10.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026
Home Blog Page 8749

Liljana Hoxha: Ja lista e fotove që Nexhmije Hoxha bllokoi në komunizëm

0

80733Jam e sigurt që ndërgjegjja kombëtare pulson sa vjen edhe më shëndetshëm prej antivirusit serbo-sllav, domethënë prej vetëdijes. Jam e sigurt që do të kuptohem nga çdo “ish-shqiptar kafazi”, i cili duhet të ketë edhe ndjeshmërinë që jeta ime është ende e mbyllur në sirtarin e Nexhmije Hoxhës, që njeh vetëm perversitete. Kështu kërcënoi vetë ajo publikisht nëpërmjet telefonatës mediatike të “Tanët”-ve. Ishte i vetmi sinjal publik që i shpëtoi strategjisë së saj prej shenjtoreje ndaj akuzave tona. Dosja ime duhet zbardhur. Dosja ime nuk është personale, por është e të gjithë shqiptarëve që janë rrezikuar nga “sirtari” apo policia sekrete e Nexhmijes. Ajo nuk ka blofuar për sa i përket dosjes, por nuk ka kuptuar që pikërisht kërcënimi me dosjen e bën atë automatikisht fajtore për gjithçka që ne e akuzojmë. Zbardhja e dosjes është domosdoshmëri për t’u përballur në emër të të gjithë shqiptarëve. Në kanë qëllimin ta zbardhin nesër, kur zëri im ose i tyre të jetë shuar, do të jetë vetëm mbrojtje furacake e inskenim, botuar gjoja vonë “për etikë”. Për ata që besojnë gjoja për këtë arsye tek moda e botimit pas vdekjes, në këtë rast nuk iu vlen.

Ndonëse libri është i mbyllur, nuk mund të anashkaloja për një moment tjetër përjetësimin e homazhit tim për Vaçe Zelën, për vogëlushen që ka lindur duke kënduar me gjenialitet, kështu ka bërë natyrshëm bashkimin kombëtar nëpërmjet këngës. Në këto ditë zie për të, nuk duhet qarë, por duhen kënduar këngët e saj. Lotët rrjedhin vetë, nga mallëngjimi për të dhe për atdheun të cilit i këndoi. Gjembi i shqiptarëve, Fatos Lubonja, hedh poshtë dhe Vaçe Zelën, se i ka kënduar atdheut të Enver Hoxhës. Më vjen ndot t’i kujtoj këtij “eruditi” që, atdheu mbetet atdhe në çdo regjim. Them “më vjen ndot”, se i tillë ka qenë që student, megjithëse nuk kam folur konkretisht për të. Ndërsa përsëris që ka hyrë në burg vetëm kundër E.Hoxhës, por për pushtetin e R.Alisë, N.Hoxhës e të tij. Lubonja është simboli i “Tanët”-ve të Nexhmijes, ndonëse në librin tim s’e kam përmendur fare. Si mendon ky gjemb: Është heroizëm të futesh në burg pa mbrojtur atdheun, por për pushtet vetjak, apo t’i këndosh me shpirt atdheut tënd aq sa të lumturosh e të ngresh në këmbë shqiptarët, edhe pse janë të varfër? Pse nuk iu thotë gjembi shqiptarëve, që, po të ishte e lirë Vaçja si sot në rininë e saj, do të kish dominuar mbi gjithë këngëtarët e famshëm në botë dhe në të gjitha llojet e muzikës, që vjen prej talentit autentik. E tillë ishte Vaçja! Sigurisht që E.Hoxha e adhuronte Vaçe Zelën, edhe ajo natyrshëm e adhuronte atë. E.Hoxha adhuronte dhe Tefta Tashkon, të cilën e adhuronte dhe Zogu. E.Hoxha adhuronte edhe Mentor Xhemalin etj. Arti iu përket të gjithëve. Këtë duhet ta dinit, z.Gjemb, ish-anëtar i Komitetit të të Drejtave të Njeriut. Natyrshëm që dhe Nexhmija do t’i bëjë homazhe Vaçe Zelës. Por asgjë nuk mund ta politizojë Vaçen. Ajo qëndron mbi politikat e konjukturat. Ajo është tharmi i gurrës popullore e muzikës së lehtë shqiptare, pra geni shqiptar i kulturës së muzikës. Ndaj shqiptarët nuk durojnë më mllefe, siç nuk durojnë hipokrizi e intriga.

Pas vdekjes së E.Hoxhës, Nexhmija na jep të tria nënfamiljeve të saja, kopjet e korrespondencave personale, se origjinalet do ruheshin në Arkivin e KQ të PPSH-së. Nuk i isha afruar këtij dokumentacioni, nga vuajtja prej emocioneve e presioneve të përditshme. Pasi përfundova këtë libër, e gjeta këtë fuqi, për të ngritur në kokë skenarin e librit tjetër. Duhet thënë që, ngacmimet në formë terrori nuk kanë ndalur asnjë ditë. Ishte data 10 shkurt kur hapa dokumentet me emocion të vjetër. Mirëpo, sa hapa dokumentet, u përballa me një tmerr të ri. Nexhmija është jashtëzakonisht metikuloze. Vë etiketa zarf brenda zarfit, sa i ashtuquajturi dokument është i papërfillshëm kundrejt kujdesit të saj për arkivimin e tij; përveçse duke qenë korrespondenca jonë, nuk duhej të prisja ndonjë befasi. Por ishte një zarf-enigmë i ambalazhuar fort dhe, çuditërisht, pa asnjë etiketë. Filloi të më rrahë zemra fort për t’u njohur me ndonjë dokument top-sekret që duhet t’i ketë shpëtuar Nexhmijes dhe rënë pikërisht në duart tona. Hap zarfin dhe përfytyroni që aty gjeta foto tonat me Enverin dhe me të, por për arsye që vetëm ajo i di, ato ishin ambalazhuar si të ishin top-sekret. Përveç kësaj, ishte zhdukur korrespondenca ime e drejtpërdrejtë me E.Hoxhën kur isha në Paris e sëmurë, në 1979-ën. Ka mbetur vetëm komunikimi i Enverit me mua nëpërmjet gjuhës së fëmijëve, kur i shkruaja në emër të Valbonës dhe Shpatit, apo kur më shkruante vetë Enveri, gjoja me gojën e Valbonës dhe Shpatit të vogël. Mungon gjithashtu korrespondenca e drejtpërdrejtë me N.Hoxhën, së cilës i kam dërguar dy letra, për çka do flasim herë tjetër. Më vjen keq për çfarë është zhdukur, por më revolton dhe më çliron njëherazi përmbajtja e zarfit me fotografi, siç thashë, sekreti i saj që gabimisht ra në duart tona. Tematika e fotografive flet vetë për programin që ka pasur në kokë N.Hoxha, së paku në ’77-ën, kur lindi Shpati. Të gjitha këto foto janë tonat, por nuk i dinim sa kohë Nexhmija i kishte bllokuar. Për fat të mirë jo përjetësisht!

Tematika e tyre është:
– Dy foto jashtëzakonisht të bukura të Enverit dhe Nexhmijes në Drilon. Cila është arësyeja që e ka fshehur ? Ose nuk do të ekspozojë E. Hoxhën me xhaketën që i kisha dhuruar unë ose pse ai nuk i përgjigjet buzëqeshjes së saj përpara kamerës. Duhet të jetë kjo e dyta pasi media e ka nxjerë Enverin vetëm me atë xhaketë.
– Foto e E. Hoxhës në gjendje të mrekullueshme, që puth Valbonën e Sokolin, në 8 Mars ’85.
– Foto e kësaj dite, shumë i qeshur, me Valbonën në 10-vjetorin e saj, 8 Mars ’85. Pamje të cilat të habisin, që, ky njeri pas një muaji vdes.
– Foto shumë të bukura me mua, portretet, në këmbë dhe duke shëtitur bashkë. Dicitura e tyre ka qenë: ‘Sokol, derdh gjithë artin tënd, për të më bërë fotografi me Lilianën me këtë fustan të bukur’. Kuptohet neglizhenca jonë prej lirisë vetjake për të mos u kujtuar kurrë për këto foto. Përveç një kopjeje, më të keqen që na dhanë, e cila e pa dritën e shtypit, por ia mbyllën shumë shpejt atë.
– Foto e Enverit dhe Nexhmijes kur kthehen nga zgjedhjet, rreth viteve ’80. Enveri mban në një dorë Valbonën gati 5 vjeçe dhe Shpatin 2 vjeç. Mbrapa vjen Sokoli.
– Foto e Sokolit me R.Alinë në Helmës, para vdekjes së E.Hoxhës.
– Ramiz Alia në mes të rreth 20 gazetarëve, ku ndodhem dhe unë. Frashër, rreth vitit ’84.
Përse mungojnë këto foto, tematika e së cilave i shërben zhdukjes apo zvogëlimit të popullaritetit tonë në raport me çiftin Ilir Hoxha? Në atë kohë kam pyetur Virgjil Kulen, drejtor i RTSH-së, se pse ndodhte ky fenomen në çdo aktivitet ku merrja pjesë dhe kamera ndalonte në mënyrë drastike deri tek personi që kisha në krah, duke më evituar me insistim. Virgjili u përgjigj: E ke gabim, është rastësi.
Duke u kthyer tek Vaçja, i gëzohem imazhit të përfaqësimit të popullit shqiptar, që ajo e ka përhapur në gjithë botën nëpërmjet këngës. Sigurisht që ka pasur, thënë pa frikë, luftëra të brendshme me të cilat duhej përballur, siç ka ndodhur sidomos me shqiptarët që, rastësisht apo prej fatit, u ndodhën pranë historisë. Nuk e di si e kanë bërë detyrën ata. Nuk e di si e kam bërë detyrën unë. Por çdokush e di që Vaçe Zela na ka ngritur lart si popull.
Ndaj, në kujtim të saj, do kënduar edhe më shumë, pa fund dhe jo zyrtarisht, por nga shpirti i popullit. Nuk i takon madhështisë së Vaçes “të qahet” institucionalisht nga kryeministri i radhës, jo më nga më ekzemplari maniakal i fasadës. Kur këndoj në shtëpi, gjithmonë më kanë rrjedhur lotët. Jo për regjimin e humbur, por për zërin e papërsëritshëm të saj që të prek edhe nervin më dembel. Më ka ndodhur të qaj për këtë arsye para kameras në një studio televizive. Më kërkuan të zgjedh një këngë sipas performancës së emisionit. Zgjodha Vaçen dhe, ndonëse nuk e këndonte ajo, në kujtim të saj, si përfaqësim i Shqipërisë, më rrëshqitën lot tek dëgjoja:
Po ku ka si ti o Shqipëria ime,
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

Thaçi dhe Mustafa takohen për zgjedhjet

0

HashimThaci-IsaMustafaLideri i PDK’së, Hashim Thaçi pritet të takohet sot me Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën me të cilin do të flasin për datën e zgjedhjeve parlamantare.

Burime të Express kanë treguar se dy partitë janë që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor të këtij viti e jo ashtu siç janë deklaruar disa parti tjera se zgjedhjet duhet të mbahen në muajin mars ose prill.

Sipas të njëjtave burime, Thaçi dhe Mustafa do të arrijnë një pajtim që mos të rrëzohet Qeveria dhe të sigurohen numrat në Kuvend për kalimin e disa ligjeve që janë të rëndësishme për Shtetin.

Pas kësaj, Thaçi pritet të kërkoj përkrahjen edhe të Ramush Haradinajt dhe AAK’së, deputetët e së cilës tashmë kanë nisur nismën për rrëzimin e Qeverisë.

Ndoshta kandidat për kryeministër

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë pjesë e garës së sivjetme për postin e kryeministër.
Por, ai ka thënë se për këtë çështje vendos Këshilli Drejtues i partisë.
“Nuk është tërësisht në vullnetin tim çështja e kandidimit apo jo për postin e kryeministrit. Kjo është një çështje për të cilën do të vendosë Këshilli Drejtues i partisë. Asnjëherë nuk kam dal kundër këtij vullneti. U takon organeve të partisë të vendosin për këtë çështje”, ka deklaruar Pacolli, duke shtuar se AKR-ja është e gatshme dhe ka kapacitete ta udhëheqë qeverinë e ardhshme.
“AKR-ja është e gatshme t’i drejtojë një mori procesesh nga pozita e të parit të ekzekutivit”, ka thënë Pacolli. /Epoka e re/

Nis skenari për zgjedhje të shpejta

0

zgjedhjet5Kosova pritet të shkojë në zgjedhje para qershorit. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ky afat i parakohshëm zgjedhor po i përshtatet edhe partisë në pushtet – PDK-së, ndonëse ka edhe arsye të tjera të rëndësishme që zgjedhjet të mbahen para qershorit.

Kuvendi i Kosovës më së largu në qershor të këtij viti duhet ta miratojë pakon e sundimit të ligjit, një pako që do të dërgohet nga Qeveria e ku përfshihet rikonstruktimi i EULEX-it, gjegjësisht ndarja e këtij misioni në tri pjesë, krijimi i Tribunalit Evropian për krimet e pretenduara te raporti i Dick Martyt si dhe ndryshimi i disa ligjeve që është kërkuar nga procesi i MSA-së.

Aprovimi i pakos në formë të një traktati ndërkombëtar, ku do të kërkoheshin shumica absolute e votave në Kuvend, është kushti që ka Kosova, në mënyrë që në tetor të vitit të ardhshëm të marrë aprovimin për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Në mënyrë që ky vendim të merret në tetor dhe të mos mbetet për vitin tjetër, kur BE-ja do të ketë organe të reja për shkak të zgjedhjeve, atëherë Kosova duhet ta kalojë pakon më së largu në qershor.

Afati i qershorit lidhet edhe me faktin se EULEX-it i kalon po në këtë muaj. Kësisoj, zyrtarë ndërkombëtarë kanë shpjeguar për gazetën se po planifikohet që të shkohet shpejt në zgjedhje, me qëllimin që në qershor vendi të ketë Qeverinë dhe Parlamentin e ri funksional, pasi që në legjislaturën aktuale është e vështirë të mendohet se mund të kalojë kjo pako

Pasaporta në kohën e Mbretit Zog: Cdo shqiptar është vllau yt!

0

pasaporta e ZogutKureshtja na shtyn ta shohim me detaje këtë pasaportë të vjetër të Mbretërisë së Shqipërisë. Shumë ndryshe nga pasaportat e tjera që dolën me pas dhe kokë e këmbë ndryshe nga biometrikja që jemi pajisur sot.

Ajo që bie në sy janë disa rregulla që në vitet 1937 duket se kanë qenë të arta. Janë për kombin, për emrin shqiptar, për gjuhën shqipe, për flamur dhe një urdhër ku këshillohet ruajtja e karakterit kombëtar, bindju ligjeve të vendit.

Kjo pasaportë është një model i viteve 1930 dhe që i përket kohës së Mbretërisë së Zogut.

Sot fillon festa e pavarësisë

0

FLAMURI KUQE E ZI DHE I KOSOVESFestimi i 6 vjetorit të Pavarësisë fillon sot me shpjegimin nëpër të gjitha shkollat e Kosovës, ku ora e parë do t’i kushtohet kësaj feste. Nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Pasdite në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të hapet ekspozitë e Koleksionit të “Marubit”. Ndërsa, nesër pasdite në Muzeun e Kosovës bëhet hapja e ekspozitës “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999”.

Po ashtu, në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës në botë, organizohen pritje për korin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse. Kurse, në ora 18:00, në Hotelin Swiss Diamond, mbahet koncert i tenorit Agim Hushi.

Festa vazhdon edhe me datë 16 shkurt, ku në Teatrin Kombëtar do të mbahet Koncerti Festiv i Ansamblit Kombëtar SHOTA.

Ndërkaq, në orën 19:30, në Hotelin Emerald, nga Presidentja e Republikës së Kosovës, organizohet pritje solemne për mysafirë të ftuar.

E në ditën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, do të bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova, homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

Ndërsa, në orën 11:00, është paraparë të mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po në të njëjtën ditë do të organizohet pritje për mysafir të ftuan nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Festa do të vazhdojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku në ora 12:00 do të organizohet manifestimi qendror, ku do të bëhet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues. Në orën 14:00, po në të njëjtin shesh organizohet koncert për fëmijë, për të vazhduar me koncert me këngëtarët më eminentë të vendit, i cili do fillojë nga ora 20:00 deri në 22:30, ku edhe do të bëhet ndezja e fishekzjarrëve.

E sa i përket Komunave të Kosovës, që nga orët e mëngjesit do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës. Pastaj, do të organizojnë seanca solemne në Kuvendet e Komunave. Kurse, në mbrëmje do të organizohen koncerte në sheshet e qyteteve, dhe në përfundim bëhet ndezja e fishekzjarrëve.

Hetohen studentët dhe Milazim Krasniqi

0

Milazim KrasniqiProkuroria e Kosovës ka nisur hetimet ndaj aksionit simbolik të Grupit të Pavarur të Studenteve, të cilët patën hy në ligjëratën e profesorit Milazim Krasniqi. Studentët patën thënë se kanë dashur t’i tregojnë se çka është racist.

Sipas një videoje që është publikuar, shihet se grupi i studentëve kanë hyrë në kohën ku sipas pamjeve, shihet se është duke u mbajtur provim dhe i janë drejtuar Krasniqit me fjalët “racist” dhe “fashist” si dhe “marre”.

Në të njëjtën video, shihet se Krasniqi është duke thënë “ju kanë mashtruar”. Hetimet kanë nisur me kërkesë të profesorit Milazim Krasniqi dhe i ka nisur prokuroja serbe, Javorka Prlinceviq pranë Gjykatës Themelore.

“Si Grup i Pavarur i Studenteve konsiderojmë që nisja e hetimeve në lidhje me aksionin simbolik protestues është e qëllimshme dhe formë e drejtpërdrejt e shantazhit ndaj Grupit organizator protestues dhe vet udhëheqësit të saj Roland Sylejmanit.

Kërkojmë nga Prokuroria që menjëherë të nisë hetimet ndaj Departamentit të Gazetarisë rreth mënyrës se si janë punësuar stafi akademik aty, gjithashtu kërkojmë që sa më parë Milazim Krasniqi të largohet nga pozita e Shefit dhe Profesorit në Departamentin e Gazetarisë”, thuhet në një komunikatë të Grupit të Pavarur të Studentëve.

Universitetet e Kosovës ‘në fund të pusit’!

0

UP-rektoratiSistemi i arsimit të lartë në Kosovë është për faqe të zezë. Lista e radhitjes së universiteteve të botës nga më i miri deri te më i dobëti, nga rreth 22 mijë universitete e kolegje të botës, gati sa nuk përfundon me Universitetin e Prizrenit.

Për më keq, as Universiteti i Prishtinës nuk është fare më mirë. Ky institucion i arsimit të lartë publik në vend, ndodhet i ranguar në pozitë më të keqe se edhe universiteti i Nishit në Serbi apo Universiteti Epoka në Tiranë.

Që situata të jetë edhe më e rëndë, UP-ja ndodhet edhe më poshtë në radhitje sesa i ashtuquajturi Universitet i Prishtinës që funksionon falë strukturave paralele në serbe në veri të Mitrovicës.

Cybermetrics Lab (Spanish National Research Council- CSIC), i cili çdo gjashtë muaj përditëson rangimin e universiteteve në portalin e webometrics.info, ka publikuar radhitjen e universiteteve të ndryshme në botë për vitin 2013. Ndarja është bërë sipas kontinenteve, shteteve dhe radhitjes së përgjithshme në nivel global./tribuna/

Dorasin e Senaviçiusit e “shpëtoi” statusi i kandidatit

0

eulexi i vrarNë dhjetor të vitit të kaluar i dyshuari kryesor për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it Andrius Senaviçius ka qëndruar në veri të Kosovës.
I dyshuari, (emër i njohur për redaksinë v.j.) është identifikuar para disa muajsh në bazë të hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gazeta Tribuna ka mësuar rezultatet e hetimeve por edhe një ngjarje që e ka pamundësuar arrestimin e këtij të dyshuari. Për të ndalur operacionin e kapjes së tij kishin ndërhyrë Brukseli dhe Beogradi.

Burime të gazetës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Brukseli kishte kërkuar kohë, pasi që një akt i tillë do t`i qiste “hije të zezë” raportit të përfaqësues së lartë të BE-së Catherine Ashton për shtetet anëtare, raport ku ajo në superlativ kishte vlerësuar sjelljet e Beogradit dhe Prishtinës gjatë dialogut.

Veç kësaj, zyrtarët në Bruksel, sipas burimeve të gazetës, janë frikësuar se pas zbulimit të identitetit të të dyshuarit, Serbia nuk do të mund ta merrte miratimin e shteteve anëtare për statusin e kandidatit. Frika kryesore ka qenë se kundër nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë do të votonte vetë Lituania, shteti prej nga ka ardhur doganieri që u vra në veri të Kosovës

Marrëveshja për Gjykatën, Kryetari serb, Kryeprokurori shqiptar

0

Thaci dacic mynihKryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës Veriore do të jetë i nacionalitetit serb, ndërsa Kryeprokurori i nacionalitetit shqiptar.

Ata do të drejtojnë Gjykatën në të cilën struktura etnike do të jetë 60 përqind shqiptare e 40 përqind serbe, shkruan Koha Ditore.

Kjo marrëveshje, sipas kësaj gazete, është arritur në takimin e fundit mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, që po mbahet në Bruksel.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë e ndarjes etnike të Gjykatës në Veri.

“Jam në aeroplan. Kabashi është ende në Bruksel duke negociuar”, ka thënë Kuçi.