Kizolli prezanton alternativën për sektorin e arsimit në Prizren

Beni Kizolli ,kandidat i PK per prizrenKandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli ka adresuar shumë çështje të sistemit të arsimit në Prizren. Ai po ashtu ka prezantuar alternativën e Qeverisë së tij, për të përmisuar gjendjen aktuale në këtë sektor.

Kizolli ka përmendur fillimi i vonshëm i procesit mësimor në Prizren, që ka ndodhur për shkak të shpalljes së vonshme të konkursit dhe vonesës së pranimit të mësimdhënësve, si dhe mosinformimin me kohë i nxënësve për përfundimin e procesit mësimor për klasat e 13’ta në drejtimet profesionale dhe në drejtimet e përgjithshme

“Konkursi i parë për pranimin e mësimdhënësve duhet të shpallet në fund të muajit qershor, ndërsa intervista dhe pranimi i tyre të behët deri më 15 korrik, dhe me këtë do të kishim siguruar fillimin e vitit shkollor në afatin e rregullt”, ka thënë Kizolli.

Ai ka përmendur edhe dhënien e mundësisë për mësimdhënësit e rinj që të përgatiten për vitin shkollor. “ Po ashtu duhet të shikohet edhe dhënia e mundësisë për mësimdhënësit që nuk i plotësojnë kushtet për vazhdimin e punës, që ata njëkohësisht të shfrytëzojnë edhe të ardhurat të parapara sipas kontratës së punës deri më 31 gusht dhe të kenë kohë për të siguruar vendin e ri të punës”, ka theksuar Kizolli në takimin që ka pasur me Kabinetin e Sektorit të Arsimit.

“Kërkesa jonë tjetër ka qenë që regjistrimi i nxënësve të behët nga ana e prindërit, njëkohësisht prindi të informohet me obligimet e tij dhe të fëmijës së tij ndaj shkollës dhe kolektivit arsimor edhe të plotësojnë një deklaratë për pranimin e kushteve dhe në të ti shënojnë shënimet elementare, me këtë do të kishim siguruar vetëdijesimin e prindërve me përgjegjësitë e tyre,
Ai tregoi se propozimi tjetër publik i tij, është aktivizimi i web faqes e cila përmban gjendjen, suksesin dhe sjelljen e nxënësve në të gjitha shkollat e në veçanti në shkollat e mesme.

“Në kuadër të arsimit në komunën tonë, Kabineti jonë do të angazhohet në përmbushjen e këtyre objektivave: arsimimi i shoqëruar me edukim të mirëfilltë fizik dhe etikë,përmirësimi i kualitetit të arsimit të ultë, të mesëm, të lartë, nëpërmjet krijimit të kushteve më të mira teknike dhe hapësinore për zhvillimin e suksesshëm të procesit mësimor; rikthimi i dinjitetit të nxënësit dhe mësimdhënësit, punësimet transparente depolitizimi i arsimit, avancimi i metodave për mësimdhënie, drejtimi i shkollave me udhëheqje profesionale “, ka thënë Kizolli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit