17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 8755

Pesë fshatra të Opojës, në terr informativ

0

Dragashi20Pesë fshatra të Opojës, së komunës së Dragashit, kanë mbetur në terr informativ sepse është ndërprerë rrjeti kabllor i vendosur para katër vjetësh.

Banorët shprehin shqetësim për gjendjen e krijuar dhe kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Dragashit.

Në komunë thonë se inspektorët e ATK-së e kanë penguar pronarin që ta ushtrojë veprimtarinë për shkak të mënyrës së funksionimit të këtij biznesi.

Javën e ardhshme pritet përfundimi i reformës zgjedhore

0

zgjedhjet5Komisioni parlamentar për legjislacion gjatë javës së ardhshme pritet të përfundojë punën në Projektligjin për Reformën zgjedhore. Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, tha se nuk ka arsye që rekomandimet e Komisionit të Venedikut të merren parasysh, pasi nuk ka pasur ndryshime të mëdha.

Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës pritet të marrë të gatshëm legjislacionin për Reformën zgjedhore. Komisioni për legjislacion pritet ta përfundojë punën e marrë përsipër javët e fundit. Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, tha se të premtën ligji do të shqyrtohet nen për nen.

””Besoj se shumë shpejtë ligji do të jetë i gatshëm sa i përketë punës në Komision, … ne besoj se brenda javës së ardhshme do ta kemi të gatshëm ligjin për lexim të parë””, theksoi Gashi.

Edhe anëtari i PDK-së në Komisionin për legjislacion Arsim Bajrami
shprehu përkushtimin që ligji aktual i zgjedhjeve të përmirësohet. Sipas tij, me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë dhe të mbahen në kushte normale:

””Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një koncensus me të gjitha partitë politike për dinamikën dhe vëllimin e Reformës zgjedhore, por gjithashtu edhe për kohën më të përshatshme kur Kosova mund të shkojë në zgjedhje. Ajo çfarë kërkojmë është që zgjedhjet të jenë mirë të përgatitura, që të mos ketë improvizime dhe për neve nuk është me rëndësi a do të mbahen zgjedhjet në qershor apo në shtator. Është me rëndësi se a do të mbahen në kushte normale në një stabilitet politik dhe ato të prodhojnë zgjedhje të mira me standarde ndërkombëtare””, theksoi Bajrami.

Megjithëkëtë, Gashi tha se LDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen ato:

””Çdo parti serioze duhet të jetë e gatshme të shkojë në zgjedhje, edhe LDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Në sistemin aktual zgjedhor mund të shkojmë në zgjedhje, risku mund të jetë më i madh, por në politikë je për me marrë edhe risqe””, tha Gashi.

Por, Arsim Bajrami nga PDK është i vendosur që nuk do të kërkohet nga Qeveria që të hap rrugë për zgjedhje të parakohshme.

””Nëse eventualisht ekziston vullneti i partive politike për zgjedhje eventualisht ekziston mekanizmi i vetëm i vetëshpërndarjes së parlamentit. Parlamenti në bazë të Kushtetutës mund të votojë vetëshpërndarje dhe vetëshpërndarja imponon edhe zgjedhje të parakohshme, pra kësaj radhe nuk do të pritet që qeveria të luaj rol ne debllokimin e situatës eventuale politike por parlamenti duhet të gjykojë vetë se në cilin moment është me e përshtatshme për partitë politike shkuraja në zjgedhje të parakoshme apo të rregullta””, tha Bajrami.

Ndërsa, sa i përketë rekomandimeve të Komisionit të Venedikut që zgjedhjet të mbahen 6 muaj pas përfundimit të Reformës zgjedhore, për Gashin kjo nuk ishte dashur të merret parasysh. Kjo për arsye se nuk janë ndryshime të mëdha në ligj.

Ndryshe, pikat kryesore që pritet të ndryshohen janë vota me kusht, vota me postë, pragu zgjedhor dhe disa elemente që kanë të bëjnë me listën e votuesve.

Shuhet Shirley Temple, fëmija- yll e Hollivudit

0

femijaShirley Temple, vogëlushja e dashur për amerikanët, ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforni në moshën 85- vjeçare.

Aktorja dhe këngëtarja ndërroi jetë për shkaqe natyrore, thanë familjarët.

Ajo ishte vetëm tre vjeç kur talenti i saj spikati dhe u shfaq për herë të parë në ekran.

Në moshën 6- vjeçare u bë e famshme pasi u shfaq në filmin “Bright Eyes”.

Aktorja u tërhoq nga Hollivudi në vitin 1950, kur ishte 22 vjeç, por kishte dalë tashmë në plot 43 filma.

Pasi u tërhoq nga ekrani i kinemasë, ajo nisi një karrierë në politikë dhe diplomaci.

Kur ishte gjashtë vjeç, ajo mori një Oscar special.

Edhe sot e kësaj dite ajo është aktorja më e re që e ka marrë këtë çmim.

Ishte aq e talentuar në kërcim, këndim dhe aktrim, sa presidenti amerikan Franklin Roosevelt e pati quajtur atë “Mrekullia e Vogël”, pasi kishte ngritur moralin e njerëzve në kohën e Depresionit të Madh.

Filmat e saj ndihmuan kompaninë e njohur filmike 20th Century Fox të shpëtojë nga falimentimi.

Ajo kandidoi për në Kongresin Amerikan në vitin 1967, por humbi.

Më vonë Richard Nixon e caktoi atë si anëtare të delegacionit amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më vonë presidenti Ford e caktoi ambasadore në Ganë.

Ajo shërbeu më vonë edhe si ambasadore në Çekosllovaki.

Shtohen ambiciet për rrëzimin e Qeverisë

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseDuket se fakti që koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvend u ka dhënë “zemër” partive opozitare ta mendojnë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë në Kuvend.
Lidhjes Demokratike të Kosovës i janë shtuar ambiciet për ta marrë pushtetin tani kur e ka nominuar kryetarin e saj, Isa Mustafa për kryeministër, ndërsa lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me t’u kthyer nga SHBA-të i kërkoi presidentes, Atifete Jahjaga, që të caktohet koha e zgjedhjeve për shkak të paralizimit të institucioneve siç ka thënë ai, shkruan “Zëri”.

Ndërsa vetëm një ditë pas kësaj kërkese, Haradinaj ka deklaruar se mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Kosovës është opsion real. /Zëri/

Limaj i pranueshëm për opozitën

0

Fatmir-limaj2Partitë opozitare nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me subjektin politik, të cilin shumë shpejt pritet të deklarojë ish nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, duke sqaruar se këtu nuk bën përjashtim as partia të cilën pritet ta formojë ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai tha se AAK-ja çdo herë ka pasur raporte korrekte me Fatmir Limajn dhe pret që të tilla të mbesin këto raporte edhe në të ardhmen.

“Nuk dua të jap vlerësime se a ka nevojë ose jo skena politika për formacione të reja, sepse është e drejtë e gjithsecilit të formojë parti politike dhe të kandidojë për tu përfaqësuar nëpër institucionet e vendit”, ka thënë Isufi për Telegrafin.

Ndërsa, Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Telegrafin se VV-ja nuk ka problem me emrat, sepse bashkëpunimin me partitë politike e bën mbi baza të programit qeverisës dhe besimit të ndërsjellë.

“Ne tash e kemi bërë të qartë që këto kushte vlejnë për të gjitha subjektet politike dhe për asnjërën nuk ka ndonjë privilegj”, ka thënë Vraniqi për Telegrafin.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me formacioni politik, të cilin pritet të dal ish nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj.

Vazhdon edhe sot gjykimi i Mujës

0

Ramadan MujaNë Gjykatën Themelore të Prizrenit edhe sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij.
Në këtë seancë është paraparë që të flasin avokatët mbrojtës të të dyshuarëve.

Prokurorja e EULEX-it, Natasha Vikeri, në fjalimin e saj përfundimtar ka kërkuar dënimin me burg prej 3 deri 8 vjet, për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e tij. Sipas saj, të dyshuarit kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Vikeri, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin – drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare./PrizrenPress.com/

 

Fillon takimi në Bruksel

0

Thaci dacic mynih(E plotësuar)Në Bruksel kanë filluar bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton.

“Dialogu Prishtinë-Beograd, i lehtësuar nga BE ka filluar sot paradite. Catherine Ashton ka filluar dialogun me dy Kryeministrat dhe ekipet e tyre”, ka shkruar në Twitter, Maja Kocijançiq, Zëdhënëse e Baroneshës Chatherine Ashton.

Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ky është raundi i dytë për këtë vit. I pari, i mbajtur më 27 janar, përfundoi pa marrëveshje. Këto bisedime po mbahen në kuadër të marrëveshjes së arritur më 19 prill ndërmjet dy vendeve për normalizimin e raporteve midis tyre.

Të dy kryeministrat të hënë vonë morën pjesë edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën u diskutua raporti tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, për Kosovën.

Thaçi e Daçiqi takohen sot në Bruksel

Një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të zhvillohet sot në Bruksel, ku të dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, si zakonisht do të takohen në prani të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-së, Catherine Ashton.

Tema të dialogut të ri do të jenë gjyqësia dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.

Por, nuk përjashtohen edhe tema të tjera, siç është raundi i ri zgjedhjeve për kryetar të komunës së pjesës veriore të Mitrovicës.

Fatura e krimeve për shtetin serb, jo për ‘Çakallët’

0

KrimetMinistri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Agim Çeku, thotë se dënimi i “Çakallëve” nga një gjykatë në Serbi është pranim i kryerjes së krimit nga Serbia.

Çeku, babai i të cilit, Hasani, është vrarë nga “Çakallët” në masakrën e Qyshkut, thotë se kjo – dhe masakrat tjera të asaj kohe – nuk janë krime të kryera vetëm nga “Çakallët”, por për to është përgjegjës vetë shteti serb.

Për kryesit e veprave të krimit në këtë masakër nga grupi “Çakallët”, një gjykatë në Beograd të martën ka dhënë një dënim në total me 106 vjet burg, për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë.

Ministri Çeku thotë për lajmi.net se shteti serb duhet që masakrat si të Qyshkut e të tjera mos t’i prezantojë krime të disa paramilitarëve, por ta pranojë fajin e organizmit të tyre nga vetë ky shtet.

“Vetë fakti se Serbia i ka dënuar ‘Çakallët’ e ka pranuar se krimi ka ndodhur dhe e ka pranuar se krimin mbi civilët shqiptarë e kanë bërë vetë ata. Kjo tregon shumë qartë përmasat e krimit”.

“Unë mendoj që dënimi maksimal t’u jepet atyre. Me vra njerëz të pafajshëm, civilë të paarmatosur, krim më të madh nuk ka”.

“Ne po e shohim përpjekjen e drejtësisë serbe që faturën e krimeve t’ua dërgojë paramilitarëve, grupeve të paorganizuara, grupeve jashtë kontrollit. Asgjë nuk ka qenë jashtë kontrollit gjatë luftës. E tëra ka qenë e planifikuar mirë nga shteti serb”.
Sipas Çekut, masakrat në Qyshk e vende të tjera ishin politikë shtetërore, me qëllim të spastrimit etnik dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë, me një platformë politike të quajtur ‘Patkoi’ dhe përderisa nuk kërkohet falje nga ta, të gjitha këto dënime janë të mirëpritura, por drejtësia nuk është ende në vend.

“Pavarësisht se dënimet janë të mirëpritura, përderisa shteti serb nuk e pranon që ka udhëhequr një politikë të tillë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk kërkon falje për krime të luftës, drejtësia nuk mund të shkojë në vend”.

Por, ai e konsideron dënimin e “Çakalleve” si të vonuar. Sidoqoftë, vlerëson se faktet konkrete me përmasa të jashtëzakonshme të Serbisë e kanë mbështetur në këtë rast shtetin serb për muri.

“Normalisht, është hap i vonuar. Po bëhen 15 vjet nga ky krim dhe vetëm dëshirojnë me përpjekje të vazhdueshme që krim të mbetet i pazbuluar, ose i papranuar nga Serbia. Por, faktet janë ndryshe, dëshmitë janë ndryshe. Dhe në këtë rast, Serbia u mbështet për muri me fakte konkrete me përmasat e jashtëzakonshme të krimit që kanë bërë”.

“Sikur të kishte drejtësi të mirëfilltë, ata duhet ta marrin dënimin maksimal”.

“Shteti duhet ta pranojë që kjo ka qenë masakër e qëllimtë e planifikuar nga shteti, nga kreu më i lartë i shtetit, dhe shteti t’i kërkojë falje gjithë popullit të Kosovës dhe gjitha familjarëve të viktimave për krimet e tilla. Atëherë ne, ndoshta, do ta kishim pasur më lehtë. Kjo nuk është që nuk e lehtëson dhimbjen për familjarët, por ne kërkojmë drejtësi”, thotë Agim Çeku

NEWBORN ‘vesh’ uniformën ushtarake

0

NewbornUshtarakMonumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, këtë 17 Shkurt do të jetë USHTARAK, sepse do të ngjyroset me larat e uniformave ushtarake të atyre që luftuan 15 vjet më parë, për ta çliruar Kosovën.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, thotë se simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.

“Për ta vazhduar traditën e ngjyrosjes së monumentit NEWBORN për çdo 17 shkurt, sivjet, për hir të flijimit të popullit tonë gjatë luftës së vitit 1999, sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndihmës kolosale të Aleancës Veriatlantike (NATO), do të kremtohet viti jubilar i 15-të i paqes në Kosovë, me pamje të uniformave ushtarake të asaj kohe.”

“Çdo shkronjë do t’i ketë larat e njërës prej ushtrive kryesore botërore të asaj periudhe, ose të uniformave me të cilat është identifikuar UÇK.”

“Simbolika e këtij viti i dedikohet më së shumti atyre që dhanë jetën, që NEWBORN të jetojë.”

“Qysh nesër do të fillojmë me përgatitjen e monumentit dhe gjatë ditëve në vijim do ta ngjyrosim sërish me ndihmën e qytetarëve, pa i krijuar asnjëherë shpenzime parasë së tatimpaguesit”, ka shkruar Ismaili. /PrizrenPress.com/

Beqiri: Mund të bëjmë koalicion me partinë e Limajt

0

IsmetBeqiriKryetari i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri ia ka ‘mbyllur’ derën një koalicioni të mundshëm me partinë në pushtet, PDK-në, por e ka lënë të hapur mundësin e koalicionit me Fatmir Limajn.

“Ne të gjitha format i shohim si të mundshme që kjo qeveri ta përfundojë sa më herët. Nuk e përjashtojmë as votëbesimin e qeverisë. Nuk e besoj që kjo qeveri do ta kalojë gjysmën e këtij viti. Atë ditë që do të jemi të sigurt që i kemi numrat për ta rrëzuar këtë qeveri, edhe do ta bëjmë”, ka thënë Beqiri në Klan Kosova, duke shtuar se nuk dëshirojnë t’i hyjnë një pune që nuk mund t’i dalin zot.

Duke folur lidhur me koalicionet eventuale, Beqiri ka thënë se në projeksionet e LDK-së për koalicione “PDK-ja nuk figuron fare në hartën e koalicioneve”, pasi që, sipas tij, kjo parti po i bën dëm Kosovës.

Mirëpo, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me subjekte të tjera politike, duke përfshirë këtu edhe partinë që do ta formonte Fatmir Limaj.

“LDK mund të bëjë koalicion me grupime të tjera, parti të reja. Mund të jetë edhe Limaj, nuk i dihet”, tha Beqiri.