Ndryshimet në Ligjin Zgjedhor votohen brenda 10 ditësh

0

KuvendiKosoves5-27Ndryshimet e parapara në ligjin për zgjedhje e përgjithshme pritet të votohen brenda dhjetë ditësh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton RTK.

Komisioni Parlamentar për Legjislacion tashmë ka përfunduar punën e vet për reformën zgjedhore, ndërkohë KQZ do të dalë me qëndrimin e saj brenda pak ditësh.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, duek folur për RTK, ka thënë se ndryshimet që janë bërë në Draft-ligjin për zgjedhjet do t’i sjellin Kosovës zgjedhje më kualitative.

“Kanë mbetur të sqarohen vetëm disa çështje teknike rreth ligjit, ndërsa të mërkurën do t`i dorëzohet Kuvendit në lexim të parë”.

“Ka përfunduar komplet, vetëm ka mbetur teknikisht të rregullohet dhe të formalizohet”.

“Janë rregulluar mënyra e votimit, raportet e KQZ`së në PZAP në funksionimin e PZAP`së, dhe shumë elemente tjera të rëndësishme, mënyra e votimit, mënyra e numërimit, elemente të cilat më herët nuk kanë qenë të rregulluara. Besoj se do të kemi përmirësim kualitativ të ligjit”.

“Pragu zgjedhor do të jetë 2.5% për kandidatë të pavarur, 5% për partitë, 7.5% për koalicionet”.

Së shpejti KQZ do të bëjë gati rekomandimet lidhur me Draft-ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe këto rekomandime do t`i dorëzojë në Komisionin Parlamentar për Lejgislacion.

Dabishevci pjesëmarrëse në ‘Takimet ndërkombëtare të poezisë’ në Iskele- Qipro

0

DonikaDabishevci-poetePoetja dhe studiuesja Donika Dabishevci do të prezantoj Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, që do të mbahet më 4 mars në Iskele të Qipros.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i gjashtëmbëdhjeti me radhë organizohet në kuadër të Javës së Kulturës organizuar nga Komuna e Iskele ku janë paraparë edhe aktivitete të tjera të cilat përfaqësojnë kulturën e artin.

Dabishevci e cila është doktore në studime letrare do të prezantohet me një studim për poezinë e sotme në Kosovë, në kuadër të temës së sivjetshme të Festivalit dhe poashtu do të lexoj edhe disa poezi.

Poetja Dabishevci është e vetmja shqiptare që do të jetë pjesë e këtij takimi ndërkombëtarë.

OKB-ja pret zgjedhje të qeta në veri

0

Mitrovica veriut14Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) pret që nesër (e diel) zgjedhjet për kryetar në pjesën veriore të Mitrovicës të kalojnë në një atmosferë të qetë.

OKB-ja dhe sekretari i përgjithshëm, Ban ki Moon, përmes misionit të vet në Kosovë, UNMIK-ut ka përcjell me vëmendje fushatën pesë ditore për kryetar në pjesën veriore të Mitrovicës në zgjedhjet që mbahen nesër.

“Ne presim gjithashtu që edhe zgjedhjet e nesërme të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe njëherësh mirëpresim ftesat e liderëve si në Kosovë ashtu edhe të serbëve për dalje sa më masive në zgjedhje me çka do të forcohej legjitimiteti i rezultatit të zgjedhjeve. Misioni ynë në Kosovë, UNMIK-u është instruktuar të jetë i gatshëm të ndihmojë autoritetet lokale dhe partnerët ndërkombëtar në terren, që procesi i zgjedhjeve të kaloj sa më qetë”, ka thënë për RTV21 zëdhënësi i SP të OKB-së Farhan Hak.