18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Beqiri: Mund të bëjmë koalicion me partinë e Limajt

IsmetBeqiriKryetari i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri ia ka ‘mbyllur’ derën një koalicioni të mundshëm me partinë në pushtet, PDK-në, por e ka lënë të hapur mundësin e koalicionit me Fatmir Limajn.

“Ne të gjitha format i shohim si të mundshme që kjo qeveri ta përfundojë sa më herët. Nuk e përjashtojmë as votëbesimin e qeverisë. Nuk e besoj që kjo qeveri do ta kalojë gjysmën e këtij viti. Atë ditë që do të jemi të sigurt që i kemi numrat për ta rrëzuar këtë qeveri, edhe do ta bëjmë”, ka thënë Beqiri në Klan Kosova, duke shtuar se nuk dëshirojnë t’i hyjnë një pune që nuk mund t’i dalin zot.

Duke folur lidhur me koalicionet eventuale, Beqiri ka thënë se në projeksionet e LDK-së për koalicione “PDK-ja nuk figuron fare në hartën e koalicioneve”, pasi që, sipas tij, kjo parti po i bën dëm Kosovës.

Mirëpo, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me subjekte të tjera politike, duke përfshirë këtu edhe partinë që do ta formonte Fatmir Limaj.

“LDK mund të bëjë koalicion me grupime të tjera, parti të reja. Mund të jetë edhe Limaj, nuk i dihet”, tha Beqiri.

Më Shumë

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

1 mijë e 698 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 698 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë.   Kështu ka bërë të ditur policia përmes statistikave të përgjithshme në raport,...

Lajmet e Fundit