26.9 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025
Home Blog Page 8750

MMPH në ndjekje të strukturave ilegale në Parkun Nacional të Sharrit

0

ParkuKombetariSharritMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor theskon se institucioni paralel, “Nacionalni Park Sar Planina” nga Komuna e Shtërpcës, që nga paslufta ka vazhduar aktivitetin e saj ilegal në Parkun Nacional të Sharrit, duke bërë prerjen edhe shkatërrimin e drunjëve në pyllin e mbrojtur. Sipas saj, aktiviteti i punëtorëve të institucionit paralel serb, ka përfshirë edhe shënjimin e trungjeve me çekan që nuk është valid në shtetin, që në Republikën e Kosovës paraqet vepër penale.

”Sipas raporteve të Drejtorisë së PK Sharr dhe Inspektoratit të MMPH’së, 27 punëtorë të kësaj strukture ilegale kanë kryer veprat penale, të dënueshme me ligjet e Kosovës, që përfshijnë Vjedhje të pyllit dhe Shaktërrim të pyjeve, sipas Kodit Penal.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë kërkesën në Prokurorinë Publike Komunale në Ferizaj për të hapur procedurë penale kundër të 27 personave, për veprat e kryera në mënyrë ilegale dhe duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në parkun e mbrojtur”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

INPO: Shtatorja e Anton Çettës të vendoset para MKRS-it

0

Shtatorja e Anton ÇettësSot u bënë dhjetë vite që kur i ndjeri Anton Çetta u shkri në bronz nga skulptori prishtinas Fatmir Hoxha. Ky personalitet kombëtar që fitoi respektin e thellë të popullit, ky njeri popullor me edukim evropian, profesor i letërsisë se vjetër shqipe, studiues i romantikes, mbledhës i folklorit dhe mbi gjithash pajtues i gjaqeve, duhet ta këtë një vend, ku njerëzit e tij mund ta prekin e ta kujtojnë urtësinë e tij.

“Deri më sot, institucionet e vendit nuk kanë bërë sa duhet për figurën e Anton Çettës i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Asnjë institucion publik nuk kanë ndarë mjete për të ndërtuar shtatoren e këtij burri që ka dhënë shumë për Kosovën. Gjithashtu Komuna e Prishtinës nuk ka ndarë një hapësirë publike për të vendosur shtatoren e tij, pasi që tashmë ajo ekziston”, thuhet në një komunikatë të INPO-së.

INPO e fton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës që në përvjetorin e 18 të vdekjes së tij, me 3 Nëntor, të vendosë bustin e Anton Çettës para Ministrisë së Kulturës në shenjë respekti për figurën e këtij intelektuali të madh shqiptar.

“Ec Ma Ndryshe” publikon raportin “Planifikim urban për qytetarët”

0

EcMaNdryshe-Fjolla“Ec Ma Ndryshe” sot ka publikuar analizën “Planifikim urban për qytetarët”, që është produkt i anketimit me qytetarë të Prizrenit me mostër të gjerë dhe i shpalos rezultatet mbi problemet dhe sugjerimet e tyre për planifikimin urban. Ndër problemet më të mëdha të qytetarëve ishin bllokimi i trotuareve me makina, mungesa e mirëmbajtjes së trotuareve gjatë dimrit, ndërtimet pa leje, mungesa e hapësirave të gjelbëruara, qarkullimi i vështirësuar për persona me aftësi të kufizuar, problemet me ujësjellës dhe ndërtimet e larta.

“Problemi më akut nga përgjigjet e të gjitha grupeve të interesit ndërlidhet me të qenit këmbësor dhe me lëvizjen e lirë në qytet. Pengesa në lëvizje nëpër trotoare nga makinat e parkuara dhe në kushte të vështira atmosferike, nga bora e papastruar. Në grupin e problemeve të lëvizjes nëpër qytet hyjnë edhe problemet e mungesës së infrastrukturës së nevojshme për njerëzit me aftësi të kufizuara; problemet e sigurisë në rrugë, e cila edhe pse e pa specifikuar në pyetësor, mund të jetë siguria e lëvizjes e cënuar nga automjetet; siguria nga krimi; siguria e lëvizjes së femrës pa ngacmime e provokime të natyrës seksuale, etj.

Të gjitha këto probleme konfirmojnë se planifikimi dhe manaxhimi urban në komunën e Prizrenit është ndër sektorët më të pazhvilluar. Për më tepër, anketimi me qytetarë konfirmon edhe mungesën e madhe të konsultimit dhe përfshirjes së tyre në procesin e hartimit të planeve urbane të komunës. Komuna duhet të insistojë në ndërmarrjen e fushatave vetëdijesuese dhe informuese përmes shpërndarjes së materialeve dhe organizimit të takimeve informuese me fokus grupe në nivel të njësive më të vogla administrative (psh. këshillat e lagjeve, këshillat e banesave, etj.)”, thuhet në raport.

Sipas hulumtimit del se femrat janë më pak të informuarat në lidhje me planet urbane dhe çështjet që ndërlidhen me qytetin në përgjithësi. Shqetësimi kryesor te planifikimi gjithpërfshirës urban është e drejta e shfrytëzimit të barabartë të qytetit nga femra, pa pengesa, vështirësi dhe frikë. Sipas “Ec Ma Ndryshe”, komuna duhet të fuqizojë rolin e femrës në proceset që ndërlidhen me planifikimin urban dhe të adresojë të gjitha aspektet që ndërlidhen me shfrytëzimin e papenguar të qytetit.

“Nga mostra e hulumtumit gjithashtu del se pjesëtarët e bashkësisë boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane dhe turke janë në disavantazh ndaj shumicës shqiptare në këtë aspekt. Shkalla e mosinformimit te këto bashkësi është jashtëzakonisht e lartë dhe mjaft shqetësuese. Nga këto të dhëna del se komuna duhet të angazhohet më shumë në sektorin e informimit në gjuhët e këtyre bashkësive, t’i takojë në fokus grupe të përziera dhe të veçanta si dhe duhet të punojë më shumë në integrimin e tyre dhe adresimin e shqetësimeve dhe çështjeve të interesit të tyre në lidhje me qytetin”, thuhet në raport.

Shqetësimi tjetër që dominon ndër qytetarë të Prizrenit, bazuar në këtë hulumtim, është hapësira dhe objektet publike. Grupi i interesit të pensionistëve prej problemeve kyçe në qytet, cilëson mungesën e vendtakimit të tyre si dhe mungesën e parqeve. Ndërsa të rinjtë në vend të parë kanë mungesën e hapësirave dhe objekteve për aktivitete kulturore. Komuna e Prizrenit, krahas promovimit të lëvizjes në qytet në këmbë dhe me biçikletë, dhe zgjerimit të rrjetit të rrugëve dhe shtigjeve këmbësorike, do të duhej të kujdesej për krijimin e pikëtakimeve, hapësirave publike të madhësive të ndryshme, parqeve e zonave të gjelbëruara dhe hapësirave për kulturë e rekreacion./PrizrenPress.com/

“Nine eleven” financon tetë filma

0

Nine eleven10Në 10 vjetorin e edicionit jubilar të festivalit të filmit “Nine Eleven” pritet një konkurrencë më e fortë mes filmave pjesëmarrës, dhe sipas organizatorëve pritet të ketë shumë gjëra interesante. Festivali nën përkujdesjen e Blerim Gjocit ka përzgjedhur tetë filma për t’i sponsorizuar.

Gjithashtu, Blerim Gjoci përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se me përkrahjen e këtij festivali kanë diplomuar 14 studentë të Fakultetit të Artit në Prishtinë.

9/11 i cili organizohet çdo vit në shenjë respekti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dedikim viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001, pritet të fillojë me 7 të këtij muaji dhe zgjatë deri më datën 11 edhe këtë vit sjellë filma nga me të ndryshmit.

Ndërkohë që regjisori fitues me filmin “Kati V” i vitit të kaluar i këtij festivali Ben Apolloni do të jetë sërish pjesë e “Nine Eleven” me filmin “Burri”, film që në qendër ka komplekset e një burri për shkak se ka vetëm vajza dhe jo djem.

Në këtë festival nuk do të mungojë as tema për pozitën e femrës në raport me gjininë e kundërt. Këtë e sjellë skenaristja dhe regjisorja Arlinda Morina me filmin “Rrobaqepësja”.

Një tjetër film qe financohet nga ky fesival është “Agonia” me skenar dhe regji të Esat Fejza. Sipas regjisorit filmi ka për qëllim ta edukoi shikuesin që me çdo kusht të piqet dhe të pajtohet me fatin e tij.

“Manual për inicimin e Luftës së Tretë Botërore” me skenar dhe regji tëBirolUrçan, është një nga tetë filmat e financuar nga ky festival.

Sipas regjisorit Urçan shuma për realizimin e këtyre filmave të shkurtër që vijen ga Festivali është simbolike.

“Të hollat që vijnë prej festivalit janë simbolike, nuk janë në paralele me vlerën e punës që ofrohet, por nga ana tjetër jemi në një vend ku filmi e filmi i shkurt nuk janë hiç faktor, në një vend ku fakti që dikush është qu me prodhu filma të shkurtë është çudi, atëherë natyrisht që krejt ai investim jep rezultate shumë të mëdha”, ka thënë për Kosovapress, regjisori dhe skenaristi Birol Urçan.

Në këtë festival do të marrin pjesë tetë filma të përkrahur nga PrishtinaFilmi:

“Agonia”, skenari dhe regjia Esat Fejza,

“Burri”, skenari dhe regjia nga Ben Apolloni,

“Rrota”, skenari Diturie Neziraj dhe Fisnik Muji, regjia Fisnik Muji,

“Faji i pafaj”,skenari Sarandë Rugova dhe regjia Fitim Shala,

“Rrobaqepësja”,skenari dhe regjia Arlinda Morina,

“Manual për inicimin e Luftës së Tretë Botërore”,skenari dhe regjia BirollUrçan,

“Hyrja e tretë”, skenari Artan Korenica dhe regjia Blerta Basholli,

“Porosia”, skenari Shqipe Kadriu dhe regjia Ekrem Xani.

Kraja: Nuk funksionon më modeli serb i akademisë

0

MehmetKrajaKryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti, në intervistën e parë pas zgjedhjes në këtë pozitë, në njërën nga mediat e Shqipërisë, ka thënë se detyrat që e presin janë të shumta, të cilat do të kapnin një reformim të plotë të këtij institucioni.

Duke u nisur nga institutet e qendrat kërkimore që iu hoqën, deri te përgjysmimi i saj dhe lënia jashtë e fushave të rëndësishme shkencore. Korkuti ka thënë se një ndër çështjet e mbetura peng është Botimi i Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në një vëllim. Ai u botua në tri vëllime, ndërsa tani duhet botuar në një të tillë dhe në gjuhë të huaj, mundësisht në gjuhën angleze.

Këtë domosdoshmëri kryetari i ri i ASHSH-it ka thënë se duhet bërë për shkak se ky libër duhet t’u japë përgjigje çështjeve themelore të historisë sonë. “Them ‘në anglisht’, në mënyrë që fqinjët tani e tutje ta kenë të qartë prejardhjen e shqiptarëve. Duke e lexuar atë fjalor në gjuhën angleze, t’i kenë sa më të qarta problemet sa iu takon shqiptarëve dhe që t’u jepen shtrembërimeve që janë bërë, siç qe rasti i Enciklopedisë maqedonase”, ka thënë Korkuti për Gazetën Shqiptare.

Akademik Mehmet Kraja, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në një intervistë për ‘Zërin’ ka thënë se vënia në një vëllim të vetëm Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe atë në gjuhën angleze, për t’iu kundërvënë maqedonasve, nuk është e motivuar nga një synim i lartë shkencor, sepse enciklopedia maqedonase është një vepër propagandistike, e cila nuk e meriton një mund aq të madh.

Kraja thotë se enciklopeditë nuk bëhen për qëllime të këtilla, por me synime të larta shkencore dhe diturore. Kraja thotë se Fjalori Enciklopedik Shqiptar (2008-2009), ka mungesa serioze, veçmas sa i përket Kosovës. Ai po ashtu thotë se në mendjen e shumë njerëzve ende funksionon modeli serb i akademisë, që është modeli më i keq në botë.

Krasniqi rikujton aferën “pronto”: “Shokët i shoh si përparësi, jo si pengesë”

0

Krasniqi-Jakup5-21Ish-sekretari i PDK-së, Jakup ka rikujtuar edhe një herë aferën “pronto”, ku pre e përgjimeve kishin rënë krerë më të lartë të PDK-së, nga ku ishte lakuar emri i tije për të keq.

Krasniqi jo rrallë herë e përdorë rrjetin social facebook për të informuar opinion për qëndrimet e tij rreth problemeve të ndryshme. Ai ketë herë e ka shkëputur një pasus të deklaratës që kishte dhënë, kur në opinion kishin dal përgjimet telefonike që e ofendonin ish-sekretarin e PDK-së.

“Unë me shokët që kam bërë të mira për këtë vend nuk kisha mundur t’i them ato fjalë, janë jashtë moralit tim, jashtë edukatës sime. Ajo le të mbetet në nderin e secilit, tek e fundit në momente të tilla njeriu e tregon tamam qenien e vet çfarë vlere ka, çfarë kulture ka, dhe si i sheh shokët. Unë shokët i shohë me përparësi, nuk i shohë si mungesë”, ka shënuar kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në facebook, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, para disa muajve në opiion kanë qarkulluar disa telefonatat të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtuar nga Hashim Thaçi. Kryeministri Thaçi, në këto përgjime, ka biseduar me shefin e Grupit Parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci. Gjatë kësaj bisede, Thaçi e quan kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, si “Jakupovski”, duke komentuar një hezitim të tij për të shkuar në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së, nga frika se mos po “ia gjigav kush”. Në një tjetër përgjim, dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj. Në një audio tjetër dëgjohet Sami Lushtaku. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Grabovci, i raporton për çdo detaj Kadri Veselit, ish-kreut të SHIK-ut.

Flitet e përflitet…

0

Blerim RrecajBlerim Rrecaj
Jetë e mbushur me ngjarje, tregime, dromca, ndodhi, detaje, me të mira e të këqija me përpjekje, gabime, faje…

Në në ndejë diku, për njërën nga festat bisedojnë të afërm e familjarë, gati gjysma prej tyre mërgimtarë që kanë ardhur për pushime në atdhe. Shkëmbim fjalësh përvojash, fjalë për valët e jetës ,kushtesh, sistemesh, pasojash, krahasimesh…Në një çast dikush thotë dhe këto fjalë: Ne që jemi këtu kurbetçarëve po u themi se “paskeni humbur krejt” e këta neve po na thonë ju “paskeni luajtur krejt”, kështu që rezultati po mbetet i barabartë, pra: një me një. Dhe derisa flasim për shtigjet dhe pak fjalë për një(ri)kthim në mërgim: 20 vjet në atdhe/20 vjet në megrim/3 vjet në atdhe/Dhe ri-kthim në Gjermani…

E jeta vazhdon si për mua, si për atë, si për ty…

Me moto a pa moto, me logo e pa logo, me shenja të kësaj shtetësie kompromisi, dhe kumbojnë fjalët, nëpër kronika televizive, gazetave, kafeneve, portaleve… Dhe dikush tregon se pat ofertë nga dy “Lëvizje”-t, për të marrë pjesë në zgjedhje, e kur njërit që e kishte ftuar për t’iu bashkuar subjektit të tij se e kishin lutur edhe pak më përpara kishte marrë përgjigjjen: Lëri ata se nuk vyejnë. Dhe pak a shumë kjo ishte përgjigja që i ftuari kishte thenë atij që ia bëri ftesën numër dy : Edhe pse fort mirë se çfarë të bëj nuk e di njëherë për njëherë as s’po shkoj mbas atij e as nuk po vij me ty…Flitet e përflitet edhe për ndonjë thirrje telefonike, për përmendjen e listës së përpiluar dhe për numrin që ta tregon kandidati e ta kujton për të mos e harruar kur vie koha për të votuar…

Jeta ecën me valët e saja qofshin ato të qeta, të stuhishme, të vogla a të mëdhaja…

Dhe në qytezën tonë ndërtimet vazhdojnë e i shohin shtëpitë shumëkatëshet dhe digjen… dhe mendojmë se me ne s’ka dhe (s’)e shohim që s’jemi kërkah… Një editorial titullohet: “Vazhdon avaz i vjetër” dhe “Kronikë e një mjerimi të paralajmëruar” thotë dikush tjetër… Nëpër libra a internet hasim ndonjëherë edhe dikë që flet për indiferencën, për të papërfillurit, për të harruarrit, për të drejtët e të padrejtët e për të vonuarit.

Flasim e përflasim për Majlindën kampione bote dhe Kadarenë fituesin e çmimit ndërkomëtar “Ali Podrimja” dhe komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit dhe për statuset nëpër facebook, për punën, mospunën, kurset, shkollën, konkurset…

Për emërimin e Shkëlzen Maliqit si këshilltar i kryeministrit (në ardhje që diku po e quajnë të zgjedhur) të Shqipërisë. Ah, dy shtete, të dyjat me probleme të mëdha e që të dyjat, të paktën njëra prej tyre ta kishte shenjën plus sa për ta bërë tërheqjen e të mos mbetemi kështu për shumë kohë në pusin e tranzicionit thotë dikush. Shembuj të mirë të dëgjojmë sa më shumë e të tillë të japim e mos ta ndalim vrapin…

Flasim e përflasim për shumë gjëra e për shumë tema, flasim e përflasim sa për të na u kujtuar një lojë fëmijërore (në variant paksa më të zbutur, zëvendësim i një fjale që shmang banalizmin por lë vrazhdësinë dhe ‘origjinalitetin’ në frazën e dytë…) që si çaste kujtimesh të turbullta na vërtiten nëpër kokë: “Kush e le lojën ja çkyftë qeni gojën”dhe “Kush foltë e përfoltë ja hangërt qeni te tana zorrt’”…

Shkoi kohë e pushimeve vjen kohë e trazimeve, na erdhi shtatori dhe lutemi e urojmë as lumi as djalli mos të na marrin…

Paksa kacafytem dhe me egoizmin tim dhe ja kështu m’u mbushet mendja dhe po e dërgoj këtë shkrim që thura, paj për publik(im)..

102 subjekte politike aplikuan për certifikim

0

Afishet e partive102 subjekte politike, 18 prej tyre serbe, aplikuan për certifikim në KQZ që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Disa nga partitë aplikuan krejt në orët e vona.

Ndër to është edhe Lista e Përbashkët Serbe. Zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollimin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator, hedhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim.

Hoti: PDK-ja në Malishevë spastron mësimëdhënësit për bindje politike

0

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar autoritete e Malishevës për largim nga puna të mësimdhënësve nga procesi mësimor për bindje politike.

“Largimi i mësimdhënësve në Malishevë që kanë bindje tjera politike manifeston qeverisjen joligjore dhe klanore të PDK-së”, shkruan Hoti në profilin e tij Facebook. Sipas tij, plot raste kanë shkuar në Prishtinë për të kërkuar mbështetje ndaj spastrimit që PDK-ja u ka bërë shkollave nga arsimtarët që janë votues të LDK-së, të cilët me krenari kanë shfaqur mbështetjen ndaj LDK-së, filozofisë rugoviane dhe lidershipit të Kryetarit Mustafa.

“Largimi i arsimtarëve mbi baza politike, i kamufluar me arsyetimit se nuk janë banorë të Malishevës, është joligjor dhe duhet stopuar nga organet përgjegjëse. Fatkeqësia është se këto organe përgjegjëse janë vetë pjesë e praktikave të tilla joligjore. Paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë të ndodhte një gjë e tillë. Do të kishim qindra arsimtarë që do të largoheshin nga puna pasi nuk janë banorë të Prishtinës, mijëra nxënës do të largoheshin nga shkollat dhe shumë të tjerë nuk do ju ofroheshin shërbimet komunale. Kosova është një dhe e pandarë. Në Kosovë nuk ka asnjë bazë ligjore që njerëzit të diskriminohen pse nuk janë banorë të regjistruar në komunën përkatëse”, shkruan Hoti . Ai shprehet i binduar se ky veprim joligjor do të marrë ndëshkimin nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e 3 nëntorit./PrizrenPress.com/

Lista “Serbia” në zgjedhjet e 3 nëntorit

0

Zgjedhjet-serbet nveri“Iniciativa qytetare Serbia”, është subjekti të cilin Beogradi e ka prezantuar për regjistrim dhe certifikim te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si listë unike që do t’i përfaqësojë serbët e Kosovës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kjo listë është dorëzuar për certifikim në KQZ nga Vlladeta Kostiq, i cili mban postin e të ashtuquajturit kryesues i qarkut për Kosovën.

Mirëpo, emri i kësaj liste është kundërshtuar menjëherë nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ngase është vlerësuar se nuk përkon me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ndërkaq, Kostiq, në anën tjetër, u ka thënë medieve serbe se lista unike, e cila mban emrin e Serbisë, nuk do të duhej të kuptohej si cenim dhe ofendim për askënd,shkruan Tribuna

Ai ka thënë se njeh edhe shqiptarë që kanë emrin “Alban” dhe nuk ndihet i fyer me këtë fakt, kështu që ka pretenduar se KQZ nuk do ta shohë si problem certifikimin e kësaj liste me emrin “Serbija”