20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8741

Muja: 17 Shkurti-ditë e bekuar për Kosovën

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, e ka vlerësuar historike dhe ditë të bekuar 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se për të arritur deri të këjo ditë është sakrifikuar shumë.

“Falë luftës së UÇK-së dhe gjakut të dëshmorëve sot festojmë 6 vjetorin e Pavarëisë së Kosovës”, tha Muja.

Sipas tij, për 6 vjet të pavarësisë, Kosova ka shënuar shumë përparuime.
Edhe përfaqësuesit e subjekteve politike kanë vlerësuar historike datën e 17 Shkurtit./PrizrenPress.com/

 

Përurohet objekti i ri i Emergjencës në Prizren

0

spitali i prizrenitPër nder të ditës së Pavarësisë, është përuruar sot në Prizren objekti i ri i Emergjencës, objekt në të cilin Komuna e Prizrenit ka investuar rreth 500 mijë euro dhe i cili do të fillojë punën që nga dita e nesërme. Me rastin e përurimit të këtij objekti, kryetari Muja tha se tashmë Prizreni e ka një qendër moderne të emergjencës.

Ai duke u lutur që qytetarët të kenë sa më pak nevojë për shërbime shëndetësore tha se me këtë emergjencë sigurohen shërbime shumë të shpejta shëndetësore dhe shumë cilësore.

Drejtori i Qendrës kryesore të mjekësisë familjare Mehmedali Hoxha, tha se për ndërtimin e këtij objekti meritat më të mëdha i shkojnë kryetarit Muja. Pa angazhimin e kryetarit tha ai ky objekt nuk do të mund të ndërtohej, ndërsa objektin e quajti grandioz.

Ky objekt është i pajisur me aparaturën më moderne.

Drejtori i Shëndetësisë Nexhip Berisha tha se me këtë objekt  plotësohen nevojat për shërbime emergjente. Puna në këtë objekt do të fillojë që nga dita e martë.

Arsim Bajrami: I pari e pash Flamurin, i pari dëgjova Himnin

0

arsim bajramiDeputeti dhe nënshkruesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës Arsim Bajrami shpalosi detaje të pathëna për përzgjedhjen e simboleve shtetërore të Kosovës.

Duke folur në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Bajrami tha se ishte i personi i parë që e pa flamurin e kaltër me yje dhe hartë të verdhë, pak ditë para shpalljes të pavarësisë së Kosovës.

“Unë kam qenë i njoftuar ndoshta para të gjithëve për dukjen e flamurit dhe himnin e Kosovës. Natyrisht aty më pas erdhën edhe anëtarët tjerë të komisionit kushtetues që ishin e ndjera Nekibe Kelmeni, Hajredin Kuqi e Ramë Manaj.

Kemi punuar 48 orë pa ndërprerë dhe të mbyllur në një zyre të qeverisë. Ne e përzgjodhëm në mënyrë unanime këtë flamur, pasi pamë mbi 1000 shembuj”, deklaroi Bajrami.

Por ish anëtari i komisionit qeveritar kushtetues tha se autorët e himnit dhe flamurit u morën vesh më vonë.

“Të gjitha kanë qenë të kodume. Ne më vonë e kemi kuptuar se edhe autori i himnit dhe i flamurit janë shqiptarë, sepse kishte shumë ndërkombëtarë që kishin aplikuar. Kur i kemi hap kuvertat e pamë se kush janë ata. Më pas e pash që krijuesi i flamurit madje ka qenë edhe ish anëtar i UCK-së dhe kjo ishte një kënaqësi”, u shpreh deputeti dhe nënkryetari aktual i PDK-së .

Por Bajrami gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë tha se këtë flamur e ndjenë të vetin.

“Unë gjithnjë e më shumë po ambientohem me këtë flamur. Është një flamur i realitetit dhe buron nga fryma e kushtetutës së Kosovës. Ky flamur është në institucionet vendore dhe do të valojë edhe nëpër instucionet ndërkombëtare”, përfundoi ai.

‘Heroi’ premierë në ABC

0

heroi filem‘Heroi’ vjen premierë në ABC, për nderë të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ky film trajton temë rreth një njeriu që ka parime dhe vyrtyte por bëhet pre e një drame njerëzore të imponuar prej rrethanave shoqërore, politike e ekonomike.

Përsonazhi kryesor, i qajtur Shkëmb, kthehet nga lufta dhe njerëz nga më të ndryshmit vijnë për ta falenderuar për sakrificen e tij. Por me kalimin e kohës e gjithë sakrifica e tij harrohet dhe gjërat ndryshojnë. Ai pastaj jeton në kushte shumë të vështira, e humb punën për mos ta gjetur më. ‘Heroi’ mbetet një luftëtar i zhgënjyer.

Kjo dramë me regji të Luan Kryeziut do të shfaqet nesër me datë 18 shkurt, në kinemanë ABC në Prishtinë prej orës 20:00 dhe 22:00, dramë kjo e cila zgjatë 1 orë e 52 minuta.

Nën regjinë e Luan Kryeziut punuan aktorët: Arben Bajraktaraj, Adriana Morina, Salahudin Bilal, Selam Lokaj, Çun Lajçi, Enver Petrovci, Xhemi Morina, Luan Daka, Haqif Mulliqi, Besarta Fejza, Glauk Haxhiia dhe Sunaj Raqa. Pastaj,

Roger Simonsz si drejtor fotografie, montazhi nga Larry Waxman, dritat Marjan Spasovski, dizajner i zërit Igor Popovski dhe me produksion të Ilira Film

“AKEA” shpërndanë torte falas

0

akeaOrganizata Joqeveritare  “AKEA”,ka shënuar 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në shenjë të kësaj festa në  sheshin ‘Shatërvan’ të Prizrenit, ka realizuar  aktivitetin me moton “Festo ëmbël, festo ndërgjegjshëm”.

Në këtë aktivitet “AKEA” ka shpërndarë  rreth 3500 copë ëmbëlsira falas për qytetarët, të cilët kishin dalë që të festonin në qendër të Prizrenit,transmeton TVP.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që ‘AKEA’, si pjesë e pandashme e shoqërisë së Prizrenit, të jetë çdoherë pranë qytetarëve dhe të bëhet pjesë e festimeve të një feste kaq të madhe për popullin tone”, tha përfaqësuesi i Degës së AKEA-s në Prizren,Nehari Toska.

Përveç aktivitetit në ‘Shatërvan’, disa përfaqësues të AKEA-s, kanë vizituar  edhe repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit./PrizrenPres.com/

LDK-ja në Malishevë, homazhe për nderë të Pavarsisë së Kosovës

0

homazhe e ldk malishevLDK-ja në Malishevë për nderë të ditës së pavarsisë së Kosovës,bëri homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari nëMalishevë, varrezat e dëshmorëvenë Malishevë,nëkompleksin e varrezavenë Prekazë ku vizitojë edhe familjen Jasharaj, si dhe tek varri I presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Dega e LDK-së në Malishevë shprehë rrespektin dhe nderin e jashtëzakonshëm për sakrificën sublime të komandantit legjendar Adem Jashari dhe veprës së arkitektit të pavarsisësëKosovës, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Dega e LDK-sënë Malishevë ju uron të gjithë qytetarëve të Malishevës gjashtëvjetorin e pavarsisë së Kosovës me shpresën për ditë më të mira për vendin”./PrizrenPress.com/

Sculp’Ice, fillon shkrirjen e “Skulpturimit në akull”

0

sculp-fest_1052Sculp’Ice që filloi ditën e së premtes në qytetin e Prizrenit, ka filluar që sot, për nder të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të bëj shkrirjen graduale të skulpturave.
Ky festival, i cili u përcoll nga një publik i stërmbushur në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, ka arritur që të realizojë konceptin e planifikuar, e që është “Shkrirja e Barrierave” përmes artit, në praninë e një numri të konsiderueshëm të publikut.

Sonte në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit do të iniciohet ceremonia mbyllëse e edicionit të tretë të Sculp’Ice, ku në këtë performancë nën nxehtësinë e flakës do të shkrihen edhe të gjitha skulpturat e realizuara në akull gjatë tri ditëve të kaluara, nga 7 artistët mysafirë.

Skulptorja norvegjeze Elisabeth Kristensen tha se “Skulpturimi në akull, zakonisht bëhet në sheshe dhe komunikimi me publikun është pjesë e punës. Krahas krijimit të veprës duhet të ndaleni dhe të bisedoni me njerëzit. Kjo është njëra nga bukuritë e festivaleve të skulpturës”, ka thënë ajo.

Në kuadër të këtij festivali, vizitorët kureshtarë kanë qëndruar në tendat, ku artistët e Sculp’Ice po realizonin punimet prej akulli.

Artistët shqiptarë urojnë përvjetorin e 6 të Pavarësisë së Kosovës

0

Ardit GjebreaArtistët urojnë pavarësinë e Kosovës. Më anë të rrjetit social Facebook, shumë syresh kanë bërë urimet përkatëse. Janë shumë ne po sjellim disa.

Ardit Gjebrea
“GEZUAR DITEN E PAVARESISE KOSOVE! Dhe sigurisht nje falenderim mirenjohes shkon per SH.B.A.”

Elton Deda
Jo vetem per miqte e mi te shumte ne Kosove, por per te gjithe ata qe deshen lirine dhe sidomos pavaresine….
Gezuar diten tende te madhe Kosove!

Miriam Cani
“Gezuar Pavaresine e dashur Kosove, endrra shumevjeçare qe tashme e prekim dhe e jetojme. Gezuar nga zemra!”

Aurela Gace
Edhe mijera vjet Kosove e Lire.

Rosela Gjylbegu
Kosovë e dashur,
Kosovë krenare,
bijt e tu më të mirë
të bënë sot të lirë.

Gëzuar 6 vjetorin e Pavarsisë Kosova ime e dashur,
gëzuar gjithë miqve të mi atje nga zemra

E festofshim këtë ditë,
Sa të ketë diell e hënë..

Genc Prelvukaj
Urime 17 Shkurti – Dita e Republikes se Kosoves

Jashari: Nuk e di arsyen pse kryeministri e presidentja nuk erdhën, pyetini ata

0

MuratJashari5-29Sot në ditën e gjashtë vjetorit të pavarësisë, familja Jashari, ka pritur shumë qytetarë por edhe përfaqësues të institucioneve, partive politike, komunave dhe shumë të tjerë.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, tha se është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës, për faktin se Kosova është një vend i lirë dhe kjo falë sakrificave të mëdha të cilat kanë bërë nëpër dekada dhe shekuj.

“Është një ditë e veçantë për ti kujtuar të gjithë ata që dhanë gjakun, djersën dhe mundin e tyre për të arritur deri te kjo ditë. Është një kënaqësi e madhe kur sheh popullin duke festuar dhe duke u ndjerë të lumtur, pasi nuk është kohë e largët kur populli ka derdhur lot dhe gjak dhe ka vuajtur nga pushtuesi”, tha Jashari.

Ndërsa duke komentuar mos vizitën e kryeministrit dhe presidentes në familjen Jashari ai tha se familja e tyre ka hapur dyert për të gjithë ata që janë të interesuar ta vizitojnë familjen Jashari.

“Nuk i di arsyet, besoj se përgjigjen më të mirë dhe më të saktë mund të ua japin ata vet”, tha Jashari.

Integrimi i pashmangshëm i veriut

0

Mitrovice-VeriuMbajtja e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore dhe konstituimi i kuvendeve dhe organeve tjera komunale atje, pak ditë më parë, shënojnë ndryshimin e rëndësishëm dhe më domethënës të situatës në veri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008.

Megjithatë, përfaqësuesit e komuniteteve që jetojnë në veri të Kosovës, kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me situatën në këtë pjesë të vendit, gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Ksenija Bozhoviq, kryetare e Kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se gjendja në veriun e Kosovës është edhe më e rëndë se sa para shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe se popullata që jeton aty, siç thotë ajo, është tmerrësisht e shqetësuar.

Kjo, sipas saj, edhe për faktin e ndalimit dhe mbajtjes në paraburgim kohë më parë të liderit të Iniciativës qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, me akuzat për krime lufte dhe vrasje të rëndë. Bozhoviq, shpreh mendimin se bashkësia ndërkombëtare, e cila sipas saj, është e pranishme në veri për ta vendosur rendin dhe ligjin, këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka ndryshime nga e kaluara”.

“Gjendja në veri, gjashtë vjet pas kësaj [shpalljes së pavarësisë së Kosovës] është e tillë që kurrfarë përmirësimi nuk ka. Kurrfarë mbretërimi të ligjit nuk ka. Do të thotë serbët ende nuk i kanë të drejtat e tyre. Këto të drejta i kanë të rrezikuara në të gjitha fushat, ashtu sikurse edhe siguria”.

“Situata ekonomike e popullatës është e rëndë, ekziston nivel i lartë i papunësisë. Nuk ka kurrfarë projektesh të realizuara në veri. Nuk ka përmirësim në asnjë sferë në veri”, vlerësoi Bozhoviq.

Ajo ka shtuar se të rinjtë kanë mbetur rrugëve të papunë dhe se nuk është ndërmarrë ndonjë hap për përmirësimin e situatës, Ndërkaq, siç theksoi ajo, bashkësia ndërkombëtare, fillimisht duhet të krijojnë besimin tek banorët në veri, për misionin me të cilin kanë ardhur.

Emir Azemi, këshilltar komunal në Mitrovicën e veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se në veriun e Kosovës, situata nga ajo anarkike po shkon drejt normalizimit. Sipas tij, gjendja në veri nuk është nuk është sikurse në pjesët tjera të Kosovës, por, siç thotë ai, gjerat tashmë po shkojnë në drejtim pozitiv..

“Edhe serbët në veri, por edhe faktori ndërkombëtar, i cili është prezent në këtë pjesë, e kanë kuptuar që Kosova është një shtet me kufijtë e tij, ku është vendosur edhe dogana edhe sistemi kushtetues dhe juridik i Republikës së Kosovës”.

“Tani kemi edhe institucione, për herë të parë, të dala nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të Republikës së Kosovës, njerëz të cilët kanë marrë pjesë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e fundit. Por, edhe njëkohësisht, njerëz që do të vazhdojnë – po besoj dhe shpresoj – të punojnë në kuadër të këtij sistemi kushtetues dhe juridik që e ka Republika e Kosovës”, theksoi Azemi.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se edhe raportet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës, të cilat më parë ishin karakterizuar me përplasje të shumta, tashmë kanë filluar të përmirësohen, me ndërtimin e një besimi të ndërsjellë, ndonëse në masë të vogël, por siç thotë ai, të sigurt.

Por, për të arritur deri te krijimi i kushteve për të mbajtur zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës dhe për të ndryshuar sadopak situatën atje, janë dashur vite përpjekje, vlerëson Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës administrative të Qeverisë së Kosovës, në Mitrovicën e veriut.

Këto përpjekje, sipas saj, kanë nisur që nga shkurti i vitit 2010, me formimin e Ekipit komunal përgatitor për krijimin e komunës së re të Mitrovicës Veriore, të cilën e pati kryesuar ajo.

Rreth 2 vjet e gjysmë më pas u krijua Zyra administrative të Qeverisë së Kosovës në këtë komunë, e cila gradualisht ka krijuar besimin ndërmjet qytetarëve atje dhe institucioneve të Qeverisë së Kosovës.

Hoxhiq thotë se tashmë ka lëvizje konkrete politike, të cilat tregojnë se ka nisur integrimi konkret i pjesës veriore të Kosovës në institucionet e Kosovës.

“Sidomos në këto muajt e fundit, po bëhet më e qartë për qytetarët e veriut të Kosovës se nuk kemi zgjidhje tjetër dhe se integrimi në sistemin e Kosovës është i nevojshëm, i pashmangshëm dhe se kjo është diçka që nuk mund t’i shmangen. Ju e dini që jo vetëm në 6 vjetët e kaluara, por edhe gjatë 15 vjetëve të kaluar, pushteti i Beogradit ka qenë i fortë në mohimin e integrimit të veriut të Kosovës në institucionet e Kosovës”.

“Tani është temë aktuale se mu kjo po ndodh me hapa të shpejtë”, tha Hoxhiq.

Megjithatë, Hoxhiq, vlerëson se është ambicie e tepruar të kujtdo qoftë, që të pres se serbët e veriut do t’i gëzohen ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas saj edhe dalja në zgjedhje lokale ka qenë një vullnet i imponuar për serbët e veriut, që ka dalë pas marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për t’i përfshirë edhe ata në proces.