20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8742

Zbulohet origjina e ikonave të Thimos

0

ttttttttEkspertët kanë zbuluar origjinën e veprave ikonografike që iu sekuestruan muaj më parë koleksionistit Gjergji Thimo. Një raport i kryer nga 11 ekspertë nxjerr në dritë fakte tronditëse.

Në raport thuhet se këto ikona janë grabitur dhe i përkasin fondit tonë të trashëgimisë kulturore. Sipas raportit, veprat ikonografike i përkasin katër kishave shqiptare, përkatësisht Kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, Kishës së Shën Thanasit të Karavastasë, Kishës së Shën Marisë në Lushnjë dhe Kishës së Manastirit në Spille. Përpos këtij fakti, ekspertët konstatojnë se 21 vepra të tjera ikonografike janë grabitur në kishat e Maqedonisë.

Kjo e fundit dërgoi edhe një grup ekspertësh pak muaj më parë, të cilët pretenduan të njëjtën gjë. Tashmë pritet që shteti maqedonas të bëjë një kërkesë zyrtare për rikthimin e veprave ikonografike të vjedhura atje.

Më tej raporti saktëson se 22 vepra të këtij koleksioni nuk janë pjesë e trashëgimisë kulturore, edhe pse disa prej tyre rezultojnë të vjetra dhe mbi 100 vjeçare, si edhe të certifikuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurisë Kulturore.

Pjesa tjetër, prej 454 veprash, janë pjesë e trashëgimisë kulturore, në pronësi të shteti shqiptar. Nga ekspertët konstatohet gjithashtu se 15 baldakinët e ikonografëve të shekullit XVI dhe XVII janë sharruar dhe gjymtuar në një mënyrë të pariparueshme. Ikonat e sipërpërmendura u sekuestruan në tetor të vitit 2013 gjatë një operacioni të policisë.

Ato u gjetën në banesat e koleksionistëve, Gjergji Thimos dhe Arben Spahos. Në banesat e dy koleksionistëve u gjendën 476 vepra arti. Gjergji Thimo dhe Arben Spaho u arrestuan nga policia në tetor të vitit 2013 për vjedhje të trashëgimisë kulturore.

Ndërkohë, proceset gjyqësore ndaj tyre janë ende në vazhdim. Ndërsa familja Thimo i kundërshton akuzat ndaj koleksionistit, Gjergji Thimos, duke pretenduar se veprat e artit nuk i ka vjedhur.
(Shekulli)

Getoar Selimi, këndon për burrat e Deçanit

0

ab1Reperi i Baba Stars, ka qenë mysafirë nderi në një “mbledhi” në Deçan.

Në një darkë të shtruar, nga burrat e këtij vendi, Getoar Selimi duket se ka kaluar për mrekulli. Përveç muzikës tradicionale, raposodëve të ndryshëm, u është bashkuar edhe Getoari, transmeton Indeksonline.

Reperi në fjalë, ka postuar disa fotografi ku shihen Daut Haradinaj, dhe disa luftëtarë e komandantë të këtij vendi.

Albert Rohan: Kosova e pavarur ka ecur përpara

0

Albert RohanKosova në këto gjashtë vjet ka fituar njohje të gjerë ndërkombëtare. Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, ish ndërmjetësi për zgjidhjen e statusit të Kosovës, diplomati austriak, Albert Rohan. Janë bërë përparime në institucionet e shtetit, ndërsa është shënuar përparim edhe në marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë. Rohan, në gjashtë vjetorin e pavarësisë porosit udhëheqjen e Kosovës që tani e tutje të koncentrohet më shumë në planin ekonomik dhe social – të përmirësimit të jetës së njerëzve dhe sidomos në krijimin e mundësive për vende të reja të punës.
Radio Kosova: Zoti Rohan, Kosova mbushi gjashtë vjet pavarësi. Si i shihni ju këto gjashtë vjet rrugëtim të Kosovës së pavarur?

Albert Rohan: Unë, Kosovën e shoh sot si një shtet që ka fituar njohje të gjerë ndërkombëtare. Shoh përparime në institucionet e themeluara të shtetit të Kosovës. Gjithashtu, shoh përmirësim të marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Në përgjithësi, Kosova e pavarur ka ecur përpara. Për mendimin tim, ajo që mund të konsiderohet ana e dobët është aspekti social dhe ekonomik, fusha këto ku janë shënuar ngecje. Mendoj se në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetës sociale në vend, Qeveria e Kosovës duhet të tregojë përkushtim më të madhe se deri më tani. Po ashtu, në drejtim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet me shumë dhe kjo kërkohet edhe nga ana e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit euro-integrues. Në këtë kuadër, unë uroj fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, e cila shpresojmë të nënshkruat këtë vit.

Radio Kosova: Përmendët përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, por Serbia zoti Rohan, ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ka një vit që zoti Thaçi dhe zoti Daçiq zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje të arritur me 19 prill të viti të kaluar. Si e shihni ju dhe si e vlerësoni këtë dialog që po zhvillohet midis Kosovës dhe Serbisë, siç dihet me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane Ashton.

Albert Rohan: Shikoni, unë besoj dhe këtë e kam thënë gjithmonë, se dialogu është i pashmangshëm dhe i patejkalueshëm. E përsëris se nuk ka alternativë tjetër, përveç dialogut. Duhet të pranojmë se Serbia ka një ndikim dhe luan një rol kur është në pyetje çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB, pastaj vetëm përmes dialogut mund të vije deri te pika kur Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Të gjithë e dimë për lidhjet midis Serbisë dhe Rusisë dhe për faktin se Rusia gjithmonë do ta mbështesë pozicionin e Serbisë. Prandaj, është e ditur se një ditë është dashur të uleni në tryezë me Serbinë, prandaj dialogu që po zhvillohet midis dy kryeministrave është rruga e vetme për ta arritur hap pas hapi deri te normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve, sepse kjo nuk mund të arrihet brenda natës. Është një dialog që duhet të vazhdojë për të përfunduar një ditë me njohjen e ndërsjellë dhe të plotë mes dy vendeve.

Radio Kosova: Në nëntor dhe dhjetor kishim zgjedhjet lokale që u mbajtën në veri. Mendoni se po shkohet drejt një zgjidhje përfundimtare përmes këtij dialogu edhe për çështjet kontestuese të komunave të banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës?

Albert Rohan: Para së gjithash, mendoj se as një prej çështjeve kontestuese në veri nuk mund të zgjidhet brenda natës. Për këtë kërkohet kohë. Këto zgjidhje janë proces dhe mund të arrihen vetëm përmes një procesi. Janë procese që kërkojnë kohë dhe kjo mund të shihet nëse krahasojmë sot zhvillimet aktuale në veri me ato para tre vitesh. Janë zhvillime që kanë lëvizur shumë përpara, por padyshim, kjo ka ndodhur ngadalë. Me kalimin e kohës shpresojmë se ky proces do të mbarojë me integrimin e plotë të veriut në strukturat e institucioneve të Kosovës.

Radio Kosova: Zoti Rohan, pa dyshim politikanët serbë kanë bërë një transformim politik. Nga nacionalistë të vijës së ashpër dhe antishqiptarë, Nikoliq, Vuçiq e Daçiq janë shndërruar në demokrate dhe po dialogojnë me kryeministrin Thaçi. Si e shpjegoni ju këtë metamorfozë politike?

Albert Rohan: Është një shenjë e mirë. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera. Nuk është fenomen vetëm në Ballkan. Ka ndodhur edhe në të kaluarën në shumë raste dhe në shumë vende kur politikanët përgjegjës kanë ndryshuar dhe janë transformuar në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur me kalimin e kohës. Para së gjithash, mendoj se ata janë shndërruar në radhë të parë në politikanë pragmatikë, që duan të bëjnë më të mirën për vendin e tyre, por edhe për veten e tyre në pozitat ku janë. Mendoj se politikanët që qeverisin në Beograd, tani e kanë kuptuar se me parullat e vjetra nacionaliste të kohës së Millosheviqit nuk mund të arrihet më asgjë. E vetmja rrugë për Serbinë është ajo e integrimit evropian dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për këtë integrim. Ata e kanë kuptuar se tashmë për të arritur këtë, u duhet një leksik dhe një diksion i ri, prandaj ata janë shndërruar në politikanë pragmatikë, që e kanë kuptuar se çfarë është mirë për vendin e tyre, dhe këtë po e bëjnë. Kjo është Ok., sepse kështu veprojnë politikanët pragmatikën në të gjitha vendet.

Radio Kosova: Si mendoni për procesin zgjedhor që do të ndodhë në mars në Serbi. Mund ta dëmtojë procesin e dialogut Kosovë – Serbi, rezultati që mund të dalë nga zgjedhjet?

Albert Rohan: Mendoj se tani para zgjedhjeve në Serbi, do të ketë një pauzë të dialogut dhe pastaj menjëherë pas zgjedhjeve, sapo të formohet qeveria e re, ma thotë mendja, se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën do të vazhdojë. Sepse, besoj e dini, se në kuadër të procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është diçka që Serbisë i thuhet jo një herë, por që i përsëritet Serbisë përditë nga ana e BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është njëra nga kërkesat që Bashkimi Evropian e shtron në mënyrë të përsëritur dhe do ta shtrojë si kusht në mënyrë të vazhdueshme, prandaj besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të përparojë.

Radio Kosova: Për këtë dialog që po zhvillojnë dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiq dhe baronesha Ashton që po i ndërmjetëson, janë propozuar edhe për çmimin Nobel për paqe edhe nga fraksioni social-demokrat i Parlamentit Evropian. A besoni se kjo iniciativë do ta ndihmojë procesin?

Alberet Rohan: Parimisht mendoj se çmimi Nobel merret për një punë të përfunduar dhe jo për një punë që është në gjysmë. Ata të tre kanë bërë shumë përpjekje dhe nominimi është pikërisht një shenjë mirënjohje për atë që kanë bërë deri më tani. Por, mendoj, se duhet të pritet derisa të përfundojë dhe të përmbyllet i tërë procesi negociator që duhet të rezultojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Sidoqoftë, ndoshta këtë e di më mirë Komiteti i Nobel-it.

Radio Kosova: Zoti Rohan, gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë BE ende nuk po flet me një zë të vetëm për Kosovën pasi kemi pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa në anën tjetër kemi 106 vende të botës që tashmë kanë njohur pavarësinë tonë. Ju i keni kritikuar disa herë këto pesë vende?

Albert Rohan: Po, po, është një problem ky. Unë e kam kritikuar këtë veprim të këtyre pesë vendeve në mënyrë të përsëritur dhe e kritikoj prapë. Po e kritikoj edhe tani. Konsideroj se ky është një qëndrimi i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm nga këto pesë shtete evropiane. Deri më tani ato kanë pasur disa mundësi dhe raste që ndryshonin qëndrimin e tyre në raport me Kosovën. Njëri prej rasteve ka qenë verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pastaj gjithashtu përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare ka qenë gjithashtu një rast i humbur për këto vende dhe personalisht mendoj se është momenti i fundit që këto pesë vende të ndryshojnë më qëndrimin e tyre dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, duhet shtuar faktin se ato në as një rast deri më tani nuk kanë penguar procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Pra, ato në të vërtetë nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por as nuk kanë penguar procesin e Asociim – Stabilizimit midis Kosovës dhe Bashkimin Evropian, që është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe kjo gjë është pozitive.

Radio Kosova: Zoti Rohan, ju jeni përkrah zotit Ischinger dhe Ahtisaari, kumbarë i pavarësisë së Kosovës. Çfarë mesazhi do të jepnit sot për Popullin e Kosovës dhe Institucionet e vendit në gjashtë vjetorin e pavarësisë?

Albert Rohan: Maszhi im do të ishte i dyfishtë. Nën një: duhet të jeni të kënaqur me ato që janë arritur përgjatë gjashtë viteve të pavarësisë, Kur të kihet parasysh fakti se Kosova është themeluar si një shtet i ri, ku është dashur të ndërtohet gjithë çka nga themeli, atëherë, mund të thuhet se janë bërë të arritura të madha. Kjo mund të thuhet edhe për njohjet ndërkombëtare që kanë ardhur përgjatë këtyre vite. Është arritur mjaft edhe në planin ndërkombëtar. Me një fjalë, ka mjaft arsye për të qenë të kënaqur me të arriturat e shënuara. Në anën tjetër: ka mbetur edhe shumë punë për tu bërë, shumë gjëra për tu rregulluar e për të rënë në vend të vetë. Para së gjithash, ka mbetur për të bërë shumë në planin ekonomik dhe social – të përmirësimit të jetës, njerëzit kanë nevojë për vende të reja të punës – në këtë drejtim duhet të bëhet shumë. Vendi ka nevojë për investime të huaja. Unë personalisht, sikur të isha kryeministër i Kosovës, tani do të koncentrohesha në këto fusha – pra: zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes sociale, sepse këto tani janë gjërat më të rëndësishme për njerëzit në Kosovë. Këto janë dy mesazhet e mia të cilat po ua dërgoj me këtë rast.(RTK)

Mustafa: Sot është ditë e madhe për Kosovën

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës 6 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Ju uroj sot, një ditë të madhe, Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Para gjashtë viteve institucionet tona shpallën pavarësinë e vendit. Është detyrë e jonë, që këtë vepër monumentale të Presidentit Rugova, të Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, të shumë patriotëve e liridashësve, ta ndërtojmë sipas vullnetit tuaj”, shkruan Mustafa në rrjetin social Facebook.

Thaçi: Urime Dita e Pavarësisë

0

Thaci14-12Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës ka uruar nga thellësia e zëmrës së tij të gjithë qytetarët e Kosovës. Njëherit ai ka falënderuar secilin për sakrificat e dhëna për lirinë e vendit tonë.

Ky është urimi i Thaçit:

Të dashur qytetarë të Kosovës kudo që jeni.

Nga thellësia e shpirtit tim iu uroj Ditën e Pavarësisë dhe iu falënderoj secilin nga ju për sakrificat që keni bërë për lirinë e vendit tonë.

Urime shumë dhe Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Shpërblimet BAFTA 2014

0

skfjskfjsfÇmimi për filmin më të mirë shkoi te ‘12 Years A Slave’ në shpërblimet e Akademisë Britanike të Filmit për vitin 2014, derisa Chiwetel Ejiofor, mori çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin e Steve McQueen.

Aktori britanik falënderoi regjisorin McQueen, që solli në ekran të madh një ngjarje të vërtetë, për kidnapimin e një burri me ngjyrë në shekullin e 19-të në kohën e skllavërisë në Amerikën Jugore.

Ceremonia u hap me performancën e Tine Tempah dhe Laura Mvula, para se Oprah Winfrey të ndante çmimin për filmin britanik ‘Gravity’.

Aventura në hapësirë, me yjet amerikan Sandra Bullock dhe George Clooney dhe me regji të meksikanit, u listua si film britanik për shkak të xhirimit në këtë vend dhe ekipi përgjegjës për efektet vizuale kishte bazën në Britaninë e Madhe.

BAFTA për produksion shkoi te adaptimi i novelës amerikane klasike të F Scott Fitzgerald, ‘The Great Gatsby’.

‘Gravity’ fitoi çmimin e dytë në mbrëmje kur u shpërblye për zërim derisa çmimi i montazhës shkoi te ‘Rush’.

‘The Act of Killing’, rreth vdekjes së skuadrës indoneziane e cila vrau mijëra persona në të 60-at, u shpërblye për dokumentarin më të mirë.

Shpërblimet për grim dhe flok, dhe dizajnimin e kostumeve u fituan nga ‘American Hustle’ respektivisht ‘The Great Gatsby’.

‘Gravity’ triumfoi sërish me fitimin e BAFTA, për muzikën origjinale, para se ‘Frozen’ u emërua si filmi më i mirë i animuar.

Emma Thompson prezantoi çmimin për rol dytësor për aktorin Barkhad Abdi, për rolin e tij si pirat somalez në ‘Captain Phillips’.

Duke pranuar këtë çmim, ai falënderoi bashkë-aktorin, Tom Hanks, dhe regjisorin Paul Greengras për ‘besimin në mua para se unë të besoja në vetën time’.

‘Gravity’ rrëmbeu edhe një çmim tjetër BAFTA për kinematografi para se çmimi për aktoren në rol dytësor të shkonte te Jennifer Lawrence për ‘American Hustle’.

Filmi për ngjarjen origjinale shkoi në ngjarjen e krimit në vitit e 70-ta në SHBA, për ‘Amercan Hustle’.

Steve Coogan dhe Jeff Pope u shpërblyen për adaptimin në ekran të ‘Philomena’, ngjarje rreth një grua irlandeze e cila kërkon djalin e tij të cilin ishte detyruar ta jepte për birësim.

Joely Richardson prezantoi çmimin për filmin në gjuhë të huaj për dramën italiane ‘The Great Beauty’.

Ylli i ‘12 Years A Slave’, Ejiofor u shpërblye si aktori më i mirë në rol kryesor, çmim që ju dha nga Uma Thurman.

Alfonso Cuaron u shpall regjisori më i mirë për ‘Gravity’ duke kaluar McQueen dhe të tjerët.

Cate Blanchett u shpërblye si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin e Woody Allen ‘Blue Jasmine’.

Në Prekaz marrin obligime të reja

0

krasniqi-homazhe-prekaz-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se familja Jashari sublimon gjithë sakrificën e bërë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Krasniqi u shpreh se sa herë shkojnë në Prekaz marrin obligime të reja për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të saj.

Po ashtu, një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kryesuar ngaIsa Mustafa kanë bërë homazhe të varezat e familjës Jashari në Prekaz.
Mustafa tha se gjenden në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjës Jashari, të cilët dhanë gjiithçka për pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se zotohen në këtë ditë, që do të punojnë shumë për ndërtimin e shteti të Kosovës dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Prizreni kremton 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë

0

SAMSUNG DIGIMAX A503Edhe në Prizren ka filluar kremtimi i gjashtë vjetorit të Pavarësisë. Aktivitete të shumta organizohen për nder të kësaj feste.

Në ora 10,00 kanë filluar homazhet në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, ndërsa në ora 10,30 te “Monumenti i Lirisë”. Në ora 11,00 për nder të kësaj feste mbahet edhe seanc solemne në Shtëpinë e Bardhë.

Në ora 12,00 fillon gara në vrapimi (rrugëve të qytetit), ndërsa në 12 e 15 minuta Koncert i SHKA “Agimi” (Key).

Në ora 12 e 30 minuta –hapet ekspozita figurative e piktorit mr. Agim Kryeziu.

Në ora 13,00 – Xhiro me biçikleta. Nisja bëhet nga Ura e Arastës.

Në ora 13 e 15 minuta bëhet përurimi i objektit të Urgjencës,përball Kolegjit “Fama”.

Në ora 20:00 bëhet ceremonia përmbyllëse e festivalit “Sculpfest, dhe koncerti i grupit Jericho” (Sheshi i LP-së) ./PrizrenPress.com/

 

Jahjaga e Thaçi, homazhe te varri i presidentit Rugova

0

jahjaga te varri i rugovesPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi në gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Jahjaga me këtë rast tha se në këtë gjashtëvjetor të pavarësisë po nderojnë veprën dhe jetën e presidentit historik, Ibrahim Rugova, i cili sipas saj, me politikën e tij aktive e paqësore arriti të mobilizojë popullin dhe të fitojë përkrahjen ndërkombëtare.

Ajo tha se po bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, njeriut që krijoi strukturat autonome në kushtet e okupimit.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se po nderojnë jetën dhe veprën e Rugovës, në kohën kur Kosova po shënon 106 njohje dhe po konsolidohet shteti.

Ai tha se sot kujtohet sakrifica e gjithë qytetarëve të Kosovës.

Calmy Rey në librin e saj rrëfehet për misionin e saj kosovar

0

Calmy ReyMe pjesëmarrjen në meshën shqiptare në Wil, më 17 shkurt 2008, Calmy Rey u bë pjesë aktive e historisë së Kosovës. Si e përshkruan ajo këtë akt në librin e saj më të ri

Të gjithë thoshin se ardhja e saj në mesin e shqiptarëve pikërisht më 17 shkurt “nuk ishte rastësi. Ajo e ka ditur dhe prandaj e ka planifikuar ardhjen pikërisht për këtë ditë”, thuhej.

“Ajo” është ministrja e atëhershme zvicerane e punëve të jashtme, Micheline Calmy Rey. Njeriu që e kishte ftuar ministren të vinte në meshën e shqiptarëve, udhëheqësi i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës lindore, Don Marjani thoshte se ardhja e saj më 17 shkurt ishte rastësi. Ai e kishte bërë ftesën disa muaj më parë, pastaj ardhja ishte shtyrë për shkaqe të ndryshme, dhe në fund kishte ndodhur koincidenca që kishte ndodhur: Micheline Calmy Rey, ishte bërë pjesë e një akti që u shndërrua në histori të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Emocionet që ajo ka marrë më 17 shkurt 2008 në mesin e besimtarëve shqiptarë katolikë dhe të tjerëve në kishën e Wil-it, i ka përjetësuar edhe në një kapitull të librit të posabotuar “Die Schweiz die ich uns wünsche” (Zvicra, të cilën e dëshiroj për ne).
Calmy Rey: Prifti shqiptar thotë se ardhja ime në këtë ditë është “shenjë nga qielli”

“Më 17 shkurt 2008 e marr trenin për në Wil, një qytet i vogël në Zvicrën Lindore. Misioni Katolik Shqiptar më ka ftuar të marr pjesë në një meshë. Termini është caktuar prej disa javësh. Dhe është kjo po ashtu dita që Kosova ka zgjedhur për të bërë shpalljen e pavarësisë së saj. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi paraqet një rezolutë me të cilën e shpall pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ajo miratohet me duartrokitje”, e fillon Calmy Rey rrëfimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës “së saj”.

”Kur unë zbres nga treni, më pret prifti i përlotur. Ai, këtë koincidencë të shpalljes së pavarësisë me praninë time aty, e sheh si një lloj shenje nga qielli. `Këtu ka ndodhur një mrekulli, zonjë, një mrekulli`.
Kolegët e mi nga qeveria, në të kundërt, assesi nuk mund t`i bindja se “regjinë” e gjithë kësaj e ka bërë rastësia dhe se nuk bëhej fjalë për një gjest të menduar propagandistik! Mundohesha t`ua fusja atyre në kokë këtë punë: unë mbase edhe e kam njëfarë ndikimi të caktuar por jo aq të madh sa ta diktoj terminin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan Calmy Rey në librin e saj.

“Kisha është e stërmbushur dhe nuk mund t`i zë ata qindra shqiptarë katolikë që ia kanë mësyrë për të festuar.

Lufta në Kosovë kishte prekur edhe Zvicrën

Atmosfera është festive, e gëzuar. Po, lufta, te ata, te familjet e tyre dhe te fëmijët, ka lënë vrragë. Ata kanë përjetuar varfërinë, plagët, humbjen e pasurisë, dëbimin dhe ndonjëherë edhe vdekjen. Konfliktet që kishin lënduar vendin e tyre, përmes afërsisë gjeografike dhe njerëzore kishin prekur edhe Zvicrën.

Në kishë, pavarësia e Kosovës po festohej si një lloj njohjeje e ekzistencës së tyre dhe e dinjitetit të tyre. Vajzat e vogla kanë veshur kostumet e tyre festive dhe njerëzit puthen në mes vete. As mua nuk më la kjo ditë pa më prekur dhe unë e përjetova atë në njëfarë mënyre si një lloj akti kurorëzimi”, përfundon ish ministra e jashtme e Zvicrës pjesën e përshkuar nga eoionet të cilave nuk ka mundur t`u ikë as ajo si diplomate e rryer.

Në vazhdim ajo shkruan për sfondin historik, e realpolitik që kishte kushtëzuar qëndrimin e Zvicrës aq pranë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

Si vendosi Zvicra të mbështeste kërkesën për pavarësi të Kosovës

“Në vitin 2004 në Kosovë shpërthejnë konflikte të ashpra në mes të kosovarëve dhe pakicës serbe. Statusi i Kosovës preokupon bashkësinë ndërkombëtare dhe diferencat në mes të Serbisë dhe Kosovës kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit. Zvicra e sheh veten të përballur me probleme të natyrës praktike, sidomos në sektorin e dhënies së vizave. Në Zvicër jetojnë afërsisht 200 mijë kosovarë që do të thotë 10 për qind e popullatës së Kosovës. Është fjala për njërin ndër komunitetet më të mëdha të huaja në Zvicër, disa madje flasin edhe për Kosovën si “kantoni i 27-të i Zvicrës”.

E ballafaquar me problemet e migracionit dhe duke pasur qasje të vazhdueshme me këtë regjion, Berna zyrtare organizon për çdo vit në Lucern takime me përfaqësuesit më të rëndësishëm (të regjionit) për të qetësuar situatën”, shkruan zonja që i dha profilin e saj të fortë diplomacisë së Zvicrës.

“Në maj të vitit 2005 Zvicra vendos të bëjë një hap të rëndësishëm: ajo shprehet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës. Zvicra me këtë rast është udhëhequr nga shqetësimet humanitare dhe politike. Mbretëronte mendimi se një shtet i pavarur është më mirë në gjendje të sigurojë mbrojtjen e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ato të shtetit të së drejtës, se sa një zonë e përhitur, banorët e të cilës nuk ndjehen përgjegjës për asgjë”, arsyeton ajo.

“Angazhimi në Kosovë është prej kohësh një shtyllë me rëndësi në politikën e jashtme të Zvicrës. Zvicra jo vetëm që strehon një komunitet të madh kosovar por ajo ka lidhur tashmë kontakte nga më të ndryshmet me Kosovën.

Zvicra u ka mbetur besnike parimeve të politikës neutrale

Në vitin 2008 Zvicra numërohet si njëri ndër shtetet më të rëndësishme donatore për Kosovën. DEZA dhe SECO angazhohen për ringritjen e një ekonomie të rrënuar dhe për mbështetjen e popullatës së vuajtur dhe në nevojë…”, thuhet në vazhdim të kapitullit që bën fjalë për Kosovën.

Në këtë libër, zonja e cila në krye te diplomacisë zvicerane qëndroi plot 9 vite, shkruan edhe për vizitat e saj në Kosovë. Një herë në të gjallë të presidentit të atëhershëm Rugova, me ç`rast ai e pret në zyrën e tij duke i dhuruar gurët e çmuar pastaj në varrimin e tij, pak muaj më vonë. Dhe sigurisht, në vitin 2008, për të bërë hapjen e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.

Por, ajo po ashtu në këtë kapitull përfshin edhe vendimin që Zvicra të udhëheqë OSBE-në së bashku me Serbinë, për ndeshtrashat që ajo ka kaluar me akuzat se “po luan lojën e SHBA-së” në Ballkan etj. Me këtë episod ajo thotë se i ka dhënë vulën politikës së suksesshme të jashtme të Zvicrës duke arritur të ruajë parimin e neutralitetit duke evituar kështu kritikat për “mbajtje ane” që asaj i vinin më parë nga qarqe të ndryshme.(albinfo.ch)