23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8735

Na duhet forcë e armatosur fleksibile

0

Behar Selimi PDKNjohësi i çështjeve të sigurisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Behar Selimi, ka thënë se për një forcë ushtarake më i rëndësishëm se emri janë kapacitetet dhe aftësitë e saj operuese.
Ai ka mirëpritur paralajmërimin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke thënë se misioni i kësaj force duhet të jetë i njëjtë me misionin e forcave të armatosura të shteteve anëtare të NATO-s.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka bërë me dije se Kosovës nuk i duhet një forcë e armatosur rënd, por një forcë e lëvizshme, fleksibile, e cila do të ishte e aftë t’u përgjigjet sulmeve të çastit. “Nuk jam për një force të madhe, të shtrenjtë dhe të armatosur rënd, sepse synimi ynë është integrimi në NATO, i cili është garant i sigurisë sonë. Prandaj, nuk kemi nevojë për shpenzime të mëdha. Personalisht mendoj se forcat tona të armatosura do të duhej të kishin një forcë me aftësi shumë të madhe të veprimit dhe me fleksibilitet të mjaftueshëm për të reaguar në rast të sulmit ndaj integritetit territorial për aq kohë sa të mobilizohen forcat e NATO-s”, ka thënë Selimi.

Behar Selimi, i cili është deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova nuk ka nevojë për aeroplan, tanke, topa apo raketahedhës, por për armatim të lehtë. Sipas tij, krahas forcës së armatosur, Kosovës i duhet edhe një sistem i mbrojtjes civile. “Mendoj se duhet ta kemi një flotë ajrore me një kortezh shumë operativ të standardeve të NATO-s. Pra, këto do të na mjaftonin nëse e kemi parasysh nevojën e forcimit të sistemit të reagimit emergjent. Krahas forcës së armatosur, duhet ta kemi një sistem të mbrojtjes civile që e kanë quajtur përpara, përkatësisht të reagimit ndaj emergjencave”, është shprehur Selimi, duke shtuar se do të mjaftonte që kjo forcë t`i numëronte në gjirin e vet rreth 10 mijë pjesëtarë.

Ai ka thënë se pret që brenda pesë vjetëve Forcat e Armatosura të Kosovës të jenë anëtare të NATO-s. Megjithatë, ai ka pranuar se bartja e përgjegjësisë në fushën e sigurisë nga KFOR-i tek forca e re duhet të jetë e ngadalshme, sepse Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të mund ta mbronin tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës edhe për një kohë.

Të mërkurën mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit

0

Kujtim GashiKryesuesi Kujtim Gashi ka ftuar kuvendarët për mbledhjen e dytë të përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Prizrenit.Mbledhje do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje do ta japin betimin dy anëtarë të Kuvendit Komunal, të cilët zëvendësojnë anëtarët që për arsye të ndryshme nuk janë pjesë e Kuvendit Komunal.

Në këtë mbledhje po ashtu sipas rendit të ditës do të emërohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët sipas çelësit të përfaqësimit, përkatësisht votave nga zgjedhjet e fundit do të jenë nga partitë parlamentare që kanë grupe në Kuvend.

Në këtë mbledhje gjithashtu do të themelohet dhe do të emërohen anëtarët e Komitetit të komuniteteve si dhe do të themelohet Këshilli për Siguri në Bashkësi dhe do të emërohen anëtarët e këtij Këshilli./PrizrenPress.com/

Miron Kotani: Lubonja-Gaçe, të dy kanë të drejtë

0

mironKam frike se Aurela nuk e ka kuptuar plotësisht artikullin e Lubonjës… Unë i jap të drejtë të dyve si për kohën ku jetoi Lubonja dhe i gjithë ai brez intelektualësh nën këngët e Vaçes para dhe pas viteve ’90, ashtu edhe për atë që Vaçja mbetet dhe sot një nga zërat më të mëdhenj të artit muzikor shqiptar. Një gjë është e vërtetë: ai sistem përdori dhe shfrytëzoi në maksimum artistët për propagandën e vet, por të lutem zoti Lubonja të mos bëjmë të njëjtin gabim dhe sot duke e politizuar artin dhe muzikën shqiptare (dhe këtu bashkohem me atë pjesë të artikullit tuaj që në funeralin e Vaçes kjo gjë ndodhi, u shfrytëzua dhe si një moment i mirë për të bërë politikë ose për të fituar pikë në opinion nga pseudopolitikanët tanë). Keni të drejtë të dy nga këndvështrimi dhe mënyra si e gjykoni çështjen, ose më saktë është e njëjta monedhë me dy kahet e kundërta të problemit. Po t’i hynim një analizë më të thellë, kam përshtypjen se zotin Lubonja më shumë se zëri i Vaçes e acaron koha dhe tekstet në këngët e saj se sa jo vetë muzika e këtyre këngëve dhe për këtë unë i jap të drejtë në pjesën më të madhe. Se këtu lind pyetja: Nqs.

Vaçja do kishte kënduar vetëm me la-la-la pa fjalë të gjitha këngët, a do kishte të njëjtin qëndrim zoti Fatos? Për këtë unë e kam një opinion, megjithëse duhet të presim mendimin e vetë zotit Lubonja. Unë them se ai do të ishte i njëjtë, ndryshe nga sa mund të mendoni ju. Dhe këtu e drejta është përsëri në anën e zotit Fatos. Një tjetër të drejtë që i jap këtij të fundit është dhe me hipokrizinë ekstreme që na karakterizon ne shqiptarëve si racë. Është shumë mediokre kur shikoje madje që shumë kolegë e muzikantë të nderuar bashkëkohës të Vaçes të nxitonin kush e kush të mbante fjalim thjesht për t’u dukur apo më saktë për të qenë dhe ai në tavën e sjellë përtej sistemit, që ende na çorodit në mënyrën e të menduarit e të konceptuarit dhe sot.

Do duhen dekada dhe shekuj që të ndryshojë kjo. Po a është një yll dhe një fenomen Vaçja, pavarësisht fatit në kohë në të cilën ajo këndoi? Padyshim po… po kjo jo dhe aq për këngët e repertorit të saj, por për zërin e rrallë hyjnor e fenomenal, madje shpërthyes e potencial të saj, që do ia kishte zili çdo këngëtar në botë. Madje po të kishte Anglia një Vaçe në atë kohë do kishte bërë një tur koncertesh dhe më të mëdhenj se vetë Bitëllsat e Rollinstonsat dhe këtu ka të drejtë Aurela Gaçe. Zëri i Vaçes është i rrallë dhe për vetë historikun e muzikës botërore dhe është kjo që duhet t’u lëmë trashëgim brezave, artin e saj dhe mënyrën e të bërit art të Vaçes. Këtu unë jam me Aurelën që Vaçja mbeti figura nr.1 e këngës shqipe pikërisht për këtë dhe për disa këngë, që u bënë hite falë zërit të saj brilant. Muzika e lehtë shqiptare në vitet ’60-’90 përveç kurbës së ulje-ngritjeve, pati dhe goditjen dhe trysninë e madhe të sistemit, por kënga dhe zëri i Vaçes janë përtej kohës, përtej sistemit, ato janë pasuri, histori e rrallë e një kombi të vogël, por me një shpirt të pasur e të madh arti dhe artistësh. Larg arti nga politika dhe anasjelltas.

Vetëm kështu mund të gjykohet e të ecet më shpejt përpara. Respekte si për Aurelën (jam fans i saj) ashtu dhe për analistin më të mirë dhe të paanshëm Fatos Lubonja! Respekte për ju që jeni më të mirët e fushave përkatëse dhe kurrsesi nuk do kisha dashur t’ju shikoja të përfshirë në një polemikë publike.

Senati mban anëtarët e vet në KD të UP-së

0

UP-rektoratiPesë anëtarët e mbetur në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës i kanë shpëtuar një mocioni për shkarkimin e tyre.
Mocioni ishte nisur nga senatorët e UP-së, me insistimin e Ministrit të Arsimit Ramë Buja.

Senatorët konstatuan se anëtarët e KD të UP-së të zgjedhur nga Senati kanë kryer si duhet punën e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pas votimit të fshehtë, u konfirmua se anëtarët e këshillit drejtues të zgjedhur nga Senati, si Behxhet Mustafa, Beqir Sadikaj, Ajvaz Berisha, Safet Merovci dhe Blerim Kamberi të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe të përfaqësojnë mendimet dhe qëndrimet e Senatit të UP-së në Këshillin Drejtues sipas dispozitave ligj ore ne fuqi.

“Senati konstatoi, se mandati i anëtarëve të zgjedhur prej tij, në Këshillin Drejtues, duhet të jetë i rregullt, ashtu siç e parasheh Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës, që është në fuqi”, thuhet në një njoftim për media të Senatit të UP-së.

Senati ndërkohë ka kërkuar Këshilli Drejtues i UP-së, që urgjentisht të emërojë një ushtrues të detyrës së rektorit i cili me pas do t’i propozoj të paktën tre prorektorë, pas konsultimeve me Senatin, për kohen derisa të shpallet konkursi publik për zgjedhjen e rektorit të ri konform Ligjit për Arsimin e Larte dhe Statutit te UP-së.

Lidhur me ndryshim-plotësimet, që do të bëhen në Ligjin për Arsimin e Larte dhe Statutin e UP-se, Senati i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës, që gjatë procedimit të këtyre ndryshimeve në trupat punuese të Kuvendit te Kosovës të marrin pjesë përfaqësuesit e Senatit të Universitetit të Prishtinës.

“Kjo, sepse vetëm me koordinimin dhe bashkëpunimin me Senatin e UP-se, përkatësisht Komisionin e tij për ndryshim/plotësimet ne Ligjin për Arsimin e Larte dhe Statutin e UP-se, mund te arrihet një reforme adekuate përmbajtjesore dhe e zbatueshme ne dobi te autonomisë se Universitetit te Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Nxënësit bojkotojnë mësimin, frikësohen nga sëmundja e “Parotit”-it

0

Gjimnazi Gjon BuzukuNxënësit e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren,frikësohen të shkojnë në shkollë,pasi që shtatëmbëdhjet kolegë të tyre janë prekur nga virusi “Parotit”.

Ata,pas dhënies së lajmit për përhapjen e kësaj sëmundje, të enjtën nuk kanë shkuar në shkollë.

Drejtori i Gjimnazit “Gjon Buzuku”,Shaip Buduri pranon se nxënësit janë kapluar nga paniku, pas prekjes së kolegëve të tyre nga “Parotit”-it .

“Prindërit dhe nxënësit nuk duhet të janë në panik për këtë çështje pasi që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit në bashkëpunim me ekipet mjekësore”,tha Buduri për TVPZ.

Disa nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prizrenit, janë prekur nga ‘Parotiti’, një sëmundje virale që përhapet nëpërmjet ajrit. Kjo sëmundje kërkon kujdes, si nga prindërit ashtu edhe nga stafi mësimdhënës. Infektologu, Beram Karanezi, thotë se nuk ka nevojë për panik, pasi gjendja është nën kontroll dhe po menaxhohet mjaft mirë.

Merret vesh se “Parotit”-i tashmë është përhapur edhe në SHMFU “Emin Duraku” dhe “Fadil Hisari”, atë të mesme teknike “11 Marsi” si dhe në Shkollën Ekonomike “Ymer Prizreni”.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj, thotë se janë marrë masat e nevojshme, janë konsultuar drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit, që të gjithë ato nxënës që shfaqin shenja të gripit, të lirohen nga mësimi për 10-të ditë, derisa ata të kenë kaluar këtë gjendje./PrizrenPress.com/

Malisheva dhe Suhareka shkëmbejnë përvojat në fushën e informimit

0

34Në kuadër të projektit të OSBE-së, zyra rajonale në Prizren, “Përmirësimi i transparencës lokal, përmes qasjes më të mirë në informatat publike”, sot është mbajtur takimi i parë, mes komunave të Malishevës dhe Suharekës, ku janë shkëmbyer përvojat e dy komunave, me qëllim të rritjes së transparencës në nivelin lokal.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë, drejtori rajonal i OSBE-së, z.Ulrich Biffar, nënkryetarët e komunave të Malishevës dhe Suharekës, z.Rexhep Mazreku dhe Rexhep Kuçi, përfaqësuesit e KDI-së, zyrtarët tjerë komunal të dy komunave dhe zyrtar tjerë të OSBE-së.

Drejtori rajonal i OSBE-së, Ulrich Biffar, ka folur për rëndësinë e rritjes së transparencës së komunave dhe prezantimi i komunave në ueb faqet e tyre, përmes së cilës arrin të informohet opinioni i gjerë me punët dhe aktivitetet në komunë.

Edhe nënkryetarët e komunave të Suharekës dhe Malishevës, Kuçi e Mazreku, e vlerësuan rëndësinë e rritjes së transparencës, përmes shkëmbimit të përvojave mes komunave.

Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që monitorojnë punën e Komunave dhe Kuvendeve Komunale, ka folu për transparencën në nivelin lokal dhe për ueb faqet e komunave, si një mekanizëm i rëndësishëm për prezantimin e komunave dhe lidhjen me opinion e gjerë, në mënyrë që qytetari të jetë i informuar dhe të ketë qasje të mjaftueshme në informata.

Pas këtyre prezantimeve, prezantimet e tyre i kanë bërë zyra për informim të dy komunave, ku është prezantuar mënyra e punës, publikimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zyrat për informim. Ky prezantim është bërë në formë të debatit.

Thaçi e çon në Kuvend Projektligjin për Veteranët

0

Thaci14-12Kreu i Qeverisë Hashim Thaçi ka treguar se e ka dërguar në Kuvend projektligjin për Veteranët. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

”E procedova në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Veteranët e UÇK në Qeverinë e Kosovës, të aprovuar në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në benificione për veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre.
Veteranët e UÇK-së ndahet në këto kategori:
Veteran invalid i luftës së UÇK-së,
Veteran luftëtar i UÇK-së,
Veteran i internuar i UÇK-së,
Veteran ushtar i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së,
Veteran pjesëtar i UÇK-së,
Veteran Pjesëmarrës i luftës së UÇK-së,” ka shkruar Thaçi.

”Veteranit luftëtar i UÇK-së, përmes njohjes së të drejtës në pension dhe benificione të ndryshme, i sigurohet mbështetje financiare dhe benefite të caktuara për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së.
Veterani luftëtar realizon pensionin personal, shtesa në pensionin e pleqërisë si dhe pensionin e trashëgimtarëve, pas vdekjes së veteranit. Në kuadër të benefiteve hyn edhe e drejta në shërbime shëndetësore falas, e drejta e përparësisë në punësim, e drejta e udhëtimit, e drejta e riaftësimit profesional dhe lehtësira të tjera, si: e drejta e stazhit të dyfishtë, përkujdesja për banim, përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike, lirimi nga pagesat administrative në shkollimin publik, vendosja në shtëpitë e personave të moshuar, mbulimi i shpenzimeve të varrimit etj” ,ka shtuar Thaçi.
(Ekspress)

 

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

0

arrestimi 2Njësitë policore të hetimeve nga stacioni policor në Klinë, pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arritur të zbulojnë, identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për tetë raste të veprës penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë ”.

Sipas Policisë së kosovës njëri nga këto raste “vjedhje e rendë” ende nuk ishte i raportuar në njesitin e hetimeve nga viktima.

Hetuesit policor të Njesitit për hetimin e veprave penale kundër pasurisë, përkatësisht vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, të stacionit policor në Klinë, kan arritur që të arrestojnë të dyshuarit, shtetas të Kosovës
Edon Z.(1995) banues në Klinë ; Adem B.(1970) banues në Klinë; dhe Jeton G.(1992) nga Prizreni.

Po ashtu është arritur të gjenden edhe dëshmi materiale : 1(një) TV Plazma është gjetur dhe konfiskuar në Klinë dhe 1(një) tjetër Tv plazma në Prizren;
1(një) laptop dhe 1(një)kasetofon.

Të tre të lartcekurit kanë vepruar në grup dhe me aktvendim të lëshuar nga Gjykata Themelore – departamenti për krime te rënda – Pejë ju është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Fajon: Po ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt BE-së

0

fajon citakuEurodeputetetja, Tanja Fajon deklaroi se së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Fajon theksoi rëndësinë që fokusi i angazhimit të institucioneve të vendit të jetë në implementimin e standardeve të caktuara për këtë proces.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi që kishte me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, me të cilën ka dskutuar për progresin në Kosovë, Liberalizimin e Vizave dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Fajon e Çitaku kanë biseduar më në detaje për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën në mënyrë që ky kapitull të përfundoj sa më parë dhe të fillon realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Poashtu u diskutua për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit por edhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës duke marrë për bazë çasjen proaktive dhe kontrubutin e Kosovës në raport me përmirësimin e marrëdhënjeve fqinjësore dhe progresin rajonal.

Duke vlerësuar lartë kontributin dhe përcaktimin e zonjës Fajon që të kontribuoj avancimit të Kosovës në raport me integrimin Evropian, ministrja Çitaku deklaroi se Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfuesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

Çitaku shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.

Agim M. Doçi: Lubonja kundër Vaçes, se është antishqiptar

0

Agim DociLubonja ka shkruar poshtër sisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite”, shprehet për “GSH” poeti Agim Doçi, në lidhje me deklaratat e publicistit për këngëtaren Vaçe Zela. Ndërsa nuk ndalet vetëm në një analizë të debatit të fundit, ai kthehet pas në kohë për të folur për Lubonjën në moshë të re, duke mos lënë pa e kritikuar si pinjoll Blloku. “Ai me vrerin e tij, flet dhe shet dëngla ‘europiane’ për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie”, – shprehet Doçi. Poeti, mik i ngushtë i Vaçe Zelës, thotë se “e ka në formimin e tij antishqiptarizmin (Lubonja), ndaj shan e nuk pushon së denigruari dhe ‘demitizuari’ figurat më kryesore të kombit tonë, deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij Fadil Paçrami. Ndërkohë, Doçi akuzon se “Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i ‘drejtësisë popullore’ (një kriminel), bënë revistën ‘Përpjekja’. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të”.

Më poshtë, intervista që Doçi dha dje për “GSH”.
Zoti Doçi, si i pritët deklaratat e Fatos Lubonjës për Vaçe Zelën dhe homazhet që u bënë për të?
Lubonja ka shkruar poshtërsisht dhe antishqiptarisht për Vaçe Zelën dhe antishqiptarizmin e tij ai e ka vërtetuar ndër vite. Në vitin 1968, djali i Todi Lubonjës, anëtar i Komitetit Qendror, dhe dhëndri i Fadil Paçramit, anëtar i Komitetit Qendror, shkoi në Ministrinë e Arsimit dhe vodhi zarfin e maturës, që ishte sekret shtetëror. Zarfi, me pesë vula, kishte brenda pyetjet që do të binin në provimin e së nesërmes. Ai e vodhi që të shkëlqente(!) A ishte vallë ky, gabim i papjekurisë së moshës, apo egoizëm i tejskajshëm?!… Për këtë që ndodhi, u dënuan zëvendësministrat dhe ministri Thoma Deliana (!) Atëherë nuk e futi njeri në burg Fatos Lubonjën, sepse babai i tij, ishte sekretar i Parë i Korçës, pastaj Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar. Më vonë, kur Todi Lubonja u dënua “padrejtësisht” për Festivalin e 11-të të Këngës, (edhe pse qe mik i ngushtë me Ramiz Alinë, sekretarin e Komitetit Qendror), e “hëngri” dhe patjetër do ta “hante” edhe djali i Fatosit… Të shkretin, “krejt kot” e futën në burg në kulmin e rinisë, kur në treg ishin të vetmet karamele – produkt i ri i ndërmarrjes ushqimore në Shqipërinë Socialiste, me emërtimin FATOSI dhe ZANA(!) Për t’i thirrur memories së lexuesit, të dyja këto karamele mbanin emrat e fëmijëve të dy anëtarëve të KQPPSH- së (Todit dhe Fadil Paçramit). Kanë bërë shumë gabim që në vitin 1974 PPSH-ja, e prangosi Tos Lubonjën.

Ai duhej arrestuar që në vitin 1968, kur vodhi zarfin e maturës!!! Ai me vrerin e tij (botuar tek “Panorama”, 17.02.2014), flet dhe shet dëngla “europiane” për disa këngë perëndimore që dëgjonte asokohe si pinjoll i Bllokut… Këta djem që dallonin nga të tjerët për hapësirat që kishin falë biografisë dhe sigurisë, dëgjonin haptazi Çelentanon, Minën, Beatles-at, si dhe festivalet e Sanremos, në një kohë që neni 55, të dënonte me 9 vjet me heqje lirie. Në kapërcyell të viteve’ 60, familjet bllokmene kishin të drejtë të lidheshin me kabllo për të parë botën e përtej detit, stacionet e RAI-t. Të shkojmë pak tek edukata që ka marrë ai në familje. Kur u arrestua Ramiz Alia, në gjyq dëshmitar për palën mbrojtëse ka dalë Todi Lubonja(!) Shtroj pyetjen: Pse Todi Lubonja nuk u lirua nga burgu më 1985, as më 1986, (pas vdekjes së Enver Hoxhës), por u lirua prej shokut të tij më të ngushtë Ramiz Taip Alia më 1990? Pse djali i Todit nuk thotë sa i pabesë, sa dinak e dhelparak ka qenë Alia? E kupton kodin amoral e antishqiptar të ish-anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë?

Nëse Ramiz Alia do ishte gjallë, të gjitha këto që po them unë, do t’i vërtetonte dhe do thoshte “Të lumtë!”. Kujtoj se në arkivin e RTSH-së është i filmuar gjyqi i Ramiz Alisë me të tjerë, kur Todi Lubonja si dëshmitar në atë gjyq, në vend që t’i vërsulej Ramizit, e përshëndeti me mall persekutonin e tij, i dha dorën, dhe e mbrojti para trupit gjykues. Ndjesë pastë Todi Lubonja, ka qenë bashkëthemelues i komitetit qendror të rinisë komuniste shqiptare, tok me Qemal Stafën, Alqi Kondin, Nako Spirun, Nexhmije Xhuglinin, Liri Belishovën, Aleks Jatrun etj., që ndiqnin porositë e themeluesve të PKSH, Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha. Pse ka treguar sipas jush Lubonja, kaq shumë mllef kundra Vaçes Zelës? Sepse, sipas meje, e ka në formimin e tij antishqiptarizmin. Ai shan e nuk pushon së denigruari dhe “demitizuari” figurat më kryesore të kombit tonë (që i kemi me pakicë e duhet t’i mbrojmë), deri dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin. Jo më për Vaçe Zelën, që sipas tij është një këngëtare që i ka kënduar realitetit socialist. Ndërkohë që krijuesit censuroheshin nga vjehrri i tij, Fadil Paçrami.

Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi, djali i Bilbil Klosit, prokuror i shumë gjyqeve farsë dhe më pas ministër i “drejtësisë popullore” (një kriminel), bënë revistën “Përpjekja”. Në nr.2 të saj, shkruanin se serbët kanë ardhur në Ballkan në shekullin e dytë e jo në shekullin e 11-të. Ata i hoqën kërrabat dy njëshave (11) duke i bërë të duket si shkronja romake (II), pra nga njëmbëdhjetë u bë dy!!! Të qe ky një “gabim” i radhitësit? Në revistën “Përpjekja”, Klosi dhe Lubonja hodhën baltë duke mbështetur teorinë e Çubrilloviçit, për të vërtetuar që Dardania-Kosova është e serbëve.

Ky është një turp i madh historik! Ai flet për gjithçka, sepse ka pasur fatin të kishte një bibliotekë me libra të ndaluar në një kohë kur njerëzit që u gjendej një e tillë dënoheshin e burgoseshin, siç u dënuan Lukë Kaçaj, Mihal Luarasi, Mirush Jero etj. Në të njëjtën kohë, këta, pinjoj Blloku, kishin të drejtë për 46 vite që të mos privoheshin nga asgjë e ndaluar. Vinin në gjimnazet tona e na shisnin dëngla me Sony-n dhe nuk i spiunoje dot, sepse dënohej “vigjilenti”… Si i shihni ju deklaratat e tij për këngët e Vaçes? Ai hedh baltë mbi Vaçe Zelën, sepse është në natyrën e tij të jetë nihilist ndaj çdo trashëgimie kulturore dhe kombëtare. Pse del kundra çdo trashëgimie? Agresiviteti i tij vjen si pasojë e kompleksit të inferioritetit që ai ka brenda vetes.

Mllefin e tij ndaj Vaçes, ai e shpreh, sepse është xheloz ndaj vlerave të çdo personaliteti që është thesar dhe krenari me vlera kombëtare. Vaçja u vuri shqiptarëve këngën në buzë. Ajo ishte një ambasadore, me poezitë e të paharruarit Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Hysni Milloshi, dhe kompozitorë si, Avni Mula, Feim Ibrahimi, Agim Krajka, Agim Prodani, Kujtim Laro, Çesk Zadeja, Tish Daija etj. Ka një dhomë plot me çmime dhe dekorata në shtëpinë e saj. Shqiptarët, me humbjen e Vaçe Zelës, mbetën pa zërin e shpirtit të tyre. Në këtë tokë me diell mbi kry’, vijmë me dasht jo me urry.