23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8736

Begaj takohet me banorët e tri fshatrave në Malishevë

0

begaj ne katunde te mKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, ka takuar banorët e fshatrave të Damanekut, Bublit dhe Qupevës. Ai gjatë këtyre takimeve është njohur drejtpërdrejt me hallet dhe problemet që kanë banorët e Komunës së Malishevës.

Ai po ashtu ka kërkuar sensibilizim për problemin e etheve hemorragjike dhe për largimin mbeturinave nga ambienti.

“Unë jam në shërbimin tuaj dhe dua që së bashku të ecim përpara. Dua të punojmë së bashku, si një familje”.
Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, i ka njoftuar banorët për masat parandaluese që janë duke marrë institucionet vendore dhe komuna, për zvogëlimin e rrezikut nga thumbimi i rriqrave dhe ethet hemorragjike.

“Humbja e jetës së vetëm një personi, është shumë, andaj, edhe ne duhet të bëjmë kujdes ët shtuar, qoftë gjatë punës sonë në fushë, ashtu të bëjmë kujdes për fëmijët tanë. Edhe nëse thumboheni nga rriqrat, mos i largoni vet, por kërkoni ndihmë nga qendrat shëndetësore, sepse vetëm kështu mund të mbrohemi nga ethet hemorragjike”.

Nga ana tjetër, banorët e Damanekut, kanë paraqitur si nevojë emergjente për këtë fshat, pastrimin e përroskës në fshat, pasi është shumë e ndotur, pastaj rregullimin e një pjese të kanalizimit të fshatit dhe trotuarin përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë. Trotuari ishte nevojë edhe për banorët e Bublit dhe Qupevës, sikur edhe rregullimi i kanalizimit në disa lagje, pastaj rregullimi i disa rrugëve në lagjet e Bublit. Për këto nevoja të këtyre fshatrave, kryetari Begaj, premtoi angazhim maksimal të qeverisë komunale, për zgjidhjen e tyre./PrizrenPress.com/

 

Krasniqi: Për dallim nga Thaçi, unë i qasem politikës me idealizëm

0

JakupKrasniqi10-29Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se kryeministrit Hashim Thaçi i mungon vullneti politik për një qeverisje të mirë dhe se këtu e kanë burimin të gjitha gabimet e tij, e që janë të shumta.
Në një intervistë për KosovaInfo, Krasniqi ka thënë se me formimin e partisë së re politike, synojnë të formojnë një subjekt politik, i cili do të dalloj si në formë e po ashtu edhe në përmbajtje nga subjektet e tjera politike që i ngjajnë si pikat e vesës njëra tjetrës.

Ai tha se vendi kërkon një idealizëm të ri politik.

I pyetur pse e ndien veten ndryshe nga Thaçi, Krasniqi tha se kjo çështje për çdo medie do të duhej të ishte e njohur.

“Konsideroj që kam kaq shumë aktivitet politik pas qershorit të vitit 1999, pa shkuar më tej, sa që kjo çështje për çdo medie do të duhej të ishte e njohur. Dallimi qëndron në atë se unë politikës i jam qasur me idealizëm e jo për interes, i jam qasur për qeverisje e jo për sundim të të gjithë hapësirës publike në Kosovë”, u shpreh Krasniqi.

Zyberaj botoi librin “Në gjurmë të arketipeve”

0

Në gjurmë të arketipeveNë pjesën e parë janë përfshirë dhjetë analiza e studime të ndryshme, që kanë të bëjnë me veprat e shkrimtarëve të njohur e të shquar: Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Dante Aligieri, Imre Kertteszi, Nortrop Fraji, Dritëro Agolli etj. Ndërkaq, recensionet kanë të bëjnë me veprat e këtyre autorëve: Arif Demolli, Emin Kabashi, Agim Vinca, Rudina Xhunga, Shefkije Islamaj, Petrit Palushi, Yllka Filipi etj.

Autor i një libri në vargje (“Dromca vitesh”), Bedri Zyberaj (1963) ka botuar edhe librin e natyrës diskursive me titull “Në gjurmë të arketipave”. Shënjuesi (arketipi) përkatësisht shënjuesit (arketipet), sipas autorit, përshkojnë vepra e kohë të ndryshme. Siç shpjegon autori në punimin e tij, “Në gjurmë të arketipave”, kryetipi (arketipi) për teoricienin amerikan Nortrop Fraji paraqet një “imazh tipik, ose përsëritës… një simbol që lidh një poezi me tjetrën dhe kështu i kontribuon njësimit dhe integrimit të përvojës sonë letrare”.

Librit i prin një parathënie e autorit, ndërsa pjesa tjetër është sistemuar në dy pjesë: Analiza dhe studime e Recensione, për t’u përmbyllur me tekstin “Në vend të pasthënies” dhe më në fund me indexin e emrave. Në pjesën e parë janë përfshirë dhjetë analiza e studime të ndryshme, që kanë të bëjnë me veprat e shkrimtarëve të njohur e të shquar: Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Dante Aligieri, Imre Kertteszi, Nortrop Fraji, Dritëro Agolli etj. Ndërkaq, recensionet kanë të bëjnë me veprat e këtyre autorëve: Arif Demolli, Emin Kabashi, Agim Vinca, Rudina Xhunga, Shefkije Islamaj, Petrit Palushi, Yllka Filipi etj.

Sipas vlerësimit të redaktorit, Emin Kabashit, libri “Në gjurmë të arketipave” i Bedri Zyberajt është shkruar me kujdes dhe me një gjuhë të qartë e të pastër, pa ngarkesa terminologjike e pa përkufizime që shpesh mbesin pezull për mungesë kuptimi.

“Mënyra e trajtimit dhe e shqyrtimit të veprave, si dhe mënyra e qasjes temave të caktuara, dëshmojnë për njohuritë e autorit si dhe për kulturën e tij të shkrimit”, thuhet më tej në vlerësimin e redaktorit të përmendur të këtij botimi, për të vazhduar se, në të autori ka marrë në trajtim çështje të ndryshme nga kultura dhe letërsia shqiptare, çështje që preokupojnë vetëdijen krijuese, edhe të autorit të këtyre vështrimeve, duke filluar nga temat që trajtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi deri te vepra të veçanta të fushave të ndryshme të dijes albanologjike. Librin “Në gjurmë të arketipave” e botoi Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013 dhe ka 310 faqe.
(Kultplus)

Islami: Qosja pa magjistraturë, direkt në doktoratë

0

Qosja Hivzi islamiKryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, ka parashtruar 55 pyetje, në fakt, akuza për Rexhep Qosjen, duke përdorur gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj tij.

Mes tjerash Islami pyet Qosjen se si ka mundur të avancohet prej një lektori të zakonshëm të Radio-Prishtinës, siç thotë ai, drejt hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore, duke e akuzuar profesionalisht se nuk ka mundur t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd.

Pyetja e Islamit ishte se përse Qosja ka mundur të kaloj pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë. Ndër tjerash Islami përmend edhe tri mandatet e drejtorit në Institutin Albanologjik, duke thënë se zgjedhja e Qosjes në atë post, pa konkurrencë ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë, raportonn RTK.

Poashtu në pyetjet e Islamit, përmendet edhe zgjedhja e Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut sipas propozimit të Qosjes i cili akuzohet edhe për denoncimin e demonstratave të studentëve të vitit 1981 etj.

Prizrenasit ankohen për vonesa në ndarjen e drejtësisë

0

Gjykata-qekiqiJanë bërë afro tre vjet që prej se Haxhi Morina pret që Gjykata Themelore në Prizren të shqyrtojë padinë civile , lidhur me një rast  të lëndimit trupor  të djelit të tij  nga i mituri G.C.
Padia e tij, për kompenzim  të dëmit  në vlerë  prej 7 mijë e 500 eurosh  është lënë pezull prej vitesh nga Gjykata Themelore në Prizren.

“E tëra që kam kërkuar është që drejtësia të tregon  fjalën e vet  për rastin e fëmijës tim“, ka thënë Morina për “Koha Ditore“.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj  ka konfirmuar  se kjo lëndë nuk është shqyrtuar meqë rastet e kësaj natyre nuk trajtohen si prioritet.
Avokati Pjetër Përgjoka ka thekësuar ndërkaq  se zvarritja e lëndëve në gjyqësor krijon telashe edhe me mbrojtjen ligjore./PrizrenPress.com/

Përfundon “loja” me studentët e doktoratave

0

UP-rektoratiAfër 30 kandidatë që më herët janë eliminuar nga listat e të pranuarve për studime të doktoratës në UP në fakultete të ndryshme, e të cilët e kanë notën mesatare mbi 8.00 në studimet themelore dhe të masterit, janë ftuar të mërkurën nga dekanatet e fakulteteve për të regjistruar semestrin.

Thirrja u është bërë studentëve vetëm pak kohë pasi “Koha Ditore” kishte drejtuar pyetje në Rektorat se përse është bllokuar procesi i regjistrimit të tyre në doktoratë dhe paralajmërimit se studentët po përgatiten për të protestuar në lidhje me këtë.

Senati i UP-së, para një muaji, ka marrë vendim, që në studime të doktoratës të pranohen të gjithë kandidatët që kanë notën mesatare mbi 8.00, mirëpo ai nuk është respektuar deri më tani.

Afro 150 kandidatë që kanë mbetur jashtë listave të të pranuarve për studime të doktoratës në UP, për sivjet, kanë bërë ankesë në Rektorat, duke kërkuar korrigjimin e listave të të pranuarve. “Koha Ditore”, bazuar në dokumentet e siguruara, pati raportuar se pranimet për doktorata sivjet janë përcjellë me shumë parregullsi dhe shkelje të rënda. /Koha Ditore/

Për shkak të “Aleksandrit”, Venizelos lë aeroplanin në Prishtinë

0

Evangelos VenizelosNdonëse nuk e njeh Republikën e Kosovës, marrëdhëniet e Greqisë duken më të shtendosura me Kosovën sesa me Maqedoninë. Zv/kryeministri grek Evangelos Venizelos, do të qëndrojë të enjten në Shkup, por kjo vizitë nuk do të ndodhte nëse paraprakisht nuk do të qëndronte në Prishtinë.

Zyrtari i lartë grek ka refuzuar që të aterrojë në aeroportin e Shkupit për shkak të emrit të tij “Aleksandri i Madh”, njëri nga heronjtë e shumtë që e ka përvetësuar Maqedonia, por përkatësia e tij pretendohet edhe nga shtetet tjera fqinje, posaçërisht nga Greqia. Burime diplomatike kanë shpjeguar se Venizelos e ka lënë të mërkurën aeroplanin e tij zyrtar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, dhe ka udhëtuar drejt Shkupit në rrugë tokësore.

Para se të udhëtojë për në Shkup, ai ka qëndruar në Qeverinë e Kosovës ku është takuar me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi dhe me ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj. Pas takimit me liderët kosovarë, ai ka thënë se Athina zyrtare nuk e ka ndërmend që brenda pak kohësh ta njohë Republikën e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, shteti grek është i gatshëm që ta mbështesë Prishtinën në rrugën e integrimit, në mënyrë që ta njohë shtetin e ri tek para se të jetë i gatshëm që të anëtarësohe/tribuna/

AKI s’gjen UDB’asha në Kuvend

0

Bashkim SmakajAsnjë nga deputetët aktual shqiptar në Kuvendin e Kosovës, nuk ka lidhje me shërbimet inteligjente të Serbisë.

Me këtë konfirmim që ka marrë drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, Komisioni Parlamentar që mbikëqyr punën e AKI’së, konstaton që është zgjedhur përfundimisht dilema e ngritur kohët e fundit, veçmas pas deklaratave të disa individëve se pjesëtar të UDB’së ende veprojnë në Kosovë, madje të tillë ka edhe në Kuvendin e Kosovës, shkruan Tribuna.

Smakaj ka sqaruar këtë çështje gjatë raportimit që ka pasur të mërkurën para mbikëqyrësve parlamentar.

 

PDK përzë zyrtarët e saj që po hetohen

0

Muja dhe Thaci ne fushatePartia Demokratike e Kosovës mëton të përmirësojë imazhin para se të hyjë në zgjedhjet nacionale, nëpërmjet një kriteri që do të vërë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të legjislativit të ardhshëm.

Në listë nuk do t;i përfshijë zyrtarët mbi të cilët rëndojnë akuza.

Një nënkryetar i këtij subjekti politik, që ka folur në kushte anonimiteti për :Koha Ditore”, ka thënë se imazhi është lënduar nga numri i madh i zyrtarëve partiakë që kanë probleme me ligjin.

Kryetar komunash, deputetë e anëtarë të ekzekutivit, janë përballur me drejtësinë në vitet e fundit.

Partia e më e re e Kosovës, Iniciativa Qytetare me kryetar Fatmir Limajn

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Me 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Ajo do të quhet Iniciativa Qytetare, të cilës do t’i bashkohen dega e Malishevës, Drenasit dhe Lipjanit.

Aktakuza e re kundër Fatmir Limajt nuk do ta ndal atë që të formojë subjektin e ri politik. Tashmë është vendosur që vet Limaj të jetë kryetar i kësaj partie që do të quhet Iniciativa Qytetare.

Zyrtarizimi i këtij subjekti pritet të bëhet me 28 shkurt në orën 117:00 në një ceremoni solemne që do të mbahet në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, burime të afërta me udhëheqësin e kësaj partie.